Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Integrimet varen prej nesh
alb_te
Postuar nė: 24.11.2012, 09:27
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 3261
Antari Nr: 27212
Bashkangjitur: 29.02.2012



Zgjidhja e ēėshtjes sė emrit dhe zhbllokimi i proceseve integruese gjendet nė Maqedoni dhe varet prej nesh, nuk duhet tė presim prej diku tjetėr. Kėto komente, kryetari i Partisė Demokratike Shqiptare, Menduh Thaēi, i bėri pas takimit me drejtorin pėr zgjerim tė BE-sė, Stefano Stanino, nė zyrat e delegacionit tė BE-sė nė Shkup. “Nga ana ynė, unė thash se PDSH dhe unė do tė mbėshtesim tėrėsisht tė gjithė faktorėt e brendshėm dhe tė jashtėm ndėrkombėtar, tė cilėt punojnė me ngutė qė kjo ēėshtje tė zgjidhet sa mė shpejtė dhe ne jemi pro vlerėsimit se kjo ēėshtje ėshtė kėtu dhe duhet tė merret, nuk duhet tė sillemi sikur kjo ėshtė diku dhe duhet tė presim. Normalisht se ky qėndrim u mirėprit nga ana e z.Sanino”, tha Thaēi. Nėse Maqedonia nuk merr datė pėr hapjen e negociatave me BE-nė nė dhjetor, kreu i PDSH-sė, tha se situata nė vend do tė jetė mjaft delikate. “Nuk dua tė them fjalė shumė tė rėnda, por pas vitit 2001, kjo ndoshta do tė jetė situata mė delikate nėse nuk marrim date”, deklaroi Menduh Thaēi. Ftesa e partisė shqiptare nė pushtet - BDI, pėr tė marrė pjesė nė manifestimin pėr shėnimin e 100 vjetorit nė sallėn Boris Trajkovski nė Shkup, kreu i PDSH-sė, tha se ka qenė “sa pėr tė larė gojėn”, duke akuzuar partinė e Ahmetit se nuk e kanė ftuar dhe nuk e kanė konsultuar nė asnjė manifestim tjetėr mė herėt. Shqiptarėt do tė festojnė gjithandej nė mėnyra tė ndryshme, si dhe PDSH nė Tetovė nė kuadėr tė manifestimeve “100 vet pa Shqipėri”, ndėrsa porosit oponentėt e tij qė manifestimet tė jenė zyrtare dhe tė rregulluara me ligj. “Sigurisht shqiptarėt duhet tė festojnė, por BDI ėshtė njė parti qeveritare, e cila duhet tė pėrkujdeset tė sillen ligje, tė cilat do tė mundėsojnė qė shqiptarėt tė ngrenė flamurin nė qendėr tė Shkupit dhe nė qendėr tė gjithė qyteteve, jo kėshtu manifestime private. Flamurin shqiptar shqiptarėt e kanė ngritur para BDI-sė, para meje, nė mėnyrė private, por beteja jonė dhe e tė gjithėve ėshtė qė flamuri tė ngritėt me ligj dhe nė mėnyrė kushtetutare”, deklaroi kryetari i PDSH-sė. I pyetur pėr prishjen e marrėveshjes pėr bashkėpunim teknik me LSDM-nė opozitare, Thaēi tha se kthim prapa nuk ka, pasi opozita maqedonase nuk reflektoi pozitivisht nė mesazhet e pėrcjella kohė mė parė nga ai.
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio