Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> USHT: Honoris Causa Fadil Sulejmani
trimi.80
Postuar nė: 13.12.2012, 13:48
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 1157
Antari Nr: 27127
Bashkangjitur: 17.01.2012



Fotografi e jashtme
PM
Top
trimi.80
Postuar nė: 13.12.2012, 14:42
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 1157
Antari Nr: 27127
Bashkangjitur: 17.01.2012



Titulli i duhur,per njeriun e duhur ne vendin e duhur.
PM
Top
hamurabi
Postuar nė: 14.12.2012, 13:39
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 2519
Antari Nr: 17776
Bashkangjitur: 07.10.2008



edhe ket e degjova, Fadil Sulejmanit cmimi "Doktor Honoris Causa" ?! Ky e meriton cmimin Doktor honoris kazuza
PM
Top
babarekes
Postuar nė: 14.12.2012, 15:24
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 9383
Antari Nr: 23715
Bashkangjitur: 13.11.2009



A eshte ky i njejti Fadil Sulejmani qe para disa viteve ja ndaluan edhe Oborin e USHT a???


----------------------------------------
Mbeturinat flasin keq per mua...Plehrat e besojne...!
PM
Top
babarekes
Postuar nė: 14.12.2012, 15:28
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 9383
Antari Nr: 23715
Bashkangjitur: 13.11.2009



Fadil Sulejmani U ndalova te hyj ne USHT


Atė ēka s’mundi tė ma bėjė policia speciale maqedonase, tė mė largojė nga universiteti, sot po ma bėjnė shqiptarėt.

Mė 23 shkurt 2010, nė orėn 9 tė mėngjesit, ditė e zakonshme pune, bashkė me studentė hyra nė objektin e universitetit, dhe si gjithnjė u ndala tė portieri, meqė partitė e Qeverisė maqedonase qė nga viti 2004 ma morėn edhe njė zyrė tė vogėl qė e kisha dhe nuk mė lanė as edhe njė karrigė nė korridor pėr t’u ulur ndonjėherė aty. Porsa u ula, portieri me njė qėndrim tė ftohtė doli jashtė, unė mbeta i vetmuar dhe pashė se diēka nuk ėshtė nė rregull.

Menjėherė hyri brenda tek unė njė njeri dhe mė thirri qė tė shkojė te zyra e sigurimit. E pyeta sekush ėshtė dhe ai m’u pėrgjigj se ėshtė njeri i sigurimit. U habita se ēka do sigurimi nga unė. Sa ēel e mėshel sytė erdhėn edhe dy njerėz tė tjerė tė sigurimit dhe mė thanė se kanė urdhėr nga Rektori Agron Reka qė tė ma ndalojnė hyrjen nė objektet e universitetit.

-A nuk ka A.Reka ndonjė punė mė tė mirė se kjo, por tė ma ndalojė hyrjen nė universitet?, i pyeta dhe nė atė ēast mė shkoi mendja nė hisorinė e bujshme tė UT-sė qė atė ēka s’mundi tė ma bėjė policia speciale maqedonase, tė mė largojė nga universiteti, sot po ma bėjnė shqiptarėt.

Kjo ndodhi ėshtė edhe njė shembull se deri ku ka arritur politizimi i UT-sė, forca e partisė dhe kukullat besnike tė saj qė janė nė gjendje jo vetėm tė shkelin mbi fytyrat, por edhe tė ecin mbi kufomat e profesorėve dhe tė studentėve pėr ta ruajtur postin e turpshėm dhe rrogėn e majme qė e kanė zėnė nė universitet me rrugė politike dhe jo me profesionalizėm, shkencė e dituri.

Kėrkova nga njerėzit e sigurimit qė tė mė lėnė nja dy-tri minuta tė pushojė e pastaj do tė largohem vetė pa pasur nevojė tė pėrdoret dhuna mbi mua.


Unė: A e keni urdhėrin me shkrim?

Sigurimi: Jo, vetėm gojarisht.

Unė: Po ju a e dini se ky urdhėr ėshtė i partisė dhe se ju jeni roja e saj nė universitet?

Sigurimi: Po, m’u pėrgjigj njėri, ne e duam shumė kėtė parti, BDI-nė, ajo pėr herė tė parė nė jetėn tonė na ka marrė nė punė, kėtu nė universitet e po na jep rrogė, po na mban gjallė.

Unė: Megjithatė, ju duhet ta dini se me kėto para tė universitetit ajo po ju keqpėrdor pėr interesat e veta, qe siē bėni sot e me siguri edhe nesėr do t’i largoni nga universiteti profesorėt e studentėt pėr tė mirėn e partisė suaj e tė keqen e universitetit!

Sigurimi: Ne do t’i pėrzėmė nga universiteti vetėm ata njerėz qė janė kundėr partisė, ju nuk e doni BDI-nė.

Unė: Jo, unė nuk jam kundėr asnjė partie qė ajo tė rrijė atje ku e ka selinė e vet, jo tė hyjė nė universitet dhe ta bėjė atė pronė private pėr interesa tė veta politike e financiare. Prandaj, kėrkojmė qė partitė tė rrinė larg universitetit.


Sigurimi: Po ju nėse e largoni BDI-nė nga universiteti, atėherė ne do tė mbetemi pa punė.


Unė: Jo, jo ju do tė mbeteni kėtu, por do ta mbroni universitetin nga partitė dhe Qeveria maqedonase , kurse universiteti do t’ju japė juve edhe tė tjerėve si ju edhe vendime pune, e jo si partitė qė po u shfrytėzojnė sot pėr nesėr edhe pa kontrata pune qė nė momentin kur nuk do t’i pėlqeni asaj ajo do t’ju largojė nga universiteti, dhe kjo do t’ju ndodh kur nuk do t’i kryeni urdhėrat e partive qė jo vetėm t’i pėrzini nga puna, por edhe ta rrahni ndonjė student, dekan ose edhe vetė Rektorin, nėse partisė i dalin nga kontrolli.

Sigurimi: Ju, profesor, vetė keni qenė nė kėto parti, edhe me BDI-nė, edhe me PDSH-nė?

Unė: Jo, unė asnjėherė s’kam qenė, s’jam dhe s’do tė jem me asnjė parti. Partia ime ka qenė, ėshtė dhe do tė mbetet Universiteti i Tetovės.

Ėshtė e vėrtetė se unė i kam pėrkrahur ndonjėherė partitė nė pushtet pėr tė mirėn e universitetit qė ato tė ndikojnė pozitivisht nė pėrmirėsimin e gjendjes sė tij dhe ndryshimin e rrethanave, me tė cilat ai ėshtė ballafaquar historikisht, duke qenė vazhdimisht i kėrcėnuar nga qeveritė maqedonase.
Pikėrisht, kjo ėshtė arsyeja pse unė gjithmonė kam qenė nė konflikt dhe i padėshirueshėm pėr partitė politike, sepse unė nuk i kam lėvduar, por i kam qortuar ato pėr ambiciet politike dhe lakmitė pushtuese qė kanė pasur dhe kanė ndaj UT-sė.

Sigurimi: PDSH-ja hyri nė universitet me kallashnikov!

Unė: Po, veprimet politike sjellin edhe akte dhune nė universitet. Prandaj, ne kėrkojmė qė njėherė e pėrgjithmonė tė kemi njė universitet pa kallashnikova e pa topa, pa politikė, pa ndikime partiake dhe pėrzierje tė Qeverisė maqedonase nė punėt e tij tė brendshme.

Sigurimi: A ju kujtohem, profesor, se edhe unė kam qenė me ju dhe me vendimin e nėnshkrimin tuaj nė mbrojtje tė universitetit, mu nė kėtė ndėrtesė?

Unė: Po. Por sot, si ti, ashtu edhe unė, dhe mbarė populli shqiptar kemi rėnė viktimė e partive politike tė qeverisė maqedonase.

Besoj se u kuptuam dhe prej tash e tutje nuk do tė mbetemi edhe mė pre e kėsaj tė keqeje partiake dhe tė gjithė sė bashku do ta ēlirojmė shumė shpejt UT-nė nga prangat e Qeverisė maqedonase.

Mė pas ata filluan tė zbuten dhe tė arsyetohen se kėtė e bejnė pėr ta ruajtur bukėn e gojės, se janė tė varfėr, se s’kanė asnjė burim tjetėr tė ardhurash dhe se me kėtė rrogė tė vogėl mbajnė familjet e tyre.

Mė treguan se kush janė edhe me emėr e mbiemėr dhe shprehėn keqardhje se pse atyre u ka rėnė ky detyrim i rėndė, dhe se “kush jemi ne qė ta pėrzėmė nga Universiteti i Tetovės prof. Fadil Sulejmanin!”

Unė i ndėrpreva, duke u thėnė se nuk jemi fajtorė, as ju, as unė, por dreqi i zi qė na ka hyrė nė universitet dhe po na armiqėson vėlla me vėlla e po na pėrēan shqiptar me shqiptar nė baza politike e partiake. Ju si sigurim e keni per detyrė ta siguroni ndėrtesėn dhe ta mbroni atė nga dhuna, dhe jo tė respektoni ēdo urdhėr tė partisė pėr interesa tė saj, siē po bėni mė kėtė rast ndaj meje, qė nuk arsyetohet.

Universiteti na takon tė gjithėve, ai ėshtė interesi ynė i pėrbashkėt, njėsoj kemi detyrime dhe pėrgjegjėsi ndaj tij qė ta ruajmė si sytė e ballit nga ata qė e shpallėn foshnje tė vdekur dhe nga shėrbėtorėt e tyre.

Duke dalė nga dera, u ndesha edhe me z. Agim Nuhiun, dekan i partisė nė F.Juridik dhe kėrkova nga ai sqarim pėr kėtė vendim tė Rektorit partiak, Agron Rekės, qė ta thėrrasė nė telefon, pasi ai nuk ma hapi telefonin.

A.Nuhiu: Jo, profesor, kam frikė, mos se do tė m’i prishni punėt!

Unė: Po, ti i ke punėt mirė, por universiteti i ka keq, ai ėshtė nė krizė, fakulteti yt nuk po zhvillohet, ti a je dekan i tij vetėm nė listėn e rrogave? Kush ėshtė dekan i vėrtetė aty? Ti apo Bujar Ahmeti, nipi i kreut tė BDI-sė?

A.Nuhiu: Po ju nuk e dini se tė mos kisha pranuar unė tė bėhem dekan, A.Ahmeti do ta sillte pėr dekan nė kėtė fakultet z. Mersim Maksutin, dhe kėshtu tė gjithė udhėheqėsit nė Universitetin e Tetovės do tė ishin kėrēovarė pa asnjė tetovar. Derisa po largohesha nga objekti i universitetit, pashė njė kameraman dhe njė gazetar tė “Alsatit”, tė cilėt ma morėn njė deklaratė pėr kėtė ndodhi, por, edhe pse mė premtuan, nuk e dhanė nė televizor. Nuk e di pse? Ndoshta edhe ata i ka ndaluar Partia dhe Qeveria.

Nė kėto rrethana tė kontrollit total politik mbi Universitetin e Tetovės, formimi i njė Kėshilli tė pavarur pėr ndryshim nga ana e intelektualėve dhe dashamirėve tė universitetit ishte mėse i domosdoshėm.

Ne nuk do tė pushojmė sė vepruari derisa ky universitet tė ēlirohet nga prangat e politikės ditore qė e ka dobėsuar. Nė kėtė mision tonin tė shenjtė ne do tė kėrkojmė edhe ndihmėn e nevojshme tė ēfarėdo qoftė faktori tė brendshėm dhe tė jashtėm qė vlerėson pavarėsinė e institucioneve arsimore-shkencore.

_______________________________________________________________

Turrpi SKA BRINA.

Ky postim ėshtė ndryshuar nga babarekes nė 14.12.2012, 15:33


----------------------------------------
Mbeturinat flasin keq per mua...Plehrat e besojne...!
PM
Top
babarekes
Postuar nė: 14.12.2012, 15:35
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 9383
Antari Nr: 23715
Bashkangjitur: 13.11.2009



ME RESPEKT PER DEPUTETIN FADIL SULEJMANI


Debati nga vazhdimi i 14-tė i seancės sė gjashtė nė Parlamentin e Maqedonisė kushtuar tekstit tė Propozim-ligjit pėr policinė e hapi deputeti Fadil Sulejmani, i cili publikoi se tėrhiqet nga anėtarėsia nė BDI dhe se do tė vazhdojė tė veprojė si deputet i pavarur.





Ky lajm ka irituar shume liderin e BDI-se Ali Ahmeti dhe ka marr ne mobil vete deputetin Fadil Sulejmani dhe ka kerkuar nga ish-deputeti i tij qe ta dorezoje mandatin si deputet. Sipas Fadil Sulejmanit, Ali Ahmeti ka qene histerik dhe me tone kercnues i ka thene “ne qofte se nuk dorezon mandatin, ti Fadil do te vritesh nga dora e popullit”. Pervec kesaj, Ali Ahmeti ka ofenduar deputetin Fadil Sulejmani me sharje teper te uleta qe vete Fadil Sulejmani ka mbetur i shokuar. Per disa mjete te informimit Fadil Sulejmani ka thene:”Kercenimet dhe fyerjet e Ali Ahmeti kane qene fyerje te nje rrugaqi, palaco, qe mua me kane shoku, pasi nuk guxon nje lider i nje partie te sillet ne ate menyre.

Keto kercnime dhe fyerje e kane detyruar deputetin Fadil Sulejmanin te kerkoje siguri personale nga organet kompetente te Maqedonise.

Duke e njohur natyren e Ali Ahmetit me ish koleget e tij, historine e qeverisjes se tij ne Maqedoni, vrasjet e pazbuluara, bizneset ilegale te klikes se tij, keq-qeverisjen ne Universitetin e Tetoves, diplomat e falsifikuara te leshuara per vet Ali Ahmetin dhe miqte e tij, sikurse qe nuk mund te harrohet edhe devallvimi i luftes ne vitin 2001, shnderrimin e asaj lufte per te drejta me te medha, ne vend te platformes kombetare per bashkim me tokat tjera Shqiptare, ky hap i Fadil Sulejmanit eshte teper i kuptueshem kur ai kerkon siguri, pasi ne Maqedoni ende veprojne kriminelet qe mund te dirigjohen nga Ali Ahmeti. Nje dirigjim i tille ndodhi kur tre professor te fakultetit te Edukates Fizike, qe jane nen kontrollin e Ali Ahmetin, sulmuan fizikisht veteranin e arsimit te Tetoves z. Myftar Zyberi.

Si filloi e gjithe kjo katrahure kunder deputeti Fadil Sulejmani?

Pas shkarkimit te ish-rektorit Nexhbedin Beadini dhe emerimin e Dr. Sadi Bexheti ne kete post, ministri i arsimit, z. Sulejman Rushiti, dergon inspektoret e arsimit te kontrollojne punen disa vjecare ne Universitetin e Tetoves. Inspektoret ballafaqohen me nje gjendje kaotike ne UT, me mallverzime financiare, diploma te falsifikuara, deri sa edhe vete Ali Ahmeti akuzohet se ka diplomuar me shpejtesi marramendese ne katedrėn e fillozofisė nė Universitetin Shtetrorė tė Tetovės. Kjo nuk habit ish-koleget e tij nga Zvicra, kur e dijne se Ali Ahmeti eshte me pervoje ne kete pune, deri sa edhe ne Zvicer merrte nje pension invalidor ne baze te nje letre te leshuar nga nje spital neuripskiatrik!

Nisur nga kjo, web faqja shqiptare ne internet AlbaNur, ne mbrotje te lirise se individit, te drejtes se tij ne percaktim, qe jane vlera univerasle te garantuara me konvetat nderkombetare, hap debat ne FORUM per t’i mbrojtur intelektualet dhe te drejtat e tyre nga lidere dhe politikane te krisur ne koke, qe krijojne situate konfliktuoze nder shqiptare ne Maqedoni dhe krimit te organizuar i hapin rruge te reja veprimi per te mos na lene rehat te bejme nje jete normale dhe te qete.

Deputeti Fadil Sulejmani, si nje nga themeluesit dhe si rektor i pare i Universitetit te Tetoves, ka te drejte me shume se te gjithe ne, te jete i shokuar me gjendjen kaotike ne UT, ka te drejte morale ne percaktimin e tij per largim nga BDI, per shkak se eshte venduar ne mbrotje te vlerave te diturise, kunder mallverzimeve, falsifikimeve, familjarizmit qe jane bere pengese kryesore e zhvillimit te procesit edukativo-arsimor ne kete tepull te diturise.


----------------------------------------
Mbeturinat flasin keq per mua...Plehrat e besojne...!
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio