Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Principatat partiake
alb_te
Postuar nė: 29.06.2012, 12:15
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 3261
Antari Nr: 27212
Bashkangjitur: 29.02.2012



Deklaratėn e liderit tė PDSH-sė, Menduh Thaēi, se shqiptarėt e Tetovės dhe Gostivarit duhet t'u ndihmojnė shqiptarėve tė Zajazit dhe Malėsisė sė Karadakut, nuk e shoh nė kontekstin siē u liferua nė disa media dhe ishte gabim deformimi i kėsaj deklarate nga ana e mediave.

XHELAL NEZIRI

Njėzet vite pas vendosjes sė sistemit shumėpartiak nė Maqedoni, shqiptarėt e kanė shndėrruar politikėn nė nivelin e kauzave lokale, me ē'rast ēdo qytet apo rajon ka partinė e vet. Politika shqiptare nė Maqedoni aktualisht i ngjan hartės sė principatave shqiptare qė ekzistonin deri nė shkullin e 15-tė. Kėto principata ndėrprenė armiqėsinė midis tyre nė vitin 1444, kur nė Lezhė Gjergj Kastrioti – Skenderbeu arriti t'i bashkojė tė gjithė princėrit shqiptarė. Bėhet fjalė pėr kohėn e para gati gjashtė shekujve, kur nocioni komb ende ishte i panjohur jo vetėm pėr shqiptarėt por edhe pėr tė gjitha perandoritė apo mbretėritė e asaj kohe. Pra, nė atė periudhė njereėzit kishin njė lloj identiteti lokal, tė lidhur me gjeografinė dhe mitet e tyre tė veēanta. Identitetet kombetare fillojnė tė etablohen nga shekulli i 18-tė, me revolucionin francez, kur me kushtetutė u vendos qė bėrja pjesė e kombit francez tė nėnkuptojė thjeshtė tė jesh nė Francė dhe tė jesh njeri. Pra, ky ishte identitet teritorial pėr dallim nga identiteti gjerman, i cili u krijua nė vitin 1871, i cili mė tepėr ishte "etnik" dhe "organik".

Nė pėrgjithėsi, njerėzit sot kanė identitet individual dhe kolektiv. Derisa identiteti individual nėnkupton posedimin e vlerave dalluese tė njė personi, identiteti kolektiv nėnkupton vlerat e pėrbashkėta tė njė bashkėsie, duke filluar nga gjuha, religjioni, territori, mitet, simbolet dhe historia e pėrbashkėt. Identiteti kolektiv ka disa shtresa, duke filluar qė nga ai kombėtar e deri nė atė lokal. Shtyllat e identitetit kombėtar shqiptar janė mė tepėr kulturore dhe pėrfshijnė gjuhėn, simbolet dhe historinė e pėrbashkėt, por jo edhe territorin. Identiteti individual ėshtė i nduarnduarshėm dhe shpesh lidhet me identitetin e krijuar nga profesioni, nga gjinia, nga ngjyra, nga pikėpamjet pėr fenomene tė caktuara. Pra, identitetet kombėtare janė krijuar para 2-3 shekujve dhe po krijohen nė e mbindėrtohen nė vazhdimėsi. Koha e zhvillimit tė hovshėm teknologjik, i cili intensifikoi komunikimin dhe bashkėpunimin midis njerėzve, kombeve apo shteteve nė nivel global, solli atė qė sot quhet globalizim. Bashkimi Evropian ėshtė rezultat i kėtij procesi globalizues dhe intenca finale ėshtė krijimi i identitetit kombėtar evropian tė tė gjithė qytetarėve tė vendeve anėtare, njėlloj siē u krijuan para dy shekujve identitetet franceze, gjermane, spanjolle apo italiane. Dhe, ky proces hap debate tė shumta dhe tė ashpra pėr shkak se kombet qė pėrbėjnė BE-nė nuk dėshirojnė qė evropianizimi tė prekė dhe tė dėmtojė identitetet kombėtare tė tyre.

Te shqiptarėt nė Ballkan vėrehet njė tendencė pėr krijimin e identiteteve lokale qė lidhen me territore tė caktuara tė kėsaj hapėsire tė njėjtė gjuhėsore. Tė udhėhequr nga paragjykimet dhe pėrgjithėsimet e krijuara nė mbamendjen kolektive, nė kėtė hapėsirė gjuhėsore kemi tre lloje tė identiteteve lokale tė shqiptarėve: "shqiptarė", "kosovarė" dhe "maqedonas" (apo maqedons, siē nė zhargon quhen shqiptarėt e Maqedonisė). Pastaj, brenda kėtyre hapėsirave gjeografike kemi nėnndarje tjera. Nė Shqipėri kemi shqiptarėt e jugut, pėr tė cilėt ekzistojnė paragjykimet se janė tė pėrkėdhelurit e ish-sistemit komunist dhe se pjesa mė e madhe e tyre janė progrek, dhe shqiptarėt e veriut pėr tė cilėt ka stereotipe se janė tė egėr, tė pacivilizuar dhe tė prapambetur. Nė Kosovė kemi raportet kundėrthėnėse midis "prishtinasve", qytetarė me kulturė evropiane, dhe "katundarėve" qė vijnė nga provinca e qė nuk kanė asgjė tė pėrbashkėt me qytetėrimin. Nė Maqedoni, ndėrkaq, kemi "tetovarėt", "shkupjanėt", "kumanovarėt", "gostivarasit", "kėrēovarėt", "struganėt" dhe "prespanėt". Pėr tetovarėt dhe gostivarasit ekzistojnė paragjykimet se janė "bozaxhi", pėr shkupjanėt "pazarxhi" dhe njė sėrė stereotipesh pėr shqiptarėt qė jetojnė nė qytetet tjera. Nėse politika shqiptare nė Maqedoni analizohet nga ky prizėm, pra i lokal-patriotizmit, "tetovarėt" kanė menaxhuar proceset politike qė nga pavarėsia e Maqedonisė nė vitin 1991 e deri nė vitin 2002. Nė kėtė periudhė, liderė tė PPD-sė ishin Nevzat Halili dhe Abdurrahman Haliti, kurse tė PDSH-sė ishin tandemi Arbėr Xhaferri dhe Menduh Thaēi, tė gjithė nga Tetova. Ndėrkaq, periudhėn e dytė tė menaxhimit tė politikės shqiptare, nga viti 2002 e deri mė tani, e pėrbėjnė "kėrēovarėt" e BDI-sė, parti e udhėhequr nga treshja Ali Ahmeti, Musa Xhaferi dhe Fazli Veliu. Kjo parti krijoi nėnstrukturat partiake tė Shkupit, Tetovės, Gostivarit, Dibrės, Strugės e Kumanovės, udhėheqėsit e tė cilėve u ngjajnė pashallarėve nėn diktatin e sulltanit dhe dy vezirėve tė mėdhej. Ky lokalizim i politikės nė masė tė madhe ndikoi nė formimin e BDK-sė sė Hysni Shaqirit nga Kumanova, DR-sė sė Imer Selmanit nga Shkupi, RDK-sė sė Rufi Osmanit qė graviton nė Gostivar si dhe tė disa subjekteve tjera.

Pėrderisa nė periudhėn 1991-2002 nuk debatohej pėr lokal-politikėn shqiptare, tani kjo temė bėhet kyēe, thelbėsore madje edhe determinuese se cila parti sa vota do tė fitojė nė rajonet tjera. Me kėtė rast humbet thelbi i demokracisė, sistem qė njeh shpėrblimin apo dėnimin e njė strukture politike nė ditėn e zgjedhjeve. Demokracia parasheh involvimin e tė gjithė tė interesuarve nė drejtimin e njė shoqėrie, institucioni apo shteti, dhe kėtė pjesėmarrje tė tė gjithėve e garantojnė zgjedhjet, ku njė strukture i jepet apo i merret legjitimiteti.

Deklaratėn e liderit tė PDSH-sė, Menduh Thaēi, se shqiptarėt e Tetovės dhe Gostivarit duhet t'u ndihmojnė shqiptarėve tė Zajazit dhe Malėsisė sė Karadakut, nuk e shoh nė kontekstin siē u liferua nė disa media se "s'ka hair nga kėto shqiptarė". Solidariteti ėshtė bazė pėr ekzistimin e njė bashkėsie qė ndanė njė identitet tė njėjtė kombėtar apo etnik, por nė kėtė deklaratė mund tė lexohet intenca pėr lokalizimin e politikės. Apo pėr t'i paraqitur shqiptarėt e Tetovės dhe Gostivarit si superiorė ndaj shqiptarėve qė jetojnė nė rajone tjera tė Maqedonisė, gjė qė mendoj se ėshtė gabim. Njėjtė siē ishte gabim deformimi i kėsaj deklarate nga ana e mediave.

Copėzimi i politikės shqiptare nė Maqedoni nė bazė tė rajoneve tė ndryshme, duke mos pasur njė qasje ndaj votuesve shqiptarė si njė tėrėsi e vetme, ėshtė njė dukuri e rrezikshme qė ėshtė prezente nė tė gjitha partitė shqiptare. Derisa nė nivele evropiane zhvillohen debate drejt ndėrtimit tė njė identiteti evropian mbikombėtar, te shqiptarėt kemi njė proces tė kundėrt, tė sforcimit tė identitetit lokal apo gjeografik. Rezultatet nga zgjedhjet e deritashme parlamentare tregojnė se pjesa mė e madhe e trungut zgjedhor shqiptar nuk udhėhiqen nga preferencat lokaliste, por nga serioziteti i platformės sė propaganduar, niveli i vėrtetėsisė sė premtimeve, kuadrot qė do ta implementojnė programin dhe nga bilanci i tė arriturave dhe dėshtimeve. Edhe nėse ka pėrjashtime tė vogla, ku votuesit udhėhiqen nga preferencat lokaliste, kjo nuk duhet tė ndikojė nė frustrimin e njerėzve qė krijojnė opinionin publik apo edhe tė politikės nė pėrgjithėsi. Pėrkundrazi, votuesi duhet qė me punė tė vazhdueshme dhe argumente tė bindet se lideri partiak i fshatit tė tij nuk e ka merituar qė sėrish ta votojė, pa marrė parasysh afėrsinė gjeografike.
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio