Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Platforma serbe pėr Kosovėn, “dridh” Maqedoninė
vani-1
Postuar nė: 24.12.2012, 19:32
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 1312
Antari Nr: 26370
Bashkangjitur: 04.04.2011



Shpalosja e platformės sė Serbisė pėr Kosovėn ka hasur nė reagime negative nė Maqedoni. Partitė politike nė pushtet dhe ato nė opozitė frikohen se nėse ky plan do tė realizohej nė praktikė nė Kosovė, atėherė ai do t’i shkaktonte probleme edhe Maqedonisė, meqė shqiptarėt do tė ushqeheshin me tė pėr tė hequr dorė nga Marrėveshja e Ohrit (MO) dhe kėrkuar model tė ngjashėm.

Partitė politike shqiptare dhe ato maqedonase nė pushtet e opozitė e thonė njėzėri se nė rast se ky plan do tė pranohej pėr zbatim nė Kosovė, shqiptarėt e Maqedonisė nuk do tė mund tė vazhdonin mė qė t’i mbesin besnikė Marrėveshjes sė Ohrit (MO) dhe se do tė kėrkonin tė njėjtin model edhe nė vendin ku ata pėrbėjnė mbi 25 pėr qind tė popullatės.

Nga Bashkimi Demokratik pėr Integrime (BDI), ajo Social-Demokrate maqedonase nė opozitė (LSDM) dhe Rilindja Demokratike Kombėtare (RDK), po ashtu nė opozitė, thonė se autonomia e kėrkuar nga Beogradi pėr komunat me shumicė serbe nė Kosovė do tė mund tė shkaktonte pasoja tė kėqija pėr Maqedoninė dhe ky plan si i tillė ėshtė i papranueshėm.

Qė tė tri kėto parti kėrkojnė qė nė Kosovė tė respektohet Plani i Martti Ahtissarit, i cili ėshtė bazė e kushtetutės sė Kosovės, dhe ndėrkohė nė Maqedoni tė vazhdohet me Marrėveshjen e Ohrit (MO) pėr realizimin e tė drejtave tė shqiptarėve nė vend.

Artan Grubi, shef i kabinetit tė kreut tė BDI-sė, Ali Ahmeti, tha pėr Zhurnal Plus se ky plan i Serbisė ėshtė i papranueshėm, sepse jetėsimi i tij do tė kishte efekte negative nė vendet e rajonit tė Ballkanit Perėndimor, sidomos nė Maqedoni.

“E ashtuquajtura platformė serbe ėshtė e papranueshme pėr shqiptarėt e Maqedonisė dhe konsiderojmė qė ajo nė asnjė moment nuk mund tė realizohet”, tha Grubi.

“E vetmja zgjidhje pėr Kosovėn ėshtė respektimi i sovranitetit tė plotė tė kufijve tė Kosovės dhe ēdo debat pėr autonomi, pėr ndarje nė rajonin e Ballkanit perėndimor mund tė ketė pasoja tė dominos pėr tė gjitha vendet ballkanike. Prandaj ėshtė e papranueshme qė ajo tė konsiderohet si ide e lėre mė si qėndrim”, vazhdoi Grubi.

Ai madje thotė se njė ndėr synimet e Beogradit me kėtė plan ėshtė shpresa pėr destabilizimin e rajonit dhe tė Maqedonisė, dhe pėr kėtė arsye nė Kosovė duhet qė tė respektohet plani i Ahtisaarit e nė Maqedoni Marrėveshja e Ohrit.

Reagime tė ngjashme ka edhe nga partia opozitare maqedonase, LSDM, anėtarėt e sė cilės frikohen se ky plan do tė shkaktonte kėrkesa tė reja nga shqiptarėt e kėtij shteti.

Stevo Pendarovski, kryetar i Kėshillit pėr Siguri nė LSDM, thotė se jetėsimi eventual i planit tė Serbisė pėr serbėt e Kosovės do tė nxiste shqiptarėt e Maqedonisė qė tė heqin dorė nga MO-ja dhe tė kėrkojnė tė njėjtin model pėr ta nė Maqedoni .

“…nė qoftė se pranohet autonomi e tillė, tė supozojmė se atė e pranojnė Prishtina dhe SHBA-ja, kjo do tė jetė shembull i keq pėr tė tjerėt nė rajon, posaēėrisht pėr Maqedoninė, pėr shkak se ne kemi model tė Marrėveshjes Kornizė (MO) me tė cilėn dihen se cilat tė drejta janė, si janė dhe pėr kė janė”, tha Pendarovski.

Sipas tij, shqiptarėt e Maqedonisė nė kėtė situatė eventuale do tė argumentonin se

“koncepti i Marrėveshjes sė Ohrit nuk do tė jetė i mjaftueshėm” pėr ta.

“Shqiptarėt nė Maqedoni do tė thoshin pse ne tė jemi tė kėnaqur me MO-nė kur jemi 20 pėr qind, ndėrsa serbėt (nė Kosovė) me 5 pėr qind kanė mė shumė tė drejta sesa ne”, sqaroi anėtari i LSDM-sė.

Megjithatė, Pendarovski mendon se “faktorėt kryesor tė perėndimit nuk do ta pranojnė e edhe Prishtina assesi.”

Deputeti i PDSH-sė, Zijadin Sela tha se plani i qeverisė sė Serbisė pėr Kosovėn ėshtė pasqyrim i sjelljeve destabilizuese qė vijnė nga Beogradi.

“Qeveria e re e Serbisė, ashtu si gjithė qeveritė tjera tė kėtij vendi, kanė politika destablizuese nė gjithė Ballkanin. Prandaj, Serbia nė raport me Kosovėn mund tė bėjė vetėm njė gjė: tė njohė pavarėsinė e Kosovės dhe jo tė merret me kėsi lloj propozimesh”, konsideron Sela.

“Sa i pėrket krahasimit me situatėn e shqiptarėve nė Maqedoni, mendoj se nuk mban. E para, sepse minoriteti serb ėshtė mė pak se 5 pėr qind nė Kosovė, ndėrsa shqiptarėt nė Maqedoni mbi 30 pėr qind. E dyta, serbėt me vetėm 5 pėr qind kanė gjuhė zyrtare serbishten nė Kosovė nė tė gjitha nivelet, ndėrsa nė Maqedoni shqiptarėt nuk kanė zyrtare gjuhėn me 30 pėr qind tė popullatės. Serbėt i kanė tė garantuara nė Parlament 15 ulėse deputetėsh, ndėrsa shqiptarėt nė Maqedoni nuk i kanė tė garantuara kėto gjėra. Tė mos flasim pėr mbrojtjen qė gėzojnė serbėt nė aspektin kulturor nė Kosovė dhe tjera. PDSH ėshtė e vėrtetė qė kėrkon Parlament dydhomėsh nė Maqedoni (v.j. ashtu siē kėrkohet edhe nė planin e Serbisė pėr Kosovėn) dhe kėtu pėrballen shqiptarėt me mosrespektimin e tė drejtave tė tyre, me mungesė investimesh dhe mohim tė qenies sė tyre”, tha deputeti i PDSH-sė nė parlamentin e Maqedonisė.

Reagim tė njėjtė me anėtarin e LSDM-sė ka edhe nga kryetari i RDK-sė, Rufi Osmani. Ai pohon se nė parim njė kėrkesė e tillė “ėshtė e palogjikshme, jofunksionale dhe kėrkesė qė synon tė paralizojė shtetin e Kosovės dhe funksionalitetin e brishtė tė institucioneve tė saj”.

Njėjtė si anėtari i LSDM-sė, edhe Osmani pėrdorė argumentin e pėrqindjes sė vogėl tė serbėve nė Kosovė pėr tė mos e pranuar kėtė platformė.

“Jam i bindur qė ky model ‘copy-paste’, i marrė nga Republika Sėrpska nė Bosnjė, nuk do tė pranohet, nga kosovarėt jo se jo, por as nga institucionet vendimmarrėse evropiane, gjegjėsish euroatlantike”, tha Osmani, sipas tė cilit plani nė fjalė “ėshtė njė lojė politike e radhės e qeverisė serbe nė funksion tė pėrdorimit tė brendshėm dhe realizimit tė koncesioneve tė reja pėr tė avancuar procesin e integrimi tė Serbisė pa i plotėsuar kriteret e Mastrihtit dhe Kopenhagės”.

Mirėpo Osmani tėrheq vėrejtjen nė rast tė tė kundėrtės. Sipas tij, nė rast se Bashkimi Evropian do tė pėrkrahte kėtė plan tė Serbisė pėr Kosovėn, atėherė ai do tė shkaktonte thirrje pėr tė njėjtėn gjė edhe nė Maqedoni, pėrkatėsisht pėr ndarjen e brendshme tė vendit nė dy njėsi territoriale-politike, gjė qė, sipas Osmanit, do tė ishte negative pėr vendin.

Ndėrkohė, ish-kryetari i Parlamentit maqedonas, platformėn e sheh nga njė kėnd krejt tjetėr. Stojan Andov thotė se ky plan bie ndesh me Kushtetutėn e Serbisė, e cila Kosovėn e konsideron si pjesė tė territorit tė Serbisė.

“As kushtetuta e Serbisė nuk e lejon qė ata tė kėrkojnė ndonjė lloj autonomie nė Kosovė, sepse ata nė Kushtetutė edhe mė tej Kosovėn e llogarisin si pjesė tė Serbisė”, tha Andov, i cili tha se nė Kosovė duhet tė vazhdohet me zbatimin e planit tė Ahtisaarit.

“Mendoj qė plani i Ahtisaarit ėshtė mė i mirė se ai qė propozon Beogradi
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio