Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Njė gotė ēaj
SIZIFI
Postuar nė: 29.01.2013, 16:21
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 171
Antari Nr: 7390
Bashkangjitur: 15.05.2007



Njė gotė ēaj
Hamdi Nuhiju

Dimri di tė tregoj dhėmbėt. Sidomos nė kėtė periudhė tė vitit, kur njerėzit herė sprovohen materialisht e herė nė shėndetin e tyre. Ēuditėrisht, tek ne, nuk po duken dhėmbėt e dimrit. Mėshira vjen prej kah nuk e kuptojmė.
Realiteti social nė Maqedoni ėshtė i tmerrshėm. Fėmijė tė skuqur e tė varfėr qė sheh rrugėve duke lypur, gra tė veja qė nuk kanė kujdesin e shoqėrisė, tė rinj tė hutuar dhe pa perspektivė harxhojnė kohėn e tyre nėpėr kafene, pleq qė nuk kanė pensione tė sigurta pėr tė blerė ilaēet e tyre. Ky mishmash mbulohet nga mėshira e fshehjes sė dhėmbėve tė dimrit. Paramendoni sikur dimri tė tregonte fytyrėn e tij tė vėrtet dhe niveli i optimizmit dhe solidaritetit tė njerėzve tė ishte i kėtillė? Njerėzit do tė detyroheshin tė bėnin ēmos pėr tė zgjidhur hallet e tyre.
Njė plak matuf merr si model, shembullin e Xharijes e cila i jep vrap kėmbėve dhe belit pėr tė zgjidhur problemet sociale, ekonomike e ekzistuese. Ajo mėnyrė e zgjidhjes sė problemeve sociale, nuk zgjidh por krijon probleme sociale. Dikė epshi e detyron tė mendoj atė zgjidhje, ndėrsa tė tjerėt arsyetohen me epshet e rrethit ku jetojnė.
Jemi duke jetuar nė njė kohė tė gabuar ku nuk vlerėsohet gati se asgjė. Pėr njė vend tė thjeshtė pune, duhet qė tė bėsh njėqind mijė tradhti.
Trendėt e kėtilla sociale nxjerrin nė pah fytyra tė pavėrteta, varfanjak tė maskuar, ideolog tė rrejshėm, fėmijė tė jashtėligjshėm, politikan tė maskuar. E dimė tė gjithė se ku qėndron problemi dhe ilaēi i zgjidhjes sė problemit, po askush nuk ndėrmerr masa pėr zgjidhjen e tė njėjtės.
Faktografia e popujve tė vegjėl dhe tė mėdhenj na mėson pėr tre trendė tė ēuditshme. Mund tė pėrmendim tre shembuj tė suksesshėm po edhe tė realėt tė zgjidhjes dhe mos zgjidhjes sė problemeve sociale.
I ndjeri Alija Izetbegoviq, nė librin e tij autobiografik ‘ Kujtime ‘ ėshtė tejet i sinqertė. Ai flet pėr pamundėsinė e kontrollimit tė partisė sė tij dhe tė funksionarėve tė tij. Ėshtė e pamundur qė tė kontrollohen tė gjithė funksionarėt e tij se a do tė punojnė pėr llogari tė shtetit, apo mė shumė pėr llogari tė xhepave tė tyre, duke keqpėrdorur pozitėn dhe paratė publike. Tentoi shumė pėr ta ndryshuar kėtė gjendje, po nuk kishte sukses. Ndoshta arsyet historike, politike dhe shoqėrore, e detyruan tė njėjtin qė nė mėnyrė tė sinqertė tė pranoj se ky realitet nuk mund tė vihet nėn kontroll. Pasojat e tij sot janė shumė tė rėnda dhe tė padiskutueshme pėr popullatėn boshnjake. Niveli i varfėrisė ėshtė shumė i lartė, ndėrsa shteti jo funksional. Varėsia prej donacioneve tė huaja ėshtė jetik, ndėrsa rritja e ēmimeve tė produkteve bazė ushqimore ėshtė nė rritje e sipėr. Si rezultat i gjithė kėsaj, Federata e Bosnjės dhe Hercegovinės ėshtė nėn kėrcėnim tė vazhdueshėm pėr shpėrbėrje.
Ish i burgosuri politik Rexhep Tajip Erdoan, dikur kryetar i Komunės sė Stambollit, gjeti modelin mė tė pėrshtatshėm pėr tė zgjidhur problemet sociale nė komunėn e tij. Ai ishte i pamėshirshėm ndaj ēdo funksionari nėn udhėheqjen e tij, qė keqpėrdorte pozitėn dhe paranė publike. Si rezultat i kėsaj politike efektive, Stambolli pėr njė periudhė rekord, nga njė birucė e Orientit u shndėrrua nė kryeqendėr e Botės Islame ku gėrshetohen kulturat nga tė katėr anėt e botės.
Pėrvojat e tij si kryetar i Stambollit i barti edhe nė postin e tij tė ri si kryeministėr i Republikės sė Turqisė. Politika e pavarėsisė financiare dhe ekonomike nga FMN-ja u paraqit si njė model efektiv i rritjes sė shpejtė ekonomike tė Republikės sė Turqisė. Si rezultat i sukseseve tė njėpasnjėshme tė kėsaj natyre, FMN-ja nė Turqi mė shumė ėshtė nė rrolin e vėzhguesit sesa tė kontrolluesit tė cikleve ekonomike tė kėtij shteti.
Ėshtė pėr t`u habitur pėr tė mirė edhe pozicioni i kryetarit tė komunės sė Hanit tė Elezit, z.Rufki Suma. Edhe pse doli si kandidat i pavarur nė zgjedhjet e fundit lokale, ai arriti qė tė fitoj kėtė komunė. Hyrja e sinqertė nė garė, gjeneron edhe sukses pas garės. Beteja mė e madhe nuk bėhet gjatė garės pėr kryetar komune, po pas marrjes sė postit dhe pėrballjes direkt me hallet dhe problemet e qytetarėve. Sipas hulumtimeve tė shumta tė bėra pėr punėn e komunave nė Kosovė, kryetari i Hanit tė Elezit z.Rufki Suma ėshtė njeriu i vetėm qė nuk ka pėrdor mjetet buxhetore pėr darka e dreka, siē ėshtė zakon i pashkruar nė Kosovė. Edhe pėrkundėr buxhetit minimal qė posedon komuna e Hanit tė Elezit, kryetari i saj bėn ēmos qė tė pėrmirėsoj jetėn e qytetarėve duke kėrkuar dhe gjetur burime alternative financimi. Qytetarėt janė tė kėnaqur dhe besoj se problemet sociale nė komunėn e Hanit tė Elezit mund tė zgjidhen ma me lehtėsi sesa te tė gjitha komunat shqiptare nė Ballkan bashkėrisht.
Tre modelet nė fjalė, janė shembuj se si mund tė krijohet infrastruktura politike pėr zgjidhjen e problemeve sociale. Sektori jo qeveritar ėshtė aktiv nė tė gjitha komunat ku jetojnė shqiptarėt, po ato nuk mund tė punojnė pėr zgjidhjen e problemeve sociale, pasi qė hasin nė pengesa tė shumta administrative qė qėllimisht krijohen nga pushteti lokal dhe qendror.
Zgjedhjet lokale po afrohen nė Maqedoni. I kisha preferuar tė gjithė politikanėve shqiptarė qė garojnė dhe shpresojnė se do tė fitojnė nė kėto zgjedhje, qė tė gjejnė gjuhėn dhe mėnyrėn e problemeve sociale tė qytetarėve shqiptarė tė Maqedonisė. Pėrderisa ka organizata jo qeveritare qė tashme kanė filluar tė bėjnė edhe shpėrndarjen e drurėve pėr ngrohje, pėr personat me probleme sociale, d.m.th gjendja nuk ėshtė e lakmueshme. Ky tregues nuk guxon qė tė fshihet pas kakofonisė nacionaliste e politike. Hallet sociale tė njerėzve nuk njohin gjuhė, fe e komb. Ata duhet zgjidhur nga njerėzit qė kanė marr atė pėrgjegjėsi mbi supe.
Njė gotė ēaj nė kėtė mot ftohti pėr hallexhiun ėshtė mė e dashur, sesa t`i flasėsh tre orė pėr nacionalizmin e katėr orė pėr fenė. Zorrėt e barkut nuk mund tė qėndrojnė nė mitingjet partiake nė kėmbė e tė duartrokasin pas ēdo fjalimi tė ndonjė politikani shqiptar.



PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio