Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Ecologu shpėton Shkėndinė, Lazim Destani financon
alb_te
Postuar nė: 09.07.2013, 09:59
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 3261
Antari Nr: 27212
Bashkangjitur: 29.02.2012



Ecologu shpėton Shkėndinė, Lazim Destani financon ekipin.................

Kompania ndėrkombėtare "Ecolog" nėpėrmjet njė njoftimi pėr opinion ka bėrė tė ditur se do tė shpėton Shkėndijėn nga rėnia, duke financuar me 13 000 euro.


Ja dhe njoftimi:

Tė nderuar tifozė tė KF Shkėndija,
tė nderuar qytetar,
e nė veēanti tė nderuar Ballistė,

Nė zyrat tona, por edhe ne publik, pėrfaqėsues tė shoqatės sė tifozėve Ballistėt dhe pėrfaqėsues tė KF Shkėndija, ditėve tė fundit janė drejtuar me kėrkesat dhe lutjet e tyre ndaj kompanisė Ecolog edhe ndaj Z. Lazim Destani. Pėr mė shumė, pėrfaqėsuesit nė fjalė kanė paraqitur informata pėr gjendjen e vėshtirė me tė cilėn ballafaqohet pėr momentin KF Shkėndija, dhe nė veēanti Ballistėt kanė shprehur lutjen e tyre qė Kompania Ecolog tė ndihmoj klubin, duke e marr atė pėrsipėr me tė gjitha aspektet e menaxhimit.

Sėpari, Z. Lazim Destani dhe kompania Ecolog shpreh falemnderimin dhe mirėnjohjen mė tė lartė pėr besimin e shprehur ndaj saj, pėr vlerėsimin qė u bėhet arritjeve tė deritashme nė biznes, aftėsive dhe potencialit tė saj menaxhuese dhe poashtu kontributit tė saj shoqėror nė rrethin Tetovės e mė gjėrė nėpėr vende tė ndryshme tė botės.

Sė dyti, KF Shkėndija ėshtė klubi historik me tė cilin krenohet qyteti i Tetovės por edhe mė gjėrė nė trevat tona. Gjejmė rastin, tė shprehim mirėnjohjen tonė edhe ndaj Ballistėve tė cilėt me angazhimin e tyre tė jashtėzakonshėm vullnetarė kanė mbėshtetur pa rreshtur KF Shkėndija gjatė gjithė kėsaj kohe. Jemi shumė tė vetėdijshėm pėr statusin dhe interesin publik tė KF Shkėndija, dhe kjo ėshtė sfida qė brengos pėr modelin e menaxhimit tė kėtijė dimenzioni me statusin dhe vendimbėrjen e njė entiteti privat qė e definon sistemi ligjor.

Z. Lazim Destani, edhe kompania Ecolog, kanė pėrcaktime tė qarta pėr sa i pėrket mbėshtetjes sė aktiviteteve shoqėrore, pėrfshi edhe sportin. Dhe nė bazė tė kėtyre principeve ashtu siē shqyrtojmė ēdo kėrkesė qė na drejtohet, shqyrtuam me kujdes edhe kėrkesėn e sipėrpėrmendur lidhur me KF Shkėndija. Dhe si rrjedhoj, duke patur parasysh gjendjen kritike tė klubit dhe sidomos situatėn me regjistrimin pėrkatės nė FFM duke rrezikuar kėshtu rėnien pėr disa kategori, ne pa hezituar kemi shprehur gatishmėrinė tė ndihmojmė klubin tė kapėrcej kėtė situatė emergjente. Kėshtu, me njė procedurė tė pėrshpejtuar, Z. Lazim Destani, do tė kontirbuoj me njė ndihmė tė njėhershme prej rreth 13,000 eur, aq sa ėshtė shuma e regjistrimit pėrkatės pėr kuotizim nė FFM, qė tė tejkalohet kjo pengesė kritike pėr funksionimin e klubit.

Ecolog-u nė parim nuk ka nė filozofinė e veprimit angazhimin direkt nė sport, por pėr hirė tė dashamirėsisė dhe besimit tė shprehur, ne do tė analizojmė kėrkesėn pėr tu involvuar mė shumė tek KF Shkėndija, dhe pėr ēdo zhvillim tjetėr do tė njoftojmė publikun nė kohėn e duhur. Pra edhe njėherė, ky kontribut nėnkupton vetėm parandalimin e dėmtimit tė statusit tė klubit pėr njė pengesė financiare-kuote administrative nga federata pėrkatese dhe krijim shanse pėr kontinuitet nė statusin e arritur me shumė sakrifica nga tė gjithė kontribuesit deri tani.

Urojmė qė situata e krijuar me klubin tė tejkalohet mė shpejt, ashtu siē e meriton njė klub si KF Shkėndija, dhe tė vazhdoj garėn me sukses, ashtu siē e meritojnė tifozėt e saj.

Ecolog, Maqedoni
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio