Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Donatorė tė BDI-sė edhe institucione shtetėrore ?
alb_te
Postuar nė: 28.01.2013, 09:30
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 3261
Antari Nr: 27212
Bashkangjitur: 29.02.2012



Edhe institucionet shtetėrore dhe komunat janė donatorė tė BDI-sė shkruan nė dokumentin e Entit shtetėror pėr revizion pėr periudhėn 01.01.2011-31.12.2011.

Sipas kėtij dokumenti, donatorė tė partisė qė udhėhiqet nga Ali Ahmeti janė Ministria e bujqėsisė, Shtėpia ndėshkimore - Strugė, komunat e Ēairit, Vrapēishtit dhe Likovės, Sh.A "Postat e Maqedonisė" etj.

Por zėdhėnėsi i BDI-sė Bujar Osmani i ka mohuar kėto tė dhėna dhe nė deklaratėn e dhėnė pėr "Plusinfo" thekson se bėhet fjalė pėr persona qė kanė qenė tė punėsuar nė kėto institucione, transmeton A1On.

Ligji pėr financimin e partive politike kėrkon qė partitė tė jenė transparente dhe tė dorėzojnė raport pėr donatorėt e tyre tė cilėt mund tė jenė tė ndryshėm. Mirėpo, nė kėtė rast bėhet fjalė pėr para tė institucioneve dhe ndėrmarrjeve publike, para qė merren nga tatimet e banorėve tė Maqedonisė. Edhe Portalb iu drejtua zėdhėnėsit tė BDI-sė Bujar Osmani qė tė spjegojė kėtė ēėshtje

”Si ėshtė e mundur qė institucionet dhe ndėrmarrjet publike tė jenė financues tė njė partie politike, si e kanė zgjedhur BDI pėr ti donuar para?” pyetėm Osmanin.

Ai tha se bėhet fjalė pėr gabim teknik qė ėshtė bėrė gjatė fotokopjimit nė ESHR.

“Ne e kemi origjinalin e formularėve. Institucionet nuk kanė donuar. Nė formularin pėr donacione qėndron edhe vendi ku ėshtė i punėsuar personi i cili nė bazė tė ligjit ka donuar. Pėr shembull nėse X personi ka donuar, nė formular qėndron dhe vendi ku punon ai. Por kjo nuk do tė thotė se institucioni ku ai punon ėshtė donator por personi ka dhėnė para nga mjetet e veta dhe ėshtė i punėsuar nė institucionin pėrkatės” deklaroi pėr Portalb, Bujar Osmani.

Pėr tė parė dokumentit publik tė Entit shtetėror pėr revizion (ESHR) dhe i cili ėshtė postuar edhe nė blogun http://batadjango.blog.mk, kliko KĖTU

/tetova1.com/
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio