Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet



  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Agjėrimi dhe dobitė e tij
tina_21
Postuar nė: 10.07.2013, 13:10
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 934
Antari Nr: 22164
Bashkangjitur: 04.05.2009



Muhammedi, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, ka thėnė: “Kush e agjėron muajin e Ramazanit, duke qenė i bindur nė besimin islam dhe duke i kryer obligimet islame, do t’i falen gabimet e tij tė mėparshme.”

Agjėrimi ėshtė njėri prej pesė shtyllave tė Islamit dhe ėshtė bėrė obligim nė vitin e dytė tė hixhretit.

Definicioni i agjėrimit:
Agjėrimi (savm) ėshtė adhurim ndaj Allahut xhele shanuhu. Fjala agjėrim, (nė gjuhėn arabe “savm”), nė kuptimin gjuhėsor nėnkupton pėrmbajtje, ndėrsa, nė terminologjinė islame do tė thotė: tė pėrmbajturit nga ēdo gjė qė e prish agjėrimin, si ushqimi, pija, marrėdhėniet intime dhe nga shkaqet e tjera qė e prishin agjėrimin, prej agimit deri nė perėndim tė diellit, me nijetin e adhurimit.

Agjėrimi i Ramazanit ėshtė njėra prej pesė shtyllave tė Islamit, siē thotė Pejgamberi (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem): “Islami ngritet mbi pesė shtylla: Dėshmia se s’ka tė adhuruar tjetėr pėrveē Allahut dhe se Muhamedi ėshtė rob dhe i dėrguar i Tij, falja e namazit, dhėnia e zekatit, agjėrimi i Ramazanit dhe shkuarja nė Haxh”. (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)

Prej agjėrimit njeriu pėrfiton shumė mirėsi, siē janė:

- Tė arriturit e sevabeve tė shumta, tė cilat nuk kanė kufinj tė caktuar. Pejgamberi (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem) nė njė hadith kudsij (i cili ėshtė kuptim prej Allahut po i zbėrthyer me fjalėt e Pejgamberit (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem) qė don tė thotė se nuk e ka vlerėn e Kur’anit edhepse ėshtė fjalė e Allahut subhnaehu ve teala) ka thėnė:
“Ēdo punė qė e punon njeriu i takon atij dhe pėr atė punė shpėrblimi ėshtė prej 100 deri 700 herė i rritur, e Allahu xhele shanuhu ka thėnė: “Pėrveē agjėrimit, ai Mua mė takon dhe Unė pėr tė shpėrblej posaēėrisht. Ai i len epshet dhe ushqimet e veta pėr hir Timin. Agjėruesi i ka dy gėzime: me rastin e iftarit dhe me rastin e takimit me Zotin e vet. Era e gojės sė agjėruesit tek Allahu xhele shanuhu, ėshtė mė e mirė dhe mė e kėndshme se era e miskut”.

- Agjėrimi ėshtė mburojė me ndihmėn e tė cilit besimtari mbrohet prej zjarrit tė Xhehenemit dhe ėshtė shkak i hyrjes nė Xhenet nė dyer tė posaēme tė cilat quhen “Er-Rejjan”.

- Agjėrimi ėshtė njė prej shkaqeve tė pranimit tė lutjes dhe mjet i sprovuar dhe i suksesshėm pėr ruajtjen e fisnikėrisė dhe pastėrtisė morale.

- Agjėrimi ėshtė njė kurs dhe njė shkollė e madhe me anė tė sė cilės besimtari e pastron shpirtin e vet, i pėrmirėson vlerat e veta morale dhe fisnikėrohet me veti fisnike siē janė: durimi, butėsia, vendosmėria, entuziazmi, vetėkontrolli, sinqeriteti, etj.

- Agjėrimi tek njeriu nė anėn tjetėr e zhvillon ndjenjėn e mėshirės, butėsisė, afėrsisė, vėllazėrisė, solidaritetit dhe ndihmės sė ndėrsjellė tė cilat nė mėnyrėn mė tė mirė i lidhin muslimanėt.

- Hulumtimet bashkėkohore tė mjekėsisė kanė argumentuar se agjėrimi ėshtė mbrojtje dhe bari (preventiv) kundėr trashėsisė, dhjamit tė stomakut, tumorėve si dhe shumė sėmundjeve tė tjera. Agjėrimi me ndihmėn e Allahut i sjell agjėruesit shėndet, fuqi fizike dhe kėnaqėsi shpirtėrore, tė cilat janė prej faktorėve kryesorė tė cilėt ndikojnė nė imunitetin e trupit tė njeriut dhe mbrojtjen e tij nga sėmundjet organike.

- Agjėrimi pėrmirėson vetzotėrimin dhe tė koncentruarit. Jo vetėm tė menduarit dhe zemra qė pastrohen nga tė agjėruarit, por edhe trupi pėrjeton njė rigjallėrim tė vėrtetė.

Duke u larguar nga ushqimi dhe pirja gjatė ditės:
- sistemi i tretjes sė ushqimit ka kohė dhe mundėsi pėr pushim,
- zvogėlohet sasia e sheqerit nė gjak. Kėshtu qė trupit i duhet tė shfrytėzojė rezervat e tij nė formė tė yndyrave qė edhe ashtu janė tė tepėrta,
- zemra lirohet nga puna e vėshtirė pėr furnizimin e sistemit tė tretjes,
- vie deri tė zvogėlimi i LDL-Kolesterinės sė dėmshme dhe,
- vie deri te ulja e shtypjes sistolike tė gjakut

- Njėkohėsisht, lutjet vullnetare gjatė netėve tė Ramazanit shpijnė deri te njė pėrmirėsim i harmonisė nė mes trupit dhe shpirtit.
- Nė Ramazan lutemi sė bashku, hamė sė bashku dhe i ndihmojmė njėri-tjetrit dhe nė kėtė mėnyrė pėrmirėsohet dhe thjeshtohet mėnyra e sjelljes nė mes njerėzve.
- Muaji i Ramazanit ėshtė njėkohėsisht muaji i vizitės te tė afėrmit, shokėt dhe miqtė.
- Muaji i Ramazanit ėshtė muaji i Kur’anit, sepse, nė tė ka filluar zbritja e shpalljes.
- Ramazani ėshtė muaji i agjėrimit tė cilin Allahu xh.sh. e ka bėrė njėrėn nga shtyllat themelore islame. Ai ėshtė muaji i tė liruarit nga zjarri i Xhehenemit. Ai ėshtė muaji i sabrit-durimit.
-Ramazani ėshtė muaji i xhihadit, hajrit, bereqetit dhe i ēdo lloj mirėsie. Nė kėtė muaj ėshtė edhe nata e madhėruar e Kadrit, lejletul-kadr, e cila ėshtė mė e vlefshme se njėmijė muaj.
- Ramazani ėshtė rast i mirė dhe shansė e madhe pėr tevbe-pendim, shpirtėrimin e ndjenjave tona, pėrmirėsimit tonė nė fenė tonė tė lartėsuar dhe kontinuitetin nė kryerjen e urdhėrave tė Allahut xhele shanuhu.

Ēdo njeri prej nesh duhet tė jetė i vetėdijshėm se vdekja mund ta gjejė atė para se ta arrijė Ramazanin e ardhshėm. Atėherė pse tė lėshohet ky rast i madh, i cili ndoshta nuk do tė tė jepet mė asnjėherė? Kur njeriu do tė merr mėsim dhe do ta shfrytėzojė rastin qė ta ndėrrojė mėnyrėn e jetės sė vet, nėse kėtė nuk e bėn nė Ramazan?!
E, i dėrguari i Allahut (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem) ka thėnė: “Kush e agjėron Ramazanin me bindje tė fortė (iman) dhe shpėrblimin e pret vetėm prej Allahut, i falen mėkatet e mėparshme”.

Ramazani ėshtė shkollė e imanit-besimit. Ai ėshtė stacioni shpirtėror nė tė cilin njeriu furnizohet pėr pjesėn tjetėr tė vitit dhe pėr pėrforcimin e motiveve dhe tė dėshirave tė veta nė pjesėn e mbetur tė jetės sė tij. Vėrtet, Ramazani ėshtė shkollė e ndryshimeve, ne nė tė i masim sjelljet tona, shprehitė, punėt tė cilat nuk janė nė pėrputhje me urdhėrat e Allahut xhele shanuhu. Allahu, xhele shanuhu, thotė:
“... Allahu nuk e ndryshon gjendjen e njė populli, pėrderisa ata ta ndryshojnė veten e tyre... ” (Kur’an 13:11)

Agjėrimi ka edhe efekte psikologjike. Gjendja psikologjike mund tė jetė e lidhur pėr stabilizimin mė tė mirė tė glukozės nė gjak gjatė agjėrimit. Ėshtė njė paqe dhe qetėsi pėr ata qė agjėrojnė gjatė muajit tė Ramazanit. Armiqėsia personale ėshtė nė minimum dhe shkalla e krimeve bie.

Muslimanėt marrin kėshillė nga i Dėrguari (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem) i cili ka thėnė: “Nėse dikush fjaloset me ju apo ju sulmon, thuaj: unė jam agjėrueshėm, unė jam agjėrueshėm”.

Gjithashtu, efekte tė dobishme kemi edhe nga lutja shtesė e natės dhe leximi i Kur’anit i cili nuk ėshtė vetėm qetėsues pėr zemėr dhe mendje, por e zhvillon edhe intelegjencėn.

Nė fund tė shtojmė se muslimanėt agjėrojnė jo pėr tė humbur peshė apo pėr ndonjė dobi mjekėsore, por sepse agjėrimi u ėshtė urdhėruar me Kur’an, siē e cekėm edhe mė lart:
“Oju qė besuat, agjėrimi u ėshtė bėrė obligim sikurse qė ishte obligim edhe i atyre qė ishin para jush, kėshtu qė tė bėheni tė devotshėm.” (Kur’an 2:183)
Por, Pejgamberi (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem) na ka tėrhequr vėrejtjen: “Ai i cili nuk i braktis: dėshminė e rreme, tė vepruarit me tė dhe veset (punėt) e kėqia, Allahu nuk ka nevojė qė ai person tė lejė ushqimin dhe pijen”.
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio