Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Islamiket Dhe Pavaresia E Kosoves, Nga Mentor Nazarko
DARDANI_40
Postuar nė: 29.04.2008, 23:01
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 1406
Antari Nr: 12388
Bashkangjitur: 30.12.2007





Islamiket dhe pavaresia e Kosoves


Nga Mentor Nazarko


Vetėm pak ditė mė parė, gjatė njė tubimi pėr ditėlindjen e Profetit Muhamet, kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Selim Muēa, e konsideroi si mjaft tė rėndėsishėm vitin ku kemi hyrė, qė na dhuroi pavarėsinė e Kosovės. Vetėm pak ditė mė parė, Konferenca e Vendeve Islamike nuk pranoi ta njohė nė bllok kėtė pavarėsi, duke zhgėnjyer optimistėt qė besonin nė pranimin nė bllok prej saj. Ndėrkohė, ne duam tė nxisim reflektimin nė gjirin e disa predikuesve myslimanė shqiptarė, qė ekzaltojnė interesin islamik, apo kombin islamik si njė i tėrė. A duhet tė bėhet zgjedhja e interesit kombėtar pėrpara atij panislamik? Si orientohen ata, nė rast ngjarjesh tė caktuara? Ēfarė i pėrcakton qėndrimet e tyre, mė sė pari, ndaj krizave nė botė, ndaj konflikteve apo ndaj trendeve tė politikės botėrore dhe a duhet tė ndryshojnė diēka? Qenia myslimanė apo qenia shqiptare e tyre? Pėr shembull, ē‘qėndrim duhet mbajtur tash e tutje ndaj rolit tė atyre qė ishin sponsorėt kryesorė tė pavarėsisė sė Kosovės? Ēfarė qėndrimi duhet mbajtur? Po si duhen shikuar tani vendet e Konferencės Islamike, regjime teokratike pėrgjithėsisht, hiq Turqinė, qė e injoruan pavarėsinė e njė vendi si Kosova me shumicė myslimane? Kėto janė dilema jo tė thjeshta, por para se tė merremi me rastin konkret, le tė bėjmė njėlloj parashtrimi tė dukurive qė kanė formėsuar botėkuptimin e kėtyre lloj predikuesish. Dhe qė duhen pasur parasysh pėr tė arritur nė gjykime shteruese. Apo pėr reflektime tė tjera.

Disa dukuri problematike

Shumica e klerit tonė mysliman ėshtė formuar nė njė mungesė tė plotė vėmendjeje, indiferencė, nė vende myslimane tė orientimit radikal panislamik. Disa prej tyre janė brumosur nė kėto shkolla me njė botėkuptim tė caktuar, qė u ka zbehur deri diku qenien shqiptare, siē duket nė forume tė caktuara nė internet, apo nė ngjarje tė veēanta tė verifikuara nė vend. Sikur tė mos mjaftonte ky fluks qė iku prej vendit, e tė kthyer me tru tjetėr, veēanėrisht pas hyrjes sė vendit tonė nė Konferencėn Islamike, falė hapjes sė dyerve, nė vend pati dhe njė dukuri tjetėr. Nė gjithė territorin u vendosėn fondacione tė ndryshme, drejtuar nga individė tė huaj, disa prej tė cilėve nė mbulesėn e mėshirės, kanė pasur dhe funksione tė tjera, siē dhe u zbulua pas 11 Shtatorit, kur njėlloj vepre spastruese e autoriteteve tona tė sigurisė, tė udhėhequra nga amerikanėt, qartėsoi shumė gjėra.

Kjo mungesė largpamėsie e fillimviteve ‘90, krijoi njėlloj konfliktualiteti shtesė nė gjirin e myslimanėve. Ai ėshtė reflektuar nė pėrpjekjet pėr tė vendosur kontrollin mbi drejtimin administrativ tė Komunitetit dhe pėr pasojė, nė kontrollin e burimeve tė financimit, pronat etj. Diku konflikti ėshtė shfaqur nė beteja tė vogla banale pėr kontrollin e xhamive nė fshatra apo qytete tė caktuara. Sot tė jesh hoxhė ėshtė dhe profesion, d.m.th. tė punosh, tė paguhesh dhe tė mbash familjen. Por jo vetėm. Individė tė caktuar, me njė artikulim tė spikatur, kanė inkurajuar jo aq pak sa tė injorohen, qėndrime tė ashpra tė grigjės qė drejtojnė, ndaj feve tė tjera, simboleve tė tyre, apo dhe njėlloj antiamerikanizmi, siē ėshtė dukur nė emisione tė ndryshme, pra dhe publikisht. Tėrheqja apo largimi i kėtyre fondacioneve e ka zbehur kėtė lloj protagonizmi, por puna e hershme, apo punėra qė nuk duken faqeza, mund tė kenė lėnė gjurmė tė pashlyeshme nė ndėrgjegjen e individėve tė caktuar. Politikat banale tė ndjekura nga dy partitė kryesore nė pushtet, mungesa e standardeve unike nė kthimin e pronave, madje lakmia dhe babėzia e zyrtarėve tė caktuar shqiptarė ndaj pronave tė shumta tė komuniteteve fetare, kanė prodhuar frustrim. Nuk ėshtė kuptuar dhe nuk ėshtė dashur tė kuptohet sesa e rėndėsishme ėshtė pavarėsia financiare e komuniteteve fetare. Sot ka njėlloj qetėsie, por studimi i kėtyre dukurive ėshtė mė dritėsjellės sesa injorimi i tyre.

Pasojat e dukurive tė tilla

Kontradikta kryesore nė gjirin e bashkėsive fetare nė kohėra tė ndryshme nė vendin tonė ka qenė ajo midis interesit kombėtar dhe atij panortodoks apo panislamik. Lėvizjet e fillimshekullit tė 20 me Fan Nolin nė krye, apo hoxhallarė patriotė si Hafiz Ali Korēa, Vehbi Dibra etj., kanė synuar nė mėnyrė largpamėse tė shkėpusin bashkėsitė fetare shqiptare nga ndikimet globale islamike dhe ortodokse me frymėzim rajonal, kryesisht grek, por situata nuk ka qenė gjithnjė lineare. Politikat e menēura tė kabineteve intelektuale tė Zogut kanė rezultuar tė suksesshėm. Por pas rėnies sė komunizmit, mungesa e kuadrit fetar ortodoks, njėlloj mungese vizioni dhe pėrkulshmėria e autoriteteve tona, bėnė qė komunitetet tona tė rikrijuara siē u tha mė sipėr, tė bien nė ndikime tė huaja. Dhe pyetja shtrohet sėrish nė ngjarje tė rėndėsishme: cili interes duhet tė mbizotėrojė? Sepse shumė prej kėtyre individėve mbrojnė interpretimin se myslimanėt janė njė komb, me gjithė thėniet e Kuranit pėr popujt e ndryshėm.

Pa hyrė nė diskutime teologjike tė thella, pavarėsimi i Kosovės duhet tė vendosė ama nė pikėpyetje kėto figura qė ndihen tė lidhura me shkollėn qė kanė bėrė apo me predikues globalė myslimanė tė linjės sė ashpėr. Pse vendet islamike, me pėrjashtim tė Turqisė, nuk e njohėn menjėherė pavarėsimin e Kosovės? Nėse nė njėrėn anė, ky ishte njė lajm i mirė qė zhvleftėsonte pretendimet e serbėve apo kundėrshtarėve evropianė tė pavarėsisė qė paralajmėronin pėr rrezikun e njė shteti islamik nė zemėr tė Evropės, nga ana tjetėr ishte lajm i keq. Ishte lajm i keq, sa i takon stabilizimit tė Kosovės. Sa mė shumė vende ta njihnin Kosovėn dhe sa mė shpejt ta bėnin atė, aq mė shpejt hapej rruga e anėtarėsimit tė saj nė OKB dhe ndėrtimi i institucioneve tė saj, tranzicioni i pushteteve nga UNMIK, tek tė zgjedhurit kosovarė etj.

Por, mbi tė gjitha, ishte njė lajm qė tregoi se kėto vende teokratike, pra ku qeverisin regjime fetare, vendosėn interesin e tyre kombėtar mbi atė panislamik. Nuk e njohėn pavarėsinė e Kosovės me shumicė myslimane, pėr shkak se kėto vende janė antiamerikane dhe se sponsorėt kryesorė tė kėsaj pavarėsie janė amerikanėt. Nuk pranuan pra tė bėnin njė gjė qė, sipas tyre, favorizonte amerikanėt nė rrafsh global. Pa folur pėr atė se disa prej kėtyre vendeve kishin dhe kanė raporte tė privilegjuara me Serbinė dhe ish-Jugosllavinė e dikurshme, prej tė cilės kanė marrė dhe armė kohėt e fundit. Mund tė kenė probleme tė ngjashme nė territoret e tyre. E pra, kėto vende islamike tė linjės sė ashpėr, vendosėn interesin e tyre kombėtar mbi interesin fetar, panislamik, qė duhej t‘i detyronte tė njihnin pavarėsinė e Kosovės, menjėherė ashtu siē besonin shumė optimistė.

Nė kėto kushte, ē‘domethėnė pėr njė islamik shqiptar tė linjės sė ashpėr tė jetė antiamerikan, pasiqė amerikanėt janė nė konflikt me ndonjė klikė a regjim mysliman? Tė zgjedhė midis qenies kombėtare, qė i thotė t‘i dojė amerikanėt qė janė aleatėt tanė kryesorė, qė po forcojnė kombin tonė nė Ballkan? Apo tė zgjedhė panislamizmin dhe vendet qė nuk e njohėn Kosovėn qė i sugjeron tė urrejnė ata?
PM
Top
GAZETARI23
Postuar nė: 29.04.2008, 23:32
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 5014
Antari Nr: 9437
Bashkangjitur: 10.09.2007



sa i perket shteteve muslimane ndaj pranimit per shtetin e kosoves do bohet mirpo kjo do ndodh mbasi delegacion kosovar do shkojn ne at qendren konference islamike!

dhe dicka te ty dardan i nderuar te lutem seriozisht se shum po prekesh(provokon) ne fehn islame ti e din qe 90% shqiptar i takoijn asaj feje! per mua esht e para kombi dhe feja ! po me preke ne keto dija kjo i bije njejten menyr kur serbia apo sllavi sulmonte tokat tona dhe xhamit tona! dhe vllezerit ton mernin armet dhe luftonin , mbasi ti je shqiptar ke gjak shqiptari dhe sem intereson ciles feh i perkrah|perket , vec kisha pas deshir mos shif shum endera kunder kombit tend dhe do ndrishoijsh dicka!!!!

sa i perket temes qe ke hap hasem shum ne negativitet , bile bile shum ti vetem hap rrug per ngrindje .
tash un te kam kritiku pastaj do vije dikush tjeter dhe keshtu e ben qe te mos e lexoi heren tjeter qe na sjell ketu!

pershendes

Ky postim ėshtė ndryshuar nga GAZETARI23 nė 29.04.2008, 23:33


----------------------------------------
PUNA DHE MESIMI JAPIN DRITE!!
PM
Top
DARDANI_40
Postuar nė: 30.04.2008, 05:45
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 1406
Antari Nr: 12388
Bashkangjitur: 30.12.2007



Gazetari ,

Une kam sjelle edhe tema historike , dhe ketu jane grindur, kam sjelle tema nga shkenca dhe prape jane grindur , keto nga feja, qe ti duhet ta lexosh se une nuk po e nxjerri nga mendja ime shkrimin, nuk ka pse te jete motiv per grindje, mos u grindni me mua , por duhet grindur me arabet qe nuk e njohin kosoven shtet, une ketu vetem solla shkrimin e z. Mentor Nazarko, qe eshte edhe ai vete Musliman.
Une asgje per grindje nuk bej, por ju duket juve ashtu zoteri, lexo : shkrimi eshte shkruar nga Mentor Nazarko.......e jo nga une.

Une vetem e solla ketu qe te lexohet.

Ndersa per sa i perket asaj qe thoni qe 90% musliman, eshte genjeshter e kulluar, sa nuk kane qene kurre aq, e din gjithkush i ka studjuar statistikat.....kane qene 65 - 67% te shqiptarve musliman, e tash as 50% besoj (e kam fjalen per ne shqiperi), e andrra nuk shoh une , por disa prej jush........

Pershendetje.

Ky postim ėshtė ndryshuar nga DARDANI_40 nė 30.04.2008, 05:48
PM
Top
erman
Postuar nė: 13.09.2009, 13:41
Quote Post


Mundohem tė kyqem nė bisedė
**

Posti: Antarė
Postime: 18
Antari Nr: 23394
Bashkangjitur: 13.09.2009



http://www.islami-eshte-drit.piczo.com/web...?preview=y&cr=5
www.botaislame.com www.radioislame.com
www.radio-pendimi.comwww.d-luzha.piczo.com
www.klubikulturor.com www.rrugetepaqes.net
www.islamgjakova.net www.dritaebesimit.com
www.ankebut.com www.audionur.com
www.rrugamuslimanit.com www.ilahije.com
www.videoislamike.com www.burimi.net
www.riniaislame.com
www.mesazhi.com www.fejaislame.tk
www.pertymoter.net www.hixhret.tk
www.kurandhesunet.net
www.krenaria.com
www.fjalaebukur.com
www.faljaenamazit.com
www.dritaislame.com
www.feja-islame.com
www.udhezimi.com
www.mburoja.net
www.poezia-islame.blogspot.com
www.drejtesia.blogspot.com
www.ekonomia-islame.com
www.horizonti.com
www.ahlaku.com
www.kbi-vushtrri.com
www.islami-eshte-drit.piczo
www.mjekesia-profetike.com

www.burimijetes.com
www.ahireti-be.tk
www.vizion-islam.com
http://www.geocities.com/albislam/
www.xhamiawil.com
www.udhanexhenet.com
Udhanexhenet

www.shefqet-krasniqi.com
Loveallahlovemuhamed
www.ferid-selimi.com
www.sadullah-bajrami.com



PM
Top
erman
Postuar nė: 13.09.2009, 13:42
Quote Post


Mundohem tė kyqem nė bisedė
**

Posti: Antarė
Postime: 18
Antari Nr: 23394
Bashkangjitur: 13.09.2009



http://www.islami-eshte-drit.piczo.com/web...?preview=y&cr=5
www.botaislame.com www.radioislame.com
www.radio-pendimi.comwww.d-luzha.piczo.com
www.klubikulturor.com www.rrugetepaqes.net
www.islamgjakova.net www.dritaebesimit.com
www.ankebut.com www.audionur.com
www.rrugamuslimanit.com www.ilahije.com
www.videoislamike.com www.burimi.net
www.riniaislame.com
www.mesazhi.com www.fejaislame.tk
www.pertymoter.net www.hixhret.tk
www.kurandhesunet.net
www.krenaria.com
www.fjalaebukur.com
www.faljaenamazit.com
www.dritaislame.com
www.feja-islame.com
www.udhezimi.com
www.mburoja.net
www.poezia-islame.blogspot.com
www.drejtesia.blogspot.com
www.ekonomia-islame.com
www.horizonti.com
www.ahlaku.com
www.kbi-vushtrri.com
www.islami-eshte-drit.piczo
www.mjekesia-profetike.com

www.burimijetes.com
www.ahireti-be.tk
www.vizion-islam.com
http://www.geocities.com/albislam/
www.xhamiawil.com
www.udhanexhenet.com
Udhanexhenet

www.shefqet-krasniqi.com
Loveallahlovemuhamed
www.ferid-selimi.com
www.sadullah-bajrami.com



PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio