Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Enciklopedia 'kontestuese' nėn haresė?!
alb_te
Postuar nė: 08.10.2012, 14:44
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 3261
Antari Nr: 27212
Bashkangjitur: 29.02.2012



Akoma mbetet i paqartė fati i Enciklopedisė kontestuese tė Akademisė maqedonase tė shkencave dhe arteve. Kryetar i kėtij Institucioni Vllado Kamobvski tha se Kėshilli leksikografik i udhėhequr nga akademiku Mitko Maxhunkov deri mė sot nuk ka raportuar dhe nuk ka dhėnė ndonjė propozim rreth hapave qė duhet tė ndėrmerren nė kėtė drejtim. Kombovksi tha se nuk janė shqyrtuar as mundėsitė pėr korrigjimin e pjesėve problematike apo pėrpilimin e njė enciklopedie tė re nė kuadėr tė strategjisė sė kulturės pėr vitin 2012-2017 pėr tė cilėn diskutoi sot me Ministren e Kulturės.
“Kėshilli i qendrės leksikografike dhe redaksia po e shqyrtojnė akoma, ne si Kryesi duhet tė marrim raport pėr atė se ēfarė duhet tė bėjmė dhe kėtu mė kompetent ėshtė akademiku Maxhunkov, por akoma nuk kemi marrė as raport, as propozim apo mendimin e tyre se ēfarė do tė bėhet mė tej. Strategjia nuk flet pėr projekte konkrete nė atė pjesė, flet pėr institucione, pėr prioritet rreth hulumtimeve nė fusha tė caktuara”, deklaroi Vllado Kambovski, Kryetar i AMSHA.
Ndėrsa sa i pėrket strategjisė sė kulturės pėr periudhėn e ardhshme 5 vjeēare, Kambovski theksoi se ėshtė me rėndėsi qė ky dokument tė mos mbetet nėn hijen e pėrplasjeve politike e partiake, por tė reflektojė shoqėrinė shumė kulturore, nacionale dhe konfesionale tė Maqedonisė.
“Ne patėm mė shumė vėrejtje konkrete qė kanė tė bėjnė me ēėshtjet e multikulturalizmit, ndėrkulturalizmit, ndikimin dhe pozitėn edhe tė gjuhės dhe kulturės maqedonase, nė bashkėveprim dhe tė gėrshetuar me kulturat e tjera nė njė truall e cila ndėr shekuj ėshtė zhvilluar si vend multikulturor. Ne kemi trashėgimi shumė kulturore jo vetėm maqedonase, trualli ynė ėshtė shumė i pasur me tė gjitha kulturat dhe ndikimet e kombeve, bashkėsive etnike qė kanė jetuar nė kėtė vend”, u shpreh Vllado Kambovski, Kryetar i AMSHA.
Ministrja e Kulturės nga ana tjetėr tha se gjatė pėrpilimit tė kėtij dokumenti ėshtė kėrkuar pėlqimi i rreth 150 subjekteve kulturore nė vend, pėrfshirė edhe institucioneve shqiptare.
“Dokumenti i ėshtė dėrguar tė gjitha institucioneve tona kulturore, OJQ-ve, shoqatave qytetare, skenave tė pavarur kulturore, Akademisė maqedonase tė shkencave dhe arteve si shtėpia mė e lartė shkencore, pra propozim strategjia i ėshtė dėrguar 150 subjekteve dhe gjithashtu gjendet nė ueb faqen e Ministrisė”, theksoi Elizabeta Kanēeska Milevska, Ministre e Kulturės.
Strategjia sipas Milevskės dhe Kambovskit nuk pėrfshinė projekte konkrete por flasin pėr prioritet e institucioneve nė drejtim tė hulumtimeve tė ndryshme, edhe pse ndėr to theksuan kodifikimin e letėrsisė sė gjuhės maqedonase dhe gramatikės. Strategjia e kulturės 2012-2017 fillimisht duhet tė miratohet nė qeveri dhe mė pas tė kalojė nė procedurė parlamentare.
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio