Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Sfera e realitetit-Dr. VLERA EJUPI
alb_te
Postuar nė: 27.01.2013, 22:33
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 3261
Antari Nr: 27212
Bashkangjitur: 29.02.2012



DR. VLERA EJUPI

Tė ndodhurit e te kėqijave tė njėpasnjėshme, te njė popull, sa do qė tė jep ai shenja se ėshtė ende i gjallė, fillon tė sillet sikur asgjė e rėndėdishme me tė nuk ka ndodhė, dhe mė tutje pyetet a ka ngelė mė vallė diēka e mundshme pėr tė ndodhė me tė. Natyrisht se ajo qė ėshtė e bazuar nė kategorinė e mundėsisė, tenton tė mos tė tejkalojė sferat e fundit tė realitetit.

Sfera e fundit e realitetit , nuk mund tė rezistoj e pa e pėrmendur, mendoj se mbylli kapitullin e saj, po natyrisht se ky ėshtė mendim i gabuar, ajo u mbyll me vistrin e egzibicioneve tė Guliverit, aq vigan , po njėkohėsisht edhe po aq liliputan nė hapėsira dhe kohė tė caktuara, por kujtoj pa pikė hamendjeje , shumė mė shumė nė kohė tė pacaktuara. Viti qė kaloi ishte natyrisht njė hapėsirė ngulfatėse tė cilėn Guliveri e mbushi me perlat e tij , tani mė , pėr njė numėr tė madh njerėzish me gabime aq tė mėdha sa qė Guliveri do tė dukej liliputanas nė Liliput. Veprimet e kėtilla-nuk janė gjė tjetėr pėrveē se pjellė e deformuar, e njė truri jo tė vėrtetė, tė mėsuar tė anojė dhe tė pėrvetėsojė nė mėnyrė tė pėrkryer gabimin.

Guliveri liliputan-vigan, e donte shumė egzibicionin e quajtur cirk, edhe atė cirk me popullin e vet. Cirku mė i dashur pėr tė ishte pa dyshim rrjeta e pėrpunuar mirė nėpėr brigjet dikund nga Sibiri i ftohtė, tė cilėn Guliveri me mjeshtėri do tia hidhte popullit tė vet pėr ta mbajtur nė tė kėtė popull tė dėrmuar mė aq sa do ti diktonte ajo qė quhej-dėshirė e flaktė e tij. Mėnyrė origjinale tė cilėn Guliveri e pėrdorte, shpesh shoqėrohej me ngazėllime naive dhe lavdėrata. Dhe kėshtu populli shqiptar, krijoi stilin e shprehjes sė ndjenjave mė tė shenjta tė tij nė rrugė. Vallė jemi rrugaē ne si popull, asnjėherė…Nė kėtė stil kaloi festimi i njėqind vjetorit tė Shqipėrisė, dhe pėr tė shėnuar valimin pėr herė tė parė tė flamurit shqiptar ne Vlorė, para 100 vitesh.

Sfera e realitetit ishte e tmerrshme. Salla Boris Trajkovski u vizitua nga disa liderė shqiptarė, aq tė mjerė dhe liliputan tė futur nėn rrjetėn siberiane tė Guliverit, aq i interesuar pėr formėn e jo pėr mbrendinė e rrjetės ku arriti tė fut shqiptarėt duke iu dhėnė dhe shtytur doza euforie, por nė kokėn e tij kurrė duke mos harruar se tė gjithė kėta sė bashku ishin mbrenda rrjetės, me nyje aq fortė tė lidhura sa qė ēdo shikim, ēdo lėvizje do tė ishte mrekullueshėm e koordinuar. Nė njė moment pas shfryerjes sė euforisė primitive, pėr nga ushėtima e jo pėr nga pamja e njerėzve tė shkretė, rrjeta hiqet, dhe ja paritmas shpejtė vie e nesėrmja. Pėr deri sa Guliveri numeron me mysafirėt e tij stilet e euforisė, ish-tė rrjetuarit drejtojnė shikimin nga xhepi i tyre, pa eufori, pa valvitje flamurėsh, pa skandime pėr tė lartėsuar vizitat e liderėve tanė tė mėdhej. Pėr fat tė keq xhepi nuk i ka kėto gjėra. Xhepi, tė kėthen nė sferėn e realitetit, e cila tė ngulfat nga tė gjitha anėt, tė cilat vazhdimisht e pėrcjellin popullin e raskapitur, por edhe shumė tė lodhur. Dhe kėshtė bėhet vėshtirė pėr njerėzit tė cilėt ishin aq euforik te ballafaqohen me realitetin i cili pason pas ngjarjeve historike. Sfera e realitetit i pėrkujton ata se xhepi ėshtė euforia e vėrtetė, euforia e cila nuk ndodh cdo njėqind vite, por ēdo ditė, euforia e quajtur bukė, ujė, fatura me ēmime anormale, ku njė pjesė shkon edhe pėr faturėn e rrymės sė sallės sė Boris Trajkovskit, dhe natyrisht se xhepi shndėrrohet nė sferėn e reaitetit qė pėrvėlon, dhe djeg…dhe anembanė ndihet pesha e rrjetės

siberiane, a thua si tė flaket ajo…vėshtirė…ēdo ditė mė vėshtirė e mė vėshtirė…e ajo ende shtrydh urinė qė e ka fat shqiptari deri dje i mahnitur nga shkėlqimi i euforisė, pjesė e sė cilės ishte edhe ai vetė, dhe tani rėnia e tij…nuk ka me eufori por skamje, rrugė tė fėlliqura si ēdo herė, edhe mbeturina tė flamujve ish-euforik tė copėtuar dhe tė leckosur anembanė-kjo ėshtė nė tė vėrtetė krenaria e leckosur e shqiptarit nė Shkup.

Pra Guliveri nuk paska qenė engjulli shpėtimtar, po asgjė tjetėr pėrveē se pseudo-komandant i cili tenton ta ndajė popullin shpejtė, dhe kėshtu tė jetė pėrfitues nga interesat shpesh me konflikte, tė pėrbėrėsve tė bėrthamės sė tij, vetėm e vetėm qė populli i varfėruar nė ēdo drejtim ta pėrmbajė vizionin e tij tė sferės sė realitetit tė quajtur-gėnjeshtėr e kulluar. Liliputanėt kinse legjitimuan Guliverin si njeri tė tyrin, po nė fund Guliveri nuk mundi ti ik sferės sė realitetit tė quajtur –urinim duke vėrshuar kėshtu liliputanėt e gjorė, tė cilėt pak si me vonesė kuptuan se me ēfarė kriujesi kanė tė bėjnė. Kur J. Swift shkroi veprėn e tij satiritike “Udhėtimet e Guliverit”, populli anglez u tėrbua nga gjėrat tė cilat ai ju tregonte qė ai-pra populli tė hapė sytė dhe tė dijė mė ētė bėjė.

Dhe tani ne jemi nė fazėn kur Guliveri urinon nė Liliput duke i shpėrndarė liliputanėt anembanė vendit tė tyre, por edhe duke i pėrbuzur, gjithashtu sa sbėhet mė. Ja nė cilėn periudhė tė moszhvillimit historik gjindemi ne-marrim kahjen adej nga do tė na shpiejė urina e Z.Guliverit. Shqiptarėt pėr momentin janė bėrthama e ligjeve paradoksale tė shkruara edhe tė pashkruara duke pasė bazė terrorin e paparė. Kjo nuk ėshtė asgjė tjetėr pėrveē se njė indikacion i shkatėrrimit ekstenziv tė bėrthamės kombėtare. Prandaj Guliveri ėshtė fajtori kryesor qė njė dekadė e tėrė u zhduk nga ajo qė quhet histori kombėtare.

Guliveri gjithashtu e shkatėrroi tė harreshmin vetėbesim. Prandaj vota e qytetarėve duhet tė nėnkuptojė njė kontribut pėr kėthyerje tė vetėbesimit. Po nė kėtė Liliputin shqiptar, mes shume ngjarjeve ishte simpatik okteti i cili u ndėgjua qė nga gjiri i Ēarshisė sė vjetėr tė lėshojė njė -jo- njerėzvė tė cilėt dinjitetshėm u munduan tė shkojnė gjer nė fund me ruajtjen e dinjitetit tonė , prandaj ajo -jo- u zhduk nė tingujt e ndonjė tubimi tė euforisė sė Guliverit. Prandaj vota jonė shpreh besimin se e mira do tė ngadhnjejė. Dhe ėshtė obligim i tė gjithė nesh qė ta pėrhapim tė mirėn, e jo dinjitetin tonė tė shitur pėr tė holla, apo thasė ushqimi, apo gjė tjetėr e cila na solli nė kėtė gjendje ku jemi.

Sfera e realitetit mė bėn tė parshtroj tėrė kohėn pyetjen, vallė si mundi Guliveri me shokėt e tij – tė legjitimuarit tė tallen me shtatoren e Adem Jasharit ? Edhe ajo ishte pjesė e cirkut, e cila mė bėri qė tė ndihem e fyer…A nuk u ndjetė ju tė fyer? Si mund tė mos reagoni nė pamjen e ketij kolosi shqiptar, tė historisė tonė mė tė re? Njė lego figurė ne miniaturė, me njė tanks, e zbukuruar me lule artificiale e vendosur nė Radushė…E pakuptimtė, edhe pse kishte shkrime ku njerėzit syēelė shprehnin tmerrin e tyre, prap askush nuk u ngrit nga ky popull i im pėr tė insistuar qė tė vendoset me tė gjitha ceremonitė kombėtarė nė qendėr tė Shkupit kjo krenari kombėtare, por jo, Guliveri prap deshi euforinė e rrugės, pėrsėris prap, ne nuk jemi rrugaē, po populli mė i lashtė nė Gadishullin Ilirik, me gjuhėn mė tė bukur dhe mė tė vjetėr nė botė. Po ku na shkoi gjuha se… Askund tjetėr pėrveē se nė kthinat e harresės.

Po procesi “Monstra” a thua sa vite do ti prangos 5 vėllezėr tanė krejtėsisht tė pafajshėm? Guliver, e fitove amnestinė edhe tani pėr ēdo gjė duhet tė heshtish? Na morre nė qafė tė gjitėve…Si do tė dalėsh ti kėrkosh votė popullit tė rraskapitur pasi qė tė kryhet ky proces…5 shqiptarė tė pafajshėm si zakonisht,

pėr ty janė njė numėr i vogėl-gati se i parėndėsishėm. Po aq tė parėndėsishėm do tė kishin qenė edhe po tė kishin qenė 500, apo 5000, me falni kėta do tė kishin qenė tė rėndėsishėm sedo tė ishin numra-vota.

Ky proces i montuar i cili do tua vesh shqiptarėve petkun e terrorizmit, nuk mund tė gėlltitet. Kėta pesė shqiptarė presin qė sipas tė gjitha rregullave tė sferės sė realitetit objektiv e mira tė shkatėrrojė tė keqen… Dhe ata tė jenė tė lirė, e jo skllevėr tė servilizmit tė Guliverit.

Prandaj, Guliveri ne pjesėn e dytė tė udhėtimeve tė tij, gjindet nė Brobdingnag. Kėtu ēdo gjė ėshtė e kundėrt nga gjendja e tij e mėparshme. Kėtu Guliveri ėshtė liliputan kurse tė gjithė pėrreth janė guliverė. Kėshtu dikton, na pėlqen apo jo ne sfera e quajtur-sfera e realitetit.

Pas bėrjes sė mėkatit, njeriu i keq qė nuk skuqet, zhytet edhe mė tutje nė indiferencėn e amoralitetit tė tij, dhe kėshtu shndėrrohet nė njeri tė jomoralshėm, dhe krejtėsisht tė panevojshėm sė pari pėr veten e ku mė pėr popullin e vet…
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio