Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Marrėzi patriotike
alb_te
Postuar nė: 23.11.2012, 09:50
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 3261
Antari Nr: 27212
Bashkangjitur: 29.02.2012



Biēimpėrmendorja e Adem Jasharit nė Radushė tė Maqedonisė ėshtė vetėm edhe njė shembull i mėnyrės qesharake tė kujtimit tė sė kaluarės: pa asnjė kriter artistik dhe me improvizime tė llahtarshme. Nė kėtė katrahurė, pėr fat tė keq, po marrin pjesė jo vetėm politikanėt, por edhe vetė anėtarėt e familjes Jashari

Njėqind kalorės thuhet se po marshojnė nga Kosova drejt Shqipėrisė. Nga Durrėsi ėshtė nisur drejt Kosovės njė pėrmendore e Isa Boletinit. Katėr persona nga Anamorava dhe Lugina e Preshevės po shtegtojnė nė kėmbė drejt Vlorės. Kryeministri i Shqipėrisė Sali Berisha sė fundi erdhi nė Dukagjin, ku me eufori shkumėzuese sė pari u shpall qytetar nderi nė Deēan, pastaj zbuloi njė pėrmendore tė Isa Boletinit nė Isniq. Aty afėr gjendet varri i Jusuf Gėrvallės, por Berisha nuk e pa tė arsyeshme ta nderojė kėtė intelektual e patriot. Tani ėshtė koha e popullizmit, kur puna shkon deri aty sa edhe ndonjė luftėtar i periudhės para njė shekulli quhet gjeneral, ndonėse s’ka ditur as shkrim-lexim. Tash me rėndėsi ėshtė qė nė grazhdin e madh tė popullizmit tė hidhet sa mė shumė sanė dhe mileti tė kėnaqet duke kėputur ndonjė fije patriotike dhe duke e pėrtypur me javė tė tėra.

Pamja e llahtarshme

Tani pėr tani loja qesharake me simbole e motive patriotike e arriti kulmin gjatė fundjavės: nė fshatin Radushė afėr Shkupit politikanė dhe njerėz tė tjerė me profesion “shqiptar” valėvitėn si nė trans disa flamuj me shkabėn dykrerėshe (prodhim kryesisht kinez), mbajtėn ca fjalime patetike dhe nė fund – ekstaza: shpalosja e pėrmendores sė Adem Jasharit, njėrit prej nismėtarėve tė aksioneve tė armatosura kundėr forcave serbe nė vitet ‘90. Nuk duhet tė jesh as skulptor, as piktor, as arkitekt pėr tė pasur mendim negativ pėr kėtė pėrmendore qė u zbulua nė Radushė: Adem Jashari i ngarkuar me pushkė e allti dhe duke mbajtur drejtpeshimin si valltar baleti mbi njė tank, gryka e tė cilėt na qenkėsh e drejtuar “nga Shkupi” (sipas televizionit publik-poetik RTK).

Njė pamje artistikisht e llahtarshme, ku nė njė grumbull hiēi figura e Adem Jasharit ndėrtohet me njė kombinim fatal mes egėrsisė sė realsocializmit, desperadove mendjelehtė meksikanė, Charlie Chaplinit, Super Marios dhe heroit partizan Boshko Buha. Kėtu mėrzitshėm shkėlqen edhe estetika e pornografisė patriotike: gryka e tankut nė formė tė fallusit, nė prapaskenė dy shtylla prej hekuri nė formė tė dy kėmbėve tė ngritura dhe mes tyre – natyrisht njė shqiponjė dykrerėshe prej teneqeje! Shikuar nga aspekti i psikanalizės kjo pėrmendore e shoqėruar edhe me simbolin e fallusit pėrpiqet tė tregojė “gjigantomaninė patriotike”, por rezultati ėshtė i mjerueshėm: njė komb i tredhur!

Gjuha tė tradhton

Nė orgjinė patriotike tė Radushės foli edhe lideri i shqiptarėve tė Maqedonisė Ali Ahmeti. Nuk ėshtė fare me rėndėsi se ēfarė ka thėnė aty Ahmeti, por ėshtė e pafalshme qė ai bėhet pjesė e njė katrahure kulturoro-patriotike pėr qėllime tė pėrfitimit politik. Me njė telegram tė pranishmit i pėrshėndeti edhe kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi. Nuk ėshtė fare me rėndėsi se ēfarė ka shkruar ai nė atė copė letėr, e neveritshme ėshtė qė Thaēi bėhet sėrish pjesė e njė “kulture tė kujtimit”, e cila s’ka se si tė mos duket qesharake pėrballė botės, por edhe asaj pjese tė opinionit shqiptar, i cili nuk sheh asnjė dobi nga ky masturbim patriotik.

Mediumet njoftuan se nė Radushė “tė pranishmėve iu drejtua edhe nipi i Adem Jasharit, Murat Jashari, i cili (...) u shpreh se dhurata mė shtrenjtė pėr tė ėshtė shpalosja e shtatores sė Adem Jasharit”. Duhet thėnė shkurt dhe shqip: nė degradimin e personalitetit tė Adem Jasharit, nė fakt nė bėrjen qesharake tė kėsaj figure po merr pjesė edhe vetė familja e tij. Politikanėt “e luftės” e kanė bėrė kėtė pėr qėllime tė pėrfitimit politik, por pėrse po e bėn familja? Pas luftės shumė “komandantė” pėr tė treguar se janė njohur me Adem Jasharin, kanė bėrė me gisht nga alltia nė brez dhe kanė thėnė: “Kėtė revole e kam dhuratė nga komandanti”. Nėse 100 “komandantė” kanė thėnė kėshtu, atėherė Adem Jashari reduktohet nė tyxhar armėsh.

Gjuha e ka njė tė mirė: tė tradhton! Prej vitesh nė mėnyrė kėmbėngulėse propaganda e ēlirimtarėve tė rrejshėm e quan Adem Jasharin “komandant legjendar”. Legjenda ėshtė gojėdhėnė, ėshtė “trillim qė pėrhapet pėr arsye tė caktuara pėr dikė a pėr diēka; diēka qė nuk i ngjan fare sė vėrtetės, diēka e pabesueshme”. Kėshtu sė paku e shpjegon Fjalori i Gjuhės Shqipe fjalėn legjendė. Pse pėrdoret ky vokabular? Nga padituria dhe injoranca? Apo kėta njerėz vėrtet mendojnė se qėllimi i arsyeton mjetet. E ky qėllim ėshtė: zaptimi simbolik dhe nė ēdo mėnyrė i historisė, me pėrmendore qesharake, me vepra pseudoshkencore, me studime pa asnjė fakt, me rrėfime absurde agjentėsh tė Shqipėrisė mbi luftėn e viteve 1998/99, me emėrtime rrugėsh pa asnjė kriter, me pėrralla tė mėdha si pėr shembull kur thuhet se Shaban Jashari, i ati i Adem Jasharit, e paskėsh ditur pėrmendsh “Lahutėn e Malcķs” tė Gjergj Fishtės (15’613 vargje). Nė kėtė vazhdė duket konsekuencė e mbrapshtė qė edhe Aeroporti i Prishtinės mori emrin e Adem Jasharit, me gjithė mungesėn e ēdo lloj kauzaliteti dhe interaksioni mes subjektit dhe objektit.

Ai nuk ėshtė i gjallė!

Por, nuk ėshtė vetėm klasa politike fajtore e pėrgjegjėse pėr kėtė degradim kulturor, ambiental dhe arkitektonik. Ėshtė shoqėria ajo qė e duron kėtė situatė. Njė shoqėri e shėndoshė nuk do tė lejonte diēka tė tillė, madje pas marrėzisė sė Radushės do tė kėrkonte qė ajo pėrmendore tė largohet sa mė shpejt pėr tė mos u bėrė gaz i botės. Duhet tani njė nismė qytetare pėr tė hequr kėtė njollė nė terren. Asgjė mė shumė nuk ėshtė shtatorja e Adem Jasharit nė Radushė. Nėse nuk hiqet tani, vitin tjetėr, pėr 28 nėntor, tankut tė Adem Jasharit do t’ia shtojnė njė helikopter, pastaj njė kalė, sipas nevojės pėr disa muaj mund ta ulin Adem Jasharin kėmbėkryq dhe t’ia vendosin pėrpara njė kuti me duhan dhe njė makinė speciale pėr mbėshtjelljen e cigareve, pastaj njė ēibuk dhe njė eshkė me uror.

Edhe nėse mbetet e tillė si ėshtė kjo pėrmendore, me siguri sė shpejti do tė gjejė vend prominent nėpėr revista e gazeta humoristike dhe forume pėrkatėse nė internet. Adem Jashari nuk ėshtė mė nė mesin e tė gjallėve dhe nuk mund tė mbrohet vetė nga keqpėrdorimi i figurės sė tij. Me sa duket, edhe familjarėve tė tij po u duket krejt normale qė tė durojnė poshtėrimin dhe kokulur tė zėnė vend, pėr shembull, nė bord tė aeroportit.

Kjo mėnyrė e kujtimit tė sė kaluarės, siē propagandohet nga regjimi aktual, pėrqendrohet vetėm te heronjtė – tė vėrtetė dhe tė shpifur. Viktimat nuk kanė vend nė kujtesėn tonė kolektive, por vetėm private. Andaj pothuaj askush ndėr shqiptarė nuk e di si e ka pasur emrin gruaja e Adem Jasharit. Shoqėria maskuline e burrave barkmėdhenj, tė cilėt tėrė ditėn e kalojnė nėpėr kafehanet e kotėsisė, nė imazhin e historisė nuk duron viktima – as gra tė dhunuara, as fėmijė tė therur me bajonetė, as plaka tė vdekura nė rrugėt e ikjes, bile sė fundi nė njė fotografi iu mbulua gjoksi njė nėne, e cila po i jepte gji foshnjės nė kolonėn e mjerimit duke ikur pėr nė Maqedoni. Kėtė fotografi e kishte bėrė njė fotograf kroat dhe nė pranverė tė vitit 1999 ėshtė botuar nė ballinėn e revistės gjermane “Der Spiegel”. Kjo fotografi nuk ėshtė e turpshme. Ajo e simbolizon dhimbjen. E turpshme ėshtė tė zbulosh kėso pėrmendoresh si nė Radushė dhe tė tregosh faqe botės krejt marrėzinė e njė shoqėrie.
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio