Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Thaēizmja - Nga Albin Kurti
packs
Postuar nė: 24.10.2012, 15:37
Quote Post


Administratore
*****

Posti: Admin Forumi
Postime: 14801
Antari Nr: 17125
Bashkangjitur: 05.09.2008



Fotografi e jashtme

Prishtina nuk ka shesh pėr tė qenė. Si asnjė kryeqytet tjetėr, Prishtina nuk ka njė hapėsirė urbane qė ėshtė e hapur sheshazi midis institucioneve e godinave me vlerė tė posaēme. Prishtina thuajse ėshtė disenjuar si qytet gueril me rrugė tė ngushta nėpėr tė cilat njerėzit ikin dhe jo njė qytet revolucionar me sheshin ku mblidhen qytetarėt dhe bien pushtetet. Prishtina nuk ka asgjė, ama bash asgjė, qė do t’i pėrngjante sadopak Sheshit Skėnderbej nė Tiranė apo Trafalgar Square-it nė Londėr, e tė mos flasim pėr Brandenburger Tor-in nė Berlin apo Champs-Élysées nė Paris. Nė Prishtinė, hapėsira rrotull pėrmendores sė Skėnderbeut dhe e gjithė rruga Nėna Tereze, pėrherė ėshtė ose nė ndėrtim e sipėr ose nė shkatėrrim e sipėr. Atėherė kur digjet a rrėnohet ndonjė ndėrtesė apo atėherė kur shtrohen pllakat e reja ēdo tre vjet. Atėherė kur ngrehet diēka e shėmtuar nė pronėn publike ose atėherė kur thjesht uzurpohet e tjetėrsohet ajo.

E megjithatė kjo situatė po ndryshon. Ende jo fizikisht, porse politikisht gjithsesi. Protestat e 22 dhe 23 tetorit e bėnė sheshin duke e ēliruar atė. E rikuptimėsuan gjithė rrugėn Nėna Tereze gjer te Teatri Kombėtar. Tė hėnėn qė lamė pas, pėr tetė orė rresht u ballafaquan njėsitė speciale tė policisė me protestuesit e paarmatosur. Kordoni i policisė nuk mbronte asgjė. Ai ishte aty pėr tė sulmuar. Policė qė mbanin maska dhe dorėn nė pistoletė avansonin me ēizmet e tyre. Gazi e spreji lotėsjellės ishin aty pėr t’ua hapur rrugėn e pėr ta zhbėrė sheshin. Thirrjet e protestuesve, parullat dhe fjalimet e tyre, ishin vetė politika. Regjimi nuk fliste: troku i ēizmes policore pėrbėnte zėrin e tij. Tetė orė kanė zgjatur dhimbjet e lindjes sė sheshit. Lindja e sheshit ėshtė politike. Sheshi ėshtė politik. Vija e ballafaqimit ishte vendi ku pėrfundonte sheshi. Ēdo pėrparim i policisė speciale ishte zvogėlim i sheshit qė po pėrpiqej tė bėhej. Ēdo sprapsje e asaj policie ishte rritje e sheshit. Masa e protestuesve ishte mishėrim i sheshit nė tentativė. Sheshi shtrihej si brohoritje e zgjatur. Protestuesit ishin sheshi. Sheshi ishte protestues.

Nė orėt e pasdites lėvizja u bė njėkahore. Prej Fakultetit Filozofik dhe Rektoratit e deri te Teatri Kombėtar shtohej masa e qytetarėve qė iu bashkuan protestės kurse policia speciale tėrhiqej. Rruga Nėna Tereze u ēlirua pėr t’u bėrė shesh. U fitua liria e lėvizjes dhe e tubimit. Policia i kishte luftuar pėr tetė orė kėto dy tė drejta tė qytetarėve. Sepse ajo edhe bllokonte e sulmonte protestuesit por edhe orvatej qė t’i shpėrndante ata. Liria e lėvizjes dhe e tubimit janė vetė sheshi. Ato u fituan nė mėnyrėn qė dėshmoi se liria e lėvizjes nis me lėvizjen e jo me lirinė. Dhe, njėsoj, liria e tubimit nis me tubimin e jo me lirinė. Ky fakt ėshtė i pakapėrdishėm pėr regjimin. Ata duan qė ne tė kėrkojmė leje pėr tubimin dhe pėr lėvizjen, duke harruar qė ne kemi ardhur nė ekzistencė duke u tubuar pėr tė lėvizur. Mendėsia qė thotė se duhet kėrkuar leje nga autoritetet pėr t’u tubuar dhe pėr tė lėvizur i pėrket shtetit policor ku polici konsiderohet mė i rėndėsishėm sesa njeriu e qytetari, sesa aktivisti shoqėror e politik, dhe sesa deputeti i Kuvendit tė Republikės. Kjo mendėsi nuk e pranon Deklaratėn Universale tė tė Drejtave tė Njeriut, pėrkatėsisht nenin 20 tė saj, qė garanton lirinė e tubimit dhe asocimit. Leje nga policia pėr t’u mbledhur?! Kjo pikėpamje ėshtė e verbėr mu sikurse dhuna e shtetit policor.

Njė ditė mė pas, nė protestėn e sė martes, u konfirmua liria pėr shesh dhe liria e sheshit. U vėrtetua se sheshi ėshtė i qytetarėve dhe jo i Qeverisė. S’kishte mė kordone policore. Ata ishin dorėzuar e kishin hequr dorė. Grumbuj policėsh po mrizonin nėn hijen e njė peme te porta e poshtme e Qeverisė. Qytetarėt dėshmuan qė nuk frikėsohen. Erdhėn nė protestėn e radhės nė numėr shumė mė tė madh. Rrahjet qė kishin pėrjetuar kishin shtuar numrin dhe pėrkushtimin e tyre. Solidariteti qytetar pėrbėn qytetarin.

Policia nė shesh ėshtė gjithmonė tashmė dhunė. Sheshi nuk e duron policinė. Sheshi ėshtė momenti i kongruencės sė republikės dhe publikes. Nuk ka republikė pa shesh. Republika kalon nėpėr shesh. Sheshi ėshtė qėndrueshmėria e qytetarit nė republikė dhe brishtėsia e qeverisė nė demokraci.


----------------------------------------
Miremengjesi pasqyra ime, dukeni tmerrshem sot .

Me duket mjaft fola une per veten , dua te di dicka per ju -cfare mendoni ju per mua ?:P
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio