Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Starton projekti i OSBE-sė pėr siguri nė shkolla
alb_te
Postuar nė: 02.07.2012, 20:48
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 3261
Antari Nr: 27212
Bashkangjitur: 29.02.2012



Tė hėnėn, nė komunėn e Tetovės ka startuar projekti “Shkolla tė sigurta-ambient harmonik” qė realizohet nė partneritet me misionin e OSBE-sė nė Maqedoni. Nėpėrmjet kėtij projekti do tė pėrgatitet njė dokument i unifikuar pėr siguri nė shkollat e mesme tė Tetovės, i cili mė pas do tė implementohet gjatė vitit shkollor 2012-2013. Kėshilli lokal pėr preventivė ka miratuar fillimin e kėtij projekti, ndėrkohė qė ėshtė krijuar njė grup punues, i cili nė detaje do tė shqyrtojė gjitha aspektet e strategjisė pėr parandalimin e dhunės nėpėr shkolla, me tė gjithė aktorėt relevantė lokal, duke pėrfshirė sektorin pėr preventivė nė polici , pėrfaqėsuesin komunal pėr arsim, shkollat e mesme, Inspektoratin shtetėro pėr arsim, qendrėn pėr punė sociale dhe organizatat joqeveritare.
Komuna e Tetovės ka mbėshtetur kėtė projekt, duke e parė atė si njė mundėsi pėr mjedise shkollore tė sigurta.” Siguria e nxėnėsve nėpėr shkolla mbetet njė nga detyrat parėsore pėr tė gjithė ne. Nėpėrmjet kėtij projekti tė inicuar dhe mbėshtetur nga misioni OSBE-sė, ēėshtja e sigurisė nė mjediset shkollore fiton njė qasje dhe trajtim serioz , duke nxitur idenė pėr njė ambient sa mė tė qetė dhe mė tė sigurt pėr njė proces normal edukativ dhe arsimor”, tha shefi i kabinetit, Muharem Idrizi.

Pėrfaqėsuesi i OSBE-sė, Dejan Stefanoviē, ka falėnderuar kryetarin e komunės sė Tetovės, Prof.Dr. Sadi Bexhetin pėr pėrkrahjen dhe nė tė njėjtėn kohė ka prezantuar tė gjitha hapat e nevojshėm pėr realizimin e kėtij projekti. Sipas tij, ky projekt do tė japė rezultate tė dukshme nė zvogėlimin e dhunės nė shkolla, ndėrsa do tė implementohet nė shumė shkolla nė qytete tė ndryshme tė Maqedonisė.

Formimi i grupit punues ėshtė hapi i parė i fillimit tė projektit, i cili parashihet tė pėrfundojė nė fund tė kėtij viti.


Data e publikimit 02.07.2012
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio