Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Digjitalizimi "fajtor" pėr shqipen
alb_te
Postuar nė: 01.07.2012, 00:28
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 3261
Antari Nr: 27212
Bashkangjitur: 29.02.2012



Opozita akuzon se averzioni i politikanėve maqedonas ndaj gjuhės shqipe ėshtė shkaku kryesor qė pas vitit 2008, nė kanalin e Parlamentit fjalimet e deputetėve shqiptarė transmetohen tė dubluara nė gjuhėn maqedonase. BDI fajin ia hedh digjitalizimit tė televizioneve dhe operatorėve kabllovik

Shkup, 30 qershor - Pėr disa javė radhazi, opozita shqiptare ka bllokuar seancat parlamentare duke shfrytėzuar tė drejtėn pėr tė kėrkuar pauzė, nė shenjė revolte pėr mostransmetimin origjinal tė fjalimeve tė deputetėve shqiptarė nė Televizionin shtetėror - programi i Parlamentit. Nga Partia Demokratike Shqiptare disa herė kanė pėrsėritur kėrkesėn nė Parlament qė ky problem tė zgjidhet sa mė shpejtė, pasi vlerėsojnė se pėrkthyesit sado profesionalist tė jenė, nuk po arrijnė tė transmetojnė emocionet e tyre dhe thelbin e diskutimeve. Kjo, sipas deputetit tė PDSH-sė, Zijadin Sela, ėshtė edhe njė ndėr arsyet kryesore qė nga viti 2008 nė kanalin e Parlamentit fjalimet e tė zgjedhurve shqiptare nuk shkojnė me zėrin e tyre origjinal.

"Problemi qėndron nė tendencėn dashakeqe tė qarqeve tė caktuara antishqiptare nė Maqedoni qė kanė pėr qėllim tė pengojnė ēdo gjė qė ėshtė shqiptare dhe nė interes tė shqiptarėve. Siē duket, politikbėrėsve maqedonasve ju pengon qė nė veshin e qytetarit maqedonas tė dėgjohet fjala shqipe. Kjo nuk pėrbėn ndonjė risi. Nuk pėrbėn ndonjė risi averzioni qė maqedonasit, pjesa mė e madhe e tyre, kanė ndaj gjuhės shqipe dhe pse jo edhe ndaj shqiptarėve nė Maqedoni. Ne nuk do ta lejojmė njė gjė tė tillė. E keqja ėshtė se ato qė kanė legjitimitetin e shqiptarėve dhe qė thirren nė emėr tė shqiptarėve, kur vjen puna pėr ti mbrojtur shqiptarėt, pėr tė mbrojtur gjuhėn shqipe, pėr tė mbrojtur fjalėn e tyre, pėr ta thėnė drejtė pa pėrkthim dhe pa shtrembėrim nė Parlament, struken si qyqarė dhe nuk e hapin gojėn", akuzoi Sela. Mirėpo, nga Bashkimi Demokratik pėr Integrim, fajin e hedhin tek digjitalizimi i transmetuesve televiziv. Deputeti i BDI-sė, Nexhati Japuki, njėherit anėtarė i Komisionit parlamentar pėr transport dhe lidhje, thotė se pėr kėtė nuk ekzistojnė pengesa ligjore dhe as nė Rregulloren e Parlamentit, por se duhet pritur tė pėrfundojė digjitalizimi i RTVM-sė dhe transmetuesve kabllovik.

"Pasi tė bėhet kjo, si operatorėt ashtu dhe vetė televizioni, do ta kenė pėr obligim qė debatet parlamentare ti transmetojnė nė eter nė dy kanale, njėri nė gjuhėn origjinale qė flasin deputetėt dhe kanali i dytė me pėrkthim. Tash, me digjitalizimin do tė shkojnė dy sinjale prej kanalit tė Parlamentit, njėri do tė shkoje me pėrkthim, ndėrsa tjetri pa pėrkthim. Faktikisht, debati i deputetėve shqiptarė do tė shkojė nė gjuhėn, nė tė cilėn flasin. Kjo ėshtė teknikisht e zgjidhshme dhe s'ka asnjė pengese tjetėr, as teknike dhe as me Rregulloren. Qė tani mė ėshtė nė njėfarė forme e zgjidhur, mirėpo tani transmetuesit e sinjalit qė shkon pėrmes antenave tė RTVM edhe operatorėt kabllovik do tė duhet tė pėrcjellin dy sinjale tė zėrit", thotė Jakupi.

Kėto arsyetime, sipas deputetit tė PDSH-sė, janė pėrmendur edhe gjatė debatit nė komisione parlamentare, por nga kjo parti i hedhin poshtė vetėm si njė alibi pėr tė fshehur qėllimin e vėrtetė politik, duke akuzuar partinė shqiptare nė pushtet se po mbulon qėllimet e vėrteta tė partnerit tė tyre nė koalicion. PDSH rikujton se deri nė vitin 2008, kur PDSH ka qenė nė pushtet, punimet e Parlamentit janė transmetuar nė origjinal, ndėrsa fjalimet e deputetėve shqiptarė kanė filluar tė transmetohen tė dubluara me ardhjen e BDI-sė nė pushtet. "Qė ironia tė jetė akoma mė e madhe, BDI bėhet pjesė e lojėrave qė bėnė VMRO-DPMNE dhe maqedonasit me premtimet boshe se gjoja digjitalizimi do ta rregullojė kėtė ēėshtje. Ne nuk habitemi pse veprojnė ata kėshtu. Veprojnė, sepse ata janė njerėz sirtarėsh qė ndodhen nė sirtaret e Gruevskit dhe VMRO- sė dhe pėr tė qenė sirtarė, duhet tė jesh shumė i ulėt dhe i vogėl. Ne nuk kėrkojmė asgjė tjetėr, por njė tė drejtė e cila garantohet me ligj dhe me Kushtetutė. Transmetimi i fjalimit tė deputetėve nė origjinal ishte deri nė vitin 2008 kur PDSH-ja ishte pjesė e Qeverisė dhe tani imagjinoni, kėto qė marrin legjitimitetin e shqiptarėve nuk bėjnė gjė vetėm se u shkurtojnė tė drejtat shqiptarėve edhe vetvetes", akuzoi Sela. D eputeti Nexhati Jakupi edhe pėr kėtė fajtor e bėn teknikėn, kėsaj radhe televizionet qė kanė poseduar qytetarėt nėpėr shtėpitė e tyre. "Edhe mė herėt, para digjitalizimit, RTVM emitonte nė valė UHV, ku fjalimet shkonin pa pėrkthim, mirėpo disa televizione e kanė atė mundėsi e disa nuk e kanė. Me digjitalizim dhe me transmetim tė kabllovikėve, do tė mundėsohet pėrsėri transmetimi nė zėrin origjinal", tha Jakupi.

Qytetarėt ankohen, protesta vazhdon

Efektet negative qė kanė ardhur nga transmetimi i debatit parlamentar me zė tė dubluar ka detyruar qytetarėt qė t'ju sugjerojnė deputetėve qė mė mirė tė flasin nė gjuhėn maqedonase vetė ata sesa tė dėgjojnė pėrkthyesit. Nė njė situatė tė kėtillė, sipas deputetit Ziadin Sela, qytetarėt nuk arrijnė tė kuptojnė esencėn e fjalimeve dhe mesazheve tė deputetėve shqiptarė. Andaj, ai thotė se protesta e deputetėve tė PDSH-sė nė Parlament do tė vazhdojė dhe do tė ashpėrsohet varėsisht sipas nevojės. "Janė elektorati shqiptarė qė neve si deputet, na thonė tė flasim maqedonisht, sepse me pėrkthim nuk marrim vesh asgjė ēfarė duam tė themi dhe siē duket, ky ėshtė edhe qėllimi i vėrtetė i kėtyre kuzhinave antishqiptare, por ne nuk do ta lejojmė kėtė. Ne do tė bėjmė ēmos qė votuesit tanė tė na dėgjojnė shqip dhe vetėm shqip dhe kėtė protestė nuk do ta ndėrpresim derisa kjo ēėshtje tė zgjidhet, do tė gjejmė edhe forma mė tė egra tė protestės, por prapa nuk kthehemi", tha Sela.
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio