Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Deputetėt grushtohen pėr “SHIK-un”
EDI.RAMA
Postuar nė: 29.06.2012, 10:57
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 8123
Antari Nr: 18352
Bashkangjitur: 06.11.2008



– Katėr deputetė tė Kuvendit tė Kosovės kanė provuar qė rivalitetet politike t’i zgjidhin me grushte. Njėri prej tyre ėshtė ndarė i gjakosur.

Latif Gashi i PDK-sė e Rexhep Selimi i “Vetėvendosjes” janė pėrleshur fizikisht nė hyrje tė Kuvendit tė Kosovės, tė enjten, pas njė pauze tė seancės plenare. Pak minuta pas tyre, nė njė pėrleshje janė pėrfshirė deputeti tjetėr i PDK-sė, Bekim Haxhiu, e ai i VV-sė, Florin Krasniqi. Nga kėto dy runde, sipas protagonistėve tė lėnduar kanė dalė Haxhiu e Selimi. Lėndimet janė evidente nė trupat e tyre. Bekim Haxhiu i njohur si Kamishi ka thėnė se plagėt i janė shkaktuar nga Rexhep Selimi, Florin Krasniqi, Visar Ymeri e truprojat e Selimit.

Kėsaj pėrleshjeje i ka paraprirė njė pėrleshje pesė minuta mė herėt e ish-drejtorit ekzekutiv tė SHIK-ut, Latif Gashi, me kolegun e tij tė luftės, Rexhep Selimi. Gashi ka thėnė se Selimit ia ka dhėnė nja tri goditje tė shpejta si pėrgjigje ndaj, siē ka thėnė ai, pėrpjekjes sė tij pėr ta goditur. E Selimi ka thėnė se provokimeve verbale tė Gashit i ėshtė pėrgjigjur fizikisht.

Dėshmitarėt qė kanė parė ngjarjen kanė thėnė se derisa deputeti Rexhep Selimi ka qenė duke dhėnė njė deklaratė pėr njė gazetare ėshtė fjalosur pėr shkak tė SHIK-ut me ish-drejtorin e kėsaj organizate, Latif Gashi. Sipas dėshmitarėve, Selimi i ėshtė ofruar Gashit, por ai e ka kapur pėr fyti duke e goditur disa herė. Gjurmė tė dhunės janė parė nė qafėn e Selimit edhe disa orė mė vonė.

Policia ka dalė nė Kuvendin e Kosovės. Hetues tė Policisė, duke pėrfshirė edhe njė prokuror tė Prokurorisė Komunale tė Prishtinės, kanė shkuar nė Kuvend pėr hetime, mirėpo deri vonė pasdite nuk janė intervistuar protagonistėt e rrahjes.

Haki Geci, kryeprokuror i Prokurorisė komunale nė Prishtinė, ka thėnė se ende nuk ka pranuar raport nga organet policore. “Nėse ka lėndime dhe ka raporte mjekėsore atėherė mund tė kualifikohet si vepėr penale, por nėse nuk ka, atėherė e tėra konsiderohet si prishje e rendit dhe e qetėsisė publike”, ka deklaruar Geci. Rexhep Selimi ka thėnė se i ėshtė dashur t’i pėrgjigjej fizikisht provokimit verbal tė Latif Gashit. Ai ka thėnė se kėsaj radhe anėtarėt e SHIK-ut kanė provokuar njeriun e gabuar. “Njė provokimi verbal m’u desh me ju pėrgjigj fizikisht ndonėse e kuptoj rolin e njė deputeti por tashmė opinioni e di se eksponentėt e tillė tė SHIK-ut nė cilėsinė e bodygardėve dinė tė provokojnė njerėz. Kėsaj radhe mė vjen keq qė ata kanė provokuar nė momentin jo tė duhur pėr ta dhe kanė provokuar njeriun e gabuar, shpresoj”, ka thėnė Selimi. Ai ka shtuar se kolegėt e tij qė kanė udhėhequr SHIK-un nuk marrin vesh ndryshe.

Gjithė storien e pėrleshjes dhe epilogun saj gjerėsisht mund ta lexoni sot nė “Koha Ditore”


(Nė foto aktorėt e pėrleshjes: Rexhep Selimi, Latif Gashi, Florin Krasniqi, Bekim Haxhiu-Kamishi)
Fotografi e jashtme


----------------------------------------
Ti Shqipėri mė jep nder,mė jep emrin shqipėtar - Naim Frashėri Respekto te tjeret, ashtu si deshiron te jesh i respektuar!
PMUsers WebsiteIntegrity Messenger IMMSN
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio