Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Braktise foshnjen e posalindur
xheem
Postuar nė: 07.01.2013, 15:54
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 884
Antari Nr: 2590
Bashkangjitur: 04.09.2006



Njė prostitutė shqiptare ka braktisur foshnjėn e saj duke e lanė nė lavamanin e tualetit nė njė fast-food nė Itali. Autoritetet italiane kanė nisur hetimet, pėr tė zbuluar identitetin gruas, e cila braktisi foshnjėn e saj tė porsalindur, nė tualetin e McDonald’s nė Romė, mbrėmjen e 28 dhjetorit.

Agjentėt dyshojnė se nėna e foshnjės ėshtė njė prostitutė shqiptare, por nuk kanė arritur ende ta gjejnė, pavarėsisht se imazhet e saj janė fiksuar nga kamerat e sigurisė. Nė pamje duket qartė se si gruaja futet nė tualetin e fast-food-it me njė bebe nė krahė dhe del prej andej vetėm me njė ēantė nė dorė.

Foshnja e seksit mashkull ėshtė gjetur nė lavamanin e tualetit nga njė klient, i cili lajmėroi menjėherė policinė. Fatmirėsisht vogėlushi ėshtė mirė dhe ėshtė nėn kujdesin e mjekėve, tė cilėt e kanė quajtur Emanuele.

Ndėrkaq nėna e foshnjės rrezikon tė akuzohet edhe pėr tentativė vrasjeje, pasi e la fėmijėn e saj brenda njė lavamani tė mbushur me ujė. Ndėrkohė hetuesit po kėrkojnė edhe njė burrė, i cili e ka pritur gruan jashtė fast-food-it nė njė makinė.



http://www.zeri.info/artikulli/29/29/65322...njen-ne-tualet/


----------------------------------------
"Zemra ėshtė si njė enė.Mendohu mirė para se tė fusėsh diēka aty".
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio