Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> ARABĖT E EVROPIANITz
EDI.RAMA
Postuar nė: 29.06.2012, 11:14
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 8123
Antari Nr: 18352
Bashkangjitur: 06.11.2008



Pėrpos futbollistėve evropianė, nė ‘Euro 2012’ u paraqitėn edhe futbollistė nga kontinentet tjera. Ben Arfa, Samir Nasri e Karim Benzema ishin tre futbollistėt arabė qė e pėrfaqėsuan Francėn nė Evropian, ndėrsa Sami Khedira mbron ngjyrat e Gjermanisė. Ata janė ‘pasardhėsit’ e legjendės Zinedine Zidane’, njė tjetėr shembull i suksesit arab nė kontinentin e vjetėr.

Me 16 ekipe tė kualifikuara, e tėrė bota duke i vėzhguar, pjesėmarrja e futbollistėve arabė qė pėrfaqėsojnė ekipet kombėtare evropiane nė ‘Euro 2012’ ishte me njė numėr domethėnės. Futbollistėt me prejardhje arabe kanė zgjedhur t’i pėrfaqėsojnė disa vende evropiane, ndėrsa pjesa dėrrmuese e futbollistėve nga Lindja e Mesme i mbrojnė ngjyrat e Francės.

Ueb faqja alarabiya.net e ka publikuar listėn e futbollistėve arabė qė e pėrfaqėsojnė Francėn, siē janė: Hatem Ben Arfa, Samir Nasri e Karim Benzema, qė quhen ‘Gjenerata 1987’ nga mediat franceze, ndėrsa janė lojtarėt kyē tė ‘Gjelave’. Tė lindur vetėm me disa muaj diferencė, tė tre kanė luajtur sė bashku dhe e njohin mjaft mirė njėri-tjetrin.

Sulmuesi Karim Benzema, i cili ka prejardhje algjeriane, e ka nisur karrierėn nė Francė, ndėrsa tash luan nė Spanjė. Pas paraqitjeve tė shkėlqyeshme me Real Madridin nė La Liga, ku realizoi 21 gola, ai zhgėnjeu nė Evropian, pasi nuk e gjeti asnjėherė rrjetin dhe ekipi i tij u eliminua nė ēerekfinale.

Edhe mesfushori ofanziv Samir Nasri ėshtė algjerian. As ai nuk pati njė turne tė mirė, pasi qė pati probleme me mediat, tė cilat e kritikuan vazhdimisht. Presidenti i Federatės sė Futbollit tė Francės (FFF), Noel le Graet, e ka kritikuar ashpėr sjelljen e futbollistit tė Manchester Cityt, i cili mund tė dėnohet me dy vjet nga FFF.

Tė dy, Benzema e Nasri ishin selektuar sė bashku me tunizianin Hatem Ben Arfa mė 29 maj qė tė merrnin pjesė nė ‘Euro 2012’. Ben Arfa, mė i riu nga tė tre dhe i njohur mirė pėr problemet me trajnerė, pati mosmarrėveshje edhe me selektorin Laurent Blanc, pasi u zėvendėsua nė humbjen nga Suedia. Si ‘shpėrblim’, ai mbeti nė bankinė gjatė tėrė kohės nė humbjen ndaj Spanjės.

Edhe Adil Rami, pėrfaqėsues i Francės, ka prejardhje arabe, respektivisht me prindėr marokenė. Pėrpos Francės, edhe ekipe tjera pjesėmarrėse nė Evropian pėrfaqėsohen nga futbollistėt arabė. Pėr shembull, mesfushori i Gjermanisė, Sami Khedira ėshtė tunizian.

Holanda gjithashtu e pati nė ‘Euro 2012’ njė futbollist me prejardhje arabe. Bėhet fjalė pėr mbrojtėsin Khalid Boulahrouz, i cili ėshtė maroken. Zinedine Zidane, aktualisht drejtor sportiv nė Real Madrid, ėshtė legjendė e futbollit, i cili kontribuoi nė triumfin e Francės nė Botėrorin 1998 dhe Evropianin 2000. Edhe Zidane ka prejardhje algjeriane.ZFotografi e jashtme


----------------------------------------
Ti Shqipėri mė jep nder,mė jep emrin shqipėtar - Naim Frashėri Respekto te tjeret, ashtu si deshiron te jesh i respektuar!
PMUsers WebsiteIntegrity Messenger IMMSN
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio