Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Drejt Evropės pa gjuhėn shqipe
alb_te
Postuar nė: 28.06.2012, 16:02
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 3261
Antari Nr: 27212
Bashkangjitur: 29.02.2012



Njė vit pas emėrimit tė Teuta Arifit nė postin e zėvendėskryeministres pėr eurointegrime, nė kėtė Sekretariat tabela informative mbetet edhe mė tej vetėm njė gjuhėn maqedonase, angleze dhe frėnge. Arifi ka gjetur zgjidhje, tabela do tė arnohet me shkronja shqipe, por se kur do tė ndodhė kjo - nuk dihet akoma

Arben ZEQIRI/KOHA

Shkup, 28 qershor - Gjuha shqipe nuk po gjen zbatim edhe nė ato institucione ku drejtuesit janė shqiptarė. Aq mė pak, shqipja mund tė haset nė korridoret e Qeverisė, madje edhe nė hyrje tė kabineteve tė ministrave shqiptar. Nė korridorin qė tė ēon drejt kabinetit tė zėvendėskryeministres pėr eurointegrime, Teuta Arifi, pėr mė shumė se pesė vite qėndron njė tabelė, nė tė cilėn emri i sekretariatit ėshtė i shkruar nė tre gjuhė, maqedonisht, anglisht dhe frėngjisht, ndėrsa katėr vite qė nga ardhja e BDI-sė nė pushtet dhe njė vit nga emėrimi e Teuta Arifit nė krye tė Sekretariatit pėr eurointegrime, gjuha shqipe assesi tė zė vend nė tė njėjtėn tabelė. Tabela ėshtė e vendosur qė nė kohėn kur me kėtė sekretariatit ka drejtuar Radmilla Sheqerinska, prej kur mban edhe dizajnin dhe ngjyrat e njėjta. Nga kabineti i zėvendėskryeministres Arifi, nė pyetjen e gazetės “Koha” pėr kėtė ēėshtje, zotohen se do ta pėrmirėsojnė kėtė “lėshim”, por zgjidhja edhe kėsaj radhe do tė jetė nė mėnyrė tė njėjtė si nė shumė institucione tė tjera shtetėrore.
Kriza ekonomike dhe Rebalanci i buxhetit janė arsyet, qė siē njoftojnė nga kabineti i Arifit, pamundėsojnė ndryshimin e tabelės dhe vendosjen e njė tabele tė re. Atje thonė se kohė mė parė kanė planifikuar tė ribrendojnė logon dhe dizajnin e tabelės informative tė Sekretariatit, ku krahas tre gjuhėve tanimė ekzistuese, do tė ishte edhe mbishkrimi nė gjuhėn shqipe, por shkurtimet nė buxhet tanimė nuk lejojnė njė veprim tė tillė. Andaj, gjuha shqipe nė kėtė rast do tė zė vend vetėm si njė “arnė” shtesė nė tabelė.
“Ėshtė nė procedurė pėr tu shtuar nė tabelė edhe mbishkrimi nė gjuhėn shqipe”, njoftuan nga kabineti i zėvendėskryeministres pėr eurointegrime, megjithėse nėse kjo do tė ndodhė, nuk ka pėrgjigje konkrete. Kjo mėnyrė e zgjidhjes sė problemit nuk do tė zbatohet pėr herė tė parė nė kėtė Sekretariatit, edhe atė nėse zbatohet. Ngjashėm ka vepruar edhe nėnkryetarja e Parlamentit, Suzana Saliu, e cila nė derėn e zyrės sė saj, ku ėshtė e ngjitur tabela me mbishkrim vetėm nė gjuhėn maqedonase, e ka mbuluar me njė letėr tė bardhė tė shkruar edhe nė gjuhėn shqipe.
Ngjashėm kanė vepruar edhe shumė funksionarė tė tjerė shqiptarė, ku si pasojė e interpretimeve tė ndryshme tė Ligjit pėr pėrdorimin e gjuhės shqipe, atyre u janė vendosur mbishkrime vetėm nė gjuhėn maqedonase. Tė njėjtit kanė qenė tė detyruar qė tė pėrgatisin mbishkrime tė tjera tė shkruara me dorė, nė tė cilat kanė shkruar emrin e tyre edhe nė gjuhėn shqipe, por qė tė njėjtat dallojnė dukshėm nga tabelat origjinale.
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio