Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Zgjedhjet dhe demokratura
Lexo
Postuar nė: 29.08.2012, 11:53
Quote Post


Robot
*****

Posti: Antarė
Postime: 3366
Antari Nr: 18687
Bashkangjitur: 24.11.2008



Xhelal NEZIRI

Jo tė gjithė u ngazėllyen me aktin “rebelues” tė ministrave shqiptarė nė qeverinė e Nikolla Gruevskit, tė cilėt vendosėn tė nderojnė edhe dėshmorėt e UĒK-sė tė varrosur nė Sllupēan tė Kumanovės. Nė shikim tė parė ky akt u vlerėsua si hap fillestar i BDI-sė qė, pas katėr viteve pjesėmarrje nė pushtet, tė dalė nga guaca e inferioritetit dhe tė fillojė tė shpėtojė atė qė ėshtė e mundur pėr shqiptarėt e Maqedonisė, tė cilėt edhe i pėrfaqėsojnė nė qeveri.

Megjithatė, nėse analizohen politikat e Ali Ahmetit ndaj ish-ushtarėve tė rėnė nė luftėn qė ai e filloi nė vitin 2001, atėherė zhduket e gjithė kjo mjegullnajė e krijuar nė opinion. Nė vitin 2003, dy vite pas konfliktit, nė Parlamentin e Maqedonisė votohet Ligji aktual i "mbrojtėsve" tė Maqedonisė, me ē'rast eliminohet segmenti tjetėr i konfliktit – ai shqiptar. Qė absurdi tė jetė mė i madh, ky Ligj sillet edhe me votat e deputetėve tė BDI-sė, parti e cila atė kohė ishte nė koalicion qeverisės me LSDM-nė e Branko Cėrvenkovskit. Qė nga ajo kohė e deri mė tani, qasja e Ahmetit ndaj invalidėve tė luftės dhe familjarėve tė dėshmorėve ka qenė joinstitucionale dhe partiake. Gati 10-vite sa ėshtė nė qeveri, Ahmeti vetėm ka formuar komisione ndėrpartiake dhe ka blerė kohė para votueseve tė tij. Partia e Ahmetit nuk arriti qė tė ndryshojė as ligjin aktual tė "mbrojtėsve tė Maqedonisė" ku dėshmorėt dhe invalidėt shqiptarė tė luftės do tė futeshin nėn grafėn "viktima tė konfliktit". Nė vitin 2008, kur BDI-ja u bė pjesė e qeverisė me Marrėveshjen e Majit, u formuan komisione ndėrpartiake qė tė zgjidhin ēėshtjen e ish-UĒK-sė, me ē'rast nuk arriti qė tė detyrojė VMRO-DPMNE-nė tė pranojė t'u ndajė as pensione si invalidė tė konfliktit, pa mos pėrmendur pjesėmarrje aktive nė konflikt, siē ėshtė rasti me "mbrojtėsit". Ahmeti gjatė kėsaj dekade ka luajtur njė rol tė dyfishtė – konstruktiv me partnerin maqedonas dhe i zjarrtė nė tubimet pėrkujtimore pėr shėnimin e konfliktit tė 2001-shit.

Tani, kur ministrat e parfumosur dhe me kollare u paraqitėn para varrezave tė dėshmorėve gjoja pėr tė nderuar veprėn e tyre, logjikisht lind dyshimi nė sinqeritetin e kėtij homazhi. A ka nderim apo homazh mė tė denjė pėr dėshmorėt sesa sjellja e Ligjit tė premtuar pėr familjet e tyre? Familjarėt e dėshmorėve duket se janė shumė zemėrgjerė meqė nuk vėnė kėtė kusht pėr politikanėt shqiptarė: do keni tė drejtė tė bėni homazhe mbi varret e tyre, bile edhe me kollare dhe tė parfumosur, vetėm kur ta sjellin ligjin e premtuar 10-vite me radhė, ligj i cili do t'i vė nė tė njėjtin nivel me "mbrojtėsit".

Kriza fiktive, e krijuar mes VMRO-sė dhe BDI-sė pėr shkak tė homazheve nė Sllupēan, nxori nė sipėrfaqe vetėm disa detaje nga marrėveshja koalicionuese midis kėtyre dy partive. Sekretari i pėrgjithshėm i BDI-sė, nė brifingun me gazetarė tha se "gjatė bisedimeve pėr formimin e koalicionit qeverisės partia e Gruevskit ka pranuar pėrkujdesje pėr tė dėmtuarit dhe familjarėt e dėshmorėve tė UĒK-sė, por ka bėrė me dije se nė atė rast nuk do tė mund tė mbyllen rastet e Hagės". Kjo deklaratė mė kujtoi njė barsoletė mbase tė njohur nga tė gjithė: Gjyshi veteran i tregon nipit se gjermanėt nė Luftėn e Dytė Botėrore e kishin zėnė rob bashkė me njė grup tė madh partizanėsh dhe i kishin mbyllur nė njė burg tė improvizuar. Pas njė kohe, komandanti gjerman u kishte treguar se kishin dy mundėsi pėr tė zgjedhur – ose vrasjen, ose pėrdhunimin. "E ti gjysh, ēfarė zgjodhe", e pyet nipi. "Natyrisht se vrasjen", i pėrgjigjet gjyshi.

Deklarata e Ademit tregon vetė se cila mundėsi ėshtė zgjedhur midis amnistisė pėr kreun e BDI-sė dhe ligjit qė do t'i jepte legjitimim konfliktit tė 2001-shit.

Njė detaj tjetėr i marrėveshjes koalicionuese midis Gruevskit dhe Ahmetit u shpalos edhe pėr atė se kur do tė sillet Ligji i ri i "mbrojtėsve", pėr t'iu siguruar atyre mė shumė beneficione sesa ato qė i gėzojnė, pėrfshirė kėtu banesa, shkollim falas, mjete financiare e kėshtu me radhė. Pra, qenkan dakorduar qė ky ligj, i cili pėrjashton "grupet ekstremiste shqiptare", tė sillet nė mandatin tjetėr. Nga kėtu del se rebelimi i BDI-sė qenka nga shkaku se VMRO-DPMNE-ja paska shpejtuar ta kalojė kėtė ligj nė kėtė mandat, kurse absurdi ėshtė se ky ligj nuk mund tė kalojė nėse nuk votohet edhe nga partia e Ahmetit. Kėto janė detaje tė shpalosura vetėm pėr ēėshtjen e statusit tė ish-UĒK-sė, andaj do tė duhet tė presim ndonjė krizė tjetėr qeveritare tė mėsojmė detaje pėr kontratat pėr gjuhėn shqipe, pėr ndarjen e buxhetit, pėr pėrfaqėsimin e drejtė tė shqiptarėve...

Pjesa mė e madhe e njohėsve tė rrethanave politike janė tė bindur se kjo krizė qeveritare ose ėshtė fiktive ose ėshtė e nxitur nė mėnyrė tė njėanshme nga ana e partisė sė Gruevskit. Qėllimi i kėsaj krize mund tė merret me mend – prishja e koalicionit, luftė mediale midis Gruevskit dhe Ahmetit pėr ēėshtje ndėretnike, shfaqja e tyre si patriotė tė vėrtetė para maqedonasve dhe shqiptarėve, shpallje tė zgjedhjeve tė parakohshme, fitore nė zgjedhje dhe formim tė sėrishėm tė qeverisė VMRO-BDI. Dikush do tė thotė se kjo nuk ka logjikė pasi ata edhe aktualisht e kanė pushtetin dhe pse tė ndėrmarrin gjithė kėtė rrezik pėr tė rifituar pėrsėri pushtetin. Por, problemi qėndron te rėnia e shpejtuar e pėrkrahjes nė teren pėr VMRO-nė dhe BDI-nė dhe rreziku qė nga shtatori i vitit tė ardhshėm zgjedhje tė parakohshme tė iniciojė opozita e bashkuar. Shpallja e zgjedhjeve tani dhe realizimi i operacionit pėr fitore i njėjtė si nė zgjedhjet e 2011-ės, qė ngėrthente aktivitete qė nga shantazhimi i administratorėve e biznesmenėve e deri te blerja klasike e votave, do t'u garantonte kėtyre partive edhe njė mandat qeverisės katėrvjeēar dhe do tė delegjitimonte liderėt e partive qė pėrbėjnė opozitėn.

Njė atu tjetėr e pushtetit janė edhe votat fiktive. Nėse zgjedhjet do tė mbahen pa zbatimin korrekt tė regjistrimit tė popullsisė, atėherė nė Maqedoni definitivisht do instalohet demokratura si sistem qė qėndron diku nė mes tė demokracisė dhe tė diktaturės. Ky sistem, qė zgjedhjet i ka vetėm farsė pasi falsifikohen nė vazhdimėsi, do tė vendosė vendin nė tė njėjtin nivel me Rusinė, Sirinė, Libinė e Muamer el-Gadafit...Regjistrimi i popullsisė patjetėr tė vihet si parakusht pėr zgjedhjet e ardhshme parlamentare, pavarėsisht nėse do tė jenė tė rregullta apo tė parakohshme, nga shkaku i pastrimit tė listave zgjedhore nga votuesit fiktivė dhe pamundėsimit tė keqpėrdorimit tė votave tė mėrgimtarėve.


----------------------------------------
This is an automatically sent message, i'm Robot please do not reply!
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio