Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Shėn Asti
igli_st
Postuar nė: 12.08.2013, 13:23
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 973
Antari Nr: 27508
Bashkangjitur: 14.09.2012



Fotografi e jashtme

Shėn Asti, episkop i Durrėsit Asti ishte episkop i Durrėsit nė vitin 98 pas Krishtit (emri tij do tė thotė “qytetar” ose “i qytetit”).
Ai ishte njė udhėheqės i vėrtetė, shembull i gjallė i njė jete tė krishterė aktive pėr besimtarėt e tij, njė veprimtar i zellshėm pėr pėrhapjen e Ungjillit. Me hipjen nė fron si Perandor i Romės (98-117) Trajani pėrtėriti dekretin e persekutimit tė krishterėve nė tė gjithė Perandorinė Romake. Kėshtu Asti arrestohet nga paria e qytetit Numeriu, Nearku, Aglaidhi dhe Ariani dhe pasi nuk pranoi t’i bėjė therore idhujve, e dorėzojnė tek qeveritari Agrikola. Ky u pėrpoq qė nė fillim t’i ndryshonte mendjen dhe tė mohonte Krishtin e mė pas me kėrcėnime, por pa rezultat. Si njė kryefetar i denjė i foli Agrikolės se nuk vlente ai pushtet qė pėrdor forcėn e tij pėr tė bėrė keq. Qeveritari i tėrbuar nga qendrimi i Astit mendoi tė hakmerrej djallzisht. E torturuan, duke e rrahur me kamzhikė prej lėkure kau tė pajisur me sfera plumbi, por ai pėrsėri ngulmoi nė besimin tij te Krishti, duke mos e mohuar Atė. E mė pas, e lyen me mjaltė dhe e kryqėzuan mbi dru, pranė mureve tė qytetit, ku dhe i p***uar nga grenxat dhe insektet e tjera dha shpirtin e tij nė duart e Perėndisė dhe i lumur mori kurorėn e martirizimit. Ishte kohė vere dhe dielli pėrvėlonte. Lipsanin e Shėn Astit e morėn tė krishterėt dhe e varrosėn duke ngritur edhe njė kishė mbi tė.
Po atė ditė (6 korrik) (sipas disa studiuesve 7 korrik) me Shėn Astin dhanė jetėn e tyre si dėshmorė tė Krishtit dhe 7 besimtarė tė tjerė qė quheshin: Peregrini, Lukiani (Luēiani), Pompeu, Hisiki, Papia, Saturnini, Gjermani, tė gjithė nga Italia. Meqėnėse atje ata pėrndiqeshin, erdhėn me njė anije nė Durrės, pėr tė shpėtuar. Kėtu duke parė Shėn Astin, episkopin e Durrėsit, tė varur nė kryq, tė lyer me mjaltė dhe tė p***uar nga grenxat dhe insektet, pėr besimin e Krishtit filluan ta lumėronin atė dhe t’i thurnin lavde e pėr kėtė ata u arrestuan. Kėta deklaruan se ishin tė krishterė. Qeveritari i tėrbuar nga vendosmėria e Astit dhe i befasuar nga vendosmėria qė tė 7 kėta pohuan se ishin tė krishterė urdhėroi dhe i mbytėn nė detin Adriatik, kėshtu tė lumurit morėn kurorėn e pavyshkur tė martirizimit. Mbas 70 vjetėsh dėshmorėt iu shfaqėn Kryepiskopit tė Aleksandrisė. Ky i gjeti lipsanet e ēmuara tė tyre tė futura nė rėrė, i mori e i varrosi me nderim dhe u ndėrtoi njė kishė tė vogėl pėr nder tė tyre.
Shėn Asti ėshtė shenjtor tepėr popullor ndėr besimtarėt e krishterė ortodoksė tė Durrėsit, aq sa edhe mjaft qytetarė tė tij mbajnė emrin e tij, si dhe pėr nder tė tij janė ndėrtuar edhe kisha (historianė, kronistė dhe arkeologė dėshmojnė mjaft pėr tė, ku ndėr tė tjera pėrmendim katedralen e madhe pėr nder tė Shėn Astit dhe Isavrit nė shek.13-14, nė Spitallė nė vitin 1917, nė varrezat e qytetit rreth vitit 1957, | pranė portit 2002).
Fama e Shėn Astit kalon kufinjtė e qytetit dhe tė Shqipėrisė, duke u pėrmendur dhe pikturuar nė afreske edhe nė kisha tė tjera lokale si ato tė Ohrit, Kosovės, Serbisė, Malit tė Zi, Greqisė dhe Italisė.

Pėr Hierodėshmor Astin janė hartuar dy shėrbesa kishtare me himne, tė cilat kėndoheshin ditėn kur populli e kremtonte bashkėqytetarin e tyre.
Shėrbesa e parė ka qenė hartuar nga Josifi Himnografi i shekullit tė IX, ku njė kopje e saj ruhet nė njė dorėshkrim, nė Bibliotekėn e Parisit nė kodikun greqisht 13, f.330a dhe 1575, f.145b.
Shėrbesa e dytė ėshtė hartuar nė vitin 1918 me titull “Shėrbesė e kėnduar e Shenjtit, hierodėshmor tė lavdėruar Astit, Episkop i Durrėsit, hartuar nga Mitropoliti i Durrėsit, Gorėmokrės dhe Shpatit, Jakovi, dhe e miratuar nga Kisha e Madhe e Krishtit shtypur me shpenzimet e tė nderuarit Mihail Thoma Truja nga paria e Durrėsit, nė Konstandinopojė (Stamboll), 1918”


----------------------------------------
Ατλαντίδα
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio