Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet



  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Bota islame dhe e krishtere?
Zedka
Postuar nė: 24.12.2012, 17:49
Quote Post


Zedka
*****

Posti: Antarė
Postime: 3722
Antari Nr: 25726
Bashkangjitur: 05.12.2010



Fuqia e mongolėve filloi tė shfaqej nga fillimi i shekullit tė shtatė hixhri. Me qėllim qė tė kuptojmė kushtet, nė tė cilat lindi kjo fuqi, fillimisht vlen t`i hedhim njė vėshtrim realitetit tė asaj kohe.

Kushdo qė studion historinė e asaj periudhe, gjen nė atė kohė dy ishin fuqitė mė tė mėdha:

E para, shteti islam, territoret e tė cilit shtriheshin pothuaj nė gjysmėn e globit tokėsor. Kufijtė e shtetit islam fillonin nga perėndimi i Kinės, shtriheshin nė Azi dhe Afrikė dhe pėrfundonin nė perėndim tė Evropės, nė tokėn e Andaluzisė.

Por nga ana tjetėr, gjendja e botės islame – pėr fat tė keq – ishte shumė e rėndė dhe e dhimbshme. Me gjithė ato territore tė pafundme, me gjithė popullsinė e madhe, burimet ekonomike, fuqinė ushtarake dhe shkencore, pėrēarja ishte shumė e thellė. Situata politike nė shumė rajone tė botės islame ishte rėnduar.

Le ti hedhin njė sy botės islame nė fillim tė shekullit tė shtatė hixhri:

1 - Kalifati, ose dinastia abasite. Ajo shihej si njė dinasti e vjetėr tashmė, pasi ishte themeluar qė nga rėnia e dinastisė omejade nė vitin 132 hixhri. Nė fillim tė shekullit tė shtatė hixhri, kjo dinasti ishte tkurrur aq shumė, saqė nėn zotėrimin e saj kishte vetėm Irakun. Bagdadi kishte qenė kryeqyteti i saj qė nga viti 132 hixhri.

Iraku ishte i rrethuar nga dhjetėra principata tė pavarura krejtėsisht nga kalifati, megjithėse nuk e kishin shpallur veten rivale tė kalifatit abasit. Kėshtu mund tė themi, se kalifati abasit nė kėtė kohė ekzistonte formalisht, pasi realisht ishte i shpėrbėrė. Ai ishte thjesht njė simbol, tė cilin myslimanėt donin qė tė ekzistonte, edhe nėse nuk luante ndonjė rol pėr tė qenė. Kjo ėshtė e ngjashme me situatėn e sotme nė Angli, ku anglezėt e mbajnė mbretėreshėn e tyre si njė simbol historik, por qė nuk luan asnjė rol nė qeverisje.

Thamė se Kalifi abasit kishte nė zotėrim Irakun, duke pėrjashtuar kėtu territoret veriore tė tij. Nė fronin e Kalifit brenda Irakut, vinin herė pas here bijtė e abasitėve, tė cilėt i gėzoheshin titullit tė lartė “Kalif”. Nė fakt, atyre nuk u interesonte aspak emri dhe titulli, pasi gjėja e vetme qė u interesonte ishte paraja dhe konsolidimi i pushtetit tė tyre nė kėtė rajon. Ata kurrė nuk e shihnin veten e tyre nė funksion tė titullit qė mbanin. Ata nuk e perceptonin dot faktin, se pėrgjegjėsia e qeveritarėve ėshtė: sigurimi i rendit, forcimi i ushtrisė, pėrmirėsimi i jetesės, vendosja e ligjit, respektimi i tė drejtave, ndėshkimi i fajtorėve dhe zullumqarėve, gjykimi sipas ligjeve tė sheriatit, urdhėrimi pėr mirė dhe ndalimi nga e keqja, mbrojtja e gjėrave tė shenjta tė Islamit dhe unifikimi i zemrave dhe rreshtave tė myslimanėve.

Gjithēka qė synonin Kalifėt, ishte tė qėndronin sa mė gjatė nė pushtet dhe t’ua trashėgonin atė fėmijėve tė tyre. Ata ishin shumė tė dhėnė pas grumbullimit tė pasurive, relikteve tė rralla, organizimit tė gostive, dėgjimit tė muzikės e kėngėve, si dhe jetės sė luksit.

Jeta e tyre nuk i shkonte pėr shtat njė individi tė thjeshtė nga umeti islam, e jo mė shtresės qė udhėhiqte umetin. Kėshtu ata e kishin humbur totalisht autoritetin e kalifatit islam, bashkė me venitjen e ambicieve tė tyre.

Ky ishte kalifati abasit nė fillimet e shekullit tė shtatė hixhri.

2 – Egjipti, Shami (Levant), Hixhazi dhe Jemeni. Kėto territore, nė fillim tė shekullit tė shtatė, ishin nė duart e Ejubėve, pasardhėsve tė Salahudin Ejubit. Por pėr fat tė keq, nuk kishin asgjė tė pėrbashkėt me atė burrė tė madh. Ata grindeshin dhe e kishin ndarė shtetin Ejubid – shtet i cili i kishte thyer kryqtarėt nė Hittin - nė mbretėri tė vockla, rivale tė njėra-tjetrės. Kėshtu, Hixhazi ishte mbretėri nė vete, ashtu siē ishte dhe Jemeni, Shami dhe Egjpti. Vetė Shami ishte ndarė nė principata tė shumta dhe nė konflikt mes tyre. Himsi ishte ndarė nga Halepi dhe Damasku, po ashtu ishin ndarė Palestina dhe Jordania.

3 – Vendet e Magrebit dhe Andaluzia

Ky rajon ishte nėn pushtetin e dinastisė Almohade, e cila fillimisht ishte tepėr e fuqishme dhe e shtrinte pushtetin e saj nga Libia nė Marok, nga Andaluzia (nė veri) nė mes tė Afrikės nė jug. Megjithatė, nė fillim tė shekullit tė shtatė hixhri, kjo dinasti kishte filluar tė jepte shpirt, sidomos pas betejės “Ikab” nė vitin 609 hixhri, e cila vulosi dhe fundin e dinastisė Almohade.

4 – Havarizmėt. Dinastia Havarizme kishte nė pushtetin e saj territore tė gjera. Ajo kishte nėn zotėrim pothuaj tė gjithė territoret islame tė Azisė. Kufijtė e saj shtriheshin nga perėndimi i Kinės nė lindje, nė pjesė tė mėdha tė Iranit nė perėndim. Kjo dinasti ishte nė konflikt tė madh me Kalifatin abasit dhe mes tyre nuk mungonin intrigat dhe komplotet. Nė disa periudha, dinastia Havarizme anoi nga shiizmi, u shtuan konfliktet dhe pėrmbysjet, u zhvilluan shumė luftėra me selxhukėt, abasitėt dhe jomyslimanėt.

5 – India. Asokohe India ishte nėn pushtetin e Goridėve, tė cilėt zhvilluan shumė luftėra me Havarizmėt.

6 – Persėt. Kėtu e kemi fjalėn pėr Iranin aktual, ku territore tė mėdha tė tij ishin nėn sundimin e Havarizmėve. Kurse disa territore tė tjera nė perėndim, nė kufi me kalifatin abasit, ishin nėn pushtetin e sektit Ismaili, njė nga sektet e shumta tė shiave. Pėr shkak se kredoja e tyre pėrmbante shumė shkelje, ata konsideroheshin si jomyslimanė nga shumė dijetarė. Nė origjinė, ata ishin adhurues tė zjarrit (mexhus) dhe ajo qė kishte ndodhur, ishte se ishin vetė-deklaruar myslimanė, por nė zemėr ruanin besimin e vjetėr. Kurse ajetet e Kuranit i interpretonin sipas qejfit dhe interesit. Ata hyjnė tek Batinijtė, tė cilėt besojnė se ēdo gjė sipėrfaqėsore ka dhe anėn e saj tė brendshme nė fe, tė cilėn nuk e kupton dot tjetėr kush pėrveē tyre. Ata pretendonin se askush tjetėr nuk i di interpretimet dhe misteret e tyre, pėrveē atyre qė bėhen pjesė e besimit ismaili. Ata i hidhnin poshtė profetėt dhe shpalljet hyjnore. Kėrkesat e tyre mė tė rėndėsishme ishin mbreti dhe sulltani, prandaj isnin shumė tė dhėnė pas armėve dhe luftėrave. Nė pėrgjithėsi, Ismailinjtė janė sekti mė i rrezikshėm i Batinijve. Sa herė qė ndodhnin devijime nė kredo (akide) por dhe nė fe, gjithmonė pas tyre fshiheshin pikėrisht Ismailinjtė. Po kėshtu, ata fshiheshin edhe pas pėrmbysjeve nė strukturėn e shtetit islam, atentatet ndaj personaliteteve islame me ndikim, kalifė qofshin, emirė, dijetarė apo dhe komandantė.



7 – Anadolli (Turqia). Ky rajon ishte nėn pushtetin e selxhukėve me origjinė turke. Historia e tyre e hershme, nė kohėn e komandantit mysliman Alb Arselan, ishte e lavdishme. Por pėr fat tė keq, pasardhėsit e tij, qė qeverisėn mė pas kėtė rajon delikat dhe tė kanosur nga perandoria bizantine, ishin tepėr tė dobėt.

Nė vija tė pėrgjithshme, ky ishte njė vėshtrim i shpejtė i umetit mysliman nė atė kohė. Duket qartė, qė konfliktet dhe komplotet ishin kudo, po ashtu dhe luftėrat mes myslimanėve nuk mungonin. Mes tyre ishin pėrhapur gjynahet dhe ligėsitė, dhėnia pas luksit kishte pllakosur zemrat e tyre. Fjalėt se filani ka vrarė filanin, i ka hyrė nė hak filanit, ėshtė derdhur gjaku i filanit etj... thuheshin me gjakftohtėsi, sikur ato jetė qė ishin marrė nuk ishin jetė njerėzish.

Tashmė, bota islame priste ndonjė fatkeqėsi qė tė shuante njerėzit e ligj, e pas kėsaj myslimanėt tė merrnin nė dorė ēėshtjen dhe t`i kthenin Islamit autoritetin, kurse Kalifatit fuqinė dhe lavdinė.



Fuqia e dytė nė tokė, nė fillim tė shekullit tė shtatė hixhri, ishte ajo e kryqtarėve. Qendra e tyre kryesore ishte nė Evropėn perėndimore. Ata i kishin shfrytėzuar luftėrat e njėpasnjėshme mes myslimanėve nė interes tė tyre. Kėshtu, anglezėt, francezėt, gjermanėt dhe italianėt kishin ndėrmarrė kryqėzata tė njėpasnjėshme nė Sham dhe Egjipt. Sakaq, tė krishterėt e Spanjės dhe tė Portugalisė bashkė me francezėt, ishin nė luftė me myslimanėt e Andaluzisė.

Kėtij organizimi kryqtar tė fuqishėm nė perėndim tė Evropės, i shtoheshin organizime tė tjera nė botė, ku si emėrues tė pėrbashkėt kishin urrejtjen ndaj botės islame. Organizimet dhe tubimet mė tė njohura ishin:

1 – Perandoria Bizantine. Ajo ishte nė luftė tė ashpėr dhe historike me umetin islam. Por Bizanti nė kėtė kohė ishte dobėsuar relativisht dhe fuqia e tij ishte venitur. Prandaj, nga ana e kėsaj perandorie nuk pritej ndonjė rrezik kushedi sa i madh, edhe pse tė gjithė ia dinin rėndėsinė.

2 – Mbretėria e Armenisė, e cila ndodhej nė lindje tė Iranit dhe nė perėndim tė Anadollit. Edhe ajo ishte nė luftėra pafund me myslimanėt, sidomos me selxhukėt.

3 – Principatat kryqtare nė Sham, Palestinė dhe Turqi. Kėto principata i kishin pushtuar territoret nė fjalė qė nga fundi i shekullit tė pestė hixhri.

Me gjithė fitoret e Salahudin Ejubit – Zoti e mėshiroftė – ndaj kryqtarėve nė Hittin, Jeruzalem etj... territoret e mėsipėrme vazhdonin tė mbaheshin tė pushtuara nga kryqtarėt. Madje, ato ndėrmerrnin dhe sulme ndaj vendeve islame fqinje. Ndėr principatat kryqtare ishin, Antakia, Akka, Tripoli, Sajda dhe Bejruti.

Shohim qė luftėrat ishin ndezur nė tė gjithė tokėn islame. Kjo ishte gjendja e pėrgjithshme e myslimanėve nė fillim tė shekullit tė shtatė hixhri.

Sakaq, nė horizont fillon tė shfaqet njė fuqi e re dhe e freskėt, e cila i pėrmbys tė gjitha ekuilibrat dhe ndryshon hartėn e botės. Ajo imponoi veten si njė fuqi e tretė mbi faqen e tokės, madje shumė mirė mund tė themi, se ishte fuqia mė e madhe mbi rruzullin tokėsor. Kėta ishin MONGOLĖT.


----------------------------------------
Te perpiqesh shume, nuk mjafton gjithmone, per te evituar perfundimet e gabuara!
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio