Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> USHT hap institut tė Paqes me njė universitet amer
trimi.80
Postuar nė: 13.12.2012, 16:07
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 1157
Antari Nr: 27127
Bashkangjitur: 17.01.2012



Rektori i USHT-sė, Vullnet Ameti po qėndron nė SHBA, ku ėshtė takuar me udhėheqėsit e Universitetit George Mason dhe ėshtė biseduar pėr hapjen e institutit tė Paqes nė Maqedoni



Sė shpejti nė Maqedoni pritet tė hapet Instituti i Paqes qė do tė jetė nėn ombrellėn e Universitetit Shtetėror tė Tetovės.

Rektori i USHT-sė, Vullnet Ameti po qėndron nė SHBA, ku ėshtė takuar me udhėheqėsit e Universitetit George Mason dhe ėshtė biseduar pėr hapjen e institutit tė Paqes nė Maqedoni. “Ishte njė takim i frytshėm nė tė cilin pėrveē udhėheqėsve tė universitetit merrnin pjesė edhe diplomatė dhe profesor, si Darja Serveri dhe Ambasadori Megdonals, ku u bisedua pėr themelimin e njė Instituti tė Paqes nė Republikėn e Maqedonisė qė do tė jetė nėn ombrellėn e USHT-sė”, ka thėnė Ameti pėr Zėrin e Amerikės nė gjuhėn shqipe.

I ftuar nė studion e ditarit ai tha se USHT ka 15 mijė studentė qė mėsojnė nė 11 fakultete, 35 programe studimore dhe 93 drejtime. Rektori Ammeti tha se drejtimet e USHT-sė i pėrshtaten ekonomisė sė tregut. Ndėrkaq, i pyetur pėr atė se si mund tė ndihmojė USHT-ja nė uljen e tensioneve ndėretnike, rektori tha se shqiptarėt janė faktorė stabiliteti, jo vetėm nė Maqedoni, por edhe nė rajon

USHT u hap pėr herė tė parė nė dhjetor tė vitit 1994 dhe ai u njoh nga autoritetet e Maqedonisė vetėm 10 vjet mė vonė, nė vitin 2004. Sot ky Universitet ka hapur degė edhe nė qytete tė tjera ku ka njė shumicė, ose njė numėr tė konsiderueshėm shqiptarėsh, si Shkup, Strugė, Kėrēovė, Dibėr dhe Kumanovė dhe ka njė bashkėpunim tė shkėlqyer me universitetin e Tiranės dhe Prishtinės.
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio