Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Ndeshja Portadown-Shkėndija, e kurdisur?
EDI.RAMA
Postuar nė: 12.07.2012, 11:25
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 8123
Antari Nr: 18352
Bashkangjitur: 06.11.2008



Shkėndija e Tetovės, dikur krenaria e shqiptarėve nė Maqedoni, ndėrsa mbrėmė ėshtė shndėrruar nė turp tė madh tė tė gjithėve. Humbja 2-1 dhe eliminimi nga ekipi gjysmė-amator i Portadownit ėshtė katastofė e madhe pėr skuadrėn tetovare, ndėrsa akuzat pėr kurdisje alarmojnė situatėn dhe meritojnė qasje serioze. Kėta zėra sigurisht do arrijnė nė ‘veshin’ e UEFA-sė, ndėrsa nė rast se akuzat konfirmohen, Shkėndija mund tė pėrballet me dėnim rigoroz. Vite mė parė, pėr shkaqe tė ngjashme, Pobeda e Prilepit u ndėshkua me 7-tė vite ndalesė tė garave nė tė gjitha kategoritė.

Shkėndija e Tetovės ėshtė mundur mbrėmė nė Irlandė tė Veriut me rezultatin 2:1 nga ekipi gjysmė-amator i Portadownit, duke u thėnė lamtumirė garave nė Liga Evropa, pasi nė ndeshjen e parė nė Kumanovė, skuadrat luajtėn baraz 0:0. Eliminimi vlerėsohet katastrofė e madhe pėr skuadrėn tetovare, mirėpo gjėrat i pėrkeqėson fakti se ndeshja kishte rrjedhė tė ēuditshme. Cuculi nė minutėn e 4 shėnoi pėr epėrsi tė Shkėnidjės, duke shėnuar golin e parė pėr ‘kuqezinjtė’ nė Kupat Evropaine, transmeton Alsat. Tėrė pjesėn e parė Shkėndija dominoi, ndėrsa nė tė dytėn u shtyp nė zonė, duke pranuar dy gola. Sė pari nė minutėn e 58-tė Lecky barazoi nė 1:1, ndėrsa 10-tė minuta para fundit Redman shėnoi nga mesi i fushės pėr fitore tė vendasve dhe kualifikim nė fazėn tjetėr. Shkėndija humbi, u turpėrua dhe u eliminua, mirėpo kjo storie nuk pėrfundon me kaq, pasi pėrveē turpit, tani mė futbollistėt e Shkėndijės duhet tė pėrballen edhe me akuzat pėr kurdisje. Nė zhargonin e basteve, ndeshja Portadown-Shkėndija kishte kombinimin ‘dy nė njė’. Ndoshta rastėsi, ndoshta jo, mirėpo kombinimi ėshtė i saktė, ndėrsa nė faqet sociale paraqiten edhe tiketa tė paguara pėr kėtė kombinim, qė gjithsesi rėndojnė situatėn. Disa futbollistė tė kontaktuar tė Shkėndijės ende nuk mund tė besojnė se ēka u ndodhi nė kėtė pėrballje, ndėrsa disa tė tjerė heshtin. Kryesia pėrballet me akuza, ndėrsa nuk pėrjashtohet mundėsia qė tė jenė manipuluar prej jashtė. Qėndrimi i parė i kryesisė sė Shkėndijės pėr Alsat-M ėshtė se ekipi luajti turpshėm, ndėrsa pas zėrave pėr kurdisje, edhe vetė ata dyshojnė nė ndonjė lojė tė pistė tė njė pale tė tretė, qė ndoshta ka arritur tė manipulojė njė pjesė tė lojtarėve. Nga kryesia e Shkėndijės paralajmėrojnė mbledhje urgjente pas arritjes nė Tetovė, ndėrsa thonė se do tė bashkėpunojnė me tė gjitha organet kompetente pėr zbardhjen e kėtij rasti, ndėrsa manipuluesit do tė publikohen nė media. Rrjedha e takimit prej mbrėmė ishte e dyshimtė, ndėrsa pasi sot nė media u publikuan edhe golat e kėsaj pėrballjeje, gjėrat marrin drejtim serioz, pasi gjithēka shihet dhe ēdo fjalė e thėnė ndoshta ėshtė e tepėrt. Sfida Portadown-Shkėndija, besohet se do tė jetė temė e diskutimit edhe nė organet e UEFA-sė, ndėrsa nuk pėrjashtohet dėnim rigoroz, nėse vėrtetohet se bėhet fjalė pėr ndeshje tė kurdisur. Kujtojmė se Pobeda e Prilepit ishte ekipi i parė nė Evropė qė u ndėshkua pėr arsye kurdisje dhe ata u pėrjashtuan pėr 7-tė vite nga tė gjitha garat evropiane dhe kombėtare. Nga FFM-ja nuk duan tė merren me spekulime, pasi kjo ndeshje ishte nėn kompetencat e UEFA-sė, vetėm se konfirmojnė se do tė respektojnė ēdo vendim tė shtėpisė sė futbollit Evropian nėse vėrtetohet ‘faji’ i tetovarėve. Pėr fund vetėm tė themi se Shkėndija pėrfundimisht ka hyrė nė histori, jo pėr ndonjė sukses tė vetin, por sepse i mundėsoi Portadownit tė shėnojė fitoren e parė nė Evropė, pas njė pritje 38 vjeēare. Irlandezėt pėr herė tė fundit kishin fituar njė ndeshje nė Evropė nė vitin 1974, kur kanė mundur ekipin nga Islanda, Valur, ndėrsa pas suksesit ndaj Shkėndijės, avancojnė nė raundin e dytė, ku do tė pėrballen me ekipin kroat, Sllaven Koprivnica.
Fotografi e jashtme


----------------------------------------
Ti Shqipėri mė jep nder,mė jep emrin shqipėtar - Naim Frashėri Respekto te tjeret, ashtu si deshiron te jesh i respektuar!
PMUsers WebsiteIntegrity Messenger IMMSN
Top
soprano1
Postuar nė: 12.07.2012, 12:56
Quote Post


Na ndejk nga koha nė kohė
****

Posti: Antarė
Postime: 44
Antari Nr: 8258
Bashkangjitur: 06.07.2007



Ja goli nga mesi i fushes, 1:25 nr viedon e meposhtme:


http://www.youtube.com/watch?v=zdV1qB89jy4


...
PM
Top
MIX
Postuar nė: 12.07.2012, 13:31
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 1432
Antari Nr: 26239
Bashkangjitur: 09.03.2011



Cikit gollmon ta rujme kur te pjaket Buffoni ta cojme ne Juve smil3dbd4daabd491.gif
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio