Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Leter e nje mergimtari nga Zajazi
alb_te
Postuar nė: 30.01.2013, 11:24
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 3261
Antari Nr: 27212
Bashkangjitur: 29.02.2012



Basel,02.10.2012
I nderuar Ali tė pėrshėndes nga Baseli dhe pėrmes kėsaj shkrese dua t`i pėrshkruaj, pėrshtypjet e mia qė fitova nga qėndrimi nė vendlindje prej datės 24.08.2012 deri mė 29.10.2012. Do tė vazhdoj me shkrim sepse kėshtu mė duket ma e arsyeshme qė nga nėntori i 2010-ės kur t`a shkrova “Letrėn e parė” dhe ia dhashė njė shoku tė ngushtė qė tė ta japė nė dorė. Por, pėr shkak tė pamund...ėsisė qė tė tė takojė, kishte kontaktuar “Tinėzarin” i cili e kishte mashtruar ia kishte marrė letrėn dhe i kishte premtuar se do t`a japė ty. Por kjo nuk ka ndodhur dhe unė nuk e besoj, prandaj kam vendosė qė kėtė ta lėshojė pėrmes postės elektronike tė BDI -sė dhe pse jo edhe pėrmes Medieve Publike? Pa keqkuptim Ali, unė nuk jam i hidhėruar pse mė injorove dhe nuk ma hape telefonin, as pėr atė qė nuk gjete kohė tė pimė njė kafe bashkė edhe pse tė shkruajta disa herė, tė dėrgova fjalė mbas Sekretarit tė kabinetit “Gilipterit Bit Pazarit” dhe mbas Vezires tė cilės i kėrkojė falje me mija herė qė e shqetėsova. E fundit, rastėsisht na u takuam nė “Pėrvjetorin e Beqės”, bile hėngrėm edhe darkė bashkė dhe mė premtove se do tė takohemi, por, kjo nuk ndodhi. Arsyetimet janė Oqean pa fund, kuptohet kur mungon vullneti. Kėtė e dinė edhe ata qė s’dinė kurrgjė. Qėndrimi nė vendlindje pėr mua s’ka qenė asnjėherė monoton, por pėrkundrazi si gjithmonė dinamik dhe i kėndshėm! U takova dhe u ēmalla me shumė shokė bashkėveprimtarė, miq dhe dashamirė dhe u ēlodha pėr mrekulli! Me tė gjithė qė ndejta u kėnaqa, biseduam gjerė e gjatė pėr tė kaluarėn dhe tė tashmen. Pesė (5) javė kaluan shumė shpejt dhe nė fund vėrejta se nuk kanė mjaftuar. Fatkeqėsisht mė kishin mbet edhe shumė shokė dhe dashamirė pa pi kafe me ta, por, ju premtoj se herėn tjetėr kur tė vi nė vendlindje do t`ia fillojė me ata. Kalimthi nga larg dhe afėr pashė edhe hiena, qenė mbeturinash, sorra, gjarpri, gilisha politik, patriotė me bateria dhe UDB - shė, por, si gjithmonė nuk mė lanė asnjė pėrshtypje dhe nuk e humba asnjė minutė me ta. Nėse mė rastiste t`u japė dorėn diku, menjėherė i laja duart me sapun dezinfektues. Ali, pėr pėrshtypjet mbi situatėn politike nuk mund tė tė shkruaj edhe tė kisha ditė, sepse unė do t`a kisha shkarravit jashtė Kornizave sė MO tė cilat mė duken aq tė ngushta sa qė s’ma merr mendja se mund tė kishte vend edhe pleshti! Pėr akrobacionet politike qė zhvilloheshin nė “Teatrin e Majmunėve brenda Godinės sė Juzhna Banovinės” qė i shikoja nė RTV Makedonska s’ka nevojė, ma merr mendja se i sheh edhe ti. Komentet i lexon ti andej, ndėrsa unė kėndej kuptohet me pak vonesė. Ato i qėndisin analistė politik tė shkolluar, fallxhorėt kalemxhi, gazetarėt nė mesin e tyre edhe ndonjė kodosh, kėtu-aty edhe ndonjė sorrė apo patriot me bateria, ndėrsa nėpėr kafe-muhabete, barazanit (fyellit shelgut) i binin Gilishat Politik. Intelektualėt kishin heshtė nga frika e ndėshkimit (kujdes hienat). Gjatė qėndrimit nė vendlindje u takova dhe bisedova me shumė bashkėveprimtar, si zakonisht bisedat fillonin me shqetėsime nga lajmet ditore, vazhdonin me ankesa dhe pėrfundonin me pyetje si tė dilet nga kjo situatė, dhe mė shqetėsuese ishte pyetja: ēfarė halli ka Aliu? Pse ėshtė kufizuar, u ikė takimeve, bisedimeve dhe konsultimeve me shokėt e veprimtarisė dhe nė fund duke rikujtuar kėrcimin e Branko Cėrvenkoskit se; “Aliun e madh do t`a bėjė sa njė mizė”. Tė gjithė shprehnin gatishmėri pėr ta mbrojt Aliun e Madhė, nėse dinakėria dhe perfiditeti sllavo-ordodoks e ka futė nė ndonjė hipotekė tė rėndė. Takova edhe zyrtarė tė zhgėnjyer nga opstrukcionet qė u bėheshin nga pala slavo-ordodokse, por, edhe nga injoranca e Mullinxhiut dhe Gilipterit tė Bit Pazarit qė kėrkonin ta dinė pse dua tė takohen me ty. Kjo mė ndodhi edhe personalisht me Gilipterin e BP. Ai deshi qė pa tjetėr ta dijė pse dua tė tė takoj dhe nė fund i thash se merrem me bagėti dhe kam shumė dhi. Njė ditė takova edhe njė Luftėtar Lirie (Luftėtar Fronti nė tė dy UҪK-ve), jo nga ata Komandantėt e Qebaptores Destanit. Ishte revoltuar se ia kishte prish planin Stefan Fyle qė kishte ardhė nė FYROM dhe atė ditė kishte takim me ty. Kur e pyeta ēfarė plani ka pas? Mė tha Zajasqe: “Aaa, sot e vendosa tė shkojė nė Reēicė t’i thye dyert dhe tė takohem me Komandantin se te shpija nuk dua ti bojė bela. Mullinxhiun nuk e lusė ma se ma ka pru shpirtin ke hunėt”. Mbasi biseduam pak dhe i thash se edhe unė jam shkaktarė qė erdhi nga Prishtina nė Zajaz dhe krijoji familje dhe pėr kėtė nuk ndjehem fajtorė por, pėrkundrazi, krenar. Duke biseduar gjanė e gjatė, ka fundi u qetėsua i bleu disa fletore dhe libra pėr Vajzat i hipėm veturės u kthyem nė Zajaz e lash te porta dhe duke u pėrshėndet iu mbushėn sytė me lot, mė pėrqafoi dhe mu drejtua: “Selam boni tė fala Aliut se kėtu mė ka natė e ditė sa herė qė tė ketė nevojė”. Nė vete mendova do t`ia pėrcjellė tė falat, nėse ma mundėson takimin Gilipteri i BP. Njė ditė shkova nė Premkė, shkonte Bajrami me kamionin i thashė se do tė vite edhe unė se nuk kam qenė asnjėherė nė Premkė dhe kam dėgjuar se pėr herė tė parė kanė bo xhami dhe nė Minare kanė vizatuar Flamurin Kombėtar. Kaluam nga Kolibarėt, Cėrvica, Garana e Shytova dhe mbėrrimė nė Premkė. Gjatė gjithė rrugės vėrejta shtėpia tė bukura me oborre tė rregulluara qė mundeshe t`i krahasosh me Vilat e fshatrave rreth Liqenit tė Zürichut, por, pėr dallim kėto ishin tė mbyllur a me roleta tė lėshuara dhe u mungonte edhe Liqeni. Nga Premka si nė pėllėmbė tė dorės dukej edhe Kombinati i Osllomesė, fusha e bame puzder (shkretėtirė) dhe njė gropė e madhe e mbushur me ujė. Bajrami mė tha qė pėrveē fekaleve ka edhe peshq. Nė vete mendova ja edhe Liqeni qysh donė ma tepėr!? Tė nesėrmen rastėsisht takova Cakun, bashkė me do shokė pimė nga njė kafe, biseduam pėr Kėrēovėn (temėn aktuale tė kafe-muhabeteve) dhe nė fund e luta Cakun tė mė sqarojė pak rreth Kombinatit tė Osllomesė qė maqedonasit e shfrytėzojnė, ndėrsa shqiptarėt thithin tymin qė u tha Nexhatiu se ėshtė Ar(halltan), kurse hienat dhe qentė endacakė kėndojnė dhe kėrcejnė vallen “DAJ DIRI DAJ HOPA”. Caku ėshtė djalė shumė pragmatik, analist i thuktė dhe ėshtė zyrtarė i lartė nė komunėn e Osllomesė. Me pak fjalė mė sqaroi se Kombinati do ta marrė edhe pjesėn e mbetur tė fushės sė Aranjelli, Popojanit, Jagollit dhe fshatrave tjerė dhe se nė 20 vitet e ardhme do tė formohen gropa tė reja. Nė vete mendova, demek, Liqene me peshk nga i cili do tė mbijetojnė shqiptarėt e shkretė. Kur e thjeshtova edhe pak mė doli se: “KOMBINATI QENKA XHELATI” qė do t`i zhdukė fshatrat shqiptare,Villat do t`i stolisė tymi Halltan i Nexhatiut qė tash e menaxhon Abdulaqimi, ndėrsa vallja “DAJ DIRI DAJ HOPA” do tė zgjerohet edhe ma shumė. Pėshpėrita: He mrekulli e mrekulli e pa fund! Njė ditė duke shikuar lajmet nė Makedonska RTV mbas insertit tė Teatrit tė Majmunėve dhe Plakave tė Granitit tė gdhendura Letra e Dytė pėr mrekulli qė i kishte montuar Izeti nė shkollat e riemėruara tė Ēairit (Getos sė Shkupit) dolėn disa fėmijė duke bėrtit: “DUAM SHKOLLĖ! DUAM SHKOLLĖ!” mė iku mendja keēė dhe se di pse mu dukėn ata fėmijė dhe ajo skenė, si na kur bėrtitnim nė vitin1969 para komunės Kėrēovės. Auu ku paskėshim mbet?! Nė heshtje disa pyetje ia bėra vetes: Mos vallė, na kemi “SHLLAJFIT NĖ VEND 43 VJET”?! Mu kujtua ai Deputeti qė i shkundte disa libra nė foltoren e Sobranies sė FYROM-it te Godina e Juzhna Banovinės. Po Kryengritja 2001 pse u bo? Pėr tė kėrkuar Shkollė nga Ni-kolac-i dhe Kra-levėt? Nuk gjeta pėrgjigje dhe arsyetim! (mu duk kocė i madh). Heshta! Po ti i thash vetes, ēka llomotitje mė 2001-ėn, nėpėr Xhamia, Klube, Tubime e Takime andej ka Gjermania,Austria, Zvicra e ka mos nėpėr Evropė. He ta bėfsha e ta kthefsha unė ty, i thosha vetes! (marrje zotit, ishalla nuk mė ka dėgjuar Ajo Rahmetlija). M`u kujtua El Hajati i ndjerė, Imami i Xhamisė sė Hamburgut, kur iu drejtua Xhematit mbas fjalimit tim dhe tė Muhamet Ibrahimit nga Tetova. “Xhemat prej sot, nuk dua tė dėgjoj se, nuk kemi, nuk mundemi dhe nuk dimė! Prej sot, dua tė dėgjojė se: Kemi, Mundemi dhe Dimė!” E pyeta veten se po tė ishte gjallė, si do ti pėrgjigjesha kur ti shihte kėta fėmijė nė mes tė Shkupit, duke bėrtit “Duam Shkollė”! Kur tė mė pyeste: “Ku mbetėn Premtimet dhe fjalėt?” Pa pėrgjigje! Hapu tokė tė hy brenda! Nejse u qetėsova dhe e gjeta fajtorin. KORNIZA ! Qė sharraxhit ia kanė shkurtuar brinjėt! Po, po, ajo thash e ka fajin qė s’ka vend as pėr pleshtin e dikush donė tė fusė aty Lirinė e njė Populli qė pėr Liri dhe Barazi, nuk dinė tė gjunjėzohet dhe ndalet. Ah “Kornizėn e nėnės” thash qė donė t`ua rrethosh dhe ngushtosh Lirinė Shqiptarėve si Vatha Dhenve! Populli shqiptarė qė jeton nė trojet e veta stėrgjyshore nė FYROM, nuk ėshtė tufė dhensh as dhishė o tė mjerė! Hienat, gjarpinj dhe sorrat do tė pėrfundojnė aty ku e kanė vendin te Humnera e tyre! Ata qė bėrtasin “Duam Shkollė” nuk i ndalė as Atomi e jo Korniza e njė grusht Melezėsh qė para dite bėhen antikė, ndėrsa, mbas dite kur ngopen me raki bėhen sllavė (kuptohet, nuk mendova pėr Vasalėt, Tenderomanėt, Hienat, Gjarpinjtė dhe Sorrat, ndėrsa, Qentė e M….., kėtu nuk kanė vend). Pa pritmas mė iku mendja se korniza ėshtė gjė e vdekur, atė e bėnė njeriu, pėr shembull pėr tė venduar njė fotografi, por, edhe Vatha ėshtė njė Kornizė pėr tė mėshel dhentė, ndėrsa kjo ėshtė njė Kornizė Juridike qė unė skam haber. Hajde “hajli koftė” thash dhe mendova Kosovarqe, Konka dhi me tė tonat. Pa dashtė mė shkoj mendja te Dr. Prof. Shenasi Rama qė kam pas nderin disa herė tė bisedoj nė telefon gjatė vitit 2001, kur bėhej fjalė pėr Memorandumin. Ai kėrkonte njė skelet qė t`a mishėrojė dhe pėrshtatė, por, unė i shkreti s’kisha kurrgjė, veē Pleshta e Morra nga Prizreni. Mirėpo ai e kuptoi, nuk ėshtė rastėsisht Akademik i Shkencave Politike nė Neė York dhe mė tha: “Selam unė e shkruaj vet edhe Shqip edhe Anglisht sepse ėshtė Profesioni jem dhe e kam Obligim Kombėtar, por, a i kam duart e lira?” I thash po (nė hava), SHP dhe Ali Ahmeti ua caktojnė juve kėtė detyrė. Dhe Profesori i nderuar, e kreu Obligimin Kombėtar, ashtu si ka hije. Po kėto Kornizaxhitė, a thua, e kanė pas Profesion dhe a e kanė ndje si Obligim Kombėtar?! Mos kanė qenė nga ata Juristėt qė e kanė shitė Prapanicėn te Gligorovi, Klusevi e dreqi i mallkuar qė nga shpėrgjanjėt (pelenat)?! Kėto punė dhe mendime mu dukėn tė thella tė pa kapshme, u lodha dhe mė kishte marrė gjumi. Tė nesėrmen vendosa qė mos shohė lajme dhe mos lexojė gazeta, vendosa tė shkojė nė qytet dhe do tė bisedoj vetėm kafe-muhabetin e Kėrēovės, sepse mė gjerė nuk i kapte Rradakja ime. Dhe ashtu veprova, shkova te Ėmbėltorja Rinia porosita njė kafe dhe krisi kafe-muhabeti, ndėrkohė mbetėm vetė me njė veprimtarė tė devotshėm tė Kėrēovės dhe aty pari kaloi njė njeri si shumė tė tjerė na pėrshėndeti dhe pak i shqetėsuar, ndėrroi nja dy fjalė me bashkė biseduesin tim pėr njė far diplome. E pyeta shoqin pėr ēka bėhej fjalė dhe mė sqaroi se ia ka lanė njė porosi dikush nga UT se brenda 10 ditėve do ta marrė diplomėn. Pyeta, po pse ēka ka ndodhė nė UT. Mu pėrgjigj, mos pyet, ėshtė krijuar njė kaos me diplomat. Po pse? Rektori nuk ka pas tė drejtė nėnshkrimi pėr shkak njė kontesti gjyqėsor. Pėr sa kohė bėhet fjalė? Pėr 3-4 gjenerata mė tha, d.m.th mė sė paku, 3000-4000 student qė kanė krye studimet dhe s’kanė mundė t`i marrinė diplomat se Rektori paska pėrmjerrė shtrembėt? Po mė tha. Au thash bre Selam, ma mirė tė kishe lexuar gazeta se e dėgjove kėtė lajm. Po kjo ėshtė njė Ushtri e tėrė e revoltume dhe po t`ia mėsynė edhe Bistrėn e bon rrafsh. U ktheva nė katund dhe vendosa t`i bojė lanet edhe kafe-muhabetet e Kėrēovės. Mė pat thėnė njėherė moti njė ēarrapan se UT-nė e kanė zaptuar hienat dhe e kanė shndėrru nė KIOSK, ku shiten Provimet dhe Diplomat si te Trafike Zudiut cigaret, por, nuk desha t`i besojė. Nejse edhe kjo ditė kaloi, valixhja ishte mbushė me muhabet. Tė martėn javėn e fundit tė pushimit kishim caktuar njė takim me Emrush Xhemailin alias Muhametin. U takuam te R. Bossi nė Tetovė, ai erdhi me Shefitin dhe Hajvazin, pimė nga njė ujė dhe mbas disa minutash, Shefiti me Hajvazin shkuan sepse kishin disa takime, ndėrsa na vendosėm ta shfrytėzojmė rastin dhe tė ēmallemi duke biseduar, mbasi Muhameti kishte kohė deri nė ora 13.00. Siē dinė Muhameti hobin e kishte shėndėruar nė profesion dhe ligjėronte tė martave nė UT, Pikturėn. Biseduam gjerė e gjatė pėr tė kaluarėn dhe tė tashmen dhe si gjithmonė Muhameti i zgjuarė edhe me pėrvojėn e Deputetit nė Parlamentin e Umnikistanit, katrahurės sė tashme i kishte gjet njė zgjidhje. Mė tha, “Selam na nuk jemi pėrgatit pėr kėtė situatėn e sotme, na vepronim dhe punonim pėr tė lanė amanet, ndėrkohė, rrethanat ndryshuan u bo si u bo dhe nė kėtė situatė na s’mund tė gjendemi. Unė bėra pėrvojėn e deputetit, isha edhe nėpėr Komisione tė ndryshme dhe e pashė se s’mundem. Ka shumė kufizime (Korniza) qė na nuk mund t`i aktceptojmė. Prandaj, vendosa tė punojė si profesor dhe tė shijojė vitet e pleqėrisė. Ndėrsa, ti shko nė Zvicėr puno deri nė pension dhe shijo vitet e pleqėrisė. U pajtova plotėsisht, i hipėm veturės e lash para godinės sė UT-sė, u pėrshėndetėm, ai vazhdoi nė kėmbė drejt godinės sė UT-sė, ndėrsa unė i hodha njė vėshtrim Pėrmendores sė Atij Rahmetliut qė ra duke mbrojtur Tempullin e Diturisė. Desha t`i them diēka , por, s’dija ēka! Mendova nė vete, ishalla nuk ka dėgjuar pėr Rektorin Shtrembėr Pėrmjerrėsh dhe Hienat! Nejse, e mora veten dhe vazhdova, duke kaluar pranė selisė sė BDI-sė, mendova tė ndalem e tė takojė ndonjė shoq e tė ēmallem pak, mbasi e ndjej veten hisedarė, por, mė iku mendja se edhe kėtė e kanė zaptuar Komandantėt Qebabxhi, Gilipterat dhe Mullinxhit dhe i thash vetes, “Ikė nė shtėpi he ta vajtofsha nėnėn me gra Zajazi!” Kėsaj here isha ma i kujdesshėm, nuk u marrova! Valixhja u mbushė, mjaft e ka se do t`a tejkalojė peshėn e lejuar dhe do tė mė nxjerrin probleme nė Aeroportin e Aleksandar Velikit. (po, pse Veliki? Pse serbisht? Maqedonisht duhet tė jetė Golem, hmm). Si shumė kurbetēarėve edhe mua mė ka mbet njė huj para se kthehem , tė shkojė te berberi . E thash, sot do tė shkojė te berber Agimi edhe tė nėnqethem edhe tė bojė pak muhabet se e kamė mikė tė vjetėr dhe ėshtė muhabetqi i qetė. Mė tjetėr vend nuk shkojė! Sepse ku shkojė ngatėrrohem. U pėrshėndetėm, u pyetėm pėr shėndet, punė e familje dhe u ula. Nė vazhdim tė muhabetit e pyeta pėr djalin, a ka diplomua dhe a ėshtė punėsuar. Po tha, ka diplomuar ndėrsa, punė nuk ka. E vėrejta nė pasqyrė si u pre nė fytyrė dhe ja fillojė tė mė tregojė, pėr pėrpjekjet qė kishte bėrė pėr punėsimin e djalit. Ka dy vjet qė nuk kamė lanė njeri pa lutė dhe nė fund kurrgjė. Tė gjithė mė premtuan, por, nė fund kurrgjė edhe pse djali i plotėson tė gjitha kushtet dhe ėshtė Ing. i Komunikacionit, e kotė! Nė konkursin e fundit pėr policė edhe aty konkurroi dhe mė erdhė njė Aktivist Partie mė tha se unė ta punėsoj ty djalin, por, ēmimi ėshtė 5000€. Shumė bre burrė, nuk kamė i thashė. Ee si tė duash, se unė jam Aktivist Partie e unė rri nė ballė nėpėr Protesta e Tubime! E luta t`ia japė mbasi tė punėsohet djali e tė marrė njė kredi. Jo tha nė dorė para punėsimit. Se kam mundėsinė i thash dhe iku! Au bre Selam zeza! mendova, ku shkon veē ngatėrrohesh! Prej shiut nė breshėr! U mundova pak ta qetėsojė, duke i treguar pėr rastin e vajzės sime, se edhe ajo erdhi nga Zvicra, kreu fakultetin dhe nė njė aksion tė Qeverisė pėr punėsimin e studentėve qė kanė kryer me notėn mbi 9-tė e thirrėn nė bisedime i premtuan se do t`a punėsojnė nė drejtimin qė ka krye, vendosi t`a lėshojė Zvicrėn dhe nė fund e kishin drejtua ke sociallna dhe mu drejtua: Babi ēka ėshtė kjo Sociallna? I thashė Socialamt!(Gjermanisht). Po unė kamė studiuar Gjermanishten dhe nuk kamė haber prej Sociallnės, si janė kėto njerėz me mentė? Ashtu e zhgėnjyer tha: “unė kthehem nė Zvicėr!
Dhe ashtu ndodhi, u kthye andej dhe punon si Mėsuese e Gjermanishtes. I them Agimit mos u mėrzit se edhe unė u turpėrova, para vajzės qė e kisha edukuar, se njė ditė do tė kthehemi nė vendlindje, do tė mėsojnė e krijojnė pa u nėnshtruar e nėnēmuar, por, ja si mė ndodhi! (Nė atė kohė nuk e kisha mėsuar ende LAJT MOTIVIN E JETĖS qė ma mėsoi Muhameti “HYPI AVIONIT SHKO NĖ ZVICĖR, PUNO DERI NĖ PENZION, SHIJO PLEQĖRINĖ DHE PRITĖ VDEKJEN”. Varret janė kėtu, pėrjashta nuk tė lejmė ose NĖNSHTROU HIENAVE DHE QENĖVE ENDACAKĖ! Kuptohet kėtė nuk ja thashė Agimit, se do tė mė dėgjojė ndonjė gurbetēarė dhe do dėshpėrohet). Njė Plak qė priste nė rend dhe na dėgjonte me vėmendje. E morri fjalėn e tha: “Agim dėgjo xhakėn! E ke dėgjuar ti atė kėngėn VINĖ VAPORRAT RRETHIT DETIT? Po tha Agimi, eh ka fundi ka nja dy fjalė tha ai; ISHALLA VJEN NEJ DEVĖR TJETĖR. Qeshėm tė gjithė, u qetėsua edhe Agimi. Eh, pėrvojė e pėrvojė jete mendova, unė i shkreti pėr pak desh i theva dhėmbėt e Dr. Mexhaitit, tuj u mundu ta qetėsojė Agimin. Plaku me dy fjalė e qetėsoi, RRAK CAK, luaje derėn ti, nė mos ke punė. Shyqyr o zot thash, qė kjo ėshtė dita e parafundit se tė premten nuk lėvizė as nga oborri shtėpisė. Tė premten, mbas kafes mėngjesit u vesha me tesha pune dhe fillova t`i presė ferrat dhe hithrat rreth shtėpisė t`i ujis edhe disa pemė mos thajnė dhe ta pastrojė pak oborrin. Mendova, helbete, shpirt bajmė, bile tė thonė xhemati,” Aii i shkreti shpejt paska qenė te shtėpia”! Thash mos duket si e shkretė. Punova gjithė ditėn dhe ka mbrėmja mu paraqit Daja i Arbėrisė (Fazli Veliu) dhe mė tha se ma vonė mund tė shkojė ta shohė Hallėn qė ishte shumė e smurė qė nga ndikimi i barnave dhe sėmundja e rėndė rrinte ma shumė nė gjumė. U nisa menjėherė ashtu me teshat e punės, por, Hallėn prapė e kishte marrė gjumi dhe vendosėm me Dajėn tė rrimė pak tė bisedojmė e ēmallemi se edhe ai ishte vetė. I tregova Dajės ka kam ecė dhe se kam takuar shumė shokė e dashamirė dhe jam ēlodhė pėr mrekulli. Nesėr nė mėngjes i thash kthehem nė Zvicėr, me njė Lajt Motiv tė Rij, por, cili ėshtė si tregova. Daja si gjithmonė, i hollė, i kujdesshėm dhe shpresėdhėnės e kapi mesazhin dhe filloi tė mė kėshillojė. Biseduam gjerė e gjatė pėr shumė ēka. Ka fundi ra muhabeti dhe i thashė se kam dėgjuar se Bexhet Lepri, paska qenė te Aliu kur i ka qethė dhentė. Daja u pre nė fytyrė u zbeh dhe e lėkundi kryet. O Dajo mos u mėrzit, mund tė ketė shkuar pa thirr, i thash, si Zorjaj Milincės, e mban mend kur vinte me lugėn e drurit nė bresė, pėr tė hėngėr kulloshtėr! Qeshėm tė dy dhe vazhduam muhabetin. Mirėpo, emocionet nga njėherė e bėjnė tė veten edhe te njerėzit e mėdhenj si Daja dhe gjatė bisedės mu drejtua: A e di ti bre Selam, se kėtu nė kėtė kauē dhe para meje Nėna ime, ja pėrgjėrua dhe i ka bo bije Hallė Humės qė t’i lutet Aliut pėr njė vend pune pėr Afrimin dhe Nusen, tė mos na ikin nė kurbet, por, tė mbesin kėtu e t`i bėhen krah Manit se e ka jetim! Heshta! Fillojė dhoma tė mė rrotullohet dhe pėr njė moment nuk dija me kė dhe ku jam. Nė heshtje pėshpėrita AU;AU;AU! Mbas pak prapė mu drejtua, po a e dinė bre Selam se mua, m`ėshtė ulė Djali pėrballė dhe mė ka thanė: O Babė a je ti ai, Baba im, Fazli Veliu i madh qė u Printe Demonstratave me dhjetėra mija demonstrues gjithė andej Evropės, ēka u bo me ty qė tė kanė lanė kėshtu dhe ēka donė tė bojė unė pėr TY?! Eu! bėra pa dasht, mendova mjaft e ka, se s’mundem as tė dėgjojė e as tė kuptojė mė, kurrgjė. Dhe mbas disa sekondash, nga frika mos dėgjojė edhe diēka ma tė tmerrshme, kėrkova rusat! Mė pėrcolli deri te vetura mė tha edhe disa fjalė tė mė qetėsojė dhe trimėrojė, sepse e vėrejti se jam i shokuar, u pėrqafuam, mė uroi rrugė tė mbarė dhe u ndamė me “Mirė u pafshim!” Ashtu i shokuar u ktheva nė shtėpi dhe nuk e mbylla syrin, nė mėngjes u nisa pėr nė Shkup i hipa aeroplanit, vazhdimisht i shokuar dhe mė shkoi mendja te “Leit Motivi i Rij”, pse unė s’mund ta pranojė? Ndoshta, unė s’mund ta pranojė se jam kokė gurė, malėsorė i pa shkolluar dhe nuk di tė rezonojė! Por, jam i bindur Ali Ahmeti, se kėtė Leit Motiv jete, nuk e ka pranuar dhe nuk do t`a pranojė asnjė shqiptarė, qė nga skamja, jo perspektiva dhe represioni, detyrohet t`ia kthejė shpinėn Atdheut! Ky Leit Motiv jete, qė u imponohet shqiptarėve e ka burimin te Elaboratet Famėkėq*j tė Ҫuprilloviqėve dhe Andriqve tė gatuar nėpėr kuzhinat e Beogradit,Shkupit dhe Podgoricės, qė sot, fatkeqėsisht, e vazhdojnė, njė gushtė melezėsh pa soj e sorrollop me ish Udbashėt dhe Hienatė qė kanė hipė mbi Platformėn e Anijes Shulas-lundruese, Kapiten i sė cilės je ti, Ali Ahmeti! Ndėrkaq, duke tė uruar shėndet dhe kthjelltėsi nė katin e epėrm, tė pėrshėndes! Ndėrsa, unė do tė vazhdojė atė punėn e Amanetit se nuk mund tė tjetėrsohem nė pleqėri!
PS. Nėse se ke pranuar letrėn e parė mė lėsho njė SMS, qė t`a dėrgoj pėrmes E-mail-it, tė premtojė se do tė paraqitem prapė, mbasi tė kem mbaruar me Tinėzarin alias, Gospodin “Mamėn” e Jovos!
Basel,27.10.2012 Selam Bajrami
Marre nga Arena Dardane
PM
Top
agax
Postuar nė: 30.01.2013, 14:49
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 215
Antari Nr: 21303
Bashkangjitur: 20.02.2009



Respekte per Zajazin gjithmon ka pas trima por zajazi duhet vet ta pastroje kete trathtare qe largoi shoket vrau komandantet dhe solli ne pushtet bijet e udbasheve te cilet vazhdojne lojen antishqiptare uroj pastrimi te filoj nga zajazi dhe Ali Antici te marre denimin nga shoket e veprimtarise,sapo kalon koha demaskohet roli i tij ne politiken antishqiptare do vije koha do cuditeni si ka vepruak ky njeri.
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio