Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Mr. Lulzime Lutviu – Kadriu – femra e parė nga Kėr
zhirafa
Postuar nė: 02.07.2012, 14:25
Quote Post


Mundohem tė kyqem nė bisedė
**

Posti: Antarė
Postime: 25
Antari Nr: 27424
Bashkangjitur: 01.07.2012



Mr. Lulzime Lutviu – Kadriu – femra e parė nga Kėrēova qė me titullin doktor i shkencave pedagogjike


Mr. Lulzime Lutviu – Kadriu nga Kėrcova, asistente nė Universitetin Shtetėror tė Tetovės, Fakultetin Filozofik, programi studimor Pedagogjik ditė mė parė mbrojti temėn e doktoraturės me titull: Mėsimi kreativ- simbiozė e inovacioneve, nė Fakultetin Filozofik, Instituti i Pedagogjisė, pranė Universitetit “Shėn Kirili dhe Metodi” – Shkup.
Komisioni pėrbėhej nga: prof.dr Snezhana Adamcevska, prof.dr Jasmina Delceva Disdareviq, prof. dr Suzana Miovska Spaseva, prof.dr Marija Kostova dhe prof. dr. Aneta Barakovska.
Mr. Lulzime Lutviu – Kadriu ėshtė e lindur nė Kėrēovė ku dhe kreu shkollė fillore dhe tė mesmen. Nė vitin 1993/199 u regjistrua nė Fakultetin filozofik, - Institutin pėr pedagogji. Punoi si pedagoge nė shkollėn fillore tė fshatit Strellcė – Kėrēovė. Ka marrė pjesė nėpėr shumė seminare dhe projekte tė ndryshme. Nė vitin 2007 magjistroi nė Fakultetin Filozofik, nė Institutin Pedagogjik – Shkup nė temėn: Komunikimi mes mėsimdhėnėsit dhe nxėnėsit – faktor nė punėn edukative nė shkollė. Prej vitit 1999/2000 ėshtė e angazhuar si asistent i ri nė Fakultetin Filozofik nė Universitetin Shtetėror tė Tetovės.

Tema: Mėsimi kreativ- simbiozė e inovacioneve elaboron njė ēėshtje e cila ėshtė me rėndėsi jetike dhe aktuale nė tė gjitha fazat e zhvillimit tė arsimit. Punimi paraqet njė punė serioze dhe tė mirėfilltė shkencore, i cili trajton problemin e komplikuar dhe aktual tė identifikimit dhe trajtimit tė implementimit tė proceseve inovative nė arsim si dhe aplikimi i tyre nė praktikat tonė mėsimore.
Qėllimi i hulumtimit nė kėtė punim janė modelet e punės mėsimore me nxėnėsit pėr zhvillimin e aftėsive kreative.
Punimi ėshtė i strukturuar nė disa pjesė globale brenda 320 e faqeve kur kemi: Hyrjen, baza teorike tė problemit tė hulumtimit, kompontentėn metodologjike, analizėn dhe rezultatin e fituar, pėrfundimin dhe rekomandimin, si dhe nė fund literatura e cila arrin deri nė 202 libra.
Nė fillim elabarohet njė seri aspektesh teorike tė cilat shtrihen nė disa kapituj dhe nėnkapituj. Nė kėtė pjesė elaborohet edhe definimi i nocioneve bartėse: Inovacioni, Inovacioni pedagogjik, kreativiteti, mesimi kreativ etj.
Tema e doktoraturės Mėsimi kreativ- simbiozė e inovacioneve, sė mr. Lulzime Lutviu – Kadriu sjell njė arritje tė rėndėsishme nė planin e procesuimit mikrometodologjik tė modeleve pėr punė pėrmes implementimit tė segmenteve tė ndryshme tė mė shumė koncepteve tė arsimit tonė fillor.
Rezultatet analitike- krahasuese nga pėrvojat nė Republikėn e Maqedonisė paraqesin burim tė nevojshėm pėr kualitetin metodologjik dhe didaktik si pasojė e proceseve dhe pėrvojave inovative tė cilat gjejnė zbatimin e tyre nė mėsimin kreativ si simbiozė e tyre.
Punimi mr. Lulzime Lutviu – Kadriut u cilėsua si njė punim i cili plotėson tė gjitha standardet e nė punimi doktorature dhe pėrmbush vakumin e literaturės pedagogjike tė kėsaj sfere.

PM
Top
Zulejha
Postuar nė: 02.07.2012, 15:14
Quote Post


Jam nė rrjedhoja
***

Posti: Antarė
Postime: 30
Antari Nr: 27166
Bashkangjitur: 30.01.2012



Urime zonjes apo zonjushes nga Kercova.
Nese eshte e para mos qoft e fundit. Tshpresojm se punimi i saj do t lexohet, praktikohet e jo tsherbej vec si deko ne raftet e librave.
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio