Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Popi"fundos"UĒK-nė nė serialin rus!(Video)
1302989420
Postuar nė: 08.09.2012, 11:18
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 232
Antari Nr: 16989
Bashkangjitur: 28.08.2008





pershkrim nga youtube

Disa pjesėtarė tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, nė njė ditė tė ftohtė dimri, ia mėsyjnė njė kishe serbe. Qė nė hyrje vrasin tre popė serbė. Shpėton vetėm njėri. E ai ėshtė rus. Bile mė i zoti sesa Rambo (Silvester Stalone).

Njė intro tė tillė ka miniseria gjashtėminutėshe e serialit rus "Spetsnaz", i cili transmetohet nė kanalin shtetėror tė Rusisė. Premiera ėshtė dhėnė kohė mė parė, por ėshtė rikthyer me shpėrndarje nga portalet serbe, raporton "Koha.net".

Me "Spetsnaz" njihen Forcat e Sigurimit Federal tė Rusisė. Miniseria shpėrfaq heroin rus tė kėsaj force, i cili nė kėtė miniseri del tė jetė si njė pop qė ka mision tė ruajė popullatėn serbe tė ngujuar nė njė kishė diku nė Kosovė!

Me njė realizim tė dobėt e me dialogė qė pėrfshijnė gjuhėn serbe, ruse e frėnge, miniseria me regji tė Andrei Malyukov, e me aktorėt Aleksander Baluev, Igor Botvin e Valentin Bukin, ėshtė shkruar nga Aleksei Poyarkov e Nikolay Suslov. Kjo seri vazhdon me tregimin e historisė qė shpėrfaq njė pjesėtar tė UĒK-sė, i cili pasi vret disa serbė i thotė popit rus se "do tė vrasė dhe do ta shkatėrrojė kishėn".

Dialogu patetik vazhdon me lutjet dhe fjalėt e popit rus qė thotė se "nėse Zoti i tij ka vendosur qė ai tė vdesė, atėherė ashtu do tė bėhet".

Por, nuk janė vetėm forcat e UĒK-sė tė pėrfshira nė kėtė miniseri. Aty paraqiten edhe forcat e KFOR-it qė vijnė nga kontingjenti francez. Ata paraqiten pozitivė, duke u munduar t'i shpėtojnė serbėt. Ndėrsa, janė ushtarėt e UĒK-sė ata qė i vrasin tė gjithė pjesėtarėt e KFOR-it!

"Mendja terroriste" e UĒK-sė, sipas serialit, ėshtė edhe mė e fortė. Ata detyrojnė popin rus qė tė qėllojė mbi fėmijėt dhe gratė serbe. Por, Rambo rus nuk e lejon kėtė. Nė kėtė pjesė popi fillon t'i lutet Zotit qė t'i japė forcė. E krejt papritur forca i vjen si prej qiellit. Rrėmben njė mitraloz dhe shpartallon tė gjithė ushtarėt e UĒK-sė. Nė ndihmė i del edhe komandanti i KFOR-it francez.

Mediat ruse i kanė dhėnė njė konotacion kėsaj miniserie. Ato e kanė quajtur si njė pėrgjigje ndaj filmit tė yllit Angelina Jolie, "In the Land of Honey and Blood", qė rrėfen njė histori dashurie mes njė ushtari serb dhe njė grua boshnjake nė kohėn e luftės nė Bosnjė. Filmi i Joliet ėshtė kundėrshtuar nga disa media nė Serbi me pretendimin se ėshtė antiserb. Javėn e kaluar ato kanė raportuar se jo mė shumė se 12 veta kanė shkuar nė premierėn e kėtij filmi nė Beograd.

Jolie para dy javėsh udhėtoi pėr nė Sarajevė nė premierėn e filmit tė saj atje ku deklaroi se nuk do ta vizitojė kryeqytetin serb pėr shkak tė propagandės negative qė i ėshtė bėrė filmit tė saj.

Komentet nė portale tė ndryshme serbe ku ėshtė postuar miniseria "Spetsnaz" janė tė ndryshme. Shumica bėjnė shaka me transformimin e klerikut tė kishės nė njė ushtar tė rreptė. /

Ky postim ėshtė ndryshuar nga 1302989420 nė 08.09.2012, 11:25


----------------------------------------
-Fakti qė i sėmuri po shkon mirė nuk do tė thotė se diagnoza juaj ėshtė e saktė–Samuel J.Meitzer,mjek
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio