Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Gruevski kolonizon Kėrēovėn, 1000 letėrnjoftime nė
alb_te
Postuar nė: 27.01.2013, 22:49
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 3261
Antari Nr: 27212
Bashkangjitur: 29.02.2012



Gruevski kolonizon Kėrēovėn, 1000 letėrnjoftime nė javė..........

Nga 1000 maqedonas pėr ēdo javė, qė deri mė tani kanė jetuar nė qytete tė tjera tė Maqedonisė, si dhe maqedonas etnik nga Komuna e Liqenasit tė Shqipėrisė, pajisen me letėrnjoftime dhe adresė banimi nė Kėrēovė, Drugovė dhe Vraneshticė, bėn tė ditur pėr portalin “Tetovasot”, njė burim i besueshėm nga MPB.Ai thotė se bashkė me disa funksionarė tė lartė shqiptarė nė MPB kanė alarmuar edhe zėvendėsministrin Xhelal Bajrami, por i njėjti ėshtė bėrė i shurdhėr para kėtij denoncimi. Madje, numri dy i MPB-sė, qė vjen nga radhėt e BDI-sė ka kėrkuar nga funksionarėt drejtuesit shqiptarė tė sektorėve nė polici qė tė mos flasin pėr kėtė dukuri me njerėz tė jashtėm. Qėllimi i kėsaj fushate tė filluar nga partia maqedonase nė pushtet, VMRO-DPMNE, ka pėr qėllim qė tė risė numrin e maqedonasve nė komunėn e bashkuar tė Kėrēovės dhe nė zgjedhjet lokale qė do tė mbahen nė Mars tė fitojė kandidati i pėrbashkėt i dy partive maqedonase, VMRO-DPMNE dhe LSDM. Paraprakisht drejtues tė lartė tė partisė shqiptare nė pushtet, Bashkimi Demokratik pėr Integrim, tė drejtuar edhe nga kryetari Ali Ahmeti, ishin pėr vizitė nė diasporė pėr tė senzibilizuar mėrgatėn kėrēovare qė tė kthehet nė vend pėr tė votuar. Nė kėto takime Ahmeti dhe krerėt e BDI-sė kanė arritur tė mbledhin jo mė shumė se 2500 mėrgimtarė dhe nė mesin e tyre edhe nga qytetet e tjera dhe jo vetėm nga Kėrēova. Numri i nevojshėm i mėrgatės shqiptare qė duhet tė kthehen pėr tė votuar nė Kėrēovė, sipas informatave qė posedon “Tetovasot” kalon mbi 3 mijė edhe atė pėr tė arritur njė dallim tė ngushtė./TetovaSot/
PM
Top
trimi.80
Postuar nė: 28.01.2013, 00:23
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 1157
Antari Nr: 27127
Bashkangjitur: 17.01.2012



Pengohet tentimi pėr “okupim” maqedonas tė Kėrēovės

Zėvendės ministri Bajrami tha pėr “Lajm” se ēdo orvatje pėr tė ndryshuar strukturėn demografike tė Kėrēovės ėshtė e kotė. Numri i maqedonasve nga Shqipėria qė janė pajisur me dokumente biometrike nė Kėrēovė ėshtė rreth 200

Tė dhėnat e Mistrisė sė Punėve tė Brendshme (MPB) kanė treguar se rreth 200 maqedonas nga Shqipėria janė pajisur me dokumente biometrike nė Kėrēovė. Kjo dukuri ėshtė ndalur pas alarmit tė ngritur nga shqiptarėt e Kėrēovės dhe inspektimeve qė bėri zėvendės ministri i Punėve tė Brendshme Xhelal Bajrami. Qėllimi i regjistrimit tė maqedonasve nga Shqipėria ka qenė ndryshimi i strukturės demografike tė kėsaj komune me qėllim qė nė zgjedhjet e ardhshme tė fitojė kandidati i VMRO-DPMNE-sė.

Pas inspektimeve tė bėra nė kėtė komunė nga ana e zėvendės ministrit tė Punėve tė Brendshme, Xhelal Bajrami u vėrtetuan se rreth 200 maqedonas nga Shqipėria kanė marrė adresė banimi nė Kėrēovė dhe janė pajisur me dokumente biometrike.

Zėvendės ministri Bajrami tha pėr “Lajm” se ēdo orvatje pėr tė ndryshuar strukturėn demografike tė Kėrēovės ėshtė e kotė. “Po ka, por ai numėr ėshtė simbolik, nuk ėshtė me qindra dhe me mijėra. Ėshtė e kotė ēdo orvatje pėr tė ndryshuar strukturėn demografike tė Kėrēovės. Pas bashkimit tė komunave Osllomej dhe Zajaz me Kėrēovėn shqiptarėt janė shumicė aty dhe kjo nuk mund tė ndryshojė”, theksoi Bajrami.

MPB nuk do tė marrė masa ndaj atyre rasteve, pasi janė respektuar procedurat dhe ligjet e Maqedonisė. “Nuk ka shkelje tė procedurės”, thotė Bajrami. Qė nga dita kur zėvendės ministri ishte nė Kėrēovė ky fenomen ėshtė frenuar.

Burime tė sigurta tė “Lajm”-it nga Kėrēova, pohuan se ditėve tė fundit nuk ėshtė regjistruar asnjė rast i marrjes sė dokumenteve biometrike nga maqedonas nga Shqipėria. Po ashtu edhe ministri Bajrami tha se tashmė ky fenomen ėshtė ndaluar dhe theksoi edhe njėherė se ėshtė i kotė ēdo tentim pėr tė ndryshuar strukturėn demografike tė kėsaj komune.

Kėrēova ėshtė komuna ku do tė zhvillohet gara mė e fortė mes shqiptarėve dhe maqedonasve. Nė zgjedhjet lokale qė do tė mbahen mė 24 mars tė kėtij viti opozita shqiptare ka paralajmėruar mbėshtetjen e kandidatit tė BDI-sė, Fatmir Dehari, ndėrkaq, opozita maqedonase kishte premtuar mbėshtetjen e kandidatit tė VMRO-DPMNE-sė. (Gazeta Lajm)

PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio