Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet



  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Kur’ani dhe teoria e Ajnshtajnit...
Jack-Jones
Postuar nė: 10.01.2013, 19:38
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 188
Antari Nr: 27603
Bashkangjitur: 25.11.2012



Me tė vėrtetė Allahu i Madhėrishėm ėshtė mbi kohėn dhe hapėsirėn. Krijesave tė veta ua ka caktuar kohėn, ndėrsa Ai ėshtė mbi tė gjithė kohėrat. Gjithēka qė ka tė bėjė me diturinė e Tij veēmė ka ndodhur.

Kur’ani nė dy vende flet pėr shkurtimin e kohės:
“Atje ngjiten engjujt dhe Ruhi (Xhibrili) nė njė ditė qė zgjat pesėdhjetė mijė vjet.“ (El-Mearixh, 4).

“Ai (Allahu) i kordinon tė gjitha ēėshtjet prej qielli deri nė tokė, e pastaj tė gjithė Atij do t’i shkojnė nė ditėn, e cila sipas llogaritjes tuaj, zgjat njė mijė vjet“. (Es-Sexhde, 5).

Shtrohet pyetja: Pėrse ėshtė shkurtuar koha? Pėrse vlerėsimi i shkurtimit tė kohės dallohet nė dy ajetet e sipėrpėrmendura?

Nė ajetin e parė dita pėrmendet se ėshtė e gjatė pesėdhjetė mijė vjet, ndėrsa nė ajetin e dytė njė mijė vjet; dhe pse Kur’ani nė dy ajetet e sipėrpėrmendura e potencon lėvizjen gjegjėsisht tė ngjiturit?

Pėrgjigje nė kėtė pyetje intersante-nė dritėn e komentimit shkencor tė Kur’anit-na jep ish-dekani i Katedrės sė Fakultetit tė Shkencave Natyrore tė femrave tė Universitetit Ajn-Shems nė Kajro, prof. Dr. Mensur Muhammed Hasib En-Nebijj.

Prof. Dr. Mensuri thotė: “Tė vėrtetėn absolute rreth kėsaj mė sė miri e di vetėm Allahu xh.sh. Por unė do pėrpiqem tė pėrgjigjem pėr aq sa kam mundėsi, insha’Allah. Pėrgjigje direkte dhe bindėse nė lidhje me kėtė problematikė duhet kėrkuar nė principet themelore tė Teorisė sė Relativitetit tė Ajnshtajnit, dhe atėherė do ta kuptojmė elokuencėn shkencore tė Kur’anit, ku do tė shohim se gjendemi para pėsosmėrisė sė madhe, pėrsosmėri kjo me tė cilėn polemizojnė ato persona qė veten e konsiderojnė tė “mėdhenj“, e qė nė tė vėrtetė janė persona kokėfortė, tė pandjeshėm, tė verbėr dhe pavetėdijshėm.“

Ajnshtajni e anuloi hapėsirėn dhe kohėn nė Teorinė e tij tė njohur tė Relativitetit nė vitin 1905 kur tha: “Ne nuk mundemi tė bėjmė fjalė pėr kohėn e ta lėmė pas dore hapėsirėn- e as qė mundemi tė bėjmė fjalė pėr hapėsirėn e tė mos e marim nė konsiderim kohėn. Duke marrė parasysh se gjitēka lėviz, e ajo gjithēka duhet tė ketė kohėn e vet, e meqė diēka lėviz shpejt, koha e tij e lėvizjes do tė pakėsohet nė raport me kohėn e lėvizjeve tjera dhe do tė jetė mė e ngadalshme se sa e tyre.“

Kėtė shkurtim tė kohės ne nuk e kuptojmė. Pėrse? Sepse lėvizja jonė nė tokė ėshtė e pamjaftushme nė raport me shpejtėsitė lėvizėse, shpejtėsia e tė cilėve ėshtė 300 mijė kilometėr nė sekondė, gjegjėsisht 186 mijė milje nė sekondė, qė ėshtė absolutisht shpejtėsia mė e madhe. Sa pėr ilustrim, trupthat atomike (korpuskulat) lindin dhe zhduken-e pas njė kohe tė caktuar u zgjatet “jeta“, duke marrė parasysh shkurtimin e kohės-kuptohet tėrė kjo-nėse lėvizin me shpejtėsinė e dritės.

P.sh. paramendojmė njė raketė e cila lėviz me shpejtėsi 10 nga shpejtėsia e dritės-nė drejtim tė planetit i cili ėshtė larg nesh 20 vite drite, d.t.th. nė largėsi prej 120 miliard milje dhe nėse kjo raketė kalon njė distancė kohore prej 25 vjetėsh sipas kalendarit tonė, atėherė kjo e njėjta kohė shkurtohet nė 15 vjet nė raport me kozmonautėt qė gjenden brenda nė raketė! Kjo ėshtė sipas Teorisė sė Ajnshtajnit, qė d.t.th. se prindėrit (etėrit) qė gjinden brenda nė raketė-mund tė paramendojmė se pas kthimit nga udhėtimi hapėsinor (kosmonautik), janė bėrė mė tė rinj me vjet (nė moshė) sesa fėmijėt e tyre qė i kanė lėnė nė tokė, sepse 30 vite sa do tė zgjaste udhėtimi i tyre hapėsinor i nisjes dhe kthimit ėshtė ekuivalent/i barasvlershėm me 50 vite tė tokės.

Sipas kėsaj teorie rruga e cila zgjat me mijėra vite sipas llogaritjes tokėsore tė kohės-mund tė zgjat vetėm njė ditė nė raport me ekuipazhin nė raketė, nėse shpejtėsia e lėvizjes i afrohet shpejtėsisė sė dritės. Andaj me plotė tė drejtė shtrohet pyetja: Si mund ta kuptojmė shkurtimin e tillė tė kohės nė raport me ata-anėtarėt e ekuipazhit qė udhėtojnė me shpejtėsi tė jashtėzakonshme (marramendėse)?!

Vallė, a mund tė besojmė se mund t’i vizitojmė edhe pikat e fundit tė Universit/Gjithėsisė dhe tė kthehemi nė tokė para se tė pėrfundoj jeta jonė; dhe se kur do tė kthehemi nė tokė do ta gjejmė gjeneratėn e dytė dhe ndryshime tė shumta nė tokė – tė cilat ndryshime tregojnė se kanė kaluar mijėra vite-nė raport me banorėt e tokės qė nuk kanė udhėtuar…

Mirėpo, tėrė kjo do tė ndodhte me kusht qė udhėtimi tė zhvillohet me shpejtėsi e cila ėshtė e njėjtė me shpejtėsinė e dritės, pa marrė parasysh pamundėsinė e bėrjes sė njė udhėtimi tė tillė, sepse raketa qė do tė udhėtonte me kėtė shpejtėsi-do tė harxhonte lėndė djegėse (karburante) dhjetė mijė herė mė shumė se mbarė harxhimi i lėndėve djegėse pėr njė vit nė tėrė rruzullin tokėsor!!!

Prof. Dr. Mensuri vazhdon mė tej duke thėnė: Ky ėshtė problemi i shkurtimit tė kohės-nė rast tė shpejtėsive tė mėdhaja tė cilat i afrohen shpejtėsisė sė dritės, tė cilėn e vė nė dukje Ajnshtajni. Prandaj a nuk hetohet nė mėnyrė tė dukshme pėrsosmėria shkencore e shkurtimit tė kohės-e pėrmendur nė Kur’anin Famėlartė nė tė dy ajetet e sipėrshėnuara? Disa pohojnė se ekziston kontradiktė nė pėrmbajtjen e kėtyre dy ajeteve kuranore, duke marrė parasysh dallimin e shkurtimit tė kohės nė tė dy udhėtimet.

Mirėpo, tėrė kjo aspak nuk ėshtė kontradiktė, pėrkundrazi pėrsosmėri shkencore. Sipas Teorisė sė Relativitetit koha shkurtohet duke u varur nė shpejtėsinė e shtuar. Sipas kėsaj, ngjitja e engjujve dhe Xhibrilit alejhisselam do tė ndodhė nė njė ditė e cila ėshtė e barabartė me kohėn prej pesėdhjetė mijė vitesh, e qė njėherit jep kufizim (ngushtim) mė tė madh kohor, pėrkatėsisht shpejtėsia e tė ngjiturit ėshtė mė e madhe. Por, tė ngjiturit nė ajetin tjetėr do tė pėrfundoj nė njė ditė e cila ėshtė e barabartė me njė mijė vjet-qė d.t.th. kufizim (ngushtim) mė tė shkurtė kohor. Tėrė kjo ėshtė plotėsisht e kuptueshme pasiqė e dimė se engjujt dhe Xhibrili alejhisselam janė krijesa drite-tė cilat ngjiten mė shpejt se krijesat tjera pėr tė cilat bėhet fjalė nė ajetin tjetėr.

A e ka lexuar Ajnshtajni Kur’anin para shpalljes sė Teorisė sė tij? Apo Muhammedi alejhisselam (pėr tė cilin biografėt bindshėm pohojnė se nuk dinte shkrim-lexim) e ka njohur Teorinė e Relativitetit para shpalljes sė kėsaj Teorie? Kjo vlen sa pėr informim pėr ata injorantėt qė pa kurrfarė dije pohojnė gjoja se Kur’ani ėshtė vepėr njerėzore…

Pėrsosmėria shkencore nuk pėrfundon vetėm me shkurtimin e kohės. Folja je’aruxhu e pėrmendur nė dy ajetet e sipėrpėrmendura tė Kur’anit, nė aspektin gjuhėsor do tė thotė: Ngjitje shtegut tė shtrembėr e jo vijės sė drejtė.

Shtegu i shtrembėr-ėshtė parimi themelor i Teorisė sė Relativitet, bashkim pėr gjithė lėvizjet e materieve dhe forcave nė Univers/Gjithėsi; Teori tė cilėn Ajnshtajni e elaboroi nė vitin 1916-pėr ta shpjeguar baraspeshėn. Pohimin e plotėsoi me pjerrjen e dritės sė planetit nė Univers/Gjithėsi dhe matjen e shtigjeve tė shtrembėrta.

Ajnshtajni thotė se tėrė Univesi/Gjithėsia shtrihet nė sipėrfaqe, e cila sipėrfaqe ėshtė nė trajtė tė sferės sė mbushur si balonė, i mbyllur nė vetvete, qė d.t.th. se Universi/Gjithėsia nuk ėshtė brenda balonės-por me trupat e vet e formon sipėrfaqen e balonės. Kėshtuqė, lėvizja e materieve nė Univers/Gjithėsi ėshtė pjerrtaz e jo drejtė. Kėtė e shpjegon fjala je’aruxhu qė ėshtė pėrdorur, e jo ndonjė shprehje tjetėr pėr shpjegimin e udhėtimeve kozmike-qė ēon nė precizitetin shkencor, nė ajetet e sipėrpėrmendur, sikur edhe nė ajetet vijuese:

“Edhe sikur Ne t’u hapnim atyre njė derė nė qiell dhe tė ngjiteshin vazhdimisht lart nė tė (e tė shihnin engjujt e fshehtėsisė).“ (El-Hixhr, 14).

“E di se ēka futet nė tokė dhe ēka del prej saj, dhe ēka bie nga qielli e ēka ngjitet nė qiell…“ (Sebe’ė, 2).

Ėshtė thėnė se Universi/Gjithėsia ngjan sikur balonė. Ajnshtajni llogariti se gjysma e Universit/Gjithėsisė ėshtė e barabartė me 35 bilion vite drite. Largėsia e trupave tė Universit/Gjithėsisė-njėri nga tjetri ėshtė vėrtetuar dhe argumentuar shkencėrisht. Nė lidhje me kėtė tregon edhe ajeti nė vijim:

“Ne e kemi ngritur qiellin me Forcėn Tonė, por me tė vėrtet mundemi edhe mė tepėr…“ (Edh-Dharijat, 47).

D.t.th. Allahu i Madhėrishėm qiellin, pėrkatėsisht Universin/Gjithėsinė e ngriti/ndėrtoi me Fuqinė e Pėrsosmėrisė sė Vet, qysh nė kohėn prehistorike, nė gjėrėsi shumė tė madhe, si dhe zgjerimin e qiellit qė ėshtė dukuri konstante-nė pėrputhje me zgjerimin e Universit/Gjithėsisė-gjė qė edhe shkencėrisht ėshtė vėrtetuar. Kėtė e vėrtetoi (shpalli) Hebeli pas llogaritjes qė filloi nga viti 1929 e qė vazhdon gjer nė ditėt e sotme.

Procesi i zgjerimit tė Universit/Gjithėsisė ende vazhdon, proces ky i cili ka filluar qysh me Shpėrthimin e Madh (Bing-Bengun). Sipas teorive mė bashkėkohore shkencore Universi/Gjithėsia ka qenė njė tėrėsi e madhe, e ashtuquajtur vezė e gjithėsisė kozmike, qė ka eksploduar qysh nė fillim, ndėrsa mė pas pjesėzat e saj tė vogla janė formuar nė grupe tė cilėt i pėrbėjnė planetat dhe trupat e ndryshėm qiellor tė vegjėl nė largėsitė e ndryshme. Kėto trupa tė vegjėl akoma vazhdojnė tė largohen nga njėri-tjetri, tėrė kjo si pasojė e eksplodimit tė madh e tė hatashėm qė ka ngjarė para krijimit tė Universit/Gjithėisė, nė tė cilėn gjė na orienton edhe ajeti vijues:

“A nuk e shohin mosbesimtarėt se qiejt dhe toka kanė qenė njė tėrėsi,porse Ne i kemi ndarė nė pjesė-pjesė?;Dhe Ne nga uji krijojmė ē’do gjė tė gjallė…“ (El-Enbija, 30).

Shkencėtarėt janė tė mendimit se shtrirja dhe zgjerimi i Universit/Gjithėsisė ėshtė njė gjendje e cila ende vazhdon, tkurrje e cila nė tė ardhmen do ta mposht rėndė forcėn dhe do tė ndikojė qė Universi/Gjithėsia tė fillon tė ngushtohet. Nė lidhje me kėtė kemi edhe ajetin kuranor ku Allahu i Madhėrishėm thotė:

“Atė ditė kur t’i mbėshtjellim qiejt sikur qė mbėshtillet fleta e letrės.Ashtu siē u kemi krijuar herėn e parė do ta pėrsėrisim atė (krijim). Ky ėshtė premtimi Ynė, Ne me tė vėrtetė mund ta bėjmė kėtė“. (El-Enbija, 104).

Mirėpo edhe Universi/Gjithėsia megjithatė ėshtė e kufizuar me hapėsirėn dhe kohėn, pa marrė parasysh se sa ėshtė zgjerimi dhe sa qėndron nė zgjerimin dhe tkurrjen, ashtu sikundėr shkencėtarėt e presin qė nė tė ardhmen tė ndodhė njė gjė e tillė, pra tė shpėrthejė dhe tė shkatėrrohet.

Pasiqė Krijuesi, simbas cilėsive tė Veta, dallohet nga krijesat e Tij. Ai ėshtė i Vetmi qė nuk ka kurrfarė kufijsh, Ai ėshtė i Vetmi qė ėshtė mbi hapėsirėn dhe kohėn ashtu siē na rrėfen ajeti kuranor:

“Ai ėshtė i pari dhe i fundit; I dukshmi dhe i padukshmi. Ai ėshtė i Gjithėdijshėm pėr ē’do send!“ (El-Hadid, 3); dhe:

“….E Tij ėshtė ē’ka ka nė qiej dhe ē’ka ka nė tokė…“ (El-Bekare, 255).

Sipas kėsaj Allahu i Madhėrishėm ėshtė Krijuesi i pėrhershėm. Ekzistenca e krijesave ėshtė e kufizuar me kohėn, ndėrsa ekzistimi i Krijuesit ėshtė i Pėrhershėm pėr ēdo kohė. Ai nuk ka tė kaluar, tė sotshme dhe tė ardhme. Ai-Allahu ėshtė pėrherė i Pėrhershmi.

Allahu i Madhėrishėm krijesave tė Veta ua ka dhėnė kohėn, ndėrsa Ai Vetė ėshtė mbi rrjedhat e kohės. Gjitēka qė Atij i ėshtė e njohur veēmė ka ndodhur. Argument pėr kėtė ėshtė: Allahu i Madhėrishėm i pėrshkruan ngjarjet e Ditės sė Gjykimit me foljen e kohės sė kaluar, edhepse ajo ka tė bėjė me tė ardhmen: “Erdhi (ėshtė afruar) Caktimi i Allahut (Kijameti), pra mos kėrkoni ngutjen (adhjen para kohės) e tij!…



""Nėqoftėse nuk mund tė bėhesh laps pėr tė shkruar lumturinė e dikujt, bėhu gomė pėr tė fshirė mėrzitjet e tij!"

Mos u deshpro nese njerezit nuk te kuptojne. Ata e degjojne zerin tend, ndersa ne koke i kane mendimet e veta.



"Islami ėshtė si diell, atė nuk mund ta shuash me frymė; ėshtė si dita, ti duke i mbyllur sytė ndaj saj nuk mund tė bėsh natė, ai qė i mbyll sytė vetėm pėr vetėn e tij e ka bėrė natė
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio