Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Opsione "Shkupi 2014" gėlltit huatė bankare
alb_te
Postuar nė: 28.06.2012, 16:01
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 3261
Antari Nr: 27212
Bashkangjitur: 29.02.2012



Sipas tė dhėnave tė Ministrisė sė Finacave tė publikuara edhe nė ueb faqen zyrtare tė dikasterit, buxheti shtetėror peshon 168.5 milionė euro, qė ėshtė pėr 9 milionė euro mė pak, krahasuar me muajin maj tė vitit tė kaluar.

Ndėrkohė qė qeveria ka aplikuar pėr tė marrė 75 milionė euro nė formė borxhi prej “Deutsch Bank” , duke shtuar hovin e ndėrtimit tė projektit “Shkupi 2014”-tė, partitė opozitare kanė kėrkuar sqarim nga ministri i Financave, se ku saktėsisht do tė destinohen mjetet nga huamarrja e kredisė, e cila ėshtė me normė interesi prej 5.3% pėr 5 vjet, kur edhe duhet tė kthehet shuma e tėrė.

Ushtari nė kalė - Shkup

​​Deputeti i Rilindjes Demokratike Kombėtare (RDK), Izet Zeqiri thekson se pėrderisa ekonomia e Maqedonisė ėshtė nė gjendje tė vėshtirė kurse buxheti i Maqedonisė para kolapsit, ėshtė normale qė vendi tė hyjė nė borxh, por qeveria patjetėr duhet t’i ndjekė vėrejtjet e FMN-sė se nė kohė krize nuk duhet harxhuar mjete nė pėrmendore, por nė infrastrukturė rrugore dhe hekurudhore.

Sipas Zeqirit, edhe mė problematik ėshtė fakti se borxhin e marrė nga “Deutsch Bank”, do e kthejnė taksapaguesit shqiptarė , gjersa tė gjitha ato mjete shpenzohen vetėm pėr projekte mono-etnike.

“Duke u nisur nga fakti se tė gjitha kėto mjete do tė destinohen pėr tė pėrforcuar trungun historik tė identitetit maqedonas, dhe aspak nuk bėhet fjalė pėr njė projekt multietnik ėshtė mė se i arsyeshėm reagimi i shqiptarėve ndaj mėnyrės se si shpenzohen paratė e buxhetit, aq mė shumė se borxhin nga huamarrja do e paguajnė edhe ata si taksapagues”, shperehet Zeqiri.

Ndėrkohė, tė martė ėshtė vendosur dhe busti i “ushtarit nė kalė”, nė komunėn e Kisella Vodės sė Shkupit, nė vlerė prej 350 mijė eurosh.

Opozita maqedonase LSDM, ka reaguar duke theksuar se pushteti dyfish keqpėrdor paratė e popullit, njė me atė qė ri-definon kontributin e figurave tė historisė maqedonase, dhe e dyta nė kohė krize investohet nė projekte jokapitale qė edhe mė shumė kontribuon nė thellimin e krizės.

Dimitar Pop Georgiev

​​“Pushteti vazhdon me pėrpjekjet qė tė ridefinojė historinė maqedonase, me vetėdije i nėnēmon heronjtė e LNC-sė dhe ngre pėrmendore siē ėshtė kjo e Todor Aleksandrovit, i cili ėshtė i njohur pėr qėndrimet e tij pro-bullgare, dhe mė e keqja kjo bėhet me paratė e qytetarėve, pėr ēka ata nuk janė konsultuar”, thekson Tanja Tomiq nga LSDM.

Pos kėsaj pėrmendoreje nė Shkup, brenda kėsaj jave janė vendosur edhe dy tė tjera, ajo e themeluesve tė VMRO-DPMNE-sė nė parkun e qytetit, dhe ajo e Dimitar Pop Georgievit nė sheshin Pella tė Shkupit, nė vlerė prej 1.5 milion euro.

Por, partia e kryeministrit Nikolla Gruevski, VMRO-DPMNE ėshtė kundėrpėrgjigjur se mjetet e nga marrja e kredisė do tė shfrytėzohen pėr tė ruajtur stabilitetin e shkallės sė tatimeve.

“Kjo qeveri edhe mė tej do tė vazhdojė me politikėn, qė do tė thotė mos t’i ulė subvencionet, mos pėsojė shkurtime nė pagat e administratės dhe pensionet, si dhe mos tė rriten tatimet”, shprehet deputeti i VMRO-DPMNE-sė, Dragan Cuklev, duke iu drejtuar deputetėve tė opozitės maqedonase, se gjatė qeverisjes sė tyre, asgjė nuk kanė bėrė pėr kulturėn dhe identitetin maqedonas.

“Ne 20 vjet jemi shtet i pavarur, dhe do tė ishte mirė qė edhe para se tė vijmė ne nė pushtet tė ndėrtohej shteti dhe mė nė fund tė kishim metropol, gjegjėsisht kryeqytet me kėtė pamje. Ne kishim kryeqytet qė i ngjante ēdo gjėje, pėrveē kryeqytetit”, thotė Cuklev.

Ndryshe, deficiti buxhetor gjatė 5 muajve tė parė tė kėtij viti arrin vlerėn prej 88 milionė euro, qė nga ekspertėt e ekonomisė vlerėsohet si tejet problematik , sepse kompanitė nuk arrijnė tė paguajnė taksat, meqė njėkohėsisht shteti atyre u ka borxh pėr mė shumė se disa milionė euro./REL
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio