Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> BDI vonohet me ambasadorėt
alb_te
Postuar nė: 01.07.2012, 15:39
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 3261
Antari Nr: 27212
Bashkangjitur: 29.02.2012



Bashkimi Demokratik pėr Integrim ka mbetur vetėm me Llazar Elenovskin nė pėrzgjedhjen e ambasadorėve tė ri. Nuk dihet nėse edhe ndonjė kuadėr tjetėr i kėsaj partie do tė zė vend nė diplomaci, ndėrsa pėr kėtė temė heshtin edhe nė MPJ, por edhe nė BDI. Emėrimi i deputetit Hajrulla Misini mbetet zvarrė, edhe pse emri i tij u lakua pėr pėrfaqėsinė nė Gjenevė



Shkup, 1korrik - Pas emėrimit tė Llazar Elenovskit pėr ambasador nė Belgjikė, bashkė me shtatė ambasadorėt tjerė nga VMRODPMNE, BDI ende nuk ka siguruar emrat e duhur nė pėrfaqėsitė diplomatike tė Maqedonisė, qė rėndom u takojnė shqiptarėve. Edhe pse nė opinion u pėrfol shumė se nė njė pėrzgjedhje tė re tė ambasadorėve do tė propozohen edhe kuadro tė partisė shqiptare nė pushtet, dy muaj pas vendimit tė fundit tė Qeverisė, nuk ka asnjė lėvizje nė kuadrot diplomatike. Pėr kėtė temė heshtin tė gjithė brenda strukturave partiake, ndėrsa nga Qeveria thonė se ata vetėm se kanė miratuar emėrimet e reja tė cilat i ka propozuar Ministria e Punėve tė Jashtme.

"Ministria e Punėve tė Jashtme propozon ambasadorėt, ndėrsa Qeveria i miraton. Kėshtu ndodhi edhe herėn e fundit dhe mė pas vijojnė procedurat tjera deri nė marrjen e detyrės nga ambasadorėt e ri", thotė shkurt zėdhėnėsit tė Qeverisė, Muhamed Hoxha, duke mos pranuar tė komentojė shkaqet e vonesave pėr emėrimin e kuadrove shqiptare. Nga Ministria e Punėve tė Jashtme nuk prononcohen nėse pėrpilohet listė e re e ambasadorėve dhe sa kuadro do kenė hise nga Bashkimi Demokratik pėr Integrim. Zėdhėnėsi Borēe Stamov ishte i pakapshėm nė telefon, ndėrsa nuk u pėrgjigj as edhe nėletrėn e dėrguar nga redaksia. Edhe nė BDI mbretėron heshtje totale kur bėhet fjalė pėr diplomacinė. As sekretari gjeneral i partisė, Abdylaqim Ademi dhe as zėdhėnėsi Bujar Osmani, tė premten nuk u janė pėrgjigjur thirrjeve dhe porosive tė dėrguara nga redaksia. Ndryshe, nė emėrimin e fundit tė tetė ambasadorėve tė Maqedonisė, vetėm Llazar Elenovski u emėrua si ambasador nė Bruksel me propozim tė BDI-sė, nė vend tė Muhamet Halilit, ndėrsa shtatė ambasadorėt e tjerė ishin tė propozuar nga partia maqedonase nė pushtet, VMRO-DPMNE. Sipas kėtij vendimi, ambasador i ri i Maqedonisė nė Madrid do tė jetė Sllobodan Ēashule, nė Londėr Jovan Donev, nė Japoni Vllatko Ēingovski, nė Bukuresht Pande Llazarevski, nė Pragė Paskal Stojēevski, nė Estoni Sasho Veljanovski dhe ambasador i Maqedonisė nė Australi ėshtė emėruar Vele Trpevski.



Bruksel - Llazar Elenovski

(BDI)

Madrid - Sllobodan Ēashule

(VMRO)

Londėr - Jovan Donev

(VMRO)

Japoni - Vllatko Ēingovski

(VMRO)

Bukuresht - Pande Llazarevski

(VMRO)

Pragė - Paskal Stojcevski

(VMRO)

Australi - Vele Trpevski

(VMRO)

Estoni- Sasho Veljanovski

(VMRO)

Asgjė e re pėr Misinin

Edhe mė tej nuk dihet fati i deputetit Hajrulla Misini, emri i tė cilit pėr muaj tė tėrė ėshtė pėrfolur si ambasador i Maqedonisė nė zyrėn e OKB-sė nė Gjenevė. Kėtė post deri para disa muajve e ka ushtruar Azis Pollozhani. Edhe vetė ish komandant Shpati disa herė i pyetur nga gazetarėt ka thėnė se nuk i di arsyet, ndėrsa jozyrtarisht janė pėrfolur disa shkaqe pėr mosemrimin e tij. Burime brenda BDIsė javė mė parė thanė pėr gazetėn "Koha" se VMRO nuk ka pranuar qė njė ish komandant i UĒK-sė tė pėrfaqėsoj Maqedoninė nė diplomaci, ndėrsa mediat nė gjuhėn maqedonase duke u thirrur nė burime brenda Qeverisė kanė thėnė se shkak ka qenė mungesa e njė pjese tė dokumentacionit tė nevojshėm. Nga Qeveria thonė se pėr ulėsen e ambasadorit nė Gjenevė nuk ka ardhur asnjė propozim nga Ministria e Punėve tė Jashtme.
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio