Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Si funksionon kėnaqėsia?
alb_te
Postuar nė: 30.01.2013, 09:41
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 3261
Antari Nr: 27212
Bashkangjitur: 29.02.2012



njėjtat efekte si droga? Ja pėrgjigjet e ekspertėve…

Ēfarė e ndez pasionin

Gjithēka ka lidhje me kiminė: kur kėnaqim nevojat tona, tė ēfarėdo lloj natyre qofshin ato, truri ēliron dopaminėn, neurotransmetuesi qė aktivizohet kur pėrjetojmė emocione tė forta, duke na dhėnė njė ndjenjė tė mrekullueshme kėnaqėsie. “Junk fond”, marijuana, vodka, seksi, lojėrat e fatit na bėjnė tė ndihemi mirė, por nė fakt kanė shumė efekte anėsore pėr shėndetin tonė. Pse ndodh kjo? “Shumė studime kanė treguar se ekziston njė lloj harmonie nė nivel neuronesh mes vesit dhe virtytit”, shpjegon David Linden, docent i neuroshkencave nė universitetin “John Hopkins” dhe autor i librit “Busulla e kėnaqėsisė”. Nė njė konferencė tė fundit, studiuesi ėshtė pėrpjekur tė hedhė dritė mbi qarqet cerebrale tė kėnaqėsisė, duke u bazuar si te zbulimet e fundit shkencore, ashtu edhe anekdotat zbavitėse, ku kishte qenė edhe vetė protagonist.

“Nė vitin 1998, kur isha me pushime nė Bangkok u pėrballa me pyetjet e ēuditshme tė njė shoferi vendas, i cili ndėrsa mė shoqėronte nė hotel, mė pyeste me tone tė ndryshme zėri nėse doja tė bėhesha grua, burrė, tranvestit, ushtar, etj.”, tregon profesori. “Duke lėnė mėnjanė paligjshmėrinė e pyetjeve, kishte diēka qė i bashkonte ato oferta. Ēfarė, do tė pyesni ju? Shumė e thjeshtė: vesi. Nė fund tė fundit, vetė vesi ėshtė njė kėrkesė e pėrsėritur e kėnaqėsisė”, shton ai. Ndėr burimet kryesore tė kėnaqėsisė ėshtė sigurisht edhe seksi. “Kėnaqėsia na tėrheq, na nxit, ndonjėherė kthehet nė fiksim. Nuk dimė ta shpjegojmė me fjalė, por arritja e orgazmės ėshtė diēka e lindur dhe i ka rrėnjėt shumė tė thella”, shpjegon neuroshkencėtari.

Ana e errėt e kėnaqėsisė

Tė gjitha veprimet qė aktivizojnė qarqet e kėnaqėsisė janė nė gjendje tė zhvillojnė varėsinė, prandaj ne krijojmė varėsi ndaj diēkaje. Kėtu ndikojnė edhe faktorėt gjenetikė (pėr 40%), pėrvoja e jetės, stresi. Studimet kanė treguar se varėsia qė meshkujt kanė ndaj alkoolit ėshtė ulur 4%, ndaj kanabisit 8%, heroinės 25%, duhanit 80%. Linden thotė se nė qoftė se do t’u kėrkonim tre subjekteve qė janė tė varur ndaj lojėrave tė fatit, heroinės dhe seksit, tė pėrshkruanin ndjesitė e tyre nėse do tė privoheshin nga manitė e tyre, asnjėri nuk do tė ishte nė gjendje tė kuptonte se nga ēfarė vareshin mė parė. Kjo ndodh se trajektoret janė tė ngjashme, si pėr efektet qė japin ashtu edhe pėr faktin se janė nė gjendje tė ndryshojnė pėrgjithmonė qarqet e kėnaqėsisė.

Esencializmi qė gjendet te secili prej nesh

Pse preferojmė mė shumė njė pikturė origjinale sesa njė tė rreme? Cila ėshtė arsyeja qė bluza e George Clooney, nė njė ankand paguhet mė shumė, nė qoftė se ėshtė e palarė? Shumė e thjeshtė, sepse qeniet njerėzore janė esencialiste dhe bindjet qė kanė nė lidhje me njė objekt ndikojnė ndryshe nė perceptimin e tij. Kėtė e thekson edhe Paul Bloom, profesor i psikologjisė dhe shkencave konjunktive nė “Yale University”, sipas tė cilit, arti pasqyron aspektet universale tė natyrės njerėzore. Gjithmonė origjinalja ėshtė mė e bukur se kopja e pėrkryer, sepse ėshtė fryt i njė akti krijimi, jo talenti teknik. “Krahasimi mė i mirė pėr kėnaqėsinė ėshtė arti, sepse energjia qė tė jep ėshtė e njėjtė me atė tė seksit dhe ushqimit”, thotė psikologu.

Mėsoni mėnyrėn e gjetjes sė lumturisė

Sipas ekspertėve, varėsia ėshtė gjithashtu njė proces mėsimi: mund tė kthehesh tek e njėjta gjė sepse e di qė ajo ėshtė burim kėnaqėsie. Ky mekanizėm funksionon edhe te kafshėt. “Nė Etiopi, disa kafshė ushqehen me kokrra tė papjekura kafeje, sepse kanė mėsuar qė kafeina u shkakton ndjenja kėnaqėsie; gjallesa tė tjera ushqehen me fruta tė thartuara, sepse marrin prej tyre alkoolin; kafshė tė tjera parapėlqejnė kanabisin. Nė Siberi, drerėt dimėrorė kėrkojnė kėrpudhat halucinogjene dhe pasi i kanė ngrėnė, ndiejnė ndryshim dhe eksitim”, pėrfundon Linden. Por nuk janė vetėm veset qė e aktivizojnė mirėqenien tonė. Studimet kanė treguar se edhe aktiviteti fizik, apo gjestet e mira (si bamirėsia apo kujdesi pėr tė tjerėt), aktivizon qarqet e kėnaqėsisė.
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio