Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Fshati qė do t’i shpėtoi apokalipsit
alb_te
Postuar nė: 23.11.2012, 11:19
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 3261
Antari Nr: 27212
Bashkangjitur: 29.02.2012



Njė profeci antike nėnvizon se njė fshat i fjetur nė Pirineje, nė Francė, do tė jetė vendi i vetėm nė tokė qė do tė shpėtojė, kur “bota tė pėrfundojė mė 21 dhjetor 2012”. Por, nuk janė tė gjithė banorėt lokalė tė lumtur dhe tė kėnaqur pėr shkak tė kėsaj profecie.

Nė shpatet e Pirinejeve nė Francė, gjendet fshati Bugarach, njė fshat me 176 banorė, me pak bujqėsi dhe pothuajse pa ndotje tė ajrit, pėr tė cilin deri para pak viteve nuk kishte dėgjuar pothuajse askush. Tani Bugarach me plotė kuptimin e fjalės ėshtė fshati mė i famshėm nė Francė, i njohur edhe si “fshati nė fund tė botės, si “fshati i pėrzgjedhur”, apo si e cilėsoi CNN, “destinacioni nė ditėn e apokalipsit”.

Sipas njė profecie/spekulimi nė internet, tė cilit askush ende nuk i ka rėnė nė fije, njė kalendar antik i majave parashikon fundin e botės nė mbrėmjen e 21 dhjetor 2012 dhe vendi i vetėm nė botė qė do tė shpėtojė: fshati i fjetur Bugarach. Prefekti, Jean Delord, njė bujk 60 vjeēar, pėr herė tė parė vėrejti parashikimin apokaliptik para dy viteve nė internet, pasi qė u alarmua nga fshatarėt.

Ai e pėrmendi kėtė nė njė takim tė kėshillit, duke sugjeruar ndėrmarrjen e masave speciale tė sigurisė, ndoshta edhe kėrkimin e logjistikės ushtarake, pėr tė rregulluar valėn e vizitorėve nė dhjetor tė vitit 2012. Njė pjesėmarrės nė takim njoftoi pėr kėtė shtypin lokal dhe nuk vonoi shumė dhe arritėn edhe mediet botėrore, tė cilėt filluan tė pyesin fshatarėt pėr pikėpamjet e tyre pėr fundin e botės.

Qeveria e Francės formoi ekipe pėr vėzhgimin e aktiviteteve tė sekteve tė ndryshme, me qėllim qė tė parandalojė aktivitetet apokaliptike tė tyre, apo ritualet vetėvrasėse tė kulteve qė parashikojnė fundin e botės, siē ėshtė Rregulli i Tempullit Solar, pjesėtarė tė sė cilit kryen rituale tė vrasjeve nė Alpe nė vitin 1995. Deri nė fund tė vitit 2010, zyrtarėt e qeverisė franceze kanė zbuluar 2.5 milionė faqe nė internet qė ishin marrė me fenomenin e Bugarachit. Numri i kėtyre faqeve tani ėshtė shtuar dukshėm. Edhe mediet kanė ndihmuar nė pėrhapjen e rrėfimit pėr Bugarachin.

Por me afrimin e Ditės D, spekulimet kanė krijuar njė atmosferė tė rėndė pėr fshatarėt, tė cilėt lutėn qė gjithė kjo histeri tė marrė fund.

“Mbishkrimi nė hyrje tė fshatit me emrin e Bugarachit ėshtė vjedhur pėr tė tretėn herė. E dini, kjo po na kushton mjaft para. Fshati jonė gjithmonė ka joshur njerėzit me besime ezoterike, kanė qenė kėtu mė herėt dhe do tė jenė edhe mė vonė, por kjo me tė cilėn po pėrballemi tani ėshtė njė gjė krejt tjetėr”, thotė prefekti Delord.

Ky kėnd nė jug tė Francės pėr njė kohė tė gjatė ka qenė epiqendėr e fabulave mistike dhe teorive okulte tė konspiracio0nit. Thuhet se edhe Nostradamusi ka kaluar njė kohė tė fėmijėrisė sė tij nė fshatin e afėrt, Alet Les Bains.

Por nė Bugarach, thotė Delord, ēdo gjė ndėrlidhet me malin. Nė njė lartėsi prej 1320 metra, maja e Bugarachit shikon mbi fshat. Tingujt e ēuditshėm nga nėntoka dhe efektet e dritės nė maje tė malit pėr dekada me radhė, kanė bėrė qė mali tė konsiderohet jo vetėm si njė vend pėr aterrimin e UFO-ve, por edhe si njė “parking nėntokėsor” pėr UFO-t. Njerėzit qė besojnė nė UFO shpesh vijnė nė Bugarach, nė kėrkim tė ndonjė materiali jashtėtokėsor. Thuhet se edhe ish-presidenti i Francės, Francois Mitterand, ka shkuar nė fshat me helikopter, pėr tė vėzhguar terrenin.

Delord nuk ka kritika ndaj atyre qė besojnė nė UFO. “Ėshtė ky njė mal i jashtėzakonshėm dhe njerėzit thonė se shohin gjėra-shkėlqim, drita, por jo domosdo jashtėtokėsorė”, thotė ai dhe shton se shpreson se jashtėtokėsorėt ekzistojnė vėrtetė diku nė gjithėsi. Delord mohon kritikat e disa njerėzve, tė cilėt theksojnė se ai vetė ka nxitur interesimin e medieve.

Por a beson ai se bota do tė pėrfundojė mė 21 dhjetor? Ai hap sytė. “Natyrisht se jo. Qė nga antikiteti, ėshtė kjo profecia e 183-tė pėr fundin e botės. Por nuk mund tė rrezikoj dhe tė lejoj qė shumė njerėz tė vijnė kėtu, tė ngjiten nė mal dhe tė lėndohen”, thotė Delord. Ai dėshiron qė autoritetet lokale tė mbyllin shtigjet nė mal dhe tė kontrollojnė turmat.

Profecia apokaliptike ka nxitur dyshime dhe kundėr-teori. A mos ėshtė profecia e dizajnuar pėr tė zhvendosur vėmendjen e njerėzve nga debati i vėrtetė pėr atė se a duhet tė ndėrtohen turbinat e erės nė kėtė fshat, thonė disa.

Barabara Delahaye, njė turiste nga Spanja dhe besimtare e devotshme, thotė se nuk ka ndonjė tė keqe nė gjithė kėtė rrėmujė. “Si i krishterė, duhet tė jesh gjithmonė i pėrgatitur pėr fundin e botės, nuk ėshtė ndonjė gjė e keqe qė tė jesh i vetėdijshėm pėr kėtė”, thotė ajo.

Sidoqoftė, qeveria franceze ėshtė e obliguar qė tė trajtojė gjėrat me seriozitet. Gjatė javėve tė ardhshme, shteti do tė vendos se ēfarė niveli i sigurisė do tė nevojitet nė fshat mė 21 dhjetor, pėr atė se a duhet tė mbyll shtigjet malore dhe si tė trajtojė vizitorėt.

Delord, pėrderisa shpreson se e gjithė rrėmuja do tė pėrfundojė sė shpejti, megjithatė krenohet me famėn e fshatit tė tij.

“Po tė kisha qenė i detyruar tė paguaja agjencitė pėr komunikim pėr njė publicitet tė kėtillė, atėherė kjo do tė mė kishte kushtuar njė pasuri tė tėrė”, pėrfundon Delord. (The Guardian)
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio