Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet



  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Po ti, a e ke humbur ēelėsin?
Harith
Postuar nė: 27.12.2012, 20:48
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 14351
Antari Nr: 16988
Bashkangjitur: 28.08.2008




Tre miq tė rinj, u nisėn pėr pushime nė njė shtet tė largėt. Atje, ata u dėfryen, shėtitėn e u kėnaqėn si kurrė mė parė. Ata kishin marrė njė dhomė me qera, nė njė hotel 75 katesh. Pėr fat tė keq, dhoma e vetme qė kishin gjetur bosh, ishte pikėrisht nė katin e 75-tė.
Qė ditėn e parė, recepsionisti u kishte thėnė:”Kėtu kemi rregulla tė tjera nga ato qė jeni mėsuar nė vendin tuaj. Ashensori ėshtė i programuar qė tė mos punojė pas orės dhjetė darkės. Kėshtu qė duhet tė jeni kėtu para orės dhjetė, me qėllim qė tė ngjiteni nė dhomė me ashensor. Nėse e kaloni kėtė orė, harrojeni se mund ta pėrdorni ashensorin, pasi ėshtė programuar nga vetė kompania prodhuese dhe ne nuk mund tė ndėrhyjmė. Kuptuat?!” Tė rinjtė u pėrgjigjėn:”Kuptuam.”
Ditėn e parė, ata shėtitėn e brodhėn sa u kėnaqėn. Para orės dhjetė, ata ishin para ashensorit i cili i ngjiti lart nė dhomėn e tyre. Ditėn e dytė, ata u vonuan dhjetė minuta. Edhe pse erdhėn me njė frymė, tashmė ashensori ishte ēaktivizuar dhe u rrofshin kėmbėt. Ata iu ankuan recepsionistit, iu lutėn dhe pėrgjėruan, por pa fajde. Kėshtu, zgjidhja e vetme ishte tė ngjiteshin nė dhomėn e tyre nė kėmbė, duke pėrdorur shkallėt. Njėri prej tyre tha:”Unė do u propozoj diēka qė tė na e lehtėsojė rropatjen nė kėto shkallė tė pafund.”
Dy tė tjerėt u pėrgjigjėn:”Pa hė njė herė, ēfarė do na sugjerosh?!”
Shoku i tyre u tha:”Unė propozoj qė secili prej nesh, tė tregojė histori pėrgjatė 25 kateve, pastaj tjetri, derisa tė arrijmė nė katin e 75-tė.”
Dy tė tjerėt u pėrgjigjėn:”Dakord. Meqė ti e propozove kėtė ide, filloja vetė i pari!”
Ai tha:”Unė do u tregoj barsoleta dhe anektoda qė tė mbani barkun me dorė nga tė qeshurat.”
Dy shokėt i thanė:”Kėtė duam dhe neve.” Dhe menjėherė filluan tė ngjisin shkallėt. Nga ana e tij, shoku filloi tu tregojė barsoleta pėr tė qeshur. Tė tre, pėrplaseshin sa nė njėrin cep nė tjetrin pėr shkak tė sė qeshurave.
Pasi kishin kaluar 25 katet e para, i erdhi radha tė dytit i cili tha:”Unė do tu tregoj histori serioze, pra qė nuk tė bėjnė me qeshur.” Shokėt i thanė:”Jepi vėllaēko.”
Tė 25 katet ata i pėrshkuan duke dėgjuar histori tė ndryshme nga jeta. Kur i erdhi radha tė tretit, u tha:”Unė nuk di veēse histori vuajtjesh dhe trishtimi. Ju keni dėgjuar barsoletat dhe historitė serioze, dėgjoni prej meje kėto tė trishtimit dhe vuajtjeve.”
Dy shokėt ia kthyen:”Zoti tė faltė! Jepi atėherė se s’kemi ndonjė zgjidhje tjetėr. Duam tė mbėrrijmė sa mė shpejt se jemi lodhur e na vjen gjumė.”
Ai filloi menjėherė me historitė dhe tregimet plot dhimbje, vuajtje e trishtim. Mė nė fund, tė tre mbėrritėn nė katin e 75-tė, ku i priste dhoma me krevatet e butė. Kur arritėn tek dera e dhomės, mezi qėndronin nė kėmbė nga lodhja. Mandej, shoku i tretė qė u kishte rrėfyer histori horor, u tha:”A e dini cila ėshtė historia mė e dhimbshme dhe mė e trishtuar nė jetėn time?!”
Me kėmbėt qė u dridheshin dhe sytė gjysmė tė mbyllur, dy shokėt u pėrgjigjėn:”Jo.” Ai u tha:”Kemi harruar ēelėsin e dhomės tek recepsionisti, nė katin pėrdhe.” Tė tre u shtrinė pėrtokė ngaqė u ra tė fikėt.
Gjatė njėzet e pesė viteve tė para tė jetės, tė rinjtė dėfrehen, luajnė, qeshin dhe bėjnė gomarllėqe. Ato janė vitet mė tė bukura tė jetės sė secilit prej nesh. Por shumė njerėz, i kalojnė larg lidhjeve me Zotin, kėrkimit tė dijes dhe diēkaje tė dobishme. Gjatė njėzet e pesė viteve tė dyta tė jetės, fillon serioziteti, martesa, fėmijėt, puna etj... derisa tė mbushė pesėdhjetė vjeē. Nė njė hadith, Profeti a.s thotė:”Mosha mesatare e umetit tim ėshtė nga gjashtėdhjetė deri shtatėdhjetė dhe vetėm njė pakicė do e kalojė kėtė moshė.”
Pas tė pesėdhjetave fillojnė hallet dhe problemet, fillojnė sėmundjet, vizitat e shpeshta nė spital, shpenzimi i parave pėr ilaēe, e ardhmja e fėmijėve, njėri prej tė cilėve ėshtė divorcuar nga e shoqja, njė tjetėr shkon keq me vėllain, njė tjetėr ka borxhe etj... Kur i vjen vdekja, atij i kujtohet ēelėsi, ēelėsi i xhenetit, tė cilin e ka harruar tek 25 vitet e para. Kėshtu, ai del para Zotit me xhepat bosh. Kur e sheh se ka vdekur, ai lutet dhe kėrkon tė kthehet sėrish. Ai kafshon gishtat nga trishtimi dhe dėshpėrimi duke thėnė:“Sikur Allahu tė mė kishte udhėzuar, do tė isha bėrė njeri i devotshėm”. (Zumer, 57)
Ai thėrret me tė madhe:”Ah, sikur tė ishte e mundur pėr t’u kthyer edhe njė herė e tė bėhesha njeri i mirė”! (Zumer, 58)
Por pėrgjigja do tė jetė:“Me tė vėrtetė, juve ju erdhi shpallja Ime (Kurani), por nuk besuat dhe u bėtė mendjemėdhenj e jobesimtarė”. (Zumer, 59)


----------------------------------------
Is Loading..--- 2fast4you
Demokracia eshte kur dy budallenj e mbivotojne nje te mencur!
PMIntegrity Messenger IM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio