Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Dijetar e luftėtar, Dijetar e luftėtar
SIZIFI
Postuar nė: 19.10.2012, 11:25
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 171
Antari Nr: 7390
Bashkangjitur: 15.05.2007



Dijetar e luftėtar

Ėshtė e vėrtet se Kumanova gjatė luftės sė 2001 ka dhėnė bijtė e saj mė tė mirė, po jo vetėm kaq. Ajo edhe nė tė gjitha betejat vendimtare tė popullit shqiptarė ka dhėnė burra e gra tė cilat i kanė shėrbyer kauzės sė ēlirimit tė tokave tona nga pushtuesit sllav, bizantin, romak, italian etj. Kėto njerėz e treguan veten duke u bėrė fli pėr kauzėn. Po si ishte kthimi i tė mirave nga flijimi i tyre?

Hamdi Nuhiju

Kėto ditė, nė qytetin e Kumanovės u bė pėrurimi i objektit tė ri tė Fakultetit tė Administratės sė Biznėsit, fakultet qė funksionon nė suaza tė Universitetit Shtetėror tė Tetovės. Nuk ka dyshim se ky lajm ėshtė shumė i rėndėsishėm pėr qytetarėt e Kumanovės dhe tė Komunės sė Likovės. Ėshtė njė akt historik, i cili tregon vėmendjen minimale tė qendrės ndaj kėtij vendi periferik.

E mbaj mend, agjentėt e Universitetit “ Shėn Kirili dhe Metodi”, para shumė viteve, nėpėr shkollat e mesme tė Kumanovės, bėnin njė anketė se ēfarė fakulteti duan kumanovarėt. Qėllimi i asaj ankete ishte qė nė Kumanovė tė hapet ndonjė fakultet pėr kėrkesat e kumanovarėve e tė tjerėve. Kur u kuptua se numri mė i madh i kumanovarėve, nxėnės tė shkollave tė mesme, janė shqiptarė, dhe se duan Fakultetin Ekonomik nė Kumanovė, pa marrė parasysh se cili universitet do tė vendoste qė ta sjell, menjėherė u ndėrpre iniciativa, dhe tashmė sė voni, ky universitet, hapi universitete tė reja vetėm nė pjesėn maqedonase tė Maqedonisė. Nė atė kohė, ne, nxėnėsit e shkollave tė mesme shqipe, mėsonim nė kushte katastrofike, nė tre ndėrrime. Shkaktar kryesor tė kėsaj ishin, rrahjet e vazhdueshme qė bėheshin midis nxėnėsve shqiptar me nxėnėsit maqedonas, nė objektet e pėrbashkėta. Atėherė u mor hapi historik pėr ndarjen e paraleleve shqiptare nga shkollat e pėrbashkėta me maqedonasit, dhe hapjen e shkollave tėrėsisht shqipe.

Ajo qė sot nxėnėsit shqiptarė tė Kumanovės e gėzojnė, ėshtė arritur me shumė mund dhe sakrificė. Po tashmė ato kanė edhe njė objekt modern tė Fakultetit tė Administratės sė Biznesit.

Ėshtė e vėrtet se Kumanova gjatė luftės sė 2001 ka dhėnė bijtė e saj mė tė mirė, po jo vetėm kaq. Ajo edhe nė tė gjitha betejat vendimtare tė popullit shqiptarė ka dhėnė burra e gra tė cilat i kanė shėrbyer kauzės sė ēlirimit tė tokave tona nga pushtuesit sllav, bizantin, romak, italian etj. Kėto njerėz e treguan veten duke u bėrė fli pėr kauzėn. Po si ishte kthimi i tė mirave nga flijimi i tyre?

Komuna mė e pazhvilluar nė Republikėn e Maqedonisė ėshtė Komuna e Likovės. Ndėrsa, kushtet mė tė mira klimatike nė tėrė Republikėn e Maqedonisė i ka Komuna e Likovės.

Ėshtė e habitshme qė nga kėto anė tė dalin aq trima e luftėtar tė mėdhenj qė mbrojtėn qenien shqiptare tė gjitha trojeve tona, ndėrsa kujdesi pėr zhvillimin bujqėsor shkon nė Komunat pėrreth Tetovės, e as njė pėr qind e atij kujdesi nuk derdhet nė Komunėn e Likovės.

Njeriu ēuditet, kur kupton sakrificėn e kėtyre njerėzve, ndėrsa fėmijėt e tyre jetim, sot janė tė papėrfillur nga askush.
Tė gjitha investimet nė blegtori shkojnė nė disa komuna tė Tetovės e tė Kėrēovės, ndėrsa Komuna e Likovės, vendi ku u derdh gjaku shqiptarė, zbrazet pėr shkak tė varfėrisė sė skajshme.

Me kėtė nuk dua tė them se bėhet keq qė investohet nė komunat e Tetovės e Kėrēovės, po duhet tė ekzistoj tretmani i njėjtė edhe pėr Komunėn e Likovės dhe tė Kumanovės.

Fshati Nikushtak ėshtė vetėm njė shembull, vetėm njė pjesė e kėsaj ane, e cila me rrush e me bostan mund ta furnizoj komplet gadishullin Ballkanik, e jo vetėm Maqedoninė, ndėrsa m`u nė fshatin Nikushtak gjen njerėz qė janė skajshmėrisht tė varfėr, pėr shkak tė mos pėrfilljes sė pushtetit politik tė resurseve natyrore dhe ekonomike qė ekzistojnė nė atė vend.

Likova ėshtė njė vend turistik, i cili mė pak pėrkushtim dhe investim nga ana e pushtetarėve tanė, mund tė marr pamjen e Mavrovės, ose tė Sharrit. Po ajo nuk pėrfillet aspak, dhe pėrveē disa investime individuale tė disa biznesmenėve tė caktuar, fatkeqėsisht nga pushtetarėt tanė nuk ka asnjė hap konkret pėr zhvillimin e kėtij vendi.

Bellanoci ėshtė njė fshat malor, ku mund tė zhvillohet turizmi malor, nė qoftė se investohet nė infrastrukturėn e kėtij fshati, po edhe nė qoftė se ky fshat paraqitet si atraksion turistik para investitorėve tė huaj.
Gati tė gjitha fshatrat e kėsaj ane, i plotėsojnė tė gjitha parametrat natyrore pėr njė zhvillim tė mirėmbajtshėm ekonomik. E vetmja gjė qė duhet bėrė, ėshtė zhvillimi i infrastrukturės dhe krijimit tė kushteve pėr investime nė kėto vende. Si duket kėto gjėra nuk janė nė vėmendjen e politikanėve tanė as tė tanishėm as tė dikurshėm. Nė listėn e prioriteteve tė tyre nuk ėshtė zhvillimi i Komunės sė Likovės dhe tė Kumanovės.

Mund tė themi se ėshtė e vėrtet qė nga universitetet mund tė dalin dijetar tė ardhshėm qė do t`i shėrbejnė popullit shqiptar. Atyre dijetarėve tė ardhshėm do t`u duhen punėsime, kushte pėr mbijetesė, se pėrndryshe pėrveē ngrėnies sė diplomave universitare, do tė fillojnė ta hanė edhe vetveten nga uria.
PM
Top
blerim77
Postuar nė: 19.10.2012, 12:23
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 507
Antari Nr: 19513
Bashkangjitur: 13.01.2009



Kot e kot shkrim,sdi pse cdo shkrim duhet te beje kshtu ndarje ja tetova,ja kumanova ja kercova e ja shkupi.mosni be kshtu gjera te pakten ju qe mbaheni si gazetar.luften e ben te gjith shqiptaret ne maqedoni sdi pse kshtu i ndani gjerat.mosni se turp eshte te beni kshtu shkrime.ky shtet ne asnje komun shqiptare nuk investon me lejen e politikaneve tan e tash fajet i paska tetova ose kercova ncncnxn,tetova qe 20 vjet ska uj per pije e ky thot se ne blegtori investohet ne tetov e jo ne likov hahahaha.gjunah jemi vallahi ncncncncnc..........
PM
Top
hamurabi
Postuar nė: 19.10.2012, 15:04
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 2519
Antari Nr: 17776
Bashkangjitur: 07.10.2008



 Citim (blerim77 @ 19.10.2012, 13:23)
Kot e kot shkrim,sdi pse cdo shkrim duhet te beje kshtu ndarje ja tetova,ja kumanova ja kercova e ja shkupi.mosni be kshtu gjera te pakten ju qe mbaheni si gazetar.luften e ben te gjith shqiptaret ne maqedoni sdi pse kshtu i ndani gjerat.mosni se turp eshte te beni kshtu shkrime.ky shtet ne asnje komun shqiptare nuk investon me lejen e politikaneve tan e tash fajet i paska tetova ose kercova ncncnxn,tetova qe 20 vjet ska uj per pije e ky thot se ne blegtori investohet ne tetov e jo ne likov hahahaha.gjunah jemi vallahi ncncncncnc..........

per at jemi nket derexhe se cdo kush qe din shkrim e lexim i dujet vetja i ditur dhe merr guximit edhe tshkruaj anal-iza dhe me e keqja mediumet i lejojn qe tbotohen
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio