Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Mėrgimtar, kėrkoni pėrgjigje nga Ali Ahmeti.....
GuriShipes
Postuar nė: 17.11.2012, 00:49
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 760
Antari Nr: 25617
Bashkangjitur: 16.11.2010



Mėrgimtar, kėrkoni pėrgjigje nga Ali Ahmeti jo patetizėm dhe folklor


Hasim FEHMIU


Nga mediumet mėsova pėr vizitėn e Ali Ahmetit dhe grupės sė tij tė ngushtė nė disa shtete tė europės perėndimore. Kėta takime ndodhin pas njė periudhe shumė tė gjat tė qėndrimit tė tij nė qeveri nė Maqedonisė, duke pėrjashtuar vizitat e pėrfaqėsuesve shqiptar nė qeveri, nė institucionet e shteteve perėndimore. Nėse kjo vizitė ėshtė vėrtet ballafaqim me diasporėn shqiptare dhe nuk ėshtė njė shoė dhe propagandė partiake me miqt e tij tė dikurshėm dhe klaneve tė ekipit tė Aliut nė europėn perėndimore, Aliu do ta ketė punėn vėshtirė ta argumentojė pozicionin e tij nė qeverinė e Maqedonisė kėta 10 vitet e fundit dhe njėkohėsisht ti bind kėta shqiptar tė cilėt e pėrkrahin dhe i ndihmuan luftės sė UCK-sė sė 2001-it se kjo luftė nuk u tradhtua nga konjuktura aktuale politike, BDI, nėse do tė ekzistonte njė debat dhe dialog i vėrtetė i Ali Ahmetit me siguri do tė duheshe tė prezentonte rezultatet e tija, debati patjetėr duhet tė pėrfshijė edhe tema dhe pyetje tė cilėt normalisht ai vetvetiu nuk do ti hap, por shqiptarėt e diasporės duhet ti hapin dhe tė kėrkojnė llogari nga ai si lider qė qėndron nė pushtet afėr 10 viteve. Rezultatet duhet patjetėr tė jenė pika referimit nė kėtė tubime tė BDI-sė, dhe jo bisedat patetike pėr madhėshtine e Skenderbeut apo Hasan Prishtinės, vepra kėto tė uzurpuara nga BDI-ja.

Me siguri Aliu do tė flet pėr shumė gjėra, ndėrsa shqiptarėt kanė nevojė pėr shpjegime tė cilat patjetėr tė jepen prej tij, dhe kėta shpjegime duhet tė jenė tė qarta, tė sakta, jo manipulative, jo fraza dhe jo nga pozicioni i avokatit tė Republikės sė Maqedonisė. Kėta pyetje janė tė shumta dhe mund tė ia fillojmė:

Nė kėtė 100 vjetor tė Pavarėsisė sė Shqipėrisė, kur Kosova dhe Shqipėria festojnė nė mėnyrė institucionale, 1 pyetje pėr Ali Ahmetin: Sa qeveria e pėrkrah nė mėnyrė institucionale dhe financiare kėtė 100 vjetor? Pėrjashto kėtu prezencėn e ministrave dhe funksionarėve shqiptar nė kėtė ministri. Diaspora e din qė qeveria e Maqedonisė ka ndarė 0 denar pėr kėta manifestime, ndėrsa me 25% e buxhetit tė Maqedonisė financohen datat, personalitetet dhe ngjarjet e rėndėsishme tė popullit maqedonas.

-Diaspora duhet tė kėrkoj pėrgjigje prej Ali Ahmetit se pėrse shtohet gjithė e mė shumė numri i mėrgimtarėve shqiptar, pse shqiptarėt jetojnė dita ditės mė keq, pse shqiptarėt nuk pėrjetojnė zhvillim ekonomik, punėsime tė reja apo investime dhe rritje tė standardit? Diaspora duhet tė kėrkojė pėrgjigje prej Ali Ahmetit se pse u lanė nė harresė 5 komunikatat e para tė UCK-sė ku thuhej se kėrkojmė bashkim me Shqipėrinė? Ai poashtu duhet tė sqarojė se si lejoi qė tė zvogėlohet flamuri kombėtar, pėr tėrėsinė e tė cilit mijėra dhe miliona jetė shqiptarėsh u dhanė historikisht. Ai duhet tė sqarojė se pse e kufizoi pėrdorimin e gjuhės shqipe vetėm brenda Parlamentit tė vendit! Ali Ahmeti duhet ti sqarojė diasporės se pse nė vitin 2009 votoi pro ligjit pėr maqedonishten nga klasa e parė dhe ligjin pėr natalitet ku duhej tė shpėrblehen vetėm nėnat maqedonase? Ali Ahmeti duhet tė sqarohet edhe pėr lejen qė ia dha qeveria botimit tė Enciklopedisė maqedonase nė 2010?

Bashkatdhetarėt tanė duhet ta pyesin Ali Ahmetin pėrse tė vrarėt e 2001-it ende nuk kanė status tė zgjedhur juridik? Kaluan 10 vite qė ushtarėt e UCK-sė mashtrohen nė kontinuitet pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė tyre, disa prej tyre u vranė pas lufte, ndėrsa tė tjerėt jetojnė nė varfėri tė skajshme, vetėm “krerėt” e UCK-sė kanė jetė luksoze tė gjithė shqiptarėt vuajnė. Diaspora gjithashtu duhet tė pyes Ali Ahmetin se sa ka kushtura njė luan dhe njė urrė e Gruevskit, dhe sa ka kushtuar Skenderbeu, (raporti financiar ėshtė qė luani dhe urra kushtojnė 19 milion euro fonde shtetėrore, ndėrsa Skenderbeu 200 mijė euro fonde private nga biznesi shqiptar). Diaspora shqiptare duhet poashtu tė pyes Ali Ahmetin se pėrse pėrmendoret e sllavėve ndėrtohen me para tė shtetit ndėrsa pėrmendoret e shqiptarėve me vet-kontribut tė biznesmenėve shqiptarė.

Diaspora duhet ti thoti troē Ali Ahmetit se problemet e shqiptarėve nuk zgjidhen nėpėrmjet kutiave me amendamente pėr tė bllokuar ligje sllave, por me kuti me amendamente me propozim-ligje nė favor tė shqiptarėve, marrėzia qė bėn kjo strukturė gjoja pėr parandalim tė ligjeve kundėr shqiptarve duhet tė zavendėsohet me iniciativa pėr miratim tė ligjeve me interes pėr shqiptarėt. Ali Ahmeti devijoi tėrėsisht..

Pėr nė fund, nė qoftė se nuk jeni tė kėnaqur nga pėrgjigjet e tij, nė qoftė se vėreni se ai sėrish ju manipulon, mundeni lirisht tė pėrjashtoni nga salla Ali Ahmetin dhe 40 hajdutėt e tij, sepse ju nuk vareni prej tij dhe ndikimi tij nė Europė ėshtė 0, po aq sa nė institucionet e Maqedonisė.
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio