Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Jeta e sė nesėrmes: uri, etje, ndotje, mbipopullim
alb_te
Postuar nė: 30.06.2012, 15:47
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 3261
Antari Nr: 27212
Bashkangjitur: 29.02.2012



Por nuk ėshtė fundi i botės…

Pas 40 vjetėsh do tė jemi 8,1 miliardė, por nga atėherė numri i popullsisė sė globit do tė fillojė tė bjerė. Si pasojė, edhe konsumi do tė ulet. Deri nė vitin 2052 efekti serė nuk do tė ketė mė efekte katastrofike. Prej 20 qershorit tė kėtij muaji, nė Rio de Zhaneiro ka nisur konferenca botėrore pėr mbėshtetjen e zhvillimit. Nė fokus janė parashikimet e 66-vjeēarit nga Norvegjia, Jorgen Randers, i cili ka parashikuar tė ardhmen e botės



Nuk ėshtė magjistar, por parashikon tė ardhmen. E bėn me modelet e tij matematikore dhe me ato qė i quan “best guess” (me mend): pra njė pėrzierje intuite, arsyetimi dhe eksperience. Tė flasėsh me norvegjezin Jorgen Randers, 66 vjeē, analist i skenarėve globalė, do tė thotė tė imagjinosh botėn pas 40 vjetėsh: jeta, gjendja e planetit, problemet qė do tė kemi dhe ato qė do tė lėmė pas. A do tė jetė njė botė mė e mirė? “Varet”, thotė mjeshtri. “Pėr t’iu pėrgjigjur me saktėsi pyetjes, duhet tė njoh moshėn, profesionin, kombėsinė dhe gjendjen familjare tė lexuesve qė e bėjnė kėtė pyetje”. Randers ndodhet nė Nju Jork, sepse do tė marrė pjesė nė konferencėn Rio+20 nė Brazil, ku do tė diskutohet e ardhmja e mjedisit. Randers i peshon mirė fjalėt, ndėrkohė qė bota e parashikuar prej sistemeve tė ekuacioneve merr formė. Atėherė mund tė imagjinoni (pas 20 ose 30 vjetėsh), se do tė jetoni nė njė prej pesė hapėsirave tė mėdha tė globit. Po ashtu do tė kemi mundėsinė tė shohim tė shkruar librin e tij tė ri: “2025 a Global forecast for the next forty years”, qė ėshtė njė pikė referimi edhe nė debatet e Rio+20. Njė punė qė rifreskon tė famshmin “Raportin mbi kufijtė e rritjes” i urdhėruar mė 1972-shin nga Instituti i Teknologjisė sė Masaēusets. Randers ishte njėri nga autorėt e atij raporti dhe pėr kėtė arsye libri i tij i ri u prit me shumė kuriozitet. “Urbanizimi do tė ēojė nė njė amulli tė popullsisė botėrore. Menjėherė pas vitit 2040 numri i banorėve do tė arrijė nė 8,1 miliardė, pastaj do tė fillojė tė ulet. Si pasojė, nė dekadat e ardhshme prodhimi industrial do tė rritet ngadalė. Pas 40 vjetėsh do tė jetė 2,2 herė mė shumė se niveli i sotėm”, parashikon futurologjisti. Megjithatė rritja e pasurisė sė botės nuk do tė ketė efekte tė mėdha: “Konsumi do tė ulet, sepse njė pjesė e mirė e PBB do tė shkojė pėr investimet pėr zgjidhjen e problemeve qė lidhen me shkatėrrimin e burimeve dhe humbjen e biodiversiteteve”, shton ai. Gjithsesi, para vitit 2052 ndryshimet e lidhura me efektin serė nuk do tė jenė katastrofike. Vetėm pas, Randers parashikon “ndryshime” nė zonat mė tė rrezikuara, qė nė pjesėn mė tė madhe tė rasteve janė mė tė varfrat. Parashikimet e bėra nga Randers dhe kolegėt e tij tė “ITM” nė vitin 1972 njoftonin se pa ndryshimet e mėdha njerėzimi do tė ishte pėrtej kufijve biofizikė tė planetit, me pasojėn e njė rėnieje tė pakontrollueshme tė numrit tė popullsisė dhe prodhimit industrial brenda vitit 2100. Nė fund tė fundit dihet se ėshtė e pamundur njė rritje pėrtej kufijve tė burimeve natyrore tė tokės. Raporti i famshėm u bė objekt i shumė kritikave tė ashpra, sepse vinte nė diskutim forcėn qė modelet tona ekonomike pėrdorin pėr rritjen e pasurisė kombėtare. Pėrveē disa parashikimeve ekonomike, si ato pėr burimet natyrore, analiza ėshtė paraqitur korrekte, sidomos teza qė kufijtė e burimeve do tė kaloheshin. Nė vitin 2009, fituesi i ēmimit “Nobel” pėr kiminė, Paul Cruizen, publikoi dy studime nė revistėn “Nature” dhe “Ecology and Society”. Crutzen vendoste nėntė “kufij planetarė” dhe theksonte se nė tre prej kėtyre, ndryshimi klimatik, cikli i azotit dhe biodiversiteti i kanė kaluar kufijtė. Nė vitin 2011, njė studim tjetėr i publikuar nė revistėn “Environmental research letters” theksonte se depozitat e fosforit do tė mbarojnė pas 20 vjetėsh, madje edhe eutrofikimi i ekosistemeve tė ujit tė ėmbėl ėshtė nė fazė tė avancuar. Randers ėshtė i ndėrgjegjshėm pėr tė gjithė kėtė: “Parashikimet e mia tė reja lidhen me skenarėt globalė, nuk janė parashikime tė ngjarjeve tė ardhshme. Ato janė tė mundshme”. Randers imagjinon vetėm njė mundėsi pėr tė qenė mirė nga pikėpamja e mjedisit: njė “diktator tė shkolluar planetar” qė tė vendoste ta mbante ngrohjen globale nėn 2 gradė. Normalisht, pėr tė mbajtur njė nivel tė duhur tė burimeve do tė jetė e vėshtirė pėr tė marrė vendime tė shpejta. Nė kėtė rast vetėm Kina mund tė bėjė diēka tė tillė.

Kur i thonė tė flasė pėr Europėn, shkencėtari buzėqesh: “Ka njė fije shprese mė shumė te Shtetet e Bashkuara. Aftėsia e saj e vendimmarrjes nuk do tė jetė e mirė, megjithatė shpresojmė tė luftojmė pabarazinė. Ja pėrse Randers parashikon qė konsumi europian pėr frymė do tė rritet nė gjysmėn e dytė tė 50 viteve tė ardhshme, edhe pse jo shumė”. Cili vend nė Europė do tė ishte ideali pėr tė jetuar mirė? “Mendoj se jugu i Gjermanisė do tė ishte ideal, sepse ėshtė e vetmja zonė e Europės qė do tė arrijė tė marrė vendime tė shpejta”, thekson shkencėtari. Gjatė 40 viteve tė ardhshme gjendja ekonomike e njė perėndimori tė shtresės sė mesme nuk do tė ndryshojė shumė. Ndėrkohė qė kush ėshtė i pasur nuk do tė jetė mė, pėr shkak tė proceseve tė rishpėrndarjes. Por mė shumė se pasuria, mė e rėndėsishme do tė jetė koha: “Sot njerėzit punojnė nga mėngjesi nė darkė pėr njė rrogė minimale, ndėrkohė qė ėshtė parashikuar se brenda vitit 2052 do tė futet njė koncept i ri pėr fitimin: do tė pėrmirėsohet prodhueshmėria dhe do tė ulet orari i punės”.

Po zakonet tona ushqimore? Randers nuk shqetėsohet shumė pėr kėto. “Nuk shoh ndonjė larmishmėri, vetėm konsumi i mishit do tė ulet, pėr shkak tė sėmundjeve qė shkaktohen prej tij. Ka gjasa qė disa ushqime tė zhduken fare, si toni. Pas disa dekadash do tė kemi edhe surpriza, pėr shembull unė kam parashikuar njė shampanjė tepėr tė shtrenjtė me origjinė angleze”.

Randers: “Kam vetėm diēka tė rėndėsishme pėr tė shtuar. Mė ndihmoni qė parashikimet e mia tė jenė tė gabuara, duke pėrhapur bindjen qė burimet natyrore janė pasuria jonė e vetme”.



Tė dhėnat
Parashikimet e gabuara tė 40 viteve mė parė

Nė vitin 1972 u bėnė disa parashikime pėr tė ardhmen e globit, qė nė disa raste ishin katastrofike. Natyrisht qė grupi i shkencėtarėve dhe ekonomistėve nuk dispononte mjetet e sotme informatike e teknologjike dhe pėr kėtė arsye disa prej profecive tė tyre u quajtėn tė gabuara, si kėto mė poshtė:

1. Popullsia e botės (mė 1972-shin 3,8 miliardė banorė) nė vitin 2030 do tė arrijė nė 15 miliardė Nė fakt, tė dhėnat e fundit tė Kombeve tė Bashkuara parashikojnė 8 miliardė mė 2050-n

2. Nafta do tė mbarojė nė vitin 2003 dhe gazi natyror mė 1981-shin. Sot llogariten rezerva nafte pėr 1,2 trilionė fuēi; gazi ėshtė i garantuar edhe pėr 120 vjet

3. Rezervat e bakrit do tė mbarojnė nė vitin 2008; ato tė plumbit nė vitin 1998 dhe tė argjendit mė 1988-n Nė vitin 2012 llogariten ende rezerva 43 vjet pėr bakrin, 18 vjet pėr plumbin dhe 22 vjet pėr argjendin

Fjala e futurologut - Jorgen Randers, 66 vjeē nga Norvegjia. Puna e tij ėshtė paraqitja e skenarėve mjedisorė. Ja tri arsye pse i duhet besuar: 1) parashikon tendenca dhe jo ngjarje; 2) ai mbėshtetet te tė dhėnat matematikore; 3) pėrdor tė dhėnat e marra nga satelitėt
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio