Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Punėsimet nė ‘8 shtatori’, nga 16 mjekė asnjė shqi
alb_te
Postuar nė: 06.07.2012, 15:40
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 3261
Antari Nr: 27212
Bashkangjitur: 29.02.2012



Nė procedurė e sipėr janė 200 punėsime tė reja nė sektorin publik shėndetėsor qė zbatohet sipas Ligjit tė ri tė mbrojtjes shėndetėsore qė hyri nė fuqi nė mars tė kėtij viti. Sipas ligjit, tė gjithė qė duan tė punėsohen nė shėndetėsinė publike duhet tė japin provim profesional i cili sjell 40 pikė, pastaj provimin pėr njohjen e anglishtes qė sjell 20 pikė, kurse parasyshė merret edhe mesatarja e tyre qė sjell 40 pikė. Nė spitalin e pėrgjithshėm tė qytetit “8 Shtatori”, pėr 26 vende punė prej tė cilėve 16 mjek dhe 10 pėr laborant, teknik dhe infermierė nė rrethin mė tė ngushtė ka hyrė vetėm njė shqiptar si infermier, pra prej 16 mjekėve asnjė nuk ėshtė shqiptarė
“Tek infermierėt kemi tre kandidatė pėr njė vend pune, ne vendosėm pėr njė shqiptar tė ri i cili u tregua si mė i mirė deri mė tani dhe mendoj se Komisioni njėzėri do t’i jap pėrparėsi kėtij personi i cili tek ne ėshtė mė shumė se 24 muaj”, tha Sasho Stojēev, drejtor i spitalit “8 shtatori”.
Kush do tė pranohet nė punė nė spitalin “8 Shtatori” duhet tė dihet pas 1 jave. Ligji i ri i mbrojtjes shėndetėsore, sipas tė cilit bėhet punėsimi, nė kėtė rast nuk ėshtė nė pajtim me amendamentin 6 tė Kushtetutės sė RM-sė nė tė cilin thuhet se duhet tė ketė :
“Pėrfaqėsim adekuat dhe tė drejtė tė qytetarėve qė i takojnė tė komuniteteve nė organet e pushtetit shtetėror dhe nė institucionet tjera publike nė tė gjitha nivelet”.
Sipas ministrit tė shėndetėsisė Nikolla Todorov gjatė punėsimeve nė vend tė parė duhet tė jetė profesionalizimi i mjekėve, e jo pėrkatėsia e tyre etnike.
“Ligji nuk shkelet me dispozitėn e kushtetutės, unė nuk them se nuk duhet tė jenė tė pėrfaqėsuar tė gjitha bashkėsitė etnike, duhet tė jenė, ky ėshtė qėndrimi im, por duhet tė pėrfaqėsohen tė gjitha bashkėsitė etnike nė pajtim me cilėsinė e testimeve qė do t’i bėjnė, sepse shėndetėsia ėshtė njė sistem i ndjeshėm dhe atje duhet tė zgjidhen ata qė kanė mė shumė dije dhe pėrvojė, pavarėsisht nga cila bashkėsia etnike vijnė”, tha Nikolla Todorov, ministėr i shėndetėsisė.
Sipas ministrit, nuk duhet tė bėhet diskriminimi dhe se duhet tė punėsohen mė tė mirėt, sepse nga cilėsia e tyre varet edhe cilėsia e shėrbimit shėndetėsor dhe cilėsia e jetės sė pacientit.


http://www.youtube.com/watch?v=YkFnVrvhqMs...player_embedded
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio