Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet



Faqe: (2) [1] 2   ( Kalo tek postimi i parė i palexuar ) Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Mėsime themelore tė fesė se krishtere
igli_st
Postuar nė: 22.08.2013, 10:35
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 973
Antari Nr: 27508
Bashkangjitur: 14.09.2012



Mėsime themelore tė fesė

Gjashtė tė vėrtetat kryesore tė fesė sė krishterė

1. Ėshtė vetėm njė Zot, e nė tė janė tri veta hyjnore: Ati, Biri dhe Shpirti Shenjt.
2. Zoti krijoi tė gjitha sendet. Ai tė gjitha i mban, i sundon dhe i drejton.
3. Shpirti i njeriut ėshtė i pavdekshėm.
4. Biri i Zotit u bė njeri dhe na shėlboi me vdekjen e vet nė kryq.
5. Hiri i Zotit ėshtė i domosdoshėm pėr shėlbim.
6. Veprat e mira Zoti do t’i shpėrblejė me lumturinė e amshuar, ndėrsa veprat e kėqija do t’i dėnojė me mundimin e amshuar.


Mėsimet e fesė i jep Kisha. Kisha katolike obligon pjesėtarėt e vet, tė pagėzuarit, qė tė besojnė nė kėto gjashtė tė vėrteta dhe nė tė
gjitha mėsimet e tjera dogmatike dhe morale qė sjell magjisteri.
Kishėn e themeloi vetė Jezu Krishti. Ajo ndjek traditėn apostolike tė mėsimit. Si bashkėsi e popullit nė shtegtim kah amshimi pėrpiqet
tė jetojė nė drejtėsi para Hyjit nė luftim me mėkatin e trashėguar. Kisha tashmė ėshtė edhe ngadhėnjyese, sepse ka nė qiell engjėjt dhe
shenjtėrit. Kishė jonė ėshtė njė nė bashkėsi me apostujt, Virgjėrėn Mari dhe Shpirtin Shenjt. Ėshtė e shenjtė jo nė saje tė besimtarėve
qė nuk mund tė mėkatojnė, por nė saje tė detyrės qė ia dha Krishti dhe drejtimit tė Shpirtit Shenjt. Ėshtė katolike, sepse detyra e saj
shtrihet nė tėrė botėn dhe Ungjilli ėshtė i pėrcaktuar pėr tė gjithė njerėzimin. Kisha ėshtė apostolike, sepse e ka themelin nė apostuj.
Ata na e lanė trashėgim fenė dhe sakramentet. Kisha ėshtė misionare. Ka pėr detyrė ta shpallė Ungjillin pėr kthimin dhe besimin nė
Hyjin dhe tė ndajė sakramentet. Esenca e Kishės ėshtė shpallja e fjalės sė Hyjit (martyria), kremtimi i sakramenteve (liturgjia),
shėrbimi nė dashuri (diakonia). “Kisha ėshtė familja e Hyjit nė botė“ (Papa Benedikti XVI, Deus Caritas Est, nr. 25).



----------------------------------------
Ατλαντίδα
PM
Top
igli_st
Postuar nė: 22.08.2013, 10:38
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 973
Antari Nr: 27508
Bashkangjitur: 14.09.2012



Themelet e fesė sė shenjtė

1. Njėnia e Trinia e Hyjit.
2. Tė mishėruarit, tė munduarit, vdekja dhe tė ngjallurit e Shėlbuesit tonė, Jezu Krishtit.


Njėnia do tė thotė sė ėshtė njė Zot i vetėm.
Trinia do tė thotė se nė Hyjin janė tri Veta hyjnore, qė quhen:
Ati, Biri e Shpirti Shenjt. Tė Mishėruarit, tė munduarit, vdekja e ngjallja e Shėlbuesit tonė do tė thotė se Veta e dytė e sė
Shenjtėrueshmes Trini, Jezu Krishti, Biri i Hyjit, u bė njeri, u mundua, vdiq nė kryq dhe u ngjall pėr ne. Fshehtėsia thelbėsore e fesė
dhe e jetės sė krishterė ėshtė Trinia e shenjtė. Hyji ėshtė njėkohėsisht njė Hyj, qė iu shfaq popullit judeas. Ai ėshtė njė qenie nė tri
veta, tė cilat janė nė tė njėjtėn kohė Hyj: e Atit, e Birit dhe e Shpirtit Shenjt. Biri, i njėlindur nė kohė, jo i krijuar. Shpirti i Shenjtė
(“Shpirti i Hyjit”) rrjedh prej Atit dhe Birit. Me kėtė dogmė tė Kishės u mor Koncili i parė i Nicesė nė vitin 325 nėn drejtimin e
mbretit Konstantin.



Urdhri i dyfishtė i dashurisė

1. Duaje Zotin, Hyjin tėnd, me gjithė shpirt, me gjithė zemėr e me gjithė mendje tėnde.
2. Duaje tė afėrmin tėnd si vetveten.


Shkrimi i Shenjtė i Besėlidhjes sė Vjetėr njeh 248 urdhra dhe 365 ndalesa. Prej kėtij katalogu tė trashėguar rrjedhin edhe shumė tė tjera tė cilat u dhanė nga mėsuesit e Ligjit. Jezusi, i pyetur njė
ditė pėr t’u sprovuar prej farisenjve, se cili ėshtė urdhri mė i madh i tė gjitha urdhėrimeve, u pėrgjigj: “Duaje Zotin, Hyjin tėnd, me gjithė shpirt, me gjithė zemėr e me gjithė mendje tėnde dhe duaje
tė afėrmin tėnd si vetveten” (Mt 22, 37–40). Urdhri i dyfishtė i dashurisė ėshtė veēori e krishterimit. “Krishterimi nė kuptimin e plotė nuk mund tė jetė pa dashurinė ndaj Zotit dhe tė afėrmit”, thotė njė shpjegim i traditės sė ekzegjezės ungjillore.



Rregulla e artė

Gjithēka, pritni prej tė tjerėve, bėni edhe ju pėr ata.


Jezusi kishte qėllim tė thadrojė dashurinė dhe respektin nė zemrat e njerėzve ndaj njėri-tjetrit. Prandaj i mėsonte dhe i qortonte njerėzit: Mos gjykoni; mos e shikoni lėmishten nė sy tė vėllezėr28 ve tuaj; mos e pėrbuzni tė shenjtėn (krhs. Mt 7, 1–6). “Gjithēka dėshironi t’ju bėjnė juve njerėzit, bėjuani edhe ju atyre! Ja, vėrtet Ligji e Profetėt!” (Mt 7, 12).





----------------------------------------
Ατλαντίδα
PM
Top
igli_st
Postuar nė: 22.08.2013, 10:40
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 973
Antari Nr: 27508
Bashkangjitur: 14.09.2012



Lumturitė

Lum skamnorėt nė shpirt
sepse e tyre ėshtė Mbretėria e qiejve!

Lum ata qė qajnė
sepse do tė ngushėllohen!

Lum ata qė janė tė butė
sepse do ta trashėgojnė tokėn!

Lum ata qė kanė uri e etje pėr drejtėsi
sepse do tė ngihen!

Lum tė mėshirshmit
sepse do tė gjejnė mėshirė!

Lum ata qė janė tė pastėr nė zemėr
sepse do ta shohin Hyjin.

Lum pajtuesit
sepse do tė quhen bijtė e Hyjit.

Lum ata qė salvohen pse kryejnė ēka Hyji kėrkon
sepse e tyre ėshtė Mbretėria e qiejve.

Tė lumėt ju kur t’ju shajnė e t’ju salvojnė dhe kur,
pėr shkakun tim, t’i thonė tė gjitha tė zezat kundėr jush, por nė rrenė!

Gėzohuni e galdoni,
sepse i madh do tė jetė shpėrblimi juaj nė qiell!


I lumtur ėshtė njeriu qė ka fituar shėlbimin, parakusht i tė cilit ėshtė besimi (krhs. Mt 16, 17; Lk 11, 28), qėndresa nė fe (krhs. Jak 1, 12) dhe tė qenėt syhapėt para ardhjes sė Zotėrisė (krhs. Lk 12, 37). Lumturitė janė emėrtim i njė pjese tė Predikimit nė Mal tė Jezusit. Ato janė njė radhitje prej 8 + 1 herė ”Lum” me tė cilat Jezusi hap nė mėnyrė programore Predikimin nė Mal. Lumturitė e Jezusit janė rruga e vėrtetė kah lumturia. Lumturitė na bėjnė me dije se tė gjithė qė nė sytė e botės shikohen si tė pavlerė dhe tė pagėzueshėm janė tė lumtur nė perspektivėn e Mbretėrisė qiellore.


----------------------------------------
Ατλαντίδα
PM
Top
igli_st
Postuar nė: 22.08.2013, 10:41
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 973
Antari Nr: 27508
Bashkangjitur: 14.09.2012



Urdhėrimet e Hyjit

Hyji thotė:
1. Unė jam Hyji yt. Tjetėr Hyj mos tė kesh e mos tė adhurosh – pos meje!
2. Mos e merr emrin e Hyjit nėpėr gojė kot!
3. Shenjtėroje ditėn e diel e ditėn e festės sė urdhėruar!
4. Nderoje prindin tėnd nė qoftė se dėshiron tė jetosh shumė pėrmbi tokė!
5. Mos vra!
6. Mos kurvėro!
7. Mos vidh!
8. Mos bėj dėshmi tė rreme!
9. Mos lakmo njeriun e huaj pėr tė keq!
10. Mos lakmo asgjė tė huajėn!


Dhjetė Urdhėrimet, ose Dekalogu, janė pėrmbledhje ligjesh tė cilat u shfaqėn qė nga Besėlidhja e Vjetėr si vullnet i Hyjit pėr njerėzit. Me to filloi shfaqja e Hyjit nė malin Sinai (Dal 20, 1–17, krhs. edhe Lp 5, 6–21). Kėtė renditje tė Dekalogut tė marrė nga Bibla e bėri Shėn Augustini. Dhjetė Urdhėrimet janė themel i moralit tė krishterė. Zoti kėrkon prej nesh qė tė besojmė se ėshtė njė Zot i vetėm, atė tė vetmin duhet ta duam, sepse Ai ėshtė Gurra dhe Caku ynė. Ai kėrkon prej nesh qė tė kemi frikė nderimi ndaj Tij, ndaj fshehtėsisė sė pafund tė Hyjit, dhe kurdoherė qė marrim emrin e Tij nėpėr gojė tė flasim ēka i pėrket atij.
Ai kėrkon tė marrim pjesė me pushimin tonė nė pushimin e tij pas Krijimit dhe pėrmes tė kremteve tona ta falėnderojmė pėr krijesat dhe hirin e shėlbimit, ashtu siē na mėson Kisha tė bėjmė tė dielave.
Ai kėrkon tė jemi tė ndėrgjegjshėm dhe tė dėgjueshėm ndaj familjes, atdheut, shoqėrisė dhe Kishės.
Kėrkon prej nesh ta duam jetėn tonė dhe jetėn e tjetrit, sepse trupi dhe shpirti janė dhurata hyjnore qė na i besoi neve. Kėrkon qė tė jemi tė dėlirė nė gjini qė i pėrkasin dhe ta ruajmė tė dėlirė dashurinė nė jetėn bashkėshortore. Kėrkon ta respektojmė pasurinė dhe plėngun e tjetrit dhe tė jemi tė ndėrgjegjshėm me atė tė mirė qė na pėrket neve dhe tjetrit pranė nesh. Na detyron qė tė jemi tė pėrgjegjshėm ndaj punės dhe tė vetėdijshėm nė pėrdorimin e tė mirave materiale Kėrkon qė tė zbatojmė gjithmonė tė vėrtetėn dhe saktėsinė nė tė folur dhe nė tė vepruar, qė ta ndėrtojmė jetėn tonė jo nė rrena, shtiracakėsi dhe shpifje, por nė tė vėrtetėn, dhe tė jetojmė nė paqe me tė tjerėt.


----------------------------------------
Ατλαντίδα
PM
Top
igli_st
Postuar nė: 22.08.2013, 10:42
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 973
Antari Nr: 27508
Bashkangjitur: 14.09.2012



Urdhėrimet e Kishės sė shenjtė

1. Merr pjesė nė Meshė ēdo tė diel e ēdo festė tė urdhėruar!
2. Agjėro tė premteve dhe kohėve tė caktuara sipas ligjit kishtar!
3. Rrėfehu dhe kungohu sė paku njė herė nė vit, sidomos pėr Pashkė!
4. Mos bėj dasmė nė kohė tė ndaluara!
5. Paguaje detyrimin ndaj Kishės sipas ligjit!


Kisha Katolike ėshtė bashkėsia e atyre qė besojnė nė Krishtin.
Kishėn e ka themeluar vetė Jezu Krishti. “Edhe unė po tė them: Ti je Pjetėr‑Shkėmb dhe mbi kėtė shkėmb unė do ta ndėrtoj Kishėn time dhe dyert e ferrit s’do tė ngadhėnjejnė kundėr saj!” (Mt 16, 18). Kisha e bazon mėsimin e vet nė Bibėl dhe nė traditėn apostolike. Kisha ėshtė institucion, i cili jetėn e vet e mbėshtet nė sakramente, qė janė shenjė tė shenjta dhe gurrė e shėlbimit. Kisha e mbėshtet gjallimin e vet edhe nė autoritetin formal-juridik tė Papės, qė ėshtė zėvendėsi i Shėn Pjetrit nė tokė. Kisha gjatė shekujve
gjithmonė ka dhėnė rregulla dhe ligje pėr anėtarėt e vet, tė cilėt i anėtarėson me anė tė pagėzimit. Pėrpos Dekalogut Kisha ka edhe pesė urdhra tė veēanta. Kėrkon tė shkojmė rregullisht tė dielave dhe ditėve tė kremte nė Meshė, nė tė cilėn pėrkujtojmė Ringjalljen e Krishtit dhe e takojmė atė nė Eukaristinė e tejetshenjtė. Kėrkon prej nesh tė bėjmė ninesė dhe tė agjėrojmė pėr tė pėrkujtuar tėrė veprėn shėlbimtare tė Jezusit pėr ne. Nga mosha 18-vjeēare e deri nė moshėn 60-vjeēare detyrohemi tė mbajmė dhe tė agjėrojmė
tė Mėrkurėn e tė Pėrhimurit, tė Premten e Shenjtė dhe nė tėrė kohėn e Kreshmėve. Po nė kėtė kohė na urdhėron tė heqim dorė nga ahengjet dhe dasmat. Porosit sakramentin e rrėfimit, i cili na
liron nga mėkati dhe na fal rishtazi pafajėsinė pėrmes zgjidhjes sė mbarėshtuesve tė vet, meshtarėve, dhe forcon ndėrgjegjen tonė. Mė pastaj, duke e marrė denjėsisht kungimin, marrim vet Krishtin nė trajtėn e bukės dhe tė verės. Kisha si familje e madhe shtegtare kah amshimi ka nevojė pėr tė mirat materiale, tė cilat i bashkon nga besimtarėt.


----------------------------------------
Ατλαντίδα
PM
Top
igli_st
Postuar nė: 22.08.2013, 10:44
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 973
Antari Nr: 27508
Bashkangjitur: 14.09.2012



Sakramentet

1. Pagėzimi
2. Pėrforcimi (krezmimi)
3. Kungimi
4. Rrėfimi
5. Vajimi
6. Urdhri i shenjtė
7. Kurora e martesės


Sakramentet i ka themeluar Jezu Krishti sipas vullnetit tė vet tė lirė dhe janė shenja tė shenjta tė hirit, tė cilat veprojnė atė qė shėnojnė. Secilit sakrament i pėrket sė pari themelimi nga vetė Jezu Krishti, sė dyti shenja e jashtme dhe sė treti veprimi i brendshėm i hirit. Kisha numėron shtatė sakramente, tė cilat bartin nė vete hirin e shenjtėrimit dhe tė ndihmės. Hiri qė marrim nė sakramente ėshtė secila ajo dhuratė mbinatyrore, tė cilėn na e dhuron Hyji qė tė mbėrrijmė jetėn e pasosur. Pra, sakramentet, qė tė japin
tėrė kėtė tė mirė, duhet t’i marrim shpesh. Sakramentet, pėr tė qenė tė vlefshme kur i marrim, duhet tė kenė materien (p.sh. nė pagėzim, ujin), sė dyti formėn (nė pagėzim, fjalėt: “Unė po tė pagėzoj nė emėr tė Atit e tė Birit dhe tė Shpirtit Shenjt”) dhe ai qė ndan sakramentin tė ketė qėllimin tė bėjė atė qė bėn Kisha. Sakramentet i ndan vetė Krishti pėrmes dėrgimit dhe autorizimit nė shugurim qė ua bėn ipeshkvijve, meshtarėve dhe diakonėve. Nė rast nevoje pagėzimin mund ta ndajė ēdo njėri qė ka qėllim sakramentin. Sakramentet mund t’i marrin vetėm tė gjallėt dhe ata nė fill tė vdekjes, pėr tė cilėt mendohet qė ende nuk kanė dhėnė shpirt. Pėrmes sakramenteve marrim dhuratat e Shpirtit Shenjt (nė krezmim): urtinė, kuptimin, kėshillin, forcėn, dijen, pėrshpirtėrinė, druajtjen e Hyjit. Eukaristia e shenjtė na mundėson tė marrim vetė Jezu Krishtin nėn trajtėn e bukės dhe tė verės si ushqim dhe pije shpirtėrore – Korpin dhe Gjakun e tij, Shpirtin dhe Hyjninė e tij. Kėtė sakrament e themeloi Krishti nė Darkėn e Mbrame me apostujt kur u tha: “Bėni kėtė nė pėrkujtimin tim” dhe i porosit qė ta kremtojnė rregullisht nė tė ardhmen Eukaristinė (krhs. 1 Kor 11, 23–25). Rrėfimin e themeloi Krishti kur u tha apostujve: “Merrni Shpirtin Shenjt! Atyre qė jua falni mėkatet, u falen, e atyre qė nuk jua falni, nuk u falen” (Gjn 20, 22–23).
Vajimi ėshtė shenjė e shpresės pėr tė sėmurėt tanė. Jezusi dinte pėr vuajtjen dhe tė qenėt tė sėmurė. Ai i shėroi tė sėmurėt. Ai na dha dhuratė sakramentin e vajit tė tė sėmurėve. “Ėshtė ndokush ndėr ju i sėmurė? Le t’i thėrrasė udhėheqėsit e Kishės! Ata le tė luten mbi tė duke e lyer me vaj nė emėr tė Zotit dhe lutja e fesė do ta shpėtojė tė sėmurin dhe Zoti do ta ripėrtėrijė e, nė qoftė se ka bėrė mėkate, do t’i falen. Rrėfejani mėkatet njėri-tjetrit dhe lutuni pėr njėri-tjetrin qė tė shėroheni!” (Jk 5,14–15). Krishti nė
Darkėn e Mbrame themeloi edhe sakramentin e meshtarisė, qė pasi tė ketė marrė kėtė rend, kandidati i pėrgatitur (i shkolluar dhe i sprovuar) do tė ketė tė drejtė t’i ndajė sakramentet. Ky sakrament ka tri shkallė: diakonatin, meshtarinė dhe shugurimin ipeshkvor. Sakramenti i shtatė ėshtė kurora e martesės. Sakrament nė tė cilin njė djalė dhe njė vajzė betohen para Krishtit pėr tė jetuar deri nė vdekje nė dashuri dhe besnikėri, ashtu sikundėr Krishti e do Kishėn dhe qėndron besnik ndaj saj. Bashkėshortėt marrim detyrim qė t’i edukojnė dhe t’i rrisin fėmijėt nė frymėn e krishterimit. Vetė ēifti bashkėshortor qė shkon nė martesė ėshtė ndarės i kėtij sakramenti. Meshtari pėrfaqėson Kishėn.



----------------------------------------
Ατλαντίδα
PM
Top
igli_st
Postuar nė: 22.08.2013, 10:44
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 973
Antari Nr: 27508
Bashkangjitur: 14.09.2012



Shtatė dhuratat e Shpirtit Shenjt

1. Urtia
2. Kuptimi
3. Kėshilla
4. Forca
5. Dija
6. Pėrshpirtėria
7. Druajtja e Hyjit


Nė Besėlidhjen e Vjetėr Isaia profet i paralajmėron shtatė dhuratat e Shpirtit Shenjt si dhurata tė mbretėrisė mesianike: “Njė pinjoll do tė dalė nga trungu i Jeseut, njė pip i zgjedhur do tė piptojė nga rrėnja e tij. Nė tė do tė pushojė shpirti i Zotit, shpirti i urtisė e i dijes, shpirti i kėshillave dhe i forcės, shpirti i kuptimit dhe i frikės sė Zotit. (11, 1–2). Tradita e Kishės numėron shtatė dhurata tė Shpirtit Shenjt tė cilat i marrim nė sakramentin e pagėzimit dhe tė krezmimit. Vetė himni Veni, creator spiritus (Eja, Shpirt Shenjt) nga shekulli IX pėrmend shtatė. Kemi shumė nevojė pėr dhuratat e Shpirtit Shenjt: Qė tė mund tė dallojmė tė mirėn dhe tė keqen, na nevojitet urtia. Ne njerėzit mund ta kėrkojmė dhe tė gjejmė tė vėrtetėn, sepse kemi forcėn e kuptimit. Pėrmes dhuratės sė kėshillit vėrejmė dhe dėgjojmė nė zemrat tona ēka Zoti na kėshillon, qė pasi tė kemi kėrkuar dhe gjetur tė vėrte35 tėn, pasi tė kemi vėzhguar dhe nuhatur nė zemrat tona vullnetin e Hyji, tė kemi forcėn edhe tė njėmendėsimit tė saj. Pėrmes dijes njohim Hyjin nė gjithēka dhe mbi gjithēka. Pėrshpirtėria bėn qė ne tė rrimė nė komunikim me Hyjin dhe t’i mbėshtetemi atij. Frika apo druajtja e Hyjit na bėn me dije se ai ėshtė i gjithėpushtetshėm dhe i gjithėmėshirshėm. Ose: dija: na ndihmon tė mos e humbim marrėdhėnien me Qiellin, qė pėrmes saj ta lajmė dhe shpėrlajmė nė pėrsiatje krijimin. Kuptimi: Hyji na e besoi botėn. Ai na fton tė kėrkojmė, qė tė mund tė gjejmė dhe tė mund tė pyesim nga kemi ardhur dhe kah do tė shkojmė. Kėshilli: Sa vėshtirė ėshtė tė vendosim; vetėm kėshilli i mirė na shpėton nė shumė situata. Urtia: Shkrimi i Shenjtė flet pėr urtinė si pėr motrėn e Hyjit, e cila ėshtė pėrcjellėse qė udhėheq kah jeta. Frika: Njeriu ka nevojė tė shtanget para Madhėrisė sė Hyjit. Forca: Njeriu nuk ėshtė i parėndėsishėm dhe i zhdukshėm nė univers. Njeriu ėshtė shėmbėlltyrė e Hyjit tė pafund, tė gjithėpushtetshėm dhe tė fortė. Kemi nevojė pėr forcėn e Hyjit qė ta ripėrtėrimė fytyrėn e tokės. Shėn Pali na shkruan: “Fryti i shpirtit ėshtė: dashuria, hareja, paqja, duresa, dashamirėsia, mirėsia, besnikėria, butėsia, pėrkormėria” (Gal 5, 22).


----------------------------------------
Ατλαντίδα
PM
Top
igli_st
Postuar nė: 22.08.2013, 10:45
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 973
Antari Nr: 27508
Bashkangjitur: 14.09.2012



Tri virtytet hyjnore

1. Feja
2. Shpresa
3. Dashuria


Virtytet e krishtera ose virtytet hyjnore janė mėsimi themelor i krishterimit pėr lidhjen e njeriut me Hyjin. Pasja e tyre edhe rrit ndjesinė e vėllazėrisė me njerėzit e tjerė. Kisha na mėson se ato i marrim nė pagėzim. Pėr dallim nga Dhjetė Urdhėrimet, ato nuk janė ligje apo norma veprimesh, por qėndrime tė kėrkuara dhe rregulla etike. Ato i pėrmend edhe vetė Shėn Pali: “Tani, veē, mbetet feja, shpresa e dashuria – kėto tė tria – porse mė e madhja ndėr to ėshtė dashuria” (1 Kor 13,13; krhs. 1 Sel 1,3). Feja na e mban tė gjallė shpresėn nė raste fatkeqėsie dhe dėshpėrimi, nė raste fajesh dhe vetmie, nė sėmundje dhe para vdekjes. Gėzimin, tė cilin e themelojmė nė shpresė, nuk mund tė na marrė askush. Pėrmes kėsaj shprese vyen tė rritemi pėrmes durimit me vetveten dhe me tė tjerėt, pėrmes tė qenit tė zgjuar, pėrmes besnikėrisė dhe durimit tė vėshtirėsive. Shpresa na jep guxim qė tė kapėrcejmė edhe situatat e vėshtira tė jetės. Feja, shpresa dhe dashuria na forcojnė dhe na shpirtėzojnė qė ta duam jetėn tonė dhe jetėn e tė tjerėve, qė tė bashkėpunojmė me tė tjerėt pėr zhvillim dhe pėr njė shoqėri ku ēmohet dhe respektohet dinjiteti i njeriut. Katekizmi i Kishės thotė: “Virtytet hyjnore janė themeli, shpirti dhe shenja dalluese e veprimit moral tė tė krishterit”.


----------------------------------------
Ατλαντίδα
PM
Top
igli_st
Postuar nė: 22.08.2013, 10:47
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 973
Antari Nr: 27508
Bashkangjitur: 14.09.2012



Katėr virtytet kryesore

1. Pjekuria (urtėsia)
2. Drejtėsia
3. Guximi
4. Pėrmbajtja


Pjekuria ėshtė dhuratė pėrmes sė cilės ndajmė tė mirėn nga e keqja, bėhemi tė vetėdijshėm pėr pėrgjegjėsinė qė mbajmė, dije pėr marrėdhėniet konkrete tė sendeve me njėra-tjetrėn dhe me tėrėsinė, aftėsi pėr tė udhėhequr jetėn, pėr tė gjetur gjykimin e duhur nė situata tė ndryshme, pėr tė dhėnė kėshilla tė mira dhe pėr tė marrė vendimin e duhur. Drejtėsia ėshtė gatishmėri e qėndrueshme e vullnetit tonė t’i japim dhe t’i lejojmė secilit atė qė i pėrket, qė ėshtė porosi e vetė Jezusit: “Lum ata qė kanė uri e etje pėr drejtėsi sepse do tė ngihen!” (Mt 5, 6), kėrkesė natyrore e pranuar edhe nė Shkrimin e Shenjtė (Ur 5, 8), normė themelore e jetės sė pėrbashkėt. Guximi ėshtė qėndresė nė vuajtje, kundėrshtim i hidhėrimeve, qėndresė nė frikė para vdekjes, gatishmėri pėr tė dhėnė jetėn, gatishmėri pėr tė marrė mbi vete barrėn e rrezikut pėr vlera tė mėdha dhe flijim, gatishmėri e fortė e njeriut qė me synimin e vet tė moralit tė mirė t’ia dalė nė krye kundėr vėshtirėsive. Pėrmbajtja ėshtė vetėpėrmbajtje nė pije dhe ushqime, kontrollim i lakmive seksuale, pėrdorim i kontrolluar i tė mirave materiale, vetėpėrmbajtja nė hidhėrime, aftėsi pėr tė frenuar vetveten.


----------------------------------------
Ατλαντίδα
PM
Top
igli_st
Postuar nė: 22.08.2013, 10:48
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 973
Antari Nr: 27508
Bashkangjitur: 14.09.2012



Veprat e mėshirshme tė trupit

1. Jepi bukė tė uriturit
2. Jepi ujė tė eturit
3. Vishe tė zhveshurin
4. Strehoje shtegtarin
5. Vizitoje tė sėmurin
6. Vizitoje tė burgosurin
7. Varrose tė vdekurin


Mėshira ėshtė veti e karakterit njerėzor. Njeriu i mėshirshėm hap zemrėn e vet ndaj mjerimit tė tjetrit. Mėshira ėshtė dashuri ndaj tė afėrmit, humanitet. Mėshira ėshtė pėrkrahje: “Kur fqinjėt e farefisi i saj dėgjuan se Zoti e tregoi mirėsinė e vet tė madhe ndaj saj, u gėzuan me tė” Lk 1,58). Vetė Jezusi pėrmes shėmbėlltyrės sė Samaritanit tė mirė kėrkon tė jemi tė mėshirshėm (krhs. Lk 10,37), na mėson tė ndajmė lėmoshė (krhs. Mt 6, 1–4), na urdhėron t’i pėrngjajmė Atit, i cili ėshtė Zoti i mirė e i mėshirshėm, i ngadalshėm nė zemėrim dhe shumė i dashur (krhs. Ps 103, 8): “Bėhuni edhe ju tė mėshirshėm sikurse (edhe) Ati juaj ėshtė i mėshirshėm” (Lk 6, 36). Shprehja mė e njohur e mėshirės pėrshkruhet te Mateu 25, 34–36, me tė cilėn Jezusi na tregon se duhet tė bėjmė mirė pa pasė pritur shpėrblimin: “Ejani tė bekuarit e Atit tim! Merrni nė pronė Mbretėrinė qė u bė gati pėr ju qė prej fillimit tė botės!
Sepse pata uri e mė dhatė tė ha, pata etje e mė dhatė tė pi, isha shtegtar e mė pėrbujtėt, isha i zhveshur e mė veshėt, i sėmurė e erdhėt tė mė shihni, isha nė burg e erdhėt tek unė”.



Veprat e mėshirshme tė shpirtit

1. Kėshilloji ata qė dyshojnė
2. Mėsoji tė paditurit
3. Qortoji mėkatarėt
4. Ngushėlloji ata qė vuajnė
5. Fali fyerjet
6. Duroji ata qė tė mėrzisin
7. Lute Hyjin pėr tė gjallėt e tė vdekurit


Sa shumė kotėsi mėsimesh sillen vėrdallė nesh dhe kanosin ndėrgjegjen tonė, shtojnė dyshimet nė tė vėrtetat e Hyjit pėrmes ofrimit tė lakmive dhe kėnaqėsive tė kėsaj bote. Shumė njerėz jetojnė nė padijeni tė ndryshme dhe kanė nevojė pėr dijen e Ungjillit. Ata qė veprojnė keq nė afėrsinė tonė nuk duhet t’i shpirtėzojmė, por pėrmes qortimeve tė drejta t’i kthejmė nė rrugėn e fesė. Shkrimi i Shenjtė pėrmend dėshpėrimin e njerėzve (Zan 37, 35) dhe aftėsinė njerėzore pėr tė ngushėlluar (Zan 24, 67). Ngushėllimi i vėrtetė ėshtė feja. Ajo na nxeh nė jetėn e pėrbashkėt: “Sė bashku me ju dhe mes jush, edhe unė tė nxehem nė fenė qė e kemi tė pėrbashkėt, tuajėn e timen (Rom 1, 12); “Nė mes tė kėtyre vėshtirėsive dhe provave qė kemi, gjetėm nė ju ngushėllim nė saje tė fesė suaj (1 Sel 3, 7). Falja dhe durimi janė kėrkesė e patjetėrsueshme e Shkrimit tė Shenjtė. Falja e njėrit-tjetrit parakusht qė edhe Hyji tė na falė neve: “Na i fal mėkatet tona, sepse edhe ne i falim fajtorėt tanė” (Lk 11, 4). Lutja jonė pėr tė gjallėt e pėr tė vdekurit e shton hirin dhe, pėrmes hirit shtohet numri i atyre qė do tė shėlbohen nė Krishtin.


----------------------------------------
Ατλαντίδα
PM
Top
igli_st
Postuar nė: 22.08.2013, 10:49
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 973
Antari Nr: 27508
Bashkangjitur: 14.09.2012



Shtatė veset kryesore

1. Mendjemadhėsia
2. Koprracia
3. Fėlligėshtia
4. Hidhėrimi
5. Grykėsia
6. Smira
7. Pėrtacia


“Mėkati ėshtė fjalė, vepėr ose dėshirė nė kundėrshtim me ligjin hyjnor” (Shėn Augustini). Mėkati fyen Hyjin. Mėkati ėshtė qėndrim qė e kundėrshton edhe arsyen. Duke mėkatuar lėndojmė natyrėn e njeriut dhe cenojmė solidaritetin njerėzor. Mėkatet kryesore quhen ato mėkate tė cilat pėrfshijnė nė vete edhe tė gjitha mėkatet e tjera dhe prej tė cilave rrjedhin edhe tė tjerat. Mėkatet kryesore nuk janė mėkate nė kuptimin e vėrtetė, por vese (teka, trille, huqe) kryesore, nė tė vėrtetė rrėnjėt e mėkateve, zanafilla, tė cilat krijojnė parakushtet pėr mėkate tė tjera. Katalogun e tyre sė pari e bėri teologu grek Evagri i Pontit (346–400) pėr ta vazhduar pastaj papa Gregori i Madh (540–604). Pėrsėritja e mėkateve, edhe e mėkateve tė lehta, ēon nė vese. Kisha na mėson se kush vendos qėllimisht, domethėnė, me vetėdije dhe dėshirė, pėr diēka qė e kundėrshton ligjin hyjnor dhe cakun e fundit tė njeriut, bėn mėkat mortar. Ky mėkat e rrėnon nė ne virtytin hyjnor tė dashurisė, pa tė cilin nuk mund tė kemi lumturi tė amshuar. Hyji e tregon mėshirėn e vet kundrejt nesh dhe na i fal mėkatet. Vetė Jezusi erdhi nė botėn tonė qė ta ēlirojė popullin nga mėkatet (krhs. Mt 1, 21). Jezusi nė Meshė kurdoherė na bėn me dije: “Ky ėshtė gjaku im – gjaku i Besėlidhjes – qė do tė derdhet pėr tė gjithė nė shpėrblim tė mėkateve” (Mt 26, 28). Mjerimi mė i madh ėshtė mėkati, sepse ky mjerim godet shpirtin tonė. Vetė Jezusi thotė: “Ē’dobi do tė kishte njeriu, nėse fiton mbarė botėn, por humb vetveten ose e rrėnon?”(Lk 9, 25).


Shtatė virtytet dhe veset kryesore

1. Pėrvujtėria – e kundėrshton mendjemadhėsinė
2. Dorėdhėnia – e kundėrshton koprracinė
3. Pastėrtia – e kundėrshton fėlligėshtinė
4. Durimi – e kundėrshton hidhėrimin
5. Pėrkormėria – e kundėrshton grykėsinė
6. Dashuria – e kundėrshton smirėn
7. Zelli – e kundėrshton pėrtacinė


Fjala virtyt nėnkupton gjithė forcėn dhe qėndrimin e brendshėm tė njeriut qė tė anojė kah e mira dhe tė veprojė mirė me lehtėsi dhe gėzim. Pėrgjithėsisht fjala virtyt nėnkupton pasjen e njė vetie pozitive. Virtyti ėshtė pjesė e rritjes sonė shpirtėrore. Letra e Dytė e Shėn Pjetrit 1, 5–8 na mėson: “Pėr kėtė arsye pėrqendroni tė gjitha forcat tuaja qė t’ia shtoni fesė virtytin, virtytit dijen, dijes pėrkormėrinė, pėrkormėrisė qėndresėn, qėndresės pėrshpirtėrinė, pėrshpirtėrisė dashurinė vėllazėrore, dashurisė vėllazėrore dashurinė qė pėrfshin gjithkėnd. Sepse kėto cilėsi, nėse i keni dhe nėse pėrparoni nė to, nuk ju lėnė tė papunė as tė pafrytė nė njohjen e Zotit tonė Jezu Krishtit”.


----------------------------------------
Ατλαντίδα
PM
Top
igli_st
Postuar nė: 22.08.2013, 10:50
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 973
Antari Nr: 27508
Bashkangjitur: 14.09.2012



Gjashtė mėkatet kundėr Shpirtit Shenjt

1. Dėshpėrimi pėr shėlbim
2. Shpresa e rreme se do tė shėlbohemi pa merita
3. Kundėrshtimi i sė vėrtetės sė njohur
4. Smira pėr hire tė tė afėrmit
5. Ngurrimi ndėr mėkate
6. Mospendimi i fundit


Mėkati kundėr Shpirtit Shenjt sipas pikėpamjes sė krishterė ėshtė ai mėkat, me tė cilin mohohet veprimi i Shpirtit Shenjt dhe lėvdohet forca e tė Keqit. Ky koncept shfaqet nė Besėlidhjen e Re. Shprehjen Mėkat kundėr Shpirtit Shenjt e hasim nė Besėlidhjen e Re te Ungjilli i Mateut 12, 22–23. Farisenjtė thoshin se Jezusi po dėbonte shpirtrat e kėq*j pėrmes forcės sė Beelzebulit, prijėsit tė shpirtrave tė kėq*j, dhe mohonin se kjo po ndodhte pėrmes Shpirtit Shenjt. Prandaj Jezusi u thoshte: “Ēdo faj e blasfemi do t’u falet njerėzve, kurse blasfemia kundėr Shpirtit Shenjt, nuk do tė falet. E nėse ndokush thotė ndonjė fjalė kundėr Birit tė njeriut, mund t’i falet faji, por nėse ndokush thotė ndonjė gjėsend kundėr Shpirtit Shenjt, nuk do t’i falet as nė kėtė botė as nė botėn e ardhshme”. Sipas pikėpamjes sė Kishės katolike pamundėsia e faljes vlen vetėm atėherė kur njeriu kėmbėngul nė mėkat kundėr Shpirtit Shenjt deri nė vdekjen e vet.


----------------------------------------
Ατλαντίδα
PM
Top
igli_st
Postuar nė: 22.08.2013, 10:51
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 973
Antari Nr: 27508
Bashkangjitur: 14.09.2012



Katėr mėkatet qė kėrkojnė gjyq para Hyjit:

1. Vrasja qėllimisht
2. Mėkati i fėlligėshtisė kundėr natyrės
3. Shfrytėzimi i tė varfėrve
4. Mashtrimi nė pagėn e punėtorit


Tradita e Kishės me mėsimin e vet tė katekizmit kujton edhe mėkatet qė lėshojnė kushtrimin deri nė qiell para Hyjit. Vrasja prej Gjakut tė Abelit: ”Zėri i gjakut tė vėllait tėnd bėrtet tek unė prej dheut” (Zan 4, 10). Mėkati kundėr natyrės ose mėkati i sodomasve: “Ankimi kundėr Sodomės e Gomorrės ėshtė i madh dhe mėkati i tyre ėshtė tepėr i rėndė. Unė duhet tė zbres e tė shoh a po veprojnė njėmend ashtu si po arrin ankimi deri tek unė. Do ta di a po a jo” (Zan 18, 20); “Bij e bija, tė gjithė tė tutė, qė janė nė qytet, nxirri
jashtė kėtij vendi. Do ta shkatėrrojmė kėtė vend, sepse ėshtė i madh ankimi kundėr tyre para Zotit, i cili na dėrgoi ta shfarosim” (Zan 19, 13). Shfrytėzimi i tė varfėrve ose ankimi i popullit tė shtypur nė skllavėrinė e Egjiptit: “E pashė mjerimin e popullit tim nė Egjipt dhe e dėgjova klithjen e tij pėr ndihmė pėr shkak tė pashpirtėsisė sė mbikėqyrėsve tė tyre” (Dal 3, 7). Mashtrimi: Pėrgjithėsisht pėrfshin klithjen e tė huajit (endacakut, tė vejave dhe bonjakėve): “Mos ia moho shpėrblimin nevojtarit e skamnorit qoftė ai prej vėllezėrve tė tu, qoftė edhe prej tė ardhurve qė banojnė me ty nė tokėn tėnde brenda qyteteve tė tua: po atė ditė, para se tė perėndojė dielli, jepja pagėn e mundit tė tij, sepse ėshtė skamnor dhe ashtu i dėshiron zemra e tij. Sepse pėrndryshe ai do tė bėrtasė drejt Zotit kundėr teje: ky do tė jetė pėr ty mėkat” (Lp 24, 14–15); “Ja! Paga qė u hėngrėt punėtorėve qė u korrėn arat, bėrtet dhe – ofshama e korrėtarėve arriti nė veshėt e Zotėrisė sė Ushtrive!” (Jak 5, 4).


----------------------------------------
Ατλαντίδα
PM
Top
igli_st
Postuar nė: 22.08.2013, 10:53
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 973
Antari Nr: 27508
Bashkangjitur: 14.09.2012



Gjėrat e fundit tė njeriut

1. Vdekja
2. Gjyqi
3. Ferri
4. Parajsa


Vdekja ėshtė mbarimi i jetės tokėsore. Njerėzimi qė nga zanafilla ėshtė i vetėdijshėm pėr vdekshmėrinė e vet dhe e pėrjeton atė. “Kujtoje Krijuesin tėnd nė ditėt e rinisė sate … para se tė kėputet litari i argjendtė e tė copėtohet kandili i artė, tė thyhet katrova nė krua, tė copėtohet qostra pėrmbi cisternė e tė kthehet pluhuri nė tokėn e vet nga erdhi e shpirti tė kthehet tek Hyji qė e dha” (Ksh 12,1. 6–7). Sipas mėsimit tė krishterė nė botėn e njerėzve vdekja erdhi bashkė me mėkatin e Adamit. Mirėpo, pėrmes Krishtit vdekja
mori njė kuptim pozitiv. “Pėr mua Krishti ėshtė jetė dhe vdekja fitesė” (Fil 1, 21), “E vėrtetė ėshtė kjo fjalė: Nėse ne vdiqėm bashkė me Tė, bashkė me Tė edhe do tė jetojmė” (2 Tim 2, 11). Pas vdekjes secilin njeri e pret gjyqi personal, pėr secilin veēmas; shpesh thirret edhe gjyq i veēantė. Shkrimi i Shenjtė na bėn tė ditur se njeriut i ėshtė pėrcaktuar vetėm njė herė vdekja: “Njerėzve u duhet njė herė tė vdesin – e pastaj vjen gjyqi” (Heb 9, 27). Shėn Gjoni i Kryqit thotė: “Nė mbrėmjen e jetės sonė do tė gjykohemi sipas dashurisė sonė”. Purgatori ėshtė gjendje pas vdekjes nė tė cilėn vijnė disa prej tė cilėve qė do ta mbėrrijnė shėlbimin e amshuar nė Qiell, por u duhet edhe njė shndritje qė tė hyjnė plotėsisht nė lumturinė e amshuar. Besimtarėt nė tokė mund tė luten pėr shpirtrat nė purgator qė tė mund tė pėrshpejtohet pastrimi. Nevojitet pastrimi, sepse nė Qiell s’mund tė hyjė asgjė e papastėr dhe tė qėndrojė si e tillė para pranisė sė Hyjit (krhs. Zb 21, 27). Pos gjyqit personal njerėzimin e pret edhe Gjyqi i fundit.
Ferri ėshtė ndarje e pėrgjithmonshme prej Hyjit. Mundėsia e ferrit mund tė kuptohet vetėm nė kontekstin e lirisė sė njeriut. Bibla na flet rishtazi pėr mundėsinė e ferrit. Derisa Jezusi qortonte njerėzit pėr padrejtėsi pėrmendi: “Shlliga e gjarpėrinj gjarpėrinjsh! Si do t’i shpėtoni dėnimit pėr ferr” (Mt 23, 33); “Kėta do tė shkojnė nė mundim tė pėrjetshėm, kurse tė drejtėt nė jetėn e pasosur” (Mt 25, 46). Shėn Pali flet pėr ferrin si pėr dėnimin e pasosur larg nga fytyra e Zotit dhe nga lavdia e madhėrisė sė tij (krhs. 2 Sel 1, 9).
Parajsa nuk ėshtė vend (hapėsirė) i madhėsisė fizike, por madhėsi eskatologjike. Parajsa ėshtė njėmendėsim personal: bashkėsi e pėrhershme me Hyjin. Sipas mėsimit tė Kishės ata qė vdesin nė hirin dhe miqėsinė e Hyjit dhe qė janė krejtėsisht tė shndritur do tė jetojnė pėrgjithmonė me Krishtin dhe do ta shohin Hyjin ashtu siē ėshtė (krhs. 1 Gjn 3, 2), do ta shohin faqe‑faqas (1 Kor 13, 12). Tė fitosh parajsėn do tė thotė tė jetosh bashkė me Krishtin (krhs. Gjn 14, 3). Vetė Jezusi na flet pėr parajsėn, por duke e pėrshkruar si “Mbretėri tė qiellit” dhe “Mbretėri tė Hyjit”: “Do tė vijnė nga lindja e nga perėndimi, nga veriu e nga jugu dhe do tė ulen nė tryezė nė Mbretėrinė e Hyjit” (Lk 13, 29). Parajsa pėrshkruhet nga Jezusi si bashkim i njerėzve me Hyjin, si dasmė, si tėrėsi gėzimi (krhs. Mt 22, 1–3; 25, 13; Zb19, 7–9). Parajsa ėshtė “lavdi”, (Lk 24, 26), “lumturi” (Mt 5, 8) dhe “shikim i Hyjit” (Zb 22, 4).


----------------------------------------
Ατλαντίδα
PM
Top
Igenieur
Postuar nė: 30.01.2014, 09:14
Quote Post


Miku i ri
*

Posti: Antarė
Postime: 4
Antari Nr: 27367
Bashkangjitur: 21.05.2012



Ja nje sure nga Kurani i Madheruar:

Sure IHLAS:

Thuaj: Ai, All-llahu eshte Nhe!
All-llahu eshte mbeshtetja(Atij i mbeshtetet cdo krijese).
As s'ka lindur ke, as nuk esht i lindur.
Dhe Atij askush nuk i eshte i barabarte.


PM
Top

Topic Options Faqe: (2) [1] 2  Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio