Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Kush na ka faj?
SIZIFI
Postuar nė: 27.01.2013, 10:21
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 171
Antari Nr: 7390
Bashkangjitur: 15.05.2007



KUSH NA KA FAJ?


Almasa Haxhiq

Trashėguesi i fronit tė Emirateve tė Bashkuara Arabe, Sheik Muhamed Bin Zajed el Nahjan, anėtarė i njėrės prej familjeve mė tė pasura nė rruzullin tokėsor, diku para pesėmbėdhjetė ditėsh nėnshkroi njė marrėveshje tregtare me Serbinė nė vlerė prej 200 milion euro, duke kapėrcyer edhe periudhėn e Karagjorgjeviqit, para dy ditėsh, Ministrisė sė Mbrojtjes sė Serbisė iu janė dhuruar edhe tre vetura tė blinduara Mercedes.


Shteti serioz

Sheiku ėshtė karremi i dhėnies sė dhuratave, direkt nėnkryetarit tė Qeverisė sė Serbisė Aleksandėr Vucic, ndėrsa ky i fundit qė mendon me kokėn e njė shtetari, dhuratėn e ka dorėzuar nė parkun e Ministrisė sė Mbrojtjes tė Serbisė, duke i treguar sheikut pėr seriozitetin e shtetit tė tij.
Se si Serbia e bindi sheikun e pasur qė kėsaj herė kompanitė e tij tė investojnė miliona euro nė Serbi nė tetė kombinatet e tyre si dhe duke marr nėn qira edhe 14 mijė hektarė tokė, duke bėrė biznese me industrinė e armėve nė Serbi, etj, nuk ėshtė rėndė qė tė kuptohet. E kanė realizuar kėtė gjė bashkėrisht diplomacia serbe me lobistėt e tyre, ndėrsa e kanė finalizuar Toma Nikoliq dhe Aleksandėr Vucic.
Sheiku, me siguri, nuk e di pėr tokėn e shkretė Sprecko dhe dhjetėra tė tilla nė Bosnje, ku njashtu ka mundur qė punėt qė ka kryer nė Serbi ti kryej nė ato toka duke investuar ‘paranė myslimane’, ku do tė mund tė zgjidhte hallet e shumė boshnjakėve tė varfėr. Nuk e di, pėrderisa nuk ka asnjė lobist ose diplomat nė Bosnje dhe Hercegovinė qė do tė mund tė sjell ndonjė investitor serioz ku paratė e tyre do tė derdheshin nė projektet konkrete e jo nė xhepat personal nė formulėn ‘ nėse ka pėr mua, nė rregull’.

Dhuratat private

Nė Bosnje dhe Hercegovinė kanė ardhur ndihma nga tė katėr anėt e botės. Kanė ndihmuar shtetin tonė e qeverinė dhe individėt, qė ta rimarrin veten pas luftės, duke ndėrtuar e rindėrtuar xhami, shkolla e ura, kryesisht ndihmė e ardhur nga bota islame, nga Turqia, po ndihmė serioze si ajo nė Serbi nuk ka pasur. Pse?
Pėrderisa Serbia nė njė kohė ka pasur njė Odė Ekonomike tė veēantė pėr Libinė, ku atje ka punėsuar firma, mjeshtre e punėtor krahu tė ndėrtimtarisė, politikanėt boshnjak kanė shkuar nė Libi nė rrugė private, duke marr me vete firma tė falimentuara, ku pėr provizion tė caktuar i kanė gjetur punė.
Sheik Muhamed Bin Zajed el Nahjana nė Serbi e ka sjell shteti. Nė Bosnje dhe Hercegovinė vėshtirė se do tė vijė dikush nė atė mėnyrė, pėrderisa kontaktet me botėn islame i mban minderi i njėjtė, qe gati 18 vite bėn iftare dhe dreka me sheik tė caktuar, mbreta e sulltan dhe kthehet nė atdhe me dhurata private tė majme, ndėrsa zekatin dhe hurmat ia lė shtetit. Investimet dhe dhuratat e ngjashme qė u dėrguan nė Serbi, as qė paramendohen tė nisen nė Bosnje.

Pėrktheu dhe pėrshtati: Hamdi Nuhiju
Burimi: Avaz.ba
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio