Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Sondazhi i 4,PS-LSI 51 %, PD 45 %
alb_te
Postuar nė: 18.06.2013, 09:57
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 3261
Antari Nr: 27212
Bashkangjitur: 29.02.2012



Publikohet sondazhi i katėrt pėr zgjedhjet e 23 Qershorit. IPR Marketing ka publikuar mbrėmė sondazhin e katėrt dhe tė fundit pėr zgjedhjet e parlamentare, i cili konfirmon disfatėn e Sali Berishės nė zgjedhjet e 23 Qershorit. Ashtu si nė tre sondazhet e para, edhe sondazhi i katėrt nxjerr tė majtėn si forcė fituese nė zgjedhjet e 23 Qershorit. Mė konkretisht, e majta kryeson me 51%, kundrejt 45% tė sė djathtės. Pra, sipas sondazhit fronti opozitar ėshtė 6 pikė para sė djathtės. Ndėrkaq, Kodi Zgjedhor favorizon koalicionin mė tė madh, konkretisht PS-LSI. Pėrveēse si koalicion, Partia Socialiste konfirmohet sėrish partia mė e madhe nė Shqipėri, me disa pikė para Partisė Demokratike. Nga ana tjetėr, Lėvizja Socialiste pėr Integrim, sipas sondazhit, konfirmohet partia e tretė mė e madhe nė vend me 5.7 % tė votave. Kurse FRD merr 2.5 pėr qind, duke njohur tė dyja si parti rėnie tė lehtė, krahasuar me sondazhin e tretė. Sondazhi nga kompania IPR Marketing ėshtė realizuar me njė mijė tė pyetur nė Elbasan dhe 1500 tė pyetur nė rang kombėtar. Sondazhi ėshtė realizuar pėrmes telefonatave. Marzhi i gabimit ėshtė 2.5 pėr qind.

Elbasani

Ashtu siē edhe pritej, sipas sondazhit tė katėrt tė IPR Marketing, e majta pėrmbys balancat nė Qarkun e Elbasanit. Edhe pse Sali Berisha inaguroi tunelin me shpejtėsi pėr tė ruajtur rezultatin e 2009, 7 me 7, gjithēka duket se do tė pėrmbyset. Sipas sondazhit, koalicioni i majtė do tė marrė 8 mandate deputetėsh, ndėrsa koalicioni i djathtė do tė marrė 6 mandate. Partia Socialiste kryeson me 52 pėr qind, ndėrsa PD me 45 pėr qind. Lėvizja Socialiste pėr Integrim do tė marrė njė mandat nė Qarkun e Elbasanit, falė bashkimit me Partinė Socialiste. Fryme e Re Demokratike, merr 2 % tė votave, por kjo pėrqindje nuk prodhon dot mandat. Ndėrkaq, Aleanca Kuq e Zi ėshtė rrudhur nė ekstrem, me 0.5 pėr qind.

Tė pavendosurit

Ndėrsa na ndajnė vetėm 6 ditė nga zgjedhjet, gjetja e parė e sondazhit ka tė bėjė me elektoratin e pavendosur nga ku rezulton se 12% e tė anketuarve janė akoma tė papozicionuar, me pėrqindje kryesuese nga elektorati i femrave. Drejtori i IPR Marketing, Antonio Noto, tha se kjo pėrqindje nuk mund ta pėrmbysė rezultatin. “12% mund tė ndryshojė zgjedhjet, por nga pėrvoja nuk kam parė qė nė zgjedhje tė votojnė tė gjithė, nė pėrgjithėsi ata ndahen 50 me 50, por s’pėrjashtohet mundėsia qė ata tė pozicionohen nė njė koalicion tė veēantė, duhet tė presim tė dielėn”, komentoi Noto. Note nė vijim sqaroi se numri i personave qė kanė refuzuar tė pėrgjigjen nė sondazh janė 7-8% i numrit tė pėrgjegjshėm tė tė intervistuarve, tė cilėt gjatė pyetjes kishin tre mundėsi zgjedhjeje. “Lidhur me tė pavendosurit pėrgjithėsisht ndahen 50 me 50 nė fund. Ndėrsa nisur nga grupi i njerėzve qė nuk kanė deklaruar votėn, kėtė e lidh me njė lloj droje, me njė klimė frikė qė ekziston pėr shkak tė presioneve qė media ka raportuar vazhdimisht”, u shpreh analisti Mustafa Nano.

Sondazhi i tretė

Sondazhi i tretė tregoi se nėse zgjedhjet mbaheshin mė 4 qershor, koalicioni i majtė do tė kryesonte me 50 pėrqind ndėrsa koalicioni i djathtė do tė merrte 43 % tė votave. Nė sondazhin e tretė u publikuan edhe tė dhėnat pėr qarkun e Fierit ku mandatet ndaheshin 10 pėr tė majtėn dhe 6 pėr tė djathtėn. IPR Marketing, ėshtė njė emėr i njohur i sondazheve nė Italinė fqinje, ku kjo kompani arriti tė parashikonte mė afėr nga tė gjithė konkurrentėt e tjerė rezultatin surprizė tė zgjedhjeve politike, atė tė Lėvizjes 5 yjet tė Pepe Grillos.

- See more at: http://www.sot.com.al/politike/sondazhi-i-...a.XKC2YdyY.dpuf
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio