Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Ngjela: Nė PD plas sherri pas 23 qershorit, Topall
alb_te
Postuar nė: 10.05.2013, 09:44
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 3261
Antari Nr: 27212
Bashkangjitur: 29.02.2012



Ngjela: Nė PD plas sherri pas 23 qershorit, Topalli ose Topi marrin partinė.....


Kreu i Partisė Ligj dhe Drejtėsi, Spartak Ngjela, e parashikon kryeministrin aktual, Sali Berisha, nė opozitė pas 23 qershorit. Nėse Berisha del nė opozitė, nuk do tė ketė mė shanset pėr tė ardhur nė pushtet, dhe tashmė dilema mė e madhe qėndron se kush do tė drejtojė PD. Ngjela parashikon se pas 23 qershorit, nė PD do tė plasė sherri pėr kryesimin e partisė. Sipas tij, drejtimi i partisė do tė merret nė dorė nga kryeparlamentarja Jozefina Topalli ose nga kreu i FRD, Bamir Topi. Sa i pėrket zgjedhjeve parlamentare tė 23 qershorit, Ngjela beson nė fitoren e koalicionit tė madh tė sė majtės shqiptare. Ai u shpreh se nuk ėshtė zhgėnjyer qė nuk ka kandiduar me listėn e PS, pasi beson nė fitoren e tij edhe me siglėn e partisė sė tij. Nuk mund tė bėja njė aleancė me Edi Ramėn, qė tė hyja nė listat e PS. Nuk kam punė fare. Ai tha se ėshtė dinjitoz dhe nuk i shkel aleancat. Ngjela thekson se kontributi nė parti mund tė tė bėjė ministėr, ndėrsa deputet tė bėn populli. Ai nuk mund tė garonte nė listat e PS, pasi sipas tij, kjo parti ka tjetėr vizion, ka tjetėr elektorat. Por, ai theksoi se nėse Rama do tė pėrfshinte aleatėt nė listė, do t’i jepte thjesht potencė ekipit. Ngjela ka kritikuar kandidimin e ish deputetit tė PS, Arben Malaj, si i pavarur, pasi mė tepėr do dėmtonte veten sesa vetė partinė. Ai i ka bėrė thirrje zotit Malaj qė tė tėrhiqet sa s’ėshtė vonė.

-Z. Ngjela, jeni shprehur se nė Shqipėri ka 100 vjet padrejtėsi......
Mund tė ma provosh tė kundėrtėn?! Nė njė aktivitet ishte shkruar gabim “100 vjet padrejtėsi”. Ka 100 vjet padrejtėsi. Sa jam unė gjallė, nuk ka pasur drejtėsi. Nė vitet ’20-’30, mendoni se ka pasur drejtėsi? Kohė me shtete tė pakonsoliduara. Drejtėsi duhet tė kishte nga ’91 e kėtej. Nėse nga vitet ’40 ka shqiptarė tė fyer nga ’91 kemi tallje me popullin shqiptar. Kjo duhet ndryshuar nė mėnyrė urgjente. Popullit duhet t’i kthehet besimi te drejtėsia.
-A do tė kishit dashur tė ishit futur nė listat e PS?
Nuk mund tė bėja njė aleancė me Edi Ramėn, qė tė hyja nė listat e PS. Nuk kam punė fare. Unė jam dinjitoz, nuk i shkel aleancat. Kontributi nė parti mund tė tė ministėr, ndėrsa deputet tė bėn populli. Si do hyjė nė listat e PS? Ajo ka tjetėr vizion, ka tjetėr elektorat.
-Ka njėfarė mėrzie te aleatėt tuaj?
Nėse kanė bėrė njė marrėveshje, kanė tė drejtė tė mėrziten. Por, unė dal nė ēdo vend tė Shqipėrisė, edhe nė Tropojėn e Saliut dal deputet. Unė kam marrėveshje pėr votėn e lirė, shtetin shqiptar dhe rrėzimin e kėtij kryeministri, qė ka dhunuar votėn e lirė nė Shqipėri.
-A i japin prioritet nė votė PD pėrfshirja e aleatėve nė lista?
Nuk ėshtė gjykim apriori, por aposteriori. Rama duhet t’i kishte futur aleatėt e tij nė listė pėr t’i dhėnė potencė ekipit. Lėvizja e Saliut ėshtė lėvizje e cila kėrkon tė marrė dhjamė nga pleshti, maksimumin e maksimumeve nė njė garė, qė e mendoj tė humbur. Ekipi i tij thotė se nuk fiton. Rama nuk e bėri kėtė skemė, sepse ėshtė i sigurt pėr fitoren. Problemi esencial nė kėtė rast ėshtė qė opozita duhet tė ketė fushatė elektorale, qė t’i japė tė kuptojė se do tė nxjerrė ristrukturimin e shtetit shqiptar. Sepse gjithė kjo gjendje ėshtė si pasojė e mosfunksionimit tė shtetit shqiptar. Kėtė instrument e ka pushtuar totalisht njė njeri. Me njė president kukull qė ka, me Gjykatė tė Lartė, duke transferuar gjyqtarėt sa andej-kėtej. Shteti pėr ta ėshtė njė lojė kumari. Midis kėtyre autokratėve, ata luajtėn kumar, ose ishin aktorė, ose kanė vėnė nė kumar tė ardhmen e popullit tė tyre. Ky koalicion do ketė seriozitetin e vet pėr tė krijuar struktura normale tė shtetit; tė dyja janė tė dhunuara nga forca e pushtetit aktual ekzekutiv. Ka marrė njerėz nga zona tė pazhvilluara tė Shqipėrisė pėr tė drejtuar zonėn e zhvilluar. Noli thoshte: Merrini bėjini gjeneralė, por jo mėsues. Nėse nuk funksionion ligji, nuk funksionon asgjė.
-Si e gjykoni kandidimin e pavarur tė Arben Malajt?
Qė tė ketė pėrplasje ėshtė normale. Tė krijosh involvim tė ri nė njė pikė tė nxehtė nė garė nuk ėshtė normale pasi politikani duhet tė bėjė njė llogari. Kam vėnė re se nė disa raste nė Parlament nuk ka mbajtur qėndrim politik. Ėshtė qėndrimi i tij, nuk e di pse. Pėr sa i pėrket dėmtimit qė do tė sjellė ai, bėn njė analizė: ja s’fitoi shefi i opozitės dhe ti e ke dėmtuar partinė tėnde. Ku do shkosh? Nė njė parti tjetėr. Nė rast se PD merr nė Vlorė 2 deputetė, pėr shkak tė njė virusi nga e majta kėto duhen analizuar. Kėto janė strukturat e partisė tėnde, do durosh. Arben Malaj ma merr mendja se nuk del deputet , por ka jehonė nė vendin e tij. Le tė linte Berisha, Jozefinėn jashtė, a do hynte dot nė Shkodėr? Shiko ēfarė involvimi ka sjellė Bamir Topi? Lėvizja Topi nuk e dimė ēfarė ėshtė. Dimė qė ėshtė top bore, por mund tė bėhet ortek. Topi ishte elitė atje. Nėse nuk e pranon konceptin e Ramės pėr politikėn, dil nga grupi parlamentar dhe mbaj qėndrimin tėnd. Malaj ka kohė tė tėrhiqet, sepse shkon drejt dekadencės politike. Ai del skifo po humbi. Nuk ėshtė nė interesin e tij pėr tė shkatėrruar lėvizjen, qė i dha personalitetin. E ka marrė nga PS.
-A ėshtė sulm pėr znj. Topalli, krijimi i klanit Basha? Thonė qė Jozefina atė ditė ka dalė me dhimbje koke.
Nuk i dhėmb koka kurrė asaj. Ajo ka defektet e veta. Ėshtė femėr. Nuk dua tė hyj nė analiza, por koka nuk i dhemb, ju garantoj. Ata qė janė hequr nga Shkodra kanė qenė pa vlerė fare.
-Po Trashani?
Ėshtė kot fare. E mbajti 4 vjet. Pse do tė dojė mė? Kot. Nuk besoj se Topalli tė jetė e mėrzitur nga kjo. Duhet njė supernova, shpėrthim i njė ylli. Njė herė nė 2 miliardė vjet shpėrthen ky i yni. Topi ėshtė ylli i ri nė lėvizje nė njė tė ardhme. Qėndroi djathtas. Ka pakėnaqėsi te njerėzit ndaj tij, kur ishte president. Por Topi ėshtė konfliktuar me Saliun dhe jo personalisht, por pėr shtetin. Nuk ia dha shtetin Saliut. Nuk ia dha as Moisiu, por ky mė shumė akoma, nuk i dha as prokuror. Do jetė Topi apo Topalli yjet ku do mblidhen? Kėtė nuk e di. Kush tė jetė mė i fortė. Humbja e Berishės krijon supernovėn.
-Po tė jenė kėta nė opozitė?
Kur je nė opozitė, shteti tė blen. Vetėm mua dhe Saliun, nuk na blen dot; po dhe Saliun e blen njė herė.
-Nė rast tė humbjes sė PD, parashikoni tėrheqje nga partia, tė Berishės?
Do rezistoja nja 2 muaj, pastaj nuk e di.
-Nėse humb PS?
Risku ėshtė pėr kryeministrin nė hije. Po nuk janė shenjat. Janė pėr mbi 85.
-Si do tė ristrukturohet shteti, pasi mė shumė pėrqendrohemi te forma sesa te pėrmbajtja?
Ne nuk jemi nė gjendje tė dallojmė formėn nga sistemi, qė ėshtė substancė. Qė tė ketė sistem, duhet tė ketė sistem tė menduari, pastaj politik, me tė cilin i del populli pėrpara. Sistemi politik qė i drejtohet popullit ėshtė te ajo qė kėrkon tė propozosh dhe tė zhvendosėsh krizėn. Jemi gjithmonė nė krizė. I vetmi shans pėr ne ėshtė hyrja nė BE. Nėnshkrove pėr BE, menjėherė fillon ristrukturimi pėr parametrat e BE, pėr tregun e saj, kjo ėshtė para. Rama mund tė ketė shumė defekte, por nuk ka shenja orienti.
-Sot ėshtė Dita e Europės...
Ne pėr nė Europė jemi nisur. Ėshtė njė simbol.
-A kemi ne njė lider perėndimor?
Shqiptari mė perėndimor ėshtė Ismail Kadare. Dhe dy oksidentalėt mė tė mėdhenj tė Shqipėrisė janė tė dy myslimanė; Ismail Kadare dhe Faik Konica. Pėr tė mos thėnė pėr Naim Frashėrin, qė ėshtė njė nga ata. Saga e Kadaresė evokon Shqipėrinė paraturke.


PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio