Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Frikė nga uniteti i shqiptarėve
trimi.80
Postuar nė: 03.12.2012, 11:56
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 1157
Antari Nr: 27127
Bashkangjitur: 17.01.2012



Maqedonasit s’kanė frikė se lirimi i Ramush Haradinajt mund tė ndikojė negativisht ndaj Maqedonisė, por kanė frikė nga porosia e unitetit qė dėrguan shqiptarėt. Derisa njė pjesė e analistėve u bėjnė thirrje maqedonasve etnikė tė shohin lirimin e Haradinajt nė kontekstin e stabilitetit rajonal, tė tjerėt janė tė mendimit se tė gjithė po lirohen pėrveē serbėve dhe i dėnuari i vetėm maqedonas

Venera LATIFI-AZIZI



Lirimi i ish-komandantit tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, Ramush Haradinaj dhe deklaratat e kryeministrit shqiptar, Sali Berisha, nė kuadėr tė kremtimeve pėr 100 vjetorin e pavarėsisė sė shtetėsisė shqiptare, maqedonasit i shohin me frustrim apo dhe frikė nga uniteti shqiptar. Edhe analistėt maqedonas janė tė ndarė nė vlerėsime. Nė rastin Haradinaj, njėra palė konsideron se lirimin e tij opinioni maqedonas etnik duhet ta sheh si faktor stabiliteti, kurse pala tjetėr konsideron se po fitohet pėrshtypja qė tė dėnuarit e vetėm nga Tribunali i Hagės janė pėrfaqėsuesit e shteti serb dhe i dėnuari i vetėm maqedonas, Johan Tarēullovski. Nė drejtim tė deklaratave tė Berishės vlerėsohet se ato nuk ishin edhe aq evropiane, se ishin deklarata pėr fitimin e pikėve politike apo dhe se ishin nė funksion tė euforisė sė festimeve.



Midis stabilitetit dhe frikės

Stevo Pendarovski ėshtė i mendimit se, edhe pse ndoshta ekziston ajo ndjenė e frikės te opinioni maqedonas se Ramush Haradinaj ėshtė liruar, politik-bėrėsit, por edhe analistėt duhet ta sqarojnė njė gjė se nė aspektin e sigurisė prania e kėtij njeriu nė Kosovė ėshtė konsideruar gjithmonė si faktor stabiliteti. “Nga aspekti i sigurisė, ai, gjithmonė nė dhjetė vitet e fundit, pa pėrjashtime ėshtė konsideruar si faktor i stabilitetit. Prania fizike e Haradinajt nė Kosovė ndihmon qė komuniteti ndėrkombėtar mė lehtė tė kontrollojė disa procese qė mund tė dalin nga kontrolli. Mos-prania e tij, disa individėve apo grupeve iu mundėson tė punojnė atė qė duan, pa patur dikush kontroll mbi ata. Edhe amerikanėt, britanikėt, gjermanėt e konsiderojnė si faktor stabiliteti, sepse pėrmes tij mund tė kenė kontroll shumė mė tė mirė. Pra nga ky aspekt, ndoshta dikujt i duket ironike, por lirimi tij vetėm mund ta forcojė e jo ta keqėsojė situatėn nė Kosovė dhe nė rajon”, thotė Pendarovski. Nga ana tjetėr, profesoresha Biljana Vankovska, duke konsideruar se nuk ekziston frikė te opinioni maqedonas se lirimi i Haradinajt do tė ndikojė nė ēfarėdo aspekti negativisht ndaj Maqedonisė, vėrėn se frika qėndron te porosia qė u dha pėr unitetin e shqiptarėve. “Nuk pritet ndonjė reagim nė aspektin real politik, e mos dhashtė Zoti edhe nė aspektin e sigurisė. Por, megjithatė u dėrgua porosia e unitetit dhe kjo ėshtė ajo qė i frikėson maqedonasit. Dikush kėtė mund ta thotė nė mėnyrė eksplicite apo implicite, megjithatė frika qėndron nė faktin se shqiptarėt perceptohen jo vetėm si pjesėtarė tė njė kombi, por tė njė kombi qė ėshtė nė rrugėn e integrimit dhe se maqedonasit kėtu diku janė nė sandviē, tė mos-pėrkrahur nga komuniteti ndėrkombėtar, nėn trysninė e fqinjėve tė Jugut dhe tė Lindjes. Ky, do tė thosha, ėshtė ai frustrimi nacional qė ekziston”, thotė Vankovska.



Maqedonasit skeptikė ndaj Tribunalit

Megjithatė, ajo qė hap dilema ėshtė nė tė vėrtetė fakti se pse reagimi i maqedonasve etnikė qė gjithsesi reflektohet edhe pėrmes mediave ėshtė aq i ashpėr ndaj lirimit tė Ramush Haradinaj. Pendarovski sqaron se maqedonasit etnikė Tribunalin e Hagės e perceptojnė gjithmonė si anues, ndėrsa lirimin e Haradinajt e vendosin nė kontekstin e konfliktit tė vitit 2001. “Lirimi i Haradinajt ėshtė vendosur gjithmonė nė kontekstin e konfliktit tonė nė vitin 2001, edhe pse ai ishte akuzuar pėr vitin 1998-1999 pėr ngjarje qė nuk kanė lidhje me Maqedoninė. Por, nga opinioni etnik maqedonas nė vend gjithmonė Tribunali i Hagės konsiderohet si anues, sepse thėnė kushtimisht nė vitin 2001 pala tjetėr nuk u nxor nė gjyq, por u nxor vetėm njėra palė - ajo maqedonase. Dhe, nė kontekst tė kėsaj, perceptohen tė gjitha aktvendimet e Tribunalit qė nuk kanė madje asnjė relacion”, thotė Pendarovski. Ai pėrkujton se njė perceptim tė tillė maqedonasit kishin edhe nė rastin e lirimit tė gjeneralėve kroatė qė gjithashtu s’kanė asnjė lidhje me konfliktin e vitit 2001. “Pėr fat tė keq, te shumica e maqedonasve etnik pėrfundimisht ėshtė pėrforcuar ndjenja se Tribunali i Hagės ėshtė gjyq qė gjykon vetėm disa kombe dhe tė tjetėr jo. Dhe, vendimi pėr lirimin e Haradinajt ėshtė perceptuar nė atė drejtim”, thotė Pendarovski.

Nga ana tjetėr Biljana Vankovska pėrkujton se lirimi i Ramush Haradinajt erdhi menjėherė pas lirimit tė gjeneralėve kroatė dhe tani, shton ajo, duke e parė pasqyrėn rajonale, krijohet njė ndjenjė se tė dėnuarit e vetėm nga Tribunali i Hagės janė serbėt dhe i dėnuari i vetėm maqedonas, Johan Tarēullovski.

“Puna qėndron nė atė se asnjė rast i tė tė ashtuquajturve ‘Raste tė Hagės’ nuk u procesua dhe u miratua amnistia. Nė kėtė mėnyrė nė opinion krijohet pėrshtypja pėr mos-dėnim nga ata qė kanė qenė pjesėmarrės nga pala shqiptare dhe gjithsesi nėse kėtė e lidhim me Ramush Haradinaj ėshtė e qartė se UĒK-ja kosovare, nė tė vėrtetė ishte baza nga ku edhe pastaj njė pjesė e aktivistėve nga Maqedonia e organizuan UĒK-nė e Maqedonisė dhe kjo perceptohet si njė formacion i njėjtė apo i ngjashėm ushtarak. Mėnyra se si u prit Haradinaj, me faqebardhėsi, tregon se jo vetėm qė Haradinaj si individ ėshtė i pafajshėm para gjykatės, por kjo do tė thotė se nė atė betejė nuk janė barė aspak krime lufte dhe nuk ka patur viktima”, thotė Vankovska.



Freskia e plagėve

Nga ana tjetėr, edhe deklaratat e kryeministrit shqiptar, Sali Berisha, qė erdhėn nė kuadėr tė manifestimit pėr shėnimin e 100 vjetorit tė pavarėsisė sė shtetit shqiptare dosido ngjallėn reagime tė shumta e opinioni maqedonas. Pendarovski ka dy sqarime, por shton se nuk vlejnė vetėm pėr deklaratat e Berishės, por edhe tė Hashim Thaēit e tė gjithė tjerėve qė morėn pjesė nė manifestimin nė Tiranė dhe Shkup. Si pikė e parė, ai thotė se bėhet fjalė pėr festėn mė tė madhe tė shqiptarėve nė rajon, pra pėr manifestim qė ndodh njėherė nė 100 vjet dhe nga ky aspekt, thotė Pendaroski, ėshtė e kuptueshme qė duhej tė ishte kremtimi, sikurse edhe te popujt tjerė, masovik, me populizėm, folklor. Ndryshe thotė se s’ka si bėhet. “Kėtė lloj tė manifestimeve nuk mund ta organizoni me 5-6 njerėz, nė mėnyrė tė kulturuar me njė koncert, me fjalime tė pazėshme politike. Ngjarjet e tilla tė mėdha festohen me shumė patetikė dhe emocione...atmosfera ju udhėheq dhe ju dilni nga ai perimetėr i zakonshėm i fjalimit qė e bėni gjatė politikave ditore. Nė kėtė drejtim, pra ishin deklaratat e tė gjithė liderėve tė rajonit nė njė atmosferė euforike dhe nė njė festė tė madhe dhe tė rėndėsishme...Ndėrsa pika e dytė, fjalimi pėr bashkimin e trojeve shqiptare edhe nė kuadėr tė Bashkimit Evropian, nuk mund tė pritni tė pranohet nė kontekstin evropian, pa rezervė, pa dyshim te popujt tjerė ballkanik, sepse deri dje kishim luftėra nė Ballkan dhe ka kaluar shumė pak kohė nga ato konflikte qė ne tė mendojmė si gjermanė, francezė apo finlandezė e norvegjez”, thotė Pendarovski. Sipas tij, nė Ballkan plagėt janė ende tė freskėta nga konfliktet e fundit tė viteve tė 90-ta dhe shton se nuk do tė priste reagim mė ndryshe nga njerėzit qė nuk janė shqiptarė. Vlerėsimi i tij ėshtė se kjo retorikė pėr disa ditė do tė kalojė dhe nė vend tė kėsaj do tė vijė ajo retorikė e zakonshme politike, qė politikanėt shqiptarė e pėrdorin. Dhe, shton Pendarovski, ajo do tė jetė retorikė e demokracisė, tė drejtave njerėzore, integrime evropiane.

Vankovska ndėrkaq ėshtė e mendimit se tė gjitha deklaratat, edhe tė Sali Berishės, edhe tė Hashim Thaēit edhe tė Ali Ahmetit nėse i shohim nė kontekstin real politik, nėnkuptojnė fitim tė pikėve politike. “Ata janė liderė politik, qė pėrmes kėsaj ngjarje tė rėndėsishme pėr shqiptarėt dėshirojnė tė fitojnė pikė politike tek elektorati i tyre. Megjithatė, Berisha ėshtė kryeministėr i shtetit amė, tė shtetit kyē dhe porosia qė ai e dėrgoi, mė duhet tė pranoj se, edhe unė nuk e shoh si evropiane. Bashkimi Evropian nėnkupton integrim tė niveleve tė ndryshme, e para se gjithash tė qytetarėve tė shteteve e jo tė kombeve qė rastėsisht apo jo nėpėr histori janė ndarė. Do tė thotė, nėse Evropėn e shohim si zgjedhje pėr tė gjithė shqiptarėt nė tė njėjtin shtet, kjo ėshtė prizėm nacionaliste. Bashkimi Evropian ėshtė shumė mė shumė se kjo. Paraqet integrim nė nivelin lokal nė nivelin rajonal, mbinacional, ndėrsa ne ballkanasit pak e kuptojmė si realizim tė ėndrrave tona nacionale dhe kjo nuk ėshtė vetėm prizma e shqiptarėve, besoj qė nesėr ngjashėm do tė reagojnė edhe serbėt e maqedonasit, nė aspektin e pakicave nė Greqi dhe Bullgari”, shprehet Vankovska.





AAK hyn nė qeveri

Krerėt e Partisė Demokratike tė Kosovės dhe Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės kanė arritur marrėveshje pėr partneritet qeverisės. Burime tė Gazetės Express thonė se bisedat qė kishin nisur javė mė parė janė konkretizuar me ardhjen e Ramush Haradinajt nė Prishtinė. “Brenda dhjetė ditėsh finalizohet koalicioni PDK-AAK. Partia e Ramush Haradinaj do tė marrė poste tė rėndėsishme nė Qeveri”, ka treguar njė zyrtar i afėrt me dy liderėt politikė nė kushte anonimiteti pėr Express. Ai nuk ka sqaruar se si do tė ndahen postet qeveritare dhe mbi tė gjitha kush do tė jetė Kryeministėr - Hashim Thaēi apo Ramush Haradinaj. “Pajtimi ka ndodhur, pėr gjėra tjera arrihet pajtim gjatė kėtyre ditėve”, ka thėnė ai.
PM
Top
trimi.80
Postuar nė: 03.12.2012, 15:17
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 1157
Antari Nr: 27127
Bashkangjitur: 17.01.2012



eshte njeri qe nuk shkon asnjiher kur mblidhen krejt shqiptaret.E kan ate dhe ai i shpeton.Ne 2002 e prishi keshillin koordinues shqiptare,dhe cdo here kur bashkohen shqiptaret del ai ne skene dhe i percan!Pse o Menduh Thaci gjithnje je destruktiv,boll me e ke be ne te kaluaren,mbushu mend.

Ky postim ėshtė ndryshuar nga trimi.80 nė 03.12.2012, 15:26
PM
Top
ylly007
Postuar nė: 03.12.2012, 23:18
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 1436
Antari Nr: 4814
Bashkangjitur: 21.12.2006



 Citim (trimi.80 @ 03.12.2012, 16:17)
eshte njeri qe nuk shkon asnjiher kur mblidhen krejt shqiptaret.E kan ate dhe ai i shpeton.Ne 2002 e prishi keshillin koordinues shqiptare,dhe cdo here kur bashkohen shqiptaret del ai ne skene dhe i percan!Pse o Menduh Thaci gjithnje je destruktiv,boll me e ke be ne te kaluaren,mbushu mend.

si mduket shum ja do K . . . MENDUH THAQIT !
pse kapesh cdoher per te ?
shiko shpeto veten se mbaruat krejt duke mbeshtetur ish udbashat te ashtuquajtur DUI_
lexo ketu ne forum si e kan rrahur te rriun nga hasanbegu pa pik faji !
le te shkoje ALIa jot le ta shpetoje
shum leht esht ta vendosh flamurin por ai duhet te mbrohet
PM
Top
Jack-Jones
Postuar nė: 03.12.2012, 23:50
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 188
Antari Nr: 27603
Bashkangjitur: 25.11.2012



 Citim (ylly007 @ 03.12.2012, 17:18)
si mduket shum ja do K . . . MENDUH THAQIT !
pse kapesh cdoher per te ?
shiko shpeto veten se mbaruat krejt duke mbeshtetur ish udbashat te ashtuquajtur DUI_
lexo ketu ne forum si e kan rrahur te rriun nga hasanbegu pa pik faji !
le te shkoje ALIa jot le ta shpetoje
shum leht esht ta vendosh flamurin por ai duhet te mbrohet

Por mendoj se vertet o destruktiv,qe 20 vite ne politik,dhe asnje fitore asnje rezultat,cdoher mbijetes me korpucione dhe me te kasirme,...

Mos haro se ka njerez qe jan djegur nga PDSH-ja,dhe nuk ja harojne dot.
Per ate cdoher do veprojne qe ta zhdukin prej skenes politike...



PM
Top
babarekes
Postuar nė: 03.12.2012, 23:59
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 9382
Antari Nr: 23715
Bashkangjitur: 13.11.2009



Unitetit-bashkimi nuk behet TY ne qeveri e UN Opozit ose e kunderta.
URDHERONI DILNI nga QEVERIA ne UA KENA GARANTUE qe nuk behemi pjes e Qeveris dhe EJANI KREJT SHQIPTARET MBLIDHENA jashta Instutucioneve.


----------------------------------------
Mbeturinat flasin keq per mua...Plehrat e besojne...!
PM
Top
mbreti
Postuar nė: 04.12.2012, 01:35
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 4495
Antari Nr: 11904
Bashkangjitur: 11.12.2007



 Citim (babarekes @ 04.12.2012, 00:59)
Unitetit-bashkimi nuk behet TY ne qeveri e UN Opozit ose e kunderta.
URDHERONI DILNI nga QEVERIA ne UA KENA GARANTUE qe nuk behemi pjes e Qeveris dhe EJANI KREJT SHQIPTARET MBLIDHENA jashta Instutucioneve.

Me fal, por cila eshte garanca, 1998 apo 2006? E di si thote ajo fjala popullore, 'kur te djeg tamli, i fryne edhe kosit". smil4a8aceb829c5f.gif


----------------------------------------
Gjithcka ne kohe te vet, por pse kalon kohen kot or i uruar.
PMMSN
Top
babarekes
Postuar nė: 04.12.2012, 02:26
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 9382
Antari Nr: 23715
Bashkangjitur: 13.11.2009



 Citim (mbreti @ 04.12.2012, 02:35)
Me fal, por cila eshte garanca, 1998 apo 2006? E di si thote ajo fjala popullore, 'kur te djeg tamli, i fryne edhe kosit". smil4a8aceb829c5f.gif

Dilni JU dhe e shifni garancen.

Ama JU ri ne Qeveri ri neper punet e mira e lypni Bashkim ska.

Ty mbreti ste dyhet bashkimi sepse MOS kish qen BDI ne Qeveri ti ende do jepshe Lajme te ajo TV ku punojshe.(ndoshta jep ende un nuk e Kapi at TV ama du me than se ne USHT nuk do ishe ne pun, aty ku tash je ne pun)


----------------------------------------
Mbeturinat flasin keq per mua...Plehrat e besojne...!
PM
Top
trimi.80
Postuar nė: 04.12.2012, 10:07
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 1157
Antari Nr: 27127
Bashkangjitur: 17.01.2012



 Citim (babarekes @ 03.12.2012, 20:26)
Dilni JU dhe e shifni garancen.

Ama JU ri ne Qeveri ri neper punet e mira e lypni Bashkim ska.

Ty mbreti ste dyhet bashkimi sepse MOS kish qen BDI ne Qeveri ti ende do jepshe Lajme te ajo TV ku punojshe.(ndoshta jep ende un nuk e Kapi at TV ama du me than se ne USHT nuk do ishe ne pun, aty ku tash je ne pun)

Tubimi ne Shkup ishte ne vazhden e aktiviteteve te organizuara nga Shqiperia dhe keshilli organizativ ne Maqedoni,kishte edhe parti opozitare dhe sdi se pse e ngateron ketu pushtetin me opoziten,aty ishin gjith shqiptaret dhe skishte flamuj partiak .E gjitha ishte ne frymen shqiptare,por dikush qe i trembet kesaj e con dikend(partnerin e vet strategjik) mos merr pjese.
PM
Top
babarekes
Postuar nė: 04.12.2012, 14:23
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 9382
Antari Nr: 23715
Bashkangjitur: 13.11.2009



 Citim (trimi.80 @ 04.12.2012, 11:07)
Tubimi ne Shkup ishte ne vazhden e aktiviteteve te organizuara nga Shqiperia dhe keshilli organizativ ne Maqedoni,kishte edhe parti opozitare dhe sdi se pse e ngateron ketu pushtetin me opoziten,aty ishin gjith shqiptaret dhe skishte flamuj partiak .E gjitha ishte ne frymen shqiptare,por dikush qe i trembet kesaj e con dikend(partnerin e vet strategjik) mos merr pjese.

JO bashkim neper cirkuese me lodra e tupana,
porr bashkim ne Veprimet politike-Ekonomike.

Sa per curle e tupana hmm Palidhje pun eshte(mendimi im PERSONAL).




----------------------------------------
Mbeturinat flasin keq per mua...Plehrat e besojne...!
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio