Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Ndėrtojnė shqiptarėt, pėrfitojnė maqedonasit
alb_te
Postuar nė: 30.06.2012, 16:05
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 3261
Antari Nr: 27212
Bashkangjitur: 29.02.2012



Sipas ekspertėve tė ēėshtjeve ekonomike, kėto tė dhėna konfirmojnė edhe njė herė se shqiptarėt mbajnė gjallė kėtė shtet, duke investuar me para qė i sjellin nga jashtė dhe duke mos marrė asgjė prej tij. Ndėrkaq, maqedonasit tė mėsuar tė trajtohen nga shteti vazhdojnė tė pėrfitojnė nga tė gjitha projektet

Enti Shtetėror i Statistikave (ESHS) konfirmoi se shqiptarėt investojnė mė sė shumti nė mėnyrė individuale. Sipas tė dhėnave tė ESHS- sė gjatė vitit 2011 mė sė shumti ėshtė ndėrtuar individualisht nė rajonin e Pollogut, rajon ky i populluar kryesisht me shqiptar. I dyti nė radhė pėr ndėrtime individuale ėshtė rajoni i Shkupit dhe pas tij pjesa e Maqedonisė jugperėndimore.

Sipas ekspertėve tė ēėshtjeve ekonomike, kėto tė dhėna konfirmojnė edhe njė herė se shqiptarėt mbajnė gjallė kėtė shtet, duke investuar me para qė i sjellin nga jashtė dhe duke mos marrė asgjė prej tij. Ndėrkaq, maqedonasit tė mėsuar tė trajtohen nga shteti vazhdojnė tė pėrfitojnė nga tė gjitha projektet

Eksperti i ēėshtjeve ekonomike, akademik Abdylmenaf Bexheti thotė se ndėrtimet individuale mbajnė gjallė kėtė shtet. “Patjetėr qė ėshtė njė konfirmim se shqiptarėt investojnė mė sė shumti nė ndėrtime individuale, por fatkeqėsisht ato janė me humbje ineficiente, pėr shkak se realisht njė pjesė e madhe e atyre ndėrtimeve nuk ėshtė nė shfrytėzim real. Ato ndėrtojnė, i mbyllin shtėpitė dhe pėrsėri shkojnė nė Perėndim pėr tė vazhduar punėn. Ndėrtimet individuale mbajnė gjallė kėtė shtet se ata blejnė material, paguajnė taksa te ky shtet”, thotė Bexheti. Ai sqaron se pronarėve tė ndėrtimeve individuale qė kryesisht janė shqiptarė u kthehet shumė pak nga ato investime ose edhe aspak nė rastin e ndėrtimit tė shtėpive.

Shqiptarėt, investimet i bėjnė me sakrificat e veta, ndryshe nga maqedonasit qė shfrytėzojnė gjithēka nga shteti. “Po tė shihni formėn e kreditimeve nė banka, merrni pėr shembull aksioni ‘Blej shtėpi, blej banesė’ dhe do tė shihni se as njė pėr qind e shqiptarėve nuk janė aplikant nė atė program, tokat ndėrtimore qė merren nga shteti apo diēka ku merret hise prej resurseve publike, po ashtu aty shqiptarėt janė shumė pak ose aspak. Pra tė gjitha ndėrtimet, tė gjitha investimet qė i bėjnė shqiptarėt i bėjnė nga sakrificat e veta. Keni parasysh mentalitetin e familjeve sllave, ato kėrkojnė shteti tu sigurojė kredi pėr banesa, akoma kėrkojnė banesa sociale, akoma kėrkojnė mbėshtetje prej shtetit pėr ēdo ndėrtim pasi janė mėsuar qė tė trajtohen prej shtetit”, sqaron akademik Bexheti.

Eksperti i ēėshtjeve ekonomike , Xhevdet Hajredini thotė se po tė mos ishin devizat qė sjellin shqiptarėt nga remitanca ekonomia e Maqedonisė do tė ishte nė kolaps. “Padyshim se shqiptarėt me remitancėn qė e sjellin nga puna e pėrkohshme nė botėn e jashtme investojnė nė mėnyrė individuale. Por me atė ,ata jashtėzakonisht shumė e mbėshtesin ekonominė e Maqedonisė. Duhet theksuar se pėrveē qė nxisin prodhimin e materialeve ndėrtimore, angazhojnė punėtorė, ndėrtojnė shtėpi dhe gjithė kėto tė ardhura janė nga devizat qė I fitojnė jashtė, por kėto deviza njėkohėsisht janė burim jashtėzakonisht i Maqedonisė pėr deficitin e Maqedonisė”, thotė Hajredini. Ai sqaron se nė vitin 2011 nė Maqedoni kanė hyrė njė miliardė e gjysmė euro nga remitancat, ku 90 pėr qind e kėtyre devizave janė tė shqiptarėve. “Po tė mos jenė kėto deviza politika ekonomike e Gruevskit dhe Stavrevskiut menjėherė pėson katastrofė. Meqė janė ndal investimet e tjera qė gjashtė vjet, devizat e shqiptarėve qė fitojnė jashtė kanė mbet i vetmi burim. Shqiptarėt nuk marrin asgjė, nuk ka kush ti mbrojė interesat ekonomike tė shqiptarėve nė Maqedoni”, thotė Hajredini. Ai thekson se Gruevski merr nga populli dhe ia kthen atyre qė atij i intereson, i kthen VMRO-sė, ndėrton pėrmendore.
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio