Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Buda dhe budizmi, .
igli_st
Postuar nė: 24.11.2012, 13:24
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 973
Antari Nr: 27508
Bashkangjitur: 14.09.2012



BUDA

Buda (Budd“ha: Sanksrit, Pali, ndryshe: fj.p.fj. " I Zgjuari ") ėshtė emėr qė pėrdoret nė Budizėm pėr kėdo qė ka gjetur dritėrimin (`bod`hi`). Fjala Budd`ha pėrdoret zakonisht edhe pėr Sidd“hart“ha Gautama (themeluesi historik i Budizmit) ose Hotei (Budėn e majmė buzėqeshės, shpesh i parė nė shtatore tė vogla).

Guatama Buda ishte njė princ qė qe kureshtar mbi jetėn pas vdekjes. Sipas gojėdhėnės, ai u ul nėn njė pemė tė gjėrė tė quajtur ``bod`hi`` dhe i`u betua vetes se nuk do ta linte kėtė ndenjė (vend), derisa tė gjente tė vėrtetėn e jetės mbi vdekjen. Dhe ai e gjeti mė vonė pas shumė vitesh, pasi la pas ēdo gjė lėndore e sendore.

Nė pėrgjithėsi, budistėt nuk e mendojnė Sidarta Gautaman qė jetoi nė Indi rreth viteve 623 p.e.s. deri nė 543 p.e.s., dhe mori dritėrimin (bod“hi) rreth 588 p.e.s., tė ketė qėnė Buda i parė apo i fundit. Nga pikėpamja klasike e doktrinės budiste, njė Buda ėshtė kushdo qė rizbulon Darma-n dhe arrin dritėrimin, pasi ka mledhur mjaft karma nė vete. Sipas budizmit nė rrjedhėn e kohėrave ka pasur shumė qėnije tė tilla qė kanė arritur dritėrimin (ndriēimin).

Meqė Gautama Buda (i njohur me emrin fetar Shakjamuni) ėshtė njė anėtar i kohėvijės shpirtėrore tė Budas sė Epėrm qė shkon prapa nė tė kaluarėn e mjegullt dhe pėrpara nė tė ardhmen e largėt. Parardhėsi i menjėhershėm ishte Kassapa Buda dhe pasardhėsi i tij do tė quhet Maitreja.

Rizgjimi

Para se tė arrinte dritėrimin apo rizgjimin (sanskrit Bod“Hi) dhe tė merrej me predikimin e doktrinės (Darma), Guatama ndėrmori pėr gjashtė vjet (sipas burimeve tė pėrēuara) edhe forma tė ndryshme askete (tė emėrtuara tapas, forma tė lashta meditimi dhe joge).

Kjo kohė e jetės sė tij shėnoi njė pikė shumė tė rėndėsishme pėr mėsimin e tij : Buda pėrjetoi tė gjitha pėrvojat e mundshme njerzore: asketizmin, pushtetin, famėn, vdekėsimin e trupit, varfėrinė, vetminė, martesėn dhe dashurinė.

Buda predikoi njė doktrinė dhe njė praktikė nganjėherė nė skajet e diturisė dhe ndėrgjegjes deri nė shuarjen / fikjen (Nirvanas), qė i shmanget teprisė shqisore kėshtu si asketizmi i hidhur qė dėshiron mendjen dhe dėmton trupin. Dėgjuesit e tij tė parė kryesorė do tė ishin murgjėrit, pastaj shokė tė kėrkimit dhe mė pas ndjekės (nxėnės) tė tij, qė formonin njė bashkėsi gjithnjė e mė shumė tė mbruajtur me rregullat e veta.

Ai iu predikoi edhe laikėve duke u treguar atyre njė rrugė maturie (mase) dhe kontrolli tė dėshirave qė ēojnė nė njė kushtėzim mė tė mirė tė jetesės.



Budizmi

Cka eshte budizmi ?



Budizmi ka lindur para perafersisht 2500 viteve ne Indine veriore. Eshte themeluar nga nje djale i nje princi i cili quhej Sidarta Gautama, te cilin me vone do ta quajne Buda.

Sidarta ishte edukuar ne oborr mbreteror dhe nuk kishte njohuri per jeten dhe vuajtjet jasht pallatit. Kur ai per here te pare u konforntua me jeten reale, me vuajtjet dhe dhimbjet – vendosi ta ndryshoje jeten dhe te braktise mireqenien e tij dhe jeten luksoze.

Ai braktisi oborrin doli neper vende te ndryshme te Indise dhe u perpoq te zbuloje se pse njerzit vuajne dhe si mund te perfundohet kjo vuajtje.

Keshtu ai arrin te “zgjohet”, Zgjimi dmth. kuptoi te verteten dhe arriti “ndricimin” -Frymezimin e plote.
Tere jeten e kaloi duke i mesuar te tjeret dhe duke u mbajtur mesime se si duhet te dominohet e liga dhe te vihet nen kontroll ajo.

Darma

Mesimi budist quhet Darma. Buda i mesone njerzit dhe u thoshte se cdo njeri per vete duhet te gjeje te verteten mbi jeten. Mesimet e tija i i kuptonte ai si udherrefyese dhe ndihmetare per jeten.

Pas Frymezimit Buda jetoi sui murg. Ai udhetoi neper Indi dhe perhapte mesimet e tija : Darma. Shume meshkuj dhe femra iu bashkangjiten dhe u ben murgj dhe murgesha.

Shoqata te tilla murgjesh quheshin Sanga. Budizmi filloi te perhapet ne Azine qendrore. Atje edhe puqeshin shume rruge tregetare ne mesin e tyre edhe “ Rruga e Mendafshit “. Nga India neperr rrugen e mendafshit kaloi Budizmi ne Kine. Me vone budistet kinez udhetonin ne Indi per te mesuar me shume per fene e tyre.

Nga India budizmi kaloi neper vednet fqinje. Sot ka me shume se 400 milion budiste ne bote. Pjesa me e madhe e tyre jeton ne Azi, ku edhe ishin rrenjet e budizmit. Qe nga shekulli XX perhapja ka nisur edhe ne Evrope dhe Amerike. Ne keto dy kontinente budizmine kane perqafuar kryesisht intelektualet dhe shkencetaret.

Buda i ardhshem

Budistet besojne se Buda i ardhshem do te jete Maitreja. Tani ai jeton ne mbreterine qiellore dhe pret disfaten e Budizmit dhe nese ndodh kjo ai zbret per tua mesuar njerzve jeten e drejte.

Rinia e Budes

Sipas asaj qe dijme sot, Buda ka lindur ne vitin 563 ne nje familje princerore e cila quhej Shakia, prandaj ai quhet edhe Shakiamuni. Babi i tij qeversite nje mbreteri te vogel buze Himalajeve ( Nepali i sotem ) ( Per lindjen e tij jane krijuar shume legjenda, keto legjenda i ka pervetsuar me vone Krishterimi dhe Islami.)

Jeta e meparshme

Buda i ardhshem ka pasur jetera te ndryshme para se te lindet si Sidarta Guatama. Per ekzistencen e tij te meprashme tregojne te ashtuquajturit Jataka.

Lindja

Sidarta ishte djlai i princit Shudhodana dhe bashkeshortes se tij Maja. Pas lindjes se tij nje plake i urte kishte vizituar pallatin e princit. Nje baze te nje shenje te vecante qe kishte ne trupin, kuptoi ai se Sidarta do te behej Buda. Kur Sidarta braktisi jeten ne pallat la pas vete bashkeshorten dhe nje djale.

Nga Anita Garneri



Budizmi ka hyrė nė Kinė rreth shekullit tė parė tė erės sonė, filloi tė pėrhapet gjerėsisht pas shekullit tė 4-tė tė erės sonė dhe ėshtė bėrė gradualisht feja me ndikim mė tė madh nė Kinė.

Budizmi kinez ndodhet nė bazė tė tre familjeve tė mėdha tė gjuhėve dhe mbi kėtė bazė kemi budizmin e familjes sė gjuhės Hane, budizmin e familjes sė gjuhės tibetiane dhe budizmin e familjes sė gjuhės Bali,ose budizmin jugor.

Numri i murgjve tė kėtyre tre grupeve tė mėdha sipas familjeve gjuhėsore ka arritur nė 200 mijė. Tani nė Kinė ka 13 mijė tempuj tė hapur tė budizmit, 33 shkolla budiste dhe afro 50 lloje botimesh budiste.

Budizmi tibetian ėshtė njė degė e budizmit kinez, qė ėshtė pėrhapur kryesisht nė Rajonin Autonom tė Tibetit, Rajonin Autonom tė Mongolisė sė Brendshme, nė provincat Ēinhaj etj.

Banorėt tibetianė, mongolė, Ygu, Mėnba, Luoba dhe Tu besojnė, nė pėrgjithėsi, budizmin tibetian dhe numri i besimtarėve tė tij arrin nė afro 7 milionė.

Budizmi jugor ėshtė kryesisht i pėrhapur nė qarkun autonom Sisuanbana tė kombėsisė Daj, nė qarkun autonom Dėhong tė kombėsive Daj dhe Gjinbo, nė zonėn Sėmao tė provincės Ynan tė Kinės jug-lindore.

Nė budizmin jugor beson shumica e banorėve Daj, Bulang, Aēan dhe Va. Numri i besimtarėve tė tij arrin nė mbi 1 milion. Kurse nė budizmin Han besojnė kryesisht banorėt Hanė, tė shpėrndarė nė krahina tė ndryshme tė Kinės.



----------------------------------------
Ατλαντίδα
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio