Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> A ėshtė fillimi i fundit tė Maqedonisė sė Ohrit!?
GuriShipes
Postuar nė: 21.11.2012, 22:34
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 760
Antari Nr: 25617
Bashkangjitur: 16.11.2010



Shkruan: Rizvan SULEJMANI, Shkup


Kriza politike dhe pasojat


Njė ditė para votėbesimit tė qeverisė Menduh Thaēi deklaroi se ai nuk do tė votojė pėr rrėzimin e qeverisė pėr t'i dhėnė shanse BDI-sė qė ta ndalojė ligjin. Pas kėtij qėndrimi tė PDSH-sė, edhe sikur LSDM-ja dhe BDI-ja tė kishin votuar pėr rėnien e qeverisė, nuk i kishin votat e mjaftueshme pėr ta rrėzuar atė. Edhe pse nė shikim tė parė qėndrimi i PDSH-sė duket parimor, motivet e vėrteta ende nuk dihen.

Ditėve tė fundit nė skenėn politike tė Maqedonisė ishim dėshmitarė tė njė drame me shumė akte por pa pėrfundim. Ndodhėn aq shumė ngjarje, marrėveshje ndėrpartiake, qėndrime politike joparimore, saqė nė momente sikur humbet logjika politike.

Gjithė kjo do tė fillojė me njė veprim qė ministri i Mbrojtjes, Fatmir Besimi, e bėri nė Sllupēan tė Kumanovės. Ai nė funksionin e ministrit tė Mbrojtjes sė Republikės sė Maqedonisė me njė grup ushtarėsh nga kabineti i tij u pėrkul para varrezave tė ushtarėve tė UĒK-s nė kėtė fshat. Ky veprim hasi nė reagim tė madh nė opinionit publik, gjė qė bėri qė kryeministri Nikolla Gruevski nė shenjė ndėshkimi tė partnerit tė koalicionit, Bashkimin Demokratik pėr Integrim (BDI), t'i urdhėrojė deputetėt e tij qė nė parlament tė propozojnė ligj pėr tė drejta shtesė pėr ushtarėt dhe policėt e vrarė nė konfliktin e 2001-shit, duke i pėrjashtuar nė mėnyrė eksplicite ish-ushtarėt e UĒK-sė. Mediat shqiptare kėtė ligj e quajtėn me ironi ligj “i Branitellave” (Mbrojtėsve), ndėrsa edhe unė do ta quaj ashtu. Kjo sjellje e kryeministrit e shqetėsoi BDI-nė, e cila u deklarua se do tė vihet nė pikėpyetje koalicioni nėse ligji kalon pa i pėrfshirė edhe ushtarėt e UĒK-sė ose pa u tėrhequr nga procedura parlamentare. Ky qėndrim i BDI-sė u prit me shumė simpati nga shqiptarėt e Maqedonisė, ngase pėr herė parė panė qė kjo parti tė reagojė ashpėr pėr ēėshtjet qė i tangojnė shqiptarėt, ngase bindja e pėrgjithshme ėshtė se Partia e Ahmetit, ka pozitė inferiore nė Qeveri.

Nga ana tjetėr, partia opozitare maqedonase, Lidhja Social Demokrate e Maqedonisė, (LSDM), edhe pse bėri njė koalicion parazgjedhor pėr zgjedhjet lokale 2013 me Partinė Demokratike Shqiptare (PDSH), reagoi shumė ashpėr ndaj gjestit tė Fatmir Besimit dhe u vu plotėsisht nė mbėshtetje tė kryeministrit pėr ligjin nė fjalė. Ndėrkaq, partitė politike shqiptare, tė gjendura nė kėtė situatė nė tė cilėn i solli deklarimi i partive maqedonase, edhe ata i dhanė pėrkrahje pa rezervė BDI-sė. Kėshtu ligji filloi procedurėn parlamentare, por me shumė obstruksione nga ana e BDI-s. Seanca e komisionit pėrkatės u bllokua nga BDI-ja dhe kėshtu nuk u arrit qė ligji tė vihet nė seancė plenare, ku do tė mund tė debatohet. Pas kėsaj kryetari i VMRODPMNE-sė, njėherazi edhe kryeministėr, pranoi publikisht se ka krizė ndėrmjet partnerėve tė koalicionit. Pati edhe njė takim Gruevski-Ahmeti, por pa sukses. Pas gati dy muajve pa rrugėdalje, partia mė e madhe opozitare, LSDM, ngriti interpelancė pėr qeverinė, me ēka do ta komplikojė edhe mė situatėn politike.

Nėse pėrpiqemi ta shtjellojmė situatėn, do tė themi se Bashkimi Demokratik pėr Integrim, si parti mė e madhe shqiptare dhe pjesėmarrėse nė Qeveri, luftėn e saj politike e ka bazuar mbi njė princip qė vet e ka caktuar dhe nė dy shtylla programore qė i kanė mbetur pa realizuar si premtime parazgjedhore. Ajo pikė sė pari ende e trajton veten si parti tematike me njė qėllim – implementimin e Marrėveshjes Kornizė tė Ohrit (MKO), si dhe si promotor kryesor i integrimeve euroatlantike. Parimin qė ajo e ka promovuar ėshtė: partitė fituese nė njėrin dhe nė kampin tjetėr politik bėjnė qeveri. Ky parim tanimė ėshtė bėrė rregull e pashkruar. Ose, mė qartė, partia fituese maqedonase dhe paria fituese shqiptare bėjnė shumicėn qeveritare. Kjo rregull nė mėnyrė eksplicite nuk buron nga MKO-ja, por procedurat parlamentare nė mėnyrė indirekte e imponojnė atė. Pėrjashtim ishte viti 2006, kur pas zgjedhjeve parlamentare, VMRO-DPMNE-ja bėri koalicion me Partinė Demokratike Shqiptare edhe pse kjo e fundit nuk i kishte fituar zgjedhjet nė kampin politik shqiptarė. Ky pozicion i PDSH-sė do tė mbrohet me argumentin se partitė me orientim tė njėjtė ideologjik do tė mund tė funksionojnė mė mirė nė qeveri. Asokohe BDI-ja do ta kundėrshtojė ashpėr kėtė veprim me arsyetimin se kjo ėshtė shkelje e vullnetit politik tė shqiptarėve dhe humb kuptimin e garės zgjedhore ndėrshqiptare. Ndėrkaq ekspertėt do tė pėrplasen nė temėn: ēfarė ėshtė mė me rėndėsi nė njė shtet multietnik – legaliteti apo legjitimiteti?! Asnjėri as tjetri koncept nuk ėshtė pa dobėsi dhe pa pėrparėsi. Legalistėt do tė deklarojnė se tangoja politike ėshtė mė mirė tė luhet me partner qė e njihni, tė njė ideologjie, qė tė mos i shkelin kėmbėt njėri-tjetrit. Kjo ka pėrparėsi, sepse qeverinė e bėn mė efikase nė funksionim. Ata qė legjitimitetin do ta vėnė nė rend tė parė do tė promovojnė idenė se nė shtete multietnike, pėr tė pasur paqe nė terren, duhet tė respektohet vullneti i komuniteteve. Kjo nėnkupton se sovrani ua cakton partnerin ose, si nė lojėn amerikane, sipas muzikės tė ndėrrohet partneri. Ose, mė saktė, ėshtė e mundur qė pėr shkak tė dallimeve ideologjike dhe programore partitė tė kenė konflikte nė qeveri, por me rėndėsi ėshtė tė kemi paqe nė terren. Kjo ndoshta e bėn qeverinė jo shumė efikase, por ėshtė mė e drejtė dhe mė demokratike, qė do tė thotė se konflikte mund tė ketė nė institucione por jo nė terren. Nė institucione ka rregulla dhe procedura, andaj konflikti nuk mund tė prodhojė dhunė, kurse nėse konflikti bartet nė popull, atje ajo duket si njė lojė futbolli kur publiku hyn nė terren. Ky ėshtė njė parim qė tanimė ėshtė bėrė rregull, por ja qė BDI-sė i bėn problem, kurse opinionin publik e shqetėson. Partitė nė pushtet i shkelin kėmbėt njėri-tjetrit nėn tavolinė por mbeten ende rreth saj. Ata kanė dallim rreth dy ēėshtjeve me rėndėsi, qė duket si konflikt intra-qeveritar. Pikėsėpari VMRO-DPMNE-ja nuk pranon qė statusi i ish-ushtarėve tė UĒK tė barazohet me ushtarėt dhe policėt e vrarė nė vitin 2001 dhe, e dyta – sipas kėsaj partie, ēėshtja e emrit duhet tė ketė pėrparėsi nė krahasim me integrimet nė NATO dhe BE. Nga ana tjetėr, BDI ėshtė promovuese kryesore e proceseve integruese dhe mbron qėndrimin se afrimi drejt NATO-s dhe BE-sė do ta pėrshpejtojė zgjidhjen e problemit me emrin dhe ajo nuk mund tė heqė dorė nga njė ēėshtje kyēe, siē ėshtė zgjidhja e statusit tė ish-ushtarėve tė UĒK-sė. Prandaj qėndrimi i saj do tė mund tė pėrshkruhet si: ligj - JO, BE – PO ose “tė mbyllet dera e sė kaluarės pėr t'u hapur dera e sė ardhmes”. Aq mė tepėr kur BDI-ja udhėheq me sektorin e euro-integrimeve me nėnkryetaren e partisė, ndėrsa ajo nga pozita e zėvendėskryeministres sė Qeverisė arriti tė bėj njė hap tė vogėl, por me rėndėsi, nė kėtė drejtim, duke filluar bisedimet nė nivel tė lartė.

Nė takimin e fundit qė pati nė Shkup komisari pėr Zgjerim Fyle u shprehu komplimente veprimeve tė Qeverisė me sugjerime pėr ruajtjen e qetėsisė ndėretnike. Kėto qėndrime do tė vėrtetohen edhe nė raportin e fundit tė Komisionit Evropian. Raporti shumė pozitiv do tė pėrcillet me porosinė se ēėshtja e emrit mbetet kusht pėr integrimet por edhe se mund tė ketė bisedime paralele pėr emrin dhe pėr BE-nė. Raporti gjithashtu ka notuar nevojėn pėr pajtim ndėretnik. Se ēėshtja e emrit do tė trajtohet mė seriozisht nė ditėt nė vijim, tregon letra qė ministri i Punėve tė Jashtėm tė Greqisė i dėrgoi homologut tė tij, ku kėrkohet nėnshkrimi i njė marrėveshje ndėrshtetėrore pėr moscenim tė integriteti territorial. Kjo ėshtė njė shenjė se presioni ndėrkombėtarė do tė rritet dhe kjo do ta vė nė sprovė orientimin euro-integrues tė Gruevskit, pėr tė cilin shumėkush mendon se nuk ėshtė i sinqertė. E gjendur para kėtyre momenteve, BDI-ja nuk guxon ta humbė kėtė shans sado i vogėl qė duket. Kam pėrshtypjen se pozicionet e betonuara ndėrmjet Greqisė dhe Maqedonisė rreth kėsaj ēėshtje, qė mund tė pėrshkruhen si “emri pastaj integrimet”, si pozicion grek, dhe “bisedime pastaj emrin”, si pozicion maqedonas, lėvizin nė pozicion “pak bisedime pak emėr”.

Nė kėtė situatė BDI-ja bėnė luftė nė dy fronte: tė bllokojė ligjin “e Branitelave” me instrumente legale qė i lejon Rregullorja e Parlamentit dhe ta ruajė paqen nė terren dhe tė mos e bllokojė nė tėrėsi Parlamentin pėr t'i lėnė hapėsirė qė t'i aprovojė ligjet qė kanė flamurin evropian. Tani pozita e saj ėshtė si e policit nė udhėkryq, qė rregullon trafikun. LSDM-ja e Cėrvenkoskit, si duket komplet e papėrgatitur nė kėtė lojė, duke menduar se kjo ėshtė vetėm njė blof i partive qeveri, ajo i dha pėrkrahje pa rezervė partisė maqedonase pėr tė aprovuar njė ligj, duke u shndėrruar nė faktor destruktiv. Nė kėtė moment lufta intra-qeveritare e partnerėve tė koalicionit u shndėrrua nė luftė ndėretnike. Vija e ndarjes etnike u forcua kur dy partitė politike shqiptare u vunė nė mbėshtetje pa rezervė ndaj partisė politike shqiptare nė qeveri, BDI-sė. Pas gati dy muaj bllokadash dhe obstruksionesh tė partnerėve tė koalicionit, qė do tė paraqitet nė forma tė ndryshme, si: emėrtimi i shkollave me emra tė heronjve shqiptarė nė Komunėn e Ēairit pa marrė pėlqimin e Ministrisė sė Arsimit, intonimi i himnit kombėtar nė universitet, mbyllja e klasave me mėsim nė gjuhėn maqedonase me numėr tė vogėl nxėnėsish, kjo si reagim ndaj mbylljes sė njė paralele shqiptare nė njė komunė me shumicė maqedonase, LSDM-ja opozitare do tė kėrkojė interpelancė tė Qeverisė. Kjo nuk do tė kishte paraqitur ndonjė problem po qe se partia opozitare do tė kishte qenė e gatshme pėr zgjedhje. Ajo kėrkon ta rrėzojė qeverinė, por nuk dėshiron zgjedhje tė parakohshme. Nuk dėshiron zgjedhje, ngase tė gjitha sondazhet tregojnė se partitė nė pushtet, ajo maqedonase dhe ajo shqiptare, edhe mė tutje janė parti me pėrkrahje mė tė madhe nė popull. E vetėdijshme pėr kėtė dhe pėr paaftėsinė e saj qė tė marrė legjitimitet, ajo tėrė kohėn kėrkon qė tė vijė nė qeveri duke krijuar kriza politike nga faktori politik shqiptar, BDI-ja. Kjo do tė nėnkuptonte qė kjo parti tė prishte principin qė vet e kishte vendosur. Por, edhe sikur tė kishte bėrė njė hap tė tillė BDI-ja, problemi ėshtė se ajo nė kėtė moment ishte e paarsyeshme pėr dy shkaqe. Njė, LSDM-ja me mbėshtetjen qė i dha ligjit tė “Branitellave” bėri tė qartė se ajo nuk ėshtė partnere pėr zgjidhjen e kėtij problemi edhe se individė tė caktuar nga ky koalicion dhanė deklarata se duhet gjetur njė zgjidhje pėr kėtė problem. Shkaku tjetėr ishte se njė ditė para votėbesimit tė qeverisė Menduh Thaēi deklaroi se ai nuk do tė votojė pėr rrėzimin e qeverisė pėr t'i dhėnė shanse BDI-sė qė ta ndalojė ligjin. Pas kėtij qėndrimi tė PDSH-sė, edhe sikur LSDM-ja dhe BDI-ja tė kishin votuar pėr rėnien e qeverisė, nuk i kishin votat e mjaftueshme pėr ta rrėzuar atė. Edhe pse nė shikim tė parė qėndrimi i PDSH-sė duket parimor, motivet e vėrteta ende nuk dihen. Ajo njė kohė mė tė gjatė trumbetonte se gjithė partitė duhet tė bėhen bashkė dhe ta nxjerrin nga pushteti Nikolla Gruevskin, kurse nė momentin vendimtar nuk e bėri atė. Aty mund tė ketė disa arsye: njė, o PDSH-ja u frikua qė tė jetė nė tė njėjtėn linjė me LSDM-nė, me tė cilėn ajo paraprakisht bėri marrėveshje parazgjedhore pėr zgjedhjet lokale, qė ishte marrėveshja e parė e njė partie shqiptare me njė maqedonase para zgjedhjeve, por qė nuk u prit fare mirė nga anėtarėsia e vetė; dy, ndoshta kishte marrėveshje me LSDM-nė qė ai nė atė mėnyrė ta pengojė rėnien eventuale tė Qeverisė, pasi vendimi i BDI-sė deri nė atė moment nuk dihej dhe interpelanca tė shėrbejė vetėm pėr pikė politike, por jo edhe tė krijojė situatė pėr qeveri tė re ose pėr zgjedhje tė reja; tre, ndoshta Thaēi kishte marrėveshje me Nikolla Gruevskin qė spekulohej qė nėse BDI-ja do ta prishte principin e vendosur nga vetė ajo, me automatizėm pas zgjedhjeve do t'i krijohej mundėsi tė futej nė qeveri edhe nėse nuk e fiton legjitimitetin tek shqiptarėt. Ky moment nga ana tjetėr do t'i krijonte pozicion edhe mė tė fuqishėm VMRO-DPMNE-sė pėr presion ndaj BDI-sė si rival i saj kryesor.

Kjo situatė, kur BDI-ja bėn rolin e policit nė udhėkryq, e bėn qė tė sulmohet nga tė gjithė. Prej PDSH-sė, si rivale tė drejtpėrsėdrejti nė zgjedhje, prej VMRO-DPMNE-sė, ngase e sheh si partner tė imponuar e jo tė dėshiruar, kurse prej LSDM-sė si parti qė e mban nė qeveri Gruevskin. Ky pozicion delikat bėn qė BDI-ja tė jetė targeti kryesor i gjithė partive politike. Po a ėshtė kjo e tėra?!

Dy ēėshtje tjera e bėjnė situatėn mė serioze: njė; kriza e rėndė ekonomike, e cila nė ēdo moment mund ta nxjerrė nga kontrolli shtetin e brishtė dhe multietnik Maqedoni dhe, dy; situata rreth bisedimeve tė mundshme tė Kosovės me Serbinė. Krizėn ekonomike dhe pasojat prej saj nuk do t'i komentoj, por vetėm do tė konstatoj se mund tė ndikojė shumė nė rrjedhat politike, ndėrsa do tė ndalemi tek e dyta.

Tanimė pothuajse ėshtė ndėrtuar pozicioni i qeverisė sė re tė Serbisė rreth bisedimeve. Kryeministri Daēiq propozon ndarjen e Kosovės, ndėrsa qeveria aktuale e Kosovės, ne krye me Hashim Thaēin, ende qėndron nė pozicionin se nuk ka ndarje. Argumentin kryesorė kundėr ndarjes kjo qeveri e bazon se kjo do tė ketė efekt domino nė gjithė Ballkanin dhe para sė gjithash nė Maqedoni. Promotor mė i zėshėm i kėtij qėndrimi ėshtė Hashim Thaēi, tė cilit pozicionet ēdo ditė e mė tepėr i rrėnohen prej funksionarėve tė partisė sė vet. Sipas meje, lufta brenda PDK-sė dhe ri-formatimi i qeverisė mund tė prodhojė njė qėndrim tė ri vis a vis veriut tė Kosovės, si kundėrpartner i opsionit serb. Pyetja kryesore qė shtrohet ėshtė: si do tė reflektojė kjo nė Maqedoni? Shumica e analistėve nė Maqedoni pajtohen se rėnia e BDI-sė, posaēėrisht e Ali Ametit, ėshtė edhe rėnia e MKO-sė. BDI-ja dhe Ali Ameti, janė mbrojtėsit mė besnikė tė kėsaj marrėveshje. Nėse kjo ėshtė kėshtu, pyetje e radhės ėshtė: a pėrgatitet terreni politik kėtu dhe nė regjion pėr skenar dhe opsione tė reja pėr Ballkanin. E di se ėshtė paksa e ēuditshme nga Shkupi tė pėrgatitet ndarja, por, rastėsisht apo me qėllim, sot nė skenėn politike kemi njė koalicion parazgjedhor tė njerėzve qė as personalisht e as ideologjikisht nuk janė tė afėrt: kemi koalicionin ku merr pjesė Branko Cėrvenkoski, Lubēo Georgievski e Menduh Thaēi. Tė gjithė kėta kanė aq shumė tė thėna kundėr njėri-tjetrit dhe aq qėndrime tė kundėrta sa nuk mund t'i paramendosh bashkė. Branko ėshtė bir i njė ish oficeri tė armatės sė ish-Jugosllavisė i lindur nė Sarajevė, njeri qė fillimet e tija politike i ka nė Partinė Komuniste, njeri qė nė skenėn politike do tė njihet si skeptik pėr pavarėsinė e Maqedonisė dhe si nxėnės i Gligorovit. Ai kėtė skepticizėm do ta bazojė mu nė frikėn nga shqiptarėt. Lubēo Gergievski ėshtė njeri i cili promovoi idenė e Maqedonisė sė pavarur, por jo multietnike, kurse veten do ta quaj bullgarofil. Ky edhe gjatė luftės sė 2001-shit, por edhe mė pas, ka pėrsėritur idenė se ndarja ėshtė opsioni mė i mirė pėr kėtė vend. Menduh Thaēi ėshtė nxėnės i Arbėr Xhaferit i cili nė vazhdimėsi shprehte skepticizmin e tij pėr shtetet multietnike dhe preferonte shtete etnikisht tė pastra, bile edhe me ēmim tė ndarjes. Ata si duket kanė diēka tė pėrbashkėt – skepticizmin pėr Maqedoninė, si shtet ku duhet tė bashkėjetojnė shqiptarėt dhe maqedonasit.

Por, ēka me Nikolla Gruevskin? Ai, edhe pse tenton tė bėj njė shtet me identitet tė ri qė do ta distancoj nga Sofja dhe Beogradi, ai kurrė nuk i ka besuar MKO-sė, madje edhe sot e kėsaj dita ka dyshime se kujt i shėrben politika e tij. Ka tė tillė qė mė tepėr e shohin si politikė proserbe, sė paku ngase, gazetarėt qė mė sė shumti e promovojnė janė serbė ose pro serbė. Nėse kėshtu i analizojmė gjerat, del se i vetmi qė i beson Maqedonisė multietnike ose bashkėjetesės shqiptaro maqedonase ėshtė Ali Ahmeti. Ndėrsa ai tani sulmohet nga tė gjithė. Ndėrsa fundi i Ali Ametit ėshtė fundi i MKO-sė. Nėse nuk ka Marrėveshje tė Ohrit, duhet tė ketė opsion tė ri. Ndėrkaq opsioni i ri mund tė jenė shtetet etnike qė nėnkuptojnė ndarjen. Por, drama nuk ka mbaruar. Mbetet ta shohim fundin. Mbetet pyetja: a ėshtė kėtu fillimi i fundit tė Marrėveshjes Kornizė tė Ohrit dhe i shteteve multietnike.
PM
Top
babarekes
Postuar nė: 22.11.2012, 01:50
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 9383
Antari Nr: 23715
Bashkangjitur: 13.11.2009



Te njohim o Rizvan.
Ty tash fol si Teuta Arifi sepse edhe ty don Poste.
Nga vet fakti se qe ne fjalin e parr e shan OPOZITEN per mua SJE ANALIST por SAHANLEPIRES I PUSHTETIT.

Shiti mend dikuj tjeter e jo MUA.


----------------------------------------
Mbeturinat flasin keq per mua...Plehrat e besojne...!
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio