Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Britania, refendum pėr daljen nga BE?
alb_te
Postuar nė: 01.07.2012, 15:32
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 3261
Antari Nr: 27212
Bashkangjitur: 29.02.2012



Kryeministri britanik, David Cameron ėshtė shprehur pro mundėsisė sė mbajtjes sė njė refendumi pėr tė ardhmen e marrėdhėnive tė Britanisė sė Madhe me Bashkimin Europian.

Por, kryeministri nuk ka fiksuar njė datė fikse se kur mund tė zhvillohet referendumi. Njė lėvizje e tillė potencialisht mbart rrezikun e bllokimit tė marrėdhėnieve tregėtare dhe financiare me kontinentin europian dhe krijimin e nje fronti te ri me partnerin e vetė proeuropian nė koalicionin qeverisės, liberlademokratet.

Nė njė intervistė nė gazetėn “The Sunday Telegraph” tė Londrės, Cameron u shpreh se po shqyrton mundėsine e shndėrimit tė zgjedhjeve tė ardhshme nė 2015 nė njė votim pėr anėtarėsimin e Britanisė nė BE ose mbajtjen e njė refendumi menjehere pas zgjedhjeve, nėse ai do tė jetė sėrish kryeministėr.

Sondazhet sugjerojne se britanikėt do tė votonin pro daljes nga BE nėse do tė votohej. Qė prej hyrjes nė BE pėrpara katėr dekadave, Britania ka pasur njė marrėdhėnie tė vėshtire dhe tė dhimbshme me Europėn.

Marrėdheniet e Londrės me kontinentin shpesh kanė qenė vendimtare pėr fatet qeverisėse tė kryeministrave siē ishin epokat e udhėheqjes nga Margaret Thatcher apo John Mayor.

Aktualisht, kryeministri ndodhet nėn njė presion tė madh edhe nga deputetet eurospektikė tė grupit tė tij parlamentar pėr mbajtjen menjėherė tė njė refendumi pėr Europen.

Por, Cameron duket se ėshtė i shqetėsuar tek fatura ekonimike pėr Britanine e njė rezultati pro daljes, si dhe tek vetė fati i koalicionit qeverisės pasi liberaldemokratėt janė pro-europianė nė filozofinė e tyre politike.

Pas ardhjes nė pushtet nga 13 vjet opozite nė kohen e Tony Blair, konservatoret dhe Cameron kanė miratuar njė ligj, sipas tė cilit ēdo transferim i pushteteve dhe kompetencave tė reja nga Londra drejt Brukselit duhet bėrė me refendum, ndėrkohė qė qeveria e tij refuzoi vitin e kaluar paktin e ri fiskal me BE-nė.
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio