Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Politikė edhe nė librat e Muzikės
alb_te
Postuar nė: 05.11.2012, 00:28
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 3261
Antari Nr: 27212
Bashkangjitur: 29.02.2012



Shkup – Kėshilli i Arsimtarėve Shqiptarė ka marrė vendim pėr tėrheqjen e teksteve shkollore tė lėndės sė Muzikės tė shkollave fillore, si pasojė e gabimeve tė shumta gjuhėsore tė pėrfshira nė kėto libra, gjatė pėrkthimit nė gjuhėn shqipe nga ajo maqedonase, gjithashtu edhe nga anashkalimi i autorėve shqiptarė, si dhe mungesa e leksioneve pėr muzikėn burimore shqiptare.

Kryetari i Lidhjes sė Artistėve tė Muzikės Shqiptare nė Maqedoni, Adem Ymeri, thotė se duhet tė korrigjohen tė gjithė librat aktual tė lėndės sė Muzikės, ngase pos gabimeve nė pėrkthim, ka gabime edhe nė aspektin pedagogjik, meqė kėngėt maqedonase janė pėrkthyer pa pasur kujdes nė shkallėn e notave muzikore.

“Librat e punuar nga profesionistė tė lėmit tė muzikės nga autorė maqedonas i kanė dedikuar dhe pėr fėmijėt maqedonas. Ėshtė e kuptueshme se ata janė pėrgjegjės vetėm pėr palėn maqedonase. Sipas asaj qė kam kuptuar gjatė botimit tė librave tė muzikės para njė viti, nė shpejtėsi ėshtė urdhėruar nga ish-ministri i Arsimit, Todorov, qė librat e njėjtė tė pėrkthehen edhe nė gjuhėn shqipe dhe tė jenė nė duart e nxėnėsve me njė shtator”.“Mangėsitė janė evidente, veēanėrisht kėngėt janė tė shkruara nė gjuhėn maqedonase pėr fėmijėt maqedonas dhe pastaj MASH-i i ka pėrkthyer fjalė pėr fjalė, pa mbajtur llogari pėr tėrėsin logjike. Kėshtu qė automatikisht libri ėshtė i pavlefshėm nėse pėrkthehet fjalė pėr fjalė, kėngėt pa metrikė, pa dinamikė, pa respektuar notat”, vlerėson Ymeri.

Ai thekson thekson se autorėt shqiptarė tėrėsisht janė anashkaluar, si nė tekstet shkollore tė klasave tė ulėta tė arsimit fillor, ashtu edhe nė librat e shkollave tė mesme.

“Autorėt shqiptarė nė kėta libra fare nuk ekzistojnė, dėgjimi i muzikės shqipe ėshtė anashkaluar tėrėsisht. Nuk ka asnjė kėngė ose autor shqiptar, siē ėshtė Zadeja apo Dhomi, qė tė mėsohet nė leksionet e librave shkollore nga lėnda e Muzikės”, thekson Ymeri.

Pedagogėt e muzikės jo rrallė pėrdorin tekste nga lėnda e Muzikės nga autorė tė ndryshėm tė Kosovės dhe Shqipėrisė, ndėrkohė qė Ministria e Arsimit dhe Shkencave njofton se ėshtė formuar dhe njė grup i veēantė qė merret me shqyrtimin e kėtyre problemeve dhe pritet vendimi i Komisionit Nacional pėr botimin e librave tė rinj.Zėvendėsministri i Arsimit dhe Shkencės, Safet Neziri, i ka ftuar pedagogėt shqiptarė qė tė paraqiten nė konkursin pėr pėrpilimin e plan-programeve mėsimore.

“Do tė kisha apeluar te tė gjithė ata autorė tė interesuar, si bashkėpunėtorė profesionalė tė jashtėm, tė paraqiten nė byronė nacionale tė Arsimit nė Maqedoni pėr ta ndihmuar procesin e pėrpilimit tė plan-programeve”, thotė Neziri.

Mirėpo, Lidhja e Arsimtarėve Shqiptarė nė Maqedoni, si problem fokuson faktin se konkursi, sipas ligjit, ėshtė vetėm nė gjuhėn maqedonase dhe autorėt shqiptarė qė nė start diskriminohen, sepse duhet tė bėjnė dyfish punė, meqė librat me tė cilėt konkurrojnė, duhet tė jenė tė pėrkthyer nė gjuhėn maqedonase, edhe pse anėtarėt e komisionit nga presioni i politikės, kanė thėnė se do t`i i pėrfillin edhe librat konkurrent vetėm nė gjuhėn shqipe.

Nuhi Dardhishta, kryetar i Lidhjes sė Arsimtarėve Shqiptarė, zgjidhjen e problemit e sheh nė pėrzgjedhjen e librave nga grup autorėsh tė dy etniteteve mė tė mėdha, shqiptarėve dhe maqedonasve.“Vėshtirė se konkurrojnė autorėt shqiptarė, sepse ėshtė Ministria e Arsimit dhe Shkencės ajo qė i shtyp tekstet shkollore dhe meqė janė pak tekste shkollore dhe vetėm njė tekst shkollor merr licencė nga byroja e zhvillimit, do tė thotė nga komisioni nacional merr vizė vetėm njė tekst shkollor pėr lėndėt pėrkatėse, ju mund ta llogarisni se a do tė kalojė teksti i njė autori shqiptarė apo maqedonas”.

“Prandaj, ne si Lidhje e Arsimtarėve Shqiptarė kemi propozuar qė tekstet shkollore tė pėrzgjidhen nga grup autorėsh tė kombinuar tė pėrkatėsisė maqedonase dhe asaj shqiptare dhe pėrpilimi i teksteve tė bėhet bashkėrisht. Nė kėtė formė besojmė se do tė evitohen gabimet e shumta”, nėnvizon Dardhishta , duke shtuar se ėshtė i madh numri i recensentėve, tė cilėt nuk pranojnė tė vėnė firmėn nė librat aktualė:“Recensentėt kanė mė sė shumti pėrgjegjėsi nėse teksti ka gabim. Kėshtu qė ėshtė numri i madh i recensentėve qė pasi kanė konkurruar, tėrhiqen, pėrfshirė kėtu dhe maqedonasit, sepse pagesa ėshtė shumė e vogėl kurse pėrgjegjėsia ėshtė e madhe. Thjesht, ėshtė bėrė e vėshtirė dhe gjetja e recensentėve, andaj them se problemi mund tė zgjidhet pėrmes pėrzgjedhjes sė librave tė pėrpunuara nga grup autorėsh”.

Probleme tė shumta me tekstet shkollore viteve tė fundit janė shfaqur edhe nė lėndėn e Historisė dhe atė tė Gjeografisė, nė tė cilat, pos gabimeve teknike, ka dhe shumė tė pavėrteta pėr historinė e shqiptarėve, ku edhe fyhen qytetarėt shqiptarė.
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio