Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> 9 korriku i dhimbjes, por edhe i krenarisė nė Gost
alb_te
Postuar nė: 09.07.2013, 10:03
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 3261
Antari Nr: 27212
Bashkangjitur: 29.02.2012



9 korriku i dhimbjes, por edhe i krenarisė nė Gostivar..............


Qytetarėt e Gostivarit dhe rrethinės, pas plotė 16 viteve pėrkujtojnė ngjarjet e pėrgjakshme tė 9 korrikut, ngjarje kjo e ngelur nė memorien e tyre si njė datė sublime e krenarisė sė dhimbshme shqiptare nė mbrojtje tė flamurit kombėtar. Pikėrisht mė kėtė datė para 16 viteve, qytetarėt shqiptarė tė Gostivarit u mblodhėn pėrpara kuvendit komunal tė Gostivarit, pėr tė protestuar nė mėnyrė paqėsore kundėr heqjes sė flamurit shqiptar, sfidė kjo e cila u shoqėrua me ushtrimin e dhunės, forcės dhe shtypjes tė shtetit tė Maqedonisė ndaj popullatės shqiptare. Nė gjithė kėtė situatė, shkas i dhunės sė shfrenuar policore e ushtarake, ishte flamuri kombėtar shqiptar qė ishte vendosur pėrpara ndėrtesave komunale nė Gostivar dhe Tetovė si dhe nėpėr komunat tjera ku dominonin shqiptarėt. Pėrpjekja mė serioze e realizuar nė mėnyrė paqėsore dhe demokratike pėr ngritjen e nivelit tė barazisė ndėretnike nė Maqedoni, u shfaq qė nė zgjedhjet lokale tė vitit 1996 nga tė cilat dolėn pėrfaqėsues politik tė zgjedhur nė mėnyrė demokratike. Nė mbledhjen e parė punuese tė Kėshillit tė parė plural komunal, nė njė procedurė legale juridike, mė 27 Janar tė vitit 1997 ngritėn flamurin shqiptar para godinės sė komunės sė Gostivarit. Por, vendimi pėr pėrdorimin e flamurit shkaktoi reagimin e menjėhershėm tė qeverisė sė Maqedonisė. U aktivizua edhe Gjykata Kushtetuese e Maqedonisė, e cila mė 21 maj 1997, u deklarua se me kėtė akt “kėrcėnohej sovraniteti i shtetit dhe kėrkoi heqjen e flamurit kombėtar shqiptar”. Mė 8 korrik tė vitit 1997, nė orėt e vona tė natės, Kuvendi i Maqedonisė miratoi ligjin, pėrmes tė cilit u lejua zyrtarisht pėrdorimi i kufizuar i flamujve tė nacionaliteteve, pra edhe i flamurit tė shqiptarėve, por vetėm pėr pėrdorim nė dimensionin privat dhe kulturor. Ky vendim i parlamentit, pa respektuar afatet e fuqizimit, u zbatua nė praktikė pak orė pas aprovimit tė sė njėjtit. Manifestimi i protestės nisi si pasojė e heqjes nė orėn 1 e 30 tė mėngjesit, tė datės 9 korrik, tė flamurit kombėtar shqiptar nga forcat speciale tė policisė maqedonase. Dy orė pas heqjes sė flamurit, forcat e policisė arrestuan rreth 30 veprimtarė politikė shqiptar, pėrfshi kėtu edhe kryetarin e atėhershėm tė komunės sė Gostivarit, Rufi Osmani.

Pasojat e ngjarjeve tė pėrgjakshme tė 9 korrikut ishin tragjike dhe tė pėrgjakshme, ku u vranė tre shqiptar, edhe atė Shpend Useini nga fshati Forinė, Nazmi Saliu nga fshati Turēan i Vogėl dhe Milaim Dauti nga fshati Dobėrdoll. U plagosėn me qindra tė tjerė, u keqtrajtuan pa mėshirė ēdo qytetarė jomaqedonas qė gjendej duke lėvizur nėpėr rrugė. Ngjarjet e pėrgjakshme tė 9 korrikut, u shoqėruan edhe me pasoja afatgjate. Nga rrahja dhe keqtrajtimet ē’njerėzore tė policisė, brenda kėsaj kohe, ndėrruan jetė edhe shumė qytetarė tė tjerė shqiptar. Tani pas 16 viteve, pėrpara godinės komunale tė Gostivarit, valėvitet flamuri shqiptar. Pas miratimit tė ligjit pėr simbolet kombėtare tė nacionaliteteve, garnitura e atėhershme komunale mė 29 korrik tė vitit 2005 vendosi flamurin kombėtar pėrpara godinės komunale. Nė ndėrkohė, nė vitin 2011 nė vendlindjet e tyre u vendosen bustet e dėshmorėve tė 9 korrikut, Nazmi Saliu dhe Milaim Dauti. Me emrin e dėshmorit tjetėr Shpend Useini, pritet tė emėrohet shkolla fillore e fshatit Forinė, nė oborrin e sė cilės do tė ndodhet edhe busti i tij.



Aksioni policor pėrfshiu edhe Tetovėn

Nė Tetovė, ashtu si nė Gostivar, pėrveē largimit tė flamurit kombėtar prej pėrpara godinės komunale, ky akt u shoqėrua me shkatėrrimin nga ana e forcave policore tė lokaleve tė komunės dhe tė pajisjeve qė gjendeshin aty. Pas ngjarjeve tė 9 korrikut, pėr ta arsyetuar tėrė ngjarjen, u organizua procesi gjyqėsor i Gostivarit, i cili pėrfundoi mė 16 shtator 1997. Nė kėtė proces Gjykata themelore e Gostivarit shpalli fajtorė kryetarin e komunės sė Gostivarit, Rufi Osmani, duku ia shqiptuar 14 vite burg, gjegjėsisht 7 vite burg nė instancėn e dytė gjyqėsore. Nė kėtė gjykim, u bė e qartė se nė kėtė sistem nuk ka vend pėr politikė vizionare, e cila ofronte modele mė tė mira pėr marrėdhėniet ndėretnike. Pas miratimit tė ligjit pėr amnisti nė vitin 1999, Rufi Osmani lirohet nga burgu, duke kaluar afėrsisht 2 vite nė burgjet e Maqedonisė. U dėnua edhe kryesuesi i kėshillit Komunal, Refik Dauti, ndėrsa ndėshkime pati edhe pėr kryetarin e atėhershėm tė Tetovės, Alajdin Demiri si dhe kryesuesin e kėshillit komunal Vebi Bexheti.
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio