Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Edhe 30 ditė paraburgim pėr tė arrestuarit nė 'Mon
alb_te
Postuar nė: 30.06.2012, 15:53
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 3261
Antari Nr: 27212
Bashkangjitur: 29.02.2012



Gjykata Themelore nė Shkup u ka vazhduar masėn e paraburgimit edhe pėr 30 ditė, tre personave tė arrestuar gjatė aksionit policor ‘Monstėr’, Agim Ismailoviqit, Rami Sejdi dhe Fejzi Hazirit, tė cilėt ndodhen nė burgun e Manastirit. Jozyrtarisht mėsojmė se vendimin pėr t’ua vazhduar paraburgimin edhe pėr 30 ditė ėshtė caktuar edhe pėr dy personat qė gjenden nė arrati, Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviqi.Gjykata vendimin e ka marrė tė premten, ndėrsa pėr kėtė vendim ende nuk ėshtė njoftuar pala mbrojtėse. Ky ėshtė paraburgimi i tretė qė nga 1 maji kur ishin arrestuar. Ndėrkohė procesi gjyqėsor pėr vrasjen e pesėfishtė nė Smillkovcė, assesi tė fillojė. Sipas avokatit Naser Raufi, kjo pėr shkak se gjykatėsi hetues dhe prokurori nuk posedojnė fakte dhe dėshmi.“Prej burimeve tė Gjykatės jo-zyrtarisht unė kam kuptuar se paraburgimi ėshtė vazhduar edhe pėr 30 ditė tjera, por pasi ėshtė e shtunė kėtė vendim nuk kemi pasur mundėsi ta marrim, por besoj se prej ditės sė Hėnė do ta kemi edhe vendimin pėr vazhdimin e paraburgimit. Ky ėshtė vazhdimi i tretė pėr kėtė lėndė, ende nuk janė prezantuar as provat dhe argumentet pėr kėtė rast, unė jam i bindur se edhe nuk ekzistojnė provat dhe argumentet pėr kėta tė akuzuar qė e kanė bėrė kėtė delikt”, tha Naser Raufi, avokat. Nė rast se brenda 180 ditėve qė kur janė arrestuar personat, nuk ngrihet aktakuzė, atėherė ata duhet tė lihen tė lirė, ndėrsa nėse ngrihet aktakuzė, atėherė paraburgimi mund tė zgjasė deri nė dy vjet. “Unė mendoj qė prova nuk do tė ketė pėr kėtė rast por sipas nenit 205 tė ligjit pėr procedurėn penale, paraburgimi nėse nuk ka aktakuzė mund tė ketė 180 ditė sipas ligjit. Po tė ketė aktakuzė mund edhe dy vjet tė zgjasė paraburgimi, ndėrsa aktakuza duhet qė nė afat prej 4 muajve tė ketė aktakuzė, nė rast se nuk ka aktakuzė pėr kėto katėr muaj, apo 180 ditė atėherė paraburgimi automatikisht ndėrpritet pėr tė paraburgosurit”, tha Naser Raufi, avokat. Ndėrkohė ish ministri i punėve tė brendshme Pavle Trajanov, nė njė intervistė pėr tė pėrditshmen nė gjuhėn maqedonase ‘Fokus’, ka thėnė se do tė jetė njė katastrofė nėse nuk ka dėshmi tė forta pėr aksionin ‘Monstra’: “Bėhet fjalė pėr njė krim tė rėndė ndaj prokuroria patjetėr duhet tė gjejė prova tė fuqishme. Autoritetet na bindin se hetimet janė nė rrugė tė drejtė. Mirėpo nėse ndodh e kundėrta atėherė kjo do tė ishte katastrofale”, ka thėnė Trajanov. Nė aksionin policor ‘Monstra’ tė datės 1 maj, policia kishte arrestuar 20 persona, ndėrsa vetėm pėr tre tė arrestuar gjykatėsi hetues kishte ngritur akt-akuzė pėr terrorizėm si dhe pėr dy tė tjerė qė janė nė arrati. Policia ka lėshuar fletė arrest ndėrkombėtar dhe ėshtė vėnė nė kėrkim tė Alil Demirit dhe Afrim Ismailoviqit. Ndėrkohė Ibrahim Sejdini 28 vjeēar i arrestuar gjatė aksionit ‘Monstėr’ mė 22 qershor nė mėnyrė ekspres ishte dėnuar me gjashtė vjet burg pėr veprėn armėmbajtje pa leje. Ndėrsa ende nuk dihet se kur do tė fillojė procesi gjyqėsor pėr plakėn Feride Bilalli.
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio